Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 138

Tema: Sabit Idrizi

  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    PRIVATIZIMI I ATDHEUT

    Mbitokėn e morėn me ēka ka
    Tash ia kanė mėsyrė nėntokės
    Po mbetet vetėm edhe qielli
    Qė, edhe ashtu, nuk ėshtė i yni

    E ēka po na mbetet qė ta quajmė atdhe
    Qė tė jetojmė pėr tė
    E “tė vdesim si me le”?!

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    DYERT E HAPURA

    Tė gjithė e dimė
    Se nė dyert e hapura nuk trokitet

    Ajo qė kurrė nuk e mėsuam me tamam ėshtė
    Se nė cilėn kėshtjellė duhet tė futemi
    Prej cilit fron ta sundojmė vetveten e pushtuar

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    ME NJĖ GRUSHT DIELL NĖ ZEMĖR

    (Piktorit mitrovicas Kadri Kadriu, i cili u vra mė 11 mars 1999 nga pushtuesit serbė)

    Pėr tė fundit herė ėshtė parė
    Duke shkuar dikah andej kah lumi
    Me njė copė natė nė grusht
    Me njė grusht diell nė zemėr

    Me njė grusht diell nė zemėr
    Me njė copė natė nė grusht
    Ėshtė parė dikah andej kah Lumi i Bardhė
    Kah ia shkyen territ misterin barbar

    E ku tjetėr mund tė shihej
    E ku tjetėr mund tė vritej
    Pėrveҫse andej kah rrjedha e pandalshme
    Kjo valė e trazuar ėndrrash
    Ky vullkan i thellė dashurishė


    Mitrovicė, mė 18 mars 1999

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    GURĖ VULLKANIKĖ

    M’i kish pas pjell toka sytė e mi
    (Njė zot e di se kur)
    E m’i kish pas lėnė aty tek lumi i fėmijėrisė sime

    Dhe njė ditė
    Tek po i mbysja me kujtime disa ҫaste tė plumbta pleqėrie
    I gjeta

    I nxora ngadalė nga thellėsia e heshtjes
    Dhe fillova leximin e ditarit misterioz tė globit tim

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    KUR TĖ MUNGON E SOTMJA

    Kur tė mungon e sotmja
    Dije se dje e ke konsumuar tė papjekur
    Me grykėsi ėndrrash

    Se jeta s’ėshtė gjė tjetėr
    Veēse njė parafytyrim i bukur
    I gjėrave qė nuk ndodhin kurrė

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    RROTULLIM

    Andej ikėn dita
    Kėtej vjen nata

    Kėtej vjen dita
    Andej ikėn nata

    Pėrherė nė rrotullim
    Ky gur i madh mulliri
    Qė po na bluan

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    ZOTIN E DUA, E BESOJ DHE E FALĖNDEROJ SHQIP

    Zoti nuk na ka krijuar qė tė jetojmė me ndjenjėn e frikės prej Tij. Pėrkundrazi, na ka krijuar qė tė jetojmė me ndjenjėn e dashurisė e tė respektit pėr Tė dhe pėr veprat e Tij nė pėrgjithėsi. Ky do tė duhej tė ishte thelbi i ҫdo besimi, thelbi i ҫdo feje. Faltoret e ndėrtuara pėr inat tė njėri – tjetrit dhe pėr tė dėshmuar kinse autoktoninė nė njė territor tė caktuar nuk i pėlqejnė Perėndisė.
    Njeriu ka nevojė pėr faltore ku mund ta falėnderojė Krijuesin pėr gjithҫka qė i ka dhuruar. Ka nevojė pėr faltore ku mund ta kultivojė dashurinė dhe respektin pėr Tė dhe pėr veprat e Tij. Pra, qė ta falėnderojė dhe jo qė t’i lutet. Atij nuk kemi nevojė t’i lutemi, ngase Ai, si Krijues i yni qė ėshtė, na i di nevojat dhe dėshirat tona pėr gjithҫka. E ta falėnderojmė po. Ta falėnderojmė pėr mundėsitė e pafundme qė na i ka ofruar pėr tė siguruar mirėqenie tė pakufishme pėr veten tonė.
    Respektin, dashurinė, besimin dhe falėnderimet pėr Krijuesin secili duhet t’i shprehė nė gjuhėn e vet. Mos mendoni se kėto mijėra gjuhė qė fliten sot nė botė tė jenė krijuar pa dijen dhe pa pėlqimin e Krijuesit. Andaj, ne shqiptarėt, Zotin duhet ta duam, ta besojmė dhe ta falėnderojmė shqip. Vetėm kėshtu na do Ai e kurrsesi ndryshe.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sabit idrizi pėr postimin:

    e panjohura (08-04-2015)

  9. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit IDRIZI

    ABSURD

    Pėrgjakemi e pėrflakemi
    Pėr tonin Atdhe
    Pėr ta shpėtuar nga tė tjerėt
    E pėr ta zhbėrė vetė ne

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sabit idrizi pėr postimin:

    e panjohura (08-04-2015)

  11. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Sabit Idrizi

    DILEMĖ

    Dikur mė tepronte nga pak
    Tash s’po mė del dita
    O mė ka humbur mua karari
    O asaj iu ka ndal rrita

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sabit idrizi pėr postimin:

    Etna Etna (25-06-2015)

  13. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    127

    Pėr: Sabit Idrizi

    Pėr shijet e mia, kjo ėshtė poezia mė e mirė shqipe qė e kam lexuar ndonjėherė.

    Din MEHMETI

    NATA E POETĖVE

    Kur heshtja mbulon ēdo gjė
    Kur tė gjithė flenė
    Zgjohen poetėt
    Pėr t’u djegur nėpėr vargje

    Ata ia shtrydhin
    Gjakun e keq mendimit

    Shpirti i tyne shesh betejash

    Nga temperatura e fjalėve
    Vdesin ngadalė pa klithma.

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hajrush Idrizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-11-2024, 20:54
  2. Enver Idrizi - kush ėshtė?!
    Nga Beni_The_Great nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-04-2017, 14:39
  3. Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...
    Nga Zana e malit nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 00:19
  4. Hetimi mbi zhdukjen pa gjurmė tė myftiut tė Gotivarit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 07-03-2008, 18:02
  5. PS publikon emrat e kandidatėve tė saj nė zgjedhje
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •