Sabit IDRIZI
ANARKI
Ua lėshuam shumė frerin ėndrrave tė pėrdala
E tash s’po mund ta bėjmė zap kohėn
Shih si na u ҫmend liria
Sabit IDRIZI
ANARKI
Ua lėshuam shumė frerin ėndrrave tė pėrdala
E tash s’po mund ta bėjmė zap kohėn
Shih si na u ҫmend liria
Sabit IDRIZI
NĖ SPITAL
Tre laringa (kėshtu na quan stafi mjekėsor)
Nė dhomėn numėr tre
Nė Repartin e Fytit nė QKUK
Unė jam vendosur nė shtratin afėr dritares
Nė mes – Iskanderi nga Prishtina
Kurse afėr derės – Jetullahu nga Suhareka
Jemi tė operuar nė fyt dhe na ushqejnė pėrmes hundės
Tė gjithė e dimė ēka kemi
E asnjėherė nuk ia dėgjuam emrin sėmundjes sonė
Dikush i thotė “i raftė gurit”
Dikush “sėmundja e keqe” (thua se ka sėmundje tė mirė)
Dikush kurrrqysh (nga frika prej saj, natyrisht)
Asnjėri prej nesh nuk mund tė flasim
Gabzherrat tanė i kanė ngrėnė diku qentė endacakė tė Prishtinės
Pasi qė Kompania qė ka zgjedhur Komuna
I ka bartur nė deponinė e qytetit
Po edhe pse na la pa gojė kjo sėmundje pirate
Ne dimė tė flasim edhe ndryshe
Do ta varrosim kėtu nė fytat tanė shpellė
Qė kurrė kush nė botė tė mos vuaj mė prej saj
Prishtinė, shkurt 2018
(Po e publikoj ashu siē ėshtė shkruar me frymėn e parė, pa asnjė ndėrhyrje)
Sabit IDRIZI
EGOISTE
M’ka marrė malli
Malli...
Oh, malli!
Shumė m’ka marrė malli
Me ia dėgjue vetes zėrin
Sabit IDRIZI
KOSOVA ĖSHTĖ E JONA
Po por...
Dikush VIP
Dikush RRIP
Dikush kėmbė
Dikush me xhip
Dikush me timon nė dorė
S’e ka dert se bėhet horė
Dikush n’sy e kėqyrė atdheun
Druahet mos po ia lėndon dheun
Dikush ka mėnynė e gjatė
Dikush bukėn e ha thatė
Kurrė ekonomia pa ba pėrma
Pat me ba po s’po lėnė “ata”
Kurrė buxheti pa u rritė
Na bėnė qyl “kategoritė”
Kjo Kosovė ėshtė veē e jona
N’punė tash na e ju tevona
Gjithkush merr hisen e vet
Dikush ujė, dikush sherbet
T’barabartė pėrpara ligjit
Pasha bajgėn e atij viēit
Sabit IDRIZI
KUR TĖ NISEM...
Kur tė nisem atje pėr nė pakthim
(Ku sheh tė paparėn, ose nuk sheh gjė mė kurrė)
Gjatė gjithė rrugės do tė mė pėrcjellė po kjo brengė
Qė mė ka shoqėruar gjatė gjithė jetės
Sa shumė dashuri pata pėr njerėzit
E sa pak mundėsi kisha
Pėr t’i kėnaqur pėrditė me diēka
Sot, mė 26 qershor 2019
Sabit IDRIZI
MĖ MUNGON
(Nė spital)
Mė mungon njė mal i lartė
Qė t’i ngjitem mu nė majė tė majės
E t’ia mbush lugjet memece
Me njė piskamė tė fortė malėsori
Mė mugon njė lumė i kthjellėt si loti
Qė t’i futem mu nė mes tė dallgėve
E t’ia kompozoj ėmbėlsisht
Do gurgullima tė pėrjetshme rrjedhe
Mė mungon njė puhizė e lehtė pranvere
Qė t’ua flladis ballin e djegur
Tė gjithė kėtyre qė po dergjen nėpėr kėta shtretėr
Mė mugon njė livadh i gjerė sa deti
Qė t’ia mbledh krejt blerimin
E t’ua sjell kėtyre njerėzve kėtu
Qė ta mashtrojnė me ngjyra pagjumėsinė e netėve tė gjata
Mė mungon njė mbesė me emrin Yllka
(Qė ende s’i ka mbushur dy vjet)
Qė ta pėrqafoj pushtueshėm
Derisa ta pėlcas mallin qė po mė pėrvėlon
Mė mungon njė nėnė me emrin Bahtije
(Qė sivjet i ka mbushur njėqind e tri)
Qė t’ia ofroj njė trohė melhem shpirti
Nga shpella e hapur e shpresave tė mia
Mė mungon njė derė e hapur
Qė tė dal kur tė dua
Nga lėkura qė s’po m’i bjen tamam shtatit
Mė mungon njė gojė qė flet
Qė t’u thėrras ndėrgjegjeve tė fjetura tė kėtyre kėtu
Qė tė na thonė ndonjėherė edhe ndonjė fjalė tė ėmbėl
He nėnėn ia lofsha edhe kėsaj pune
Prishtinė, shkurt 2018
Sabit IDRIZI
PĖR ATA QĖ ENDE PO E MOHOJNĖ LIRINĖ DHE PAVARĖSINĖ E ATDHEUT TIM
(Nėse ka mbetur sadopak ndėrgjegje nė kėtė shtėpinė tonė tė pėrbashkėt tė quajtur Tokė)
Kisha dashur ta di a ėshtė ende gjallė
Ai...
Ai gjyshi qė nuk ia mėsova as emrin
Qė po e mbante ngrykė nipin e tij diku dyvjeēar
Kisha dashur ta di ku ėshtė fshehur
Dhe ēfarė marrėdhėniesh ka tash me vetveten
Ai...
Ai xhelati i uniformuar me thikė nė dorė
Qė ia kėrkoi 40.000 marka gjermane pėr kokėn e nipit
Kisha dashur ta di pse nuk pati mė shumė se 20.000 marka ky gjysh i gjorė
Qė po e mbante ende ngrykė dhe po e shtrėngonte aq shumė
Trupin e nipit tė mbuluar nė gjak
Kisha dashur ta di pse nuk i mjaftonin ato 20.000 marka atij ardhacaku tė mjerė
Dhe ē’i duhej koka e njė fėmije
Qė ia preu me aq gjakftohtėsi para syve tė qindra ardhacakėve tė tjerė tė uniformuar
Kisha dashur ta di se ku e varrosi gjyshi trupin e nipit pa kokė
Ku e fshehu xhelati i pashpirt kokėn e prerė tė fėmijės
Kisha dashur ta di ē’i ndodhi pas luftės atij qė s’u pajtua me kėtė ngjarje
(Mė kujtohet qė, mes tjerash, thotė: “Kam vjellur kur e kam parė kėtė akt”)
I cili, (sigurisht i penduar dhe i vrarė ndėrgjegje qė nuk kishte reaguar pėr ta shpėtuar fėmijėn) e bėri tė pėrbotshėm kėtė lajm
Nė njė gazetė opozitare qė dilte nė kryeqytetin e vendit tė tij – nė Beograd
Kisha dashur ta di se a duhet ta ngrisin kokėn pėrpjetė e tė krekosen ende si gjela deti
A ta kapin e ta gjykojnė kėtė njeri e ta kėrkojnė e ta gjejnė kokėn e fėmijės ku ėshtė e ku nuk ėshtė
Pėr t’ia shėruar njė pjesė tė vogėl tė plagės sė madhe tė zemrės sė plasur tė atij gjyshi
Kisha dashur ta di pse njė pjesė e madhe e botės sonė tė vogėl ende po heziton
Ta pranojė lirinė dhe pavarėsinė e Atdheut tim kaq shumė tė pėrgjakur
Sė pakut ta kenė parasysh kokėn e prerė tė atij fėmije
Zemrėn e plasur tė atij gjyshi...
Mitrovicė, 9 gusht 2021
Sabit IDRIZI
SHTJELLA
Mė janė ngatėrruar keq ėndrrat me zhgjėndrra
Dhe kahet e rrugėtimit mė janė ndar nė dysh
Nuk po mund ta gjej rrugėn time
Nuk po di nga t’ia mbaj
Diku mė shfaqet njė lumė pa brigje
Diku tjetėr njė pyll i zhveshur
Tash nuk po di
A t’i bėj turr rrjedhės sė pandalshme
E t’u zė pusi dallgėve tė dalldisura
A t’i gjethoj ata drunj tė zhveshur
E t’ua kthej cicėrimėn zogjve
Keq mė janė ngatėrruar ėndrrat me zhgjėndrra
Sa nuk po e di se cili jam unė nė kėtė shtjellė tė rrėmbyeshme
Cila ėshtė shtjella e rrėmbyeshme brenda meje
E di se njė ditė do ta gjej rrugėn e daljes nga kjo zallahi
Po cili do tė jetė tagri qė do ta paguaj
Cila do tė jetė damka e pashlyer brenda vetes sime
Mitrovicė, mė 18 qershor 2022
Krijoni Kontakt