Policia e Shtetit po ben perpjekje intensive per kapjen e autorit tė plagosjes sė shtetasit Marian Saliaga dje nė Shijak
12.03.2007
Ne vijim te informacioneve te dhena per ngjarjen e ndodhur ne qytetin e Shijakut diten e djeshme ku mbeti i plagosur me arme zjarri shtetasi Marian Saliaga po japim edhe detaje te tjera te kesaj ngjarje qe tronditi diten e zgjedhjeve ne qytetin e Shijakut.
Veprimet e policise kane qene te menjehershme dhe jane kryer te gjitha veprimet hetimore nen drejtimin e prokuroreve ku rezulton se shtetasi Marian Saliaga duke qene ne detyren vezhgues i subjektit politik PD ka debatuar me shtetesit Kujtim Merjaku, Izet Avdyli e te tjere per probleme te procesit zgjedhor, persona te cilet ishin edhe nen shoqerine e Armando Duka dhe Agron Duka e simpatizante te tjera te subjektit politik PS.
Ngjarja eshte pasuar me tej kur shtetasi Kujtim Nerijaku ka qelluar me arjme zjarri pistolete ne drejtim te automjetit tip "benz 250" ku ishte i demtuari bashke me te atin e tij dhe per pasoje ka marre nje plage te rende shtetesi Mrajan Saliaga i cili ndodhet ne spitalin e qytetit te Durresit ne terapi intensive.
Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes jane fiksuar e marre ne cilesine e proves materiale nje gezhoje arme zjarri pistolete e kalibrit 9mm, nje autoveture Benz 250 me targe DR 2383 D ne pronesi te shtetasit Sadik Saliaga. Nga keqyrja e autovetures rezulton se predha ka depertuar ne pjese te ndryshme te autovetures e me pas ne trupin e te demtuarit Marian Saliaga.
Per kete ngjarje jane pyetur ne cilesine e personave qe tregojne rrethana te hetimit shtetesait Agron Duka dhe Armando Duka dhe shume te tjera deshmitare okulare te ngjarjes.
Shtetasi Izet Avdyli i cili ka marre pjese ne grindjen e ndodhur duke qene pale me autorin Kujtim Nerjaku ka shpjeguar rrethana te ngjarjes. Me date 11.03.2007 reth ores 21.30 u be arrestimi ne flagrance i ketij shtetasi per vepren penale te "moskallzimit te krimit" parashikuar nga neni 300 i K.penal. Ndersa per shteteasin Kujtim Nerjaku eshte bere shpallja ne kerkim policor per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative e armbajtje pa leje, parashikuar nga nenet 76,22 e 278/2 te kodit penal.
Mbi kete baze materialet i jane referuar Prokurorise se rrethit gjygjsor Durres per fillimin e procedimit penal per veprat penale te "vrasjes se mbetur ne tentative e armbajtje pa leje te parashikuara nga nenet 76,22 e 278/2 te kodit penal ne ngarkim te shtetasit Kujtim Nerjaku, si dhe vepren penale te "moskallzimit te krimit" parashikuar nga neni 300 i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Izet Avdyli.
Policia e Shtetit po ben perpjekje intensive per kapjen e autorit te kesaj vepre te rende penale ne menyre qe te sqarohen rrethanat e ngjarjes dhe autori te shkoje para drejtesise.
Krijoni Kontakt