Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 138

Tema: Sabit Idrizi

  1. #11
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga sabit idrizi Lexo Postimin
    Sabit IDRIZI
    ...................................
    POETĖT DASHUROHEN NATĖN
    (Poetėt, si kalorėsit e arratisur, po s’e patėn, duhet ta trillojnė njė dashnore)

    Nga palca e territ i nxjerrin
    Dashnoret e veta tė krisura

    As si gra tė pabesa
    As si zana qė shitojnė

    Nuse tė epshta
    Qė veē sa s’pėlcasin
    U duken

    I shtrijnė nė shtretėrit e tyre tė pagjumėsisė
    Dhe deri nė agim
    I shterin me tė puthura

    ENIGMATIKE

    O ende e palindur
    O kaherė e perėnduar
    Fshihet diku koha ime

    Unė nuk shkoj derisa tė mos vijė
    Ajo nuk vjen derisa tė mos shkoj
    Dhe...
    Hajt tash qėlloja
    A veja
    A pula

    KUNDĖRSHTUESE

    E projektoj njė epokė qė s’ėshtė vetėm e imja
    Ma shėmtojnė me djallėzi qė ėshtė vetėm e tyre

    E kush mė mirė se poeti di t’i projektojė
    E kush mė keq se demoni di t’i shėmtojė
    Do kohė tė ėndėrrta qė s’po lindin

    JAM

    Jam plot e pėrplot Dashuri
    Plot e pėrplot Atdhe
    Dhembje e pambarim jam krejt

    DĖSHIRA E FUNDIT

    Ma bėni njė varr prej gjoksit tim tė shtrydhur
    Qė t’i pėrngjajė ėndrrės sime tė ndrydhur

    Mė lani me qumėshtin e gruas sė murosur
    Qė tė bėhem tokė kurrė mė e pėrdhosur

    Mė mbuloni me pak dhé tė dashurisė
    Qė kujtimi pėr mua t’i ngjajė ardhmėrisė

    Dhe mė lini tė qetė nė vetminė time tė madhe
    Qė ta projektoj ringjalljen pėr njė botė pa halle
    I nderuar Sabit Idrizi!

    Nuk gjej dot fjale per poezine dhe prozen tuaj, si per nga shijet artistike, ashtu edhe per mesazhet qe percjellin.
    Ēka kam cituar nga ju me lart, dua te them se jeni shqetesimi i vetevetes, jeni prushi i kujteses kombetare, duke ardhur tek ne dhe tek gjithe lexuesit shqiptare, si nje lajmetar i dashurise njerezore per gjithēka shqiptare. Apeli Juaj eshte njerezor, poetik dhe kerkon ne pafundesi e ne perjetesi nje bote me te paqte dhe te prosperuar.

    Pergezime dhe krijimtari te bollshme!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    I nderuari mik, Astrit Kosturi,

    Kujtoj se krijimtaria ėshtė njė vetėflijim i bukur pėr dashurinė, pėr tė njerėzishmen... Pra, tė jesh krijues do tė thotė tė vuash bukur, tė vetėflijohesh bukur, tė ēmendesh bukur... Tė bėhesh kurban nė themelet e dashurisė, nė themelet e tė njerėzishmes...
    Tė falėnderoj pėr fjalėt e bukura nė adresė tė krijimtarisė sime. Tė dėshiroj shėndet dhe gjithė tė mirat nė jetė! Krijimtari tė mbarė, i dashur mik!

    Sabit Idrizi - Mitrovicė

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    Vėshtrim

    POEZI SHTRESORE DERI NĖ PAFUNDĖSI

    (Me rastin e botimit tė poezisė sė pėrzgjedhur tė Agim Vincės)


    Njė ndėr parakushtet pėr t’u ēmendur ėshtė qė tė kesh mend. E kam fjalėn pėr “ēmendjen e bukur poetike”, e cila, pėr ata qė dinė ta shfrytėzojnė si terapi, ėshtė ilaēi mė i mirė kundėr ēmendjes nga paudhėsitė dhe ēoroditjet e shumta qė i pjell pėrditshmėria me pangopėsinė e vet tė pėrhershme pėr diēka krejt banale dhe aspak domethėnėse pėr kuptimėsimin e jetės.
    Njė ditė, pas njė pėrballje tė tmerrshme me teket e saja, hetova se kisha nevojė pėr njė terapi tė fortė. Mendova – ēmendova dhe, mė nė fund, vendosa pėr Agim Vincėn. Nga rafti i librave nxora pėrmbledhjet e tij me poezi “Kohė e keqe pėr lirikėn” dhe “Psalmet e rrėnjės” dhe i lexova e i rilexova me njė frymė. I kuruar krejtėsisht nga terapia qė mora, nė adresėn elektronike tė Agim Vincės drejtova kėto fjalė falėnderimi:


    Shumė i nderuari dhe i dashuri profesor Agim,

    Posa e rilexova, pėr tė satėn herė me radhė, pėrmbledhjen tuaj me poezi “Kohė e keqe pėr lirikėn” dhe e lexova dhe e rilexova, me shumė kėnaqėsi, kėtė tė fundit (deri mė tani) “Psalmet e rrėnjės”. Tė pėrgėzoj, mik i dashur, dhe tė falėnderoj nga zemra pėr kėnaqėsinė qė ma ofrove pėrmes poezisė tėnde tė mrekullueshme, e cila, nė kontaktin e parė, tė krijon pėrshtypjen e njė pėrciptėsie, po qė pastaj tė gllabėron fuqishėm dhe tė bart pahetueshėm drejt thellėsive tė pafundme magjike. Kjo ėshtė fuqia e artit.
    Jetė tė gjatė dhe gjithė tė mirat!

    E fillove kėshtu kėtė vėshtrim timin pėr ta vulosur edhe njė herė bindjen time kaherė tė krijuar dhe pėrherė e mė shumė tė pėrforcuar pėr nivelin intelektual tė Agim Vincės.
    Punėtor shumėvjeēar nė edukimin dhe arsimimin e brezave, historian i letėrsisė, kritik letrar, poet, eseist, analist, pėrkthyes, antologjist, pėrcjellės i pakrahasueshėm i rrjedhave tė letėrsisė, jo vetėm shqiptare, sidomos i poezisė... dhe, mbi tė gjitha, njohės dhe respektues, deri nė fanatizėm, i gjuhės – Agim Vinca, pėr mendimin tim, ėshtė intelektuali mė i kompletuar shqiptar i ditėve tona. Kontributi i tij, nė tė gjitha fushat qė i pėrmendėm, ėshtė jashtėzakonisht i madh.
    Nga njė hulumtim i tė pėrditshmes prishtinase “Kosova Sot”, publikuar mė 28 dhjetor 2008, nė faqen 14 tė kėsaj gazete, dilte se nė mesin e pesė librave mė tė shitur gjatė asaj jave, qė do tė thotė mė tė lexuar nė Kosovė, ishin edhe dy libra tė autorėve shqiptarė: “Darka e gabuar” i Ismail Kadaresė dhe “Letėr Zotit” i Agim Vincės. Kjo dėshmon se pėrcaktimi i SHB “Toena” dhe angazhimi i akademikut tonė tė madh, Rexhep Qosja, pėr pėrzgjedhjen dhe botimin e njė pėrmbledhjeje reprezentative tė kėtij autori ishte njė hap sa i qėlluar po aq edhe i domosdoshėm.
    Pa as mė tė voglin pretendim qė t’i qasem shterueshėm poezisė sė kujtdoqoftė, aq mė pak tė njė poeti si Agim Vinca, dėshiroj t’i shpreh kėtu disa mendime nga arsenali i pėrshtypjeve tė mia pas leximit dhe rileximit tė pėrmbledhjes me poezi tė zgjedhura tė Agim Vincės “Letėr Zotit”.
    Agim Vinca ėshtė poet i kėtushėm dhe i gjithkundshėm, i tashėm dhe i gjithmonshėm, ngase tė kaluarat dhe tė tashmet e tij, tė tashmet dhe tė ardhmet e tij, tė ndėrtuara ėndėrrtė mbi tabanin e tė njerėzishmes, u pėrkasin tė gjitha kohėve dhe tė gjitha hapėsirave, kudo qė ka frymuar, frymon dhe do tė frymojė jeta. Poezia e tij ėshtė shumėshtresore, ēka do tė thotė se ėshtė e kapshme dhe e perceptueshme nga ēdo kategori lexuesish. Depėrtimi nė thellėsitė e saj magjike, natyrisht qė kėrkon mjeshtri leximi, por edhe dhunti pėr tė parė tė padukshmen, pėr tė dėgjuar tė padėgjueshmen...
    Poezia e Agim Vincės ėshtė kryesisht poezi atdhetare. Mirėpo atdheu i Agim Vincės, tė cilit ai ia shpėrfaq dashurinė deri nė vetėflijim, duke u bėrė njėsh me dhembjet e tij, nuk ėshtė vetėm atdhe nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, ngase poeti nuk e do diellin vetėm pėr vete dhe vetėm pėr bashkėkombėsit e tij. Atdheu i Agim Vincės ėshtė Veleshta, ėshtė Kosova, ėshtė Shqipėria, ėshtė Ballkani, ėshtė Evropa, ėshtė Bota, ėshtė Universi...
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi malli. Njė mall baladesk, qė djeg shkrumbueshėm gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet dhembshėm vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi dhembjeje. Njė dhembje prometheike, qė sqepton pamėshirshėm gjithandej nėpėr mėlēitė e kohėve dhe hapėsirave, vjen e kompozohet protestueshėm vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi pėrtejsie. Njė verbėri homerike, qė sheh me sytė e shpirtit gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet dritėsisht vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi shqetėsimi. Njė pėrditshmėri drithėruese, qė mbarset bastardisht gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet mbarėsisht vargjeve tė tij.
    Poezia e Agim Vincės ėshtė edhe poezi krenarie. Njė krenari vinciane, qė ngre krye gjithandej nėpėr kohė dhe hapėsira, vjen e kompozohet vincianisht vargjeve tė tij.
    Nė poezinė e Agim Vincės ka dashuri, ka urrejtje... Dashuri ndaj ēdo gjėje qė meriton tė dashurohet, urrejtje ndaj ēdo gjėje qė meriton tė urrehet.
    Nė poezinė e Agim Vincės ka universalitet...
    Ja pėrse poezia e tij ėshtė e lexueshme dhe e dashur nga adhuruesit e artit poetik.
    Nėse pajtohemi qė mendimi ėshtė skeleti, kurse ndjenja mishi i poezisė, atėherė edhe nė kėtė rrafsh poeti Agim Vinca bashkėdyzon mjeshtėrisht.
    Ēdo gjė tė ngjizur nėpėr thellėsitė mė fatale ndjenjore, pėr tė mos rrėshqitur nė lojė fjalėsh dhe glorifikime, qė e mbysin artin, Agim Vinca e depėrton nėpėr filtrat mė tė thellė tė trurit.
    Ēdo gjė tė ngjizur nėpėr thellėsitė mė fatale mendore, pėr tė mos rrėshqitur nė filozofime tė thata e shterpe, qė e mbysin artin, Agim Vinca e mėlmeson me nektar shpirti.
    Thėnė ndryshe, Agim Vinca ėshtė njė alkimist nė xhunglėn e pafund tė fjalėve, synim ky qė duhet ta ketė ēdo poet lirik.
    Ajo qė e veēon poetin Agim Vinca ėshtė edhe guximi intelektual e qytetar, i shprehur nė ēdo kohė dhe nė ēdo rrethanė.
    Qė nga poezia paraprijėse e kėtij vėllimi “Tė jesh poet”, faqe 27, e shkruar nė vitin tashmė tė largėt 1978, nė tė cilėn poeti harton “kushtetutėn” e misionit tė vet aspak tė lehtė, e deri tek poezia trevargėshe “Paradoks”, qė ėshtė njė perlė e vėrtetė, e qė zė vend nė kopertinėn e fundit tė kėtij libri, ka me qindra poezi, tė shkruara nė kohė e rrethana tė ndryshme. Pra, poeti foli kur duhej tė fliste dhe heshti kur duhej tė heshtte, pavarėsisht prej kėrcėnimeve tė pėrhershme,

    Kur fola, mė thanė: hesht!
    Kur heshta, mė thanė: fol!
    Folehesht, heshtefol – jeta ime.

    duke e respektuar kėshtu, nen pėr nen, “kushtetutėn” e tij, madje duke u shndėrruar edhe nė rrufepritės.

    E falėnderojmė Agim Vincėn pėr gjithė atė qė na dha deri mė tani, duke i dėshiruar jetė tė gjatė fizike e krijuese dhe gjithė tė mirat nė jetė.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    DILEMĖ POETI

    Guaca ime e heshtjes
    Cila ėshtė nė det
    Rrugėtoj unė me valėn
    A ikėn ajo vetė

    Vjen nga jashtė liria
    A ndryhet diku n’mua
    Thuaje troē o det
    Pse t’merr fjala n’thua

    Jam unė ky qė jam
    I derdhur nė letėr
    Ėshtė kjo koha ime
    Apo ndonjė tjetėr

    Pse jam para kohės
    Kam unė ndonjė faj
    Eshtrat kur t’mė kalben
    Do t’lindem pastaj

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Pershendetje Sabit !
    me vjen mire qe te gjeta ne F.sh.
    JUve jeni nje pene e rralle per gjitheLetersine Shqipe, dhe Shqiptaret ne te gjithe boten duhet te kishin mundesine te njihnin penen tuaj te arte nepermjet ketij komunikimi te madh elektronik.
    Ju pershendes te gjitheve, miku juaj Genti.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI


    KOTĖSI

    Me ėndrrėn time tė etur
    Pėr shumėēka
    Gėrmova nė rrashtėn e njė kohe
    Pa kah

    Kėrkova kohėn time
    Gjeta ve pa qime

    Nuk di nga hyra
    Nuk di nga dola
    Gjithēka lashė aty
    Kurrgjė nuk mora


    PYLLI

    Me veshė e sheh edhe tė padukshmen
    Nė njė mijė forma

    E nė syrin qė i mungon
    Tė vėrtetėn e vizaton edhe ndryshe
    Nga ē’shihet

    Gojė ka – thonė
    Gojė s’ka

    Tė tjerėt ia pėrflasin shushurimėn e dushkut
    Tė tjerėt ia numėrojnė llavėn me ujq

  7. #17
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Rrofsh ! Shigjeta qe ke sjelle per ne nje poet te shkelqyeshem!
    Rrofsh ! poet i dashur Sabit Idrizi qe ke gjetur kohe te ndashe pak nga perlat tua me ne.

    Poezia "Sot" ,vertete ate Dite kujt nuk i ka munguar motivi por, ama rralle kush e ka shprehur kaq bukur ngjenjen gjitheperfshise nen nje cope kupe-qiell.

    Me pelqyen te gjitha poezite qe lexova ne kete teme, dhe shpresoj se poeti tash me i dashur do te na sjelle kenaqesi shpirti, do te vazhdoj te lexoj ....

    Kur u zgjova si tek " I shkaperderdhur", u kenaqa qe e lexova si ne perjetim telepatie...
    Rrofsh! qe i perkujton per "Rrugetimin" .. ata.. "Pa Idenditet" ...qe jane . .. " Kullotesit e Atdheut"
    Te deshiroj shendet dhe krijimtari pa fund poet i dashur.

    Poet te ta heq dilemen ? apo e ke thene me bukur vete?

    "Eshtrat kur t'me kalben,
    do t'lindem pastaj"


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 20-05-2009 mė 18:11
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    Rrofsh ! Shigjeta qe ke sjelle per ne nje poet te shkelqyeshem!
    Rrofsh ! poet i dashur Sabit Idrizi qe ke gjetur kohe te ndashe pak nga perlat tua me ne.

    Poezia "Sot" ,vertete ate Dite kujt nuk i ka munguar motivi por, ama rralle kush e ka shprehur kaq bukur ngjenjen gjitheperfshise nen nje cope kupe-qiell.

    Me pelqyen te gjitha poezite qe lexova ne kete teme, dhe shpresoj se poeti tash me i dashur do te na sjelle kenaqesi shpirti, do te vazhdoj te lexoj ....

    Kur u zgjova si tek " I shkaperderdhur", u kenaqa qe e lexova si ne perjetim telepatie...
    Rrofsh! qe i perkujton per "Rrugetimin" .. ata.. "Pa Idenditet" ...qe jane . .. " Kullotesit e Atdheut"
    Te deshiroj shendet dhe krijimtari pa fund poet i dashur.

    Poet te ta heq dilemen ? apo e ke thene me bukur vete?

    "Eshtrat kur t'me kalben,
    do t'lindem pastaj"


    me nderime,
    bili99
    Une vetem pata rastin ta sillja e para krijmtarine aq te bukur te poetit Sabit Idrizi. Eshte kenaqesi qe ai vete eshte antar i forumit per te komunikuar direkt me te.
    Me respekt
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI

    MĖ THIRR NĖ EMĖR

    Emri im ėshtė puthje
    Nė buzėt tua prej zjarri

    Nė buzėt tua prej zjarri
    Emri im ėshtė puthje

    Mė thirr
    Mė thirr
    Mė thirr...


    NUSHĖ MOJ

    Mos po vdes pranvera nė rritėn e kėsaj luleje
    Qė aq druajtshėm ma solle atė ditė

    Shikimet tona tė mbytura nė vazo
    Mos po i shterin thellėsitė e etura

    Nushė moj
    A ia vlen t’i kėmbejmė kėto gurra tė cemta kujtimesh
    Me njė valė pėrvėluese malli

    Se nė degė
    Le tė skuqet e stėrskuqet sa tė dojė molla
    Ne kurrė s’kemi pėr ta shijuar nektarin
    E kėtij mėkati lehonė


    LOT GRUAJE

    Ē’valė tunduese tė rrahėn pėrbrenda
    Nė atė takim rasti
    O grua e dashuruar nė erėra

    Ēastin e fshirje sė lotit
    Nga cepi i syrit tėnd
    Do ta ruaj si dhembjen

    Si vuajtjen do ta ruaj
    Drithėrimėn e dorės sime tė vogėl
    Mbi faqet tua tė brishta

    Le tė mbetet si njė kujtim i valė
    Si njė kujtim i turbullt
    I njė kohe tė paemėr
    Qė (s’) na takon


    GRUA

    Do tė mbytem nė ty
    Si nė thellėsi deti
    Po tė shpėrtheu edhe njėherė ai lot i valė

    Ta dish
    Si barkė e braktisur do tė fundosem
    Bebėzave tua tė trazuara
    Deri nė palcė tė asaj fjale tė druajtur
    Qė ma the atė ditė

    Deri nė thellėsinė time tė fshehur diku nė ty
    Do tė udhėtoj sėrish
    Atyre shtigjeve tė pashkelura tė dhembjes


    PARA TEJE QĖ S’JE GRUA

    Nuk jam grueja qė kini kujtue
    Jam ni zanė me ju zanue
    (Nga njė kėngė popullore)

    Unė nuk jam vėllai tjetėr
    Qė duhet tė shitohet
    Para teje qė s’je grua

    Para teje qė je zanė
    Unė jam vėllai tjetėr
    Qė nuk dashurohet nė hije

    Grishjeve tua tė lavirja
    Le tė mbytet kush tė dojė
    Pėrveē meje


    POETĖT DASHUROHEN NATĖN

    (Poetėt, si kalorėsit e arratisur, po s’e patėn, duhet ta trillojnė njė dashnore)

    Nga palca e territ i nxjerrin
    Dashnoret e veta tė krisura

    As si gra tė pabesa
    As si zana qė shitojnė

    Nuse tė epshta
    Qė veē sa s’pėlcasin
    U duken

    I shtrijnė nė shtretėrit e tyre tė pagjumėsisė
    Dhe deri nė agim
    I shterin me tė puthura


    DASHURIA

    Djeg
    Andaj ėshtė aq e ėmbėl

    Gėrryen
    Andaj ėshtė aq e thellė

    Dhemb
    Andaj ėshtė aq e padurueshme

    Fshihet
    Andaj ėshtė aq e pėrvuajtur

    Shpėrthen
    Andaj ėshtė aq e krisur

    E ndalojnė
    Andaj ėshtė aq e lirė

    E mbysin
    Andaj ėshtė aq e pėrjetshme

    Dashuria –
    Kjo dalldi e fisme
    Qė vret


    S’DI PSE, PO...

    S’di pse, po...
    Tė dua

    Afėr teje ndjehem mirė
    Edhe nė ēastet mė tė vėshtira
    Tė jetės sime

    Kėshtu disi mė the
    Dhe nė mua ndeze
    Njė zjarr


    ĒĖSHTJE HAMLETIANE

    Fjalėn tė dua
    Cilado grua qė ta thotė
    Tė vė para njė tundimi

    Ka diēka magjike nė kėtė fjalė enigmė
    Qė tė futet brenda
    Si lavė vullkani

    Si gurgullimė qė shton etjen
    Ka diēka nė kėtė grishje pėrvėluese
    Qė trazon thellėsitė

    Shpėrthen a duhet tė fashitet diku
    Ėshtė ēėshtje hamletiane


    NUSHA

    Nusha ėshtė hija e ėndrrave tė ndrydhura
    Qė kafshon tinėzisht nėpėr shtretėrit e pagjumėsisė

    Ajo ėshtė gjithsecila nga pak
    Dhe asnjėra e tėra

    Herė me njė lule tė helmatisur nė dorė
    Herė me njė det lotėsh tė valė dėftohet

    E njoh qysh nga rinia e hershme
    Shtjellėn e kėsaj dallge tė harlisur

    Tash
    Nė prag tė Mesjetės sime
    Vjen e mė futet nė poezi
    Kaq e shkapėrderdhur

    Tė gjithė e dashurojmė kėtė grua shituese
    E ajo s’ėshtė e askujt


    TY

    Tė tė prek me dorė
    Droj se do t’mė pėrderdhesh
    Diku plasave tė shpirtit

    Tė t’i puth ato buzė tė lėngėta
    Frikė kam se do t’mė shteren
    Tė gjitha krojet e etjeve drithėruese

    Tė tė pushtoj si kalanė
    E di se do tė vdesim poshtėrsisht
    Klithmave shtazarake

    Andaj s’tė prek
    Andaj s’tė puth
    Andaj s’tė pushtoj
    Ty
    Qė s’di nė je a s’je vėrtet
    Diku jashtė meje

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127
    Sabit IDRIZI


    UDHĖTIM ME KUJTIMIN E DASHURISĖ – LAVIRE


    Prologu

    Gjithkund mė ndjek prapa
    Vetėm njė kujtim
    Herė si lot i valė
    Herė si lojė - mashtrim


    Rrugės pėr nė Durrės

    Sa mė shumė qė i afrohem detit
    Aq mė larg jam nga Ti
    Dhe prapė ngutem

    Ē’mė tėrheq kėshtu ky varr kujtimesh
    Si dheu i zi
    Nizamin e paemėr

    E ē’mund tė gjej atje
    Pėrveē njė zbraztėsie tė paanė
    Qė t’m’i mashtrojė kaltėrsisht ėndrrat pėr Ty


    Kujtim pėr lotin e valė

    Dal nė breg
    Dhe matem me detin

    Andej...
    Njė kaltėrsi vetmie e paanė
    Qė tretet nė vetveten e humbur
    Diku ėndrrave tė etura pėr thellėsi

    Kėndej...
    Me njė kujtim pėrvėlues pėr Ty
    Mė i zbrazėt se ai pellg njelmtėsie
    Unė –
    Pėrjetuesi fatal i atij loti tė valė


    S’je vetėm Ti

    Unė...
    Dhe kaltėrsia e paanė
    Pėrpėlitemi mes zjarresh shkrumbuese

    S’je vetėm Ti
    E mė sė shumti me Ty
    Ėshtė i mbushur ky det kujtimesh


    Aty nė breg

    Aty nė breg
    Nėpėr gėzhoja guacash qė i volli deti
    I dryjova kujtimet e kaltėrta pėr Ty

    Nga syri i keq
    E harrimi
    Qė t’i ruaj

    Se ku ta dish nė ē’thellėsi fatale
    Ėshtė mbarsur kjo valė e shkumėzuar
    Qė po vjen drejt meje


    Duke u kthyer nga Durrėsi

    Secili bart me vete diēka
    Nga ai kujtim prej kaltėrsie
    Qė mbetet atje prapa

    Dhe derisa ngjitemi zigzageve tė tėrthorta
    Dikush e vjell nga njė copė det
    Dhe me qese najloni e hedh nga autobusi
    Si mėsyshin

    Dikush i mbyll sytė pėr ta mashtruar natėn
    Derisa zgjohet trembshėm nga ndonjė ėndėrr e keqe
    Pėr dimrin e ashpėr qė po vjen

    Unė
    Me lekėt e fundit
    Ia blej Albanės njė akullore tė madhe nė Fushė-Arrėz
    Dhe krejtėsisht i lirė nga ai ferr monedhash
    Me njė tufė poezi nė xhep
    Vazhdoj rrugėn tutje pėr tek Ti
    I lumtur...


    Epilogu

    Shkoj e kthehem
    Me kujtimin pėr Ty
    Dashuri

    Vij e tė gjej
    Si pėrherė
    Lavire

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hajrush Idrizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-11-2024, 20:54
  2. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 14:39
  3. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 00:19
  4. Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmė tė myftiut tė Gotivarit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2008, 18:02
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •