Sabit IDRIZI
KA...
Ka akullthyes
Qė pėrditė hapin horizonte tė reja
Oqeaneve e deteve tė paanė
Ka edhe gurėthyes
Qė pėrherė luftojnė me bjeshkėt
Pėr t’i dhėnė kuptim edhe shkėmbit
Por ka edhe zemėrthyes
Qė pėrnjėherė shkatėrrojnė gjithēka
Brenda njeriut
Respekti ju takon Juve, tė dashur miq, Ēaush dhe Pa dorėza2.
Ju falėnderoj qė mė lexoni.
Sabit IDRIZI
Pershendetje vellazerore poetit, dhe te gjitheve qe lexojne perlat e verteta qe ai i hedh ketu per ne....Rrofsh i nderuar Sabit Idrizi !
Poezite te pakta,te mira,si lira!
Reale per te gelltit te veshtira!
Gezuar*
C'tu besh zemerthyesve te vendit tim?
Qe na thyen zemren per Shen Valentin,
Me egoizem dhe zemerftohte acari,
vrasin nje enderr shqiptari.
Nje dashuri qe rron perjete,
Per bashkimin tone te vertete.
Besoj dhe kam shprese,
Ideali gjalle te mbese.
Dashuri e perjetshme , vendi im,
Gezuar kete Shen Valentin!
me nderime per poetin,
bili99
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
E kuptova mesazhin e vargjeve tua.
I realizofsh tė gjitha ėndrrat e jetės, miku im i dashur, bili99.
Pėrshėndetje vėllazėrore!
Tė falėnderoj nga zemra qė mė lexon dhe mė vlerėson!
Sabit IDRIZI
Sabit IDRIZI
MEDITIM NĖ VENDLINDJE
E dua veten
Relikt tė pėrjetshėm kujtimi
Kėtu nė parzmėn e kėsaj kodrine
Ashtu tė pėrėndėrrt
Tek mat horizontet e fluturimit
Me krahė legjendash
Jo si tash
Ikar tė dalldisur tė lartėsive
Me ēelės prej dylli
Sabit IDRIZI
PESĖDHJETĖ E PESĖ
Kam lindur nė vitin ‘55
Plot 55 vjet – sivjet
Kur po pėrgatis njė pėrmbledhje me 55 poezi
Pėr botimin e sė cilės mė duhet t’i skuq 55 herė sytė
E t’i marr 55 mijė ithata nė cullė tė barkut
Qė kėtij 55-shi t’i dal hakut
Sabit IDRIZI
DHEMBJE
Po ai zog
Me po atė kėngė
Nė po atė degė
Paēka qė dega tashmė ka filluar tė thahet
Paēka qė unė tashmė kam filluar tė plakem
Ai cicėron
E ti daē merre si etje pėr njomėsi
E digju
Daē si mall pėr rini
E ēmendu
Ai prapė – me kėngėn e tij
Ndjell nostalgji...
Sabit IDRIZI
GRISHJE PĖR TAKIM
Dil e mė prit
Atje diku tek stacioni i fundit i dashurisė
Ku prehet pėrjetėsisht ėndrra e rrugėtimit
Merrmi me vete edhe kujtimet
E m’i ruaj nga syri i keq
Qė t’mos mė pėlcasin nga myku i harresės
Po nuk erdha nė orėn e caktuar
Nisu e m’kėrko sėrish
Nėpėr dalldi motesh
Sabit IDRIZI
ETHE KRIJUESE
Veten e shoh dhėndėr
Jetėn e shoh nuse
Kur m’rrokun pėrpara
Do ethe krijuese
Nė kopshtin e fjalėve
Nė nektar urtie
E ngjyej penėn time
Me afsh dashurie
Dhe i thur do vargje
Krijoj poezi
Ngase shumė tė dua
Tė dua – njeri...
Veten e shoh dhėndėr
Jetėn e shoh nuse
Kur m’rrokun pėrpara
Do ethe krijuese
Krijoni Kontakt