Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    KLANET E FSK-sė

    KLANET E FSK-sė

    Flet Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari

    Lulzim Jashari nuk do tė jetė pjesė e FSK-sė. Arsyet pėr kėtė janė tė shumta. Ato fillojnė nga parragullėsitė qė janė bėrė nė pėrzgjedhjen e pjesėtarėve tė saj dhe pėrfundojnė nė njė forcė qė nuk ka lidhje me ish-UĒK-nė dhe TMK-nė. Thotė se ashtu si nė TMK, edhe nė FSK, ka klane. Njė prej tyre ėshtė ai i gjeneralėve Sylejman Selimi dhe Rrahman Rama. Pėr herė tė parė, Lulzim Jashari, djali i Komandantit Legjendar Adem Jashari, flet pėr kėtė proces.

    Express: Pse nuk jeni nė FSK?

    Lulzim Jashari: Ka shumė probleme qė sillen nė vazhdimėsi, e qė unė nuk jam nė FSK. Janė disa parregullsi dhe shkelje tė kritereve qė janė bėrė dhe pėr kėtė arsye unė nuk kam aplikuar fare tė jem pjesė e FSK-sė.

    Express: Ēfarė shkeljesh?

    Lulzim Jashari: ...Kanė tė bėjnė me kriteret qė kanė qenė dhe shkeljet qė u janė bėrė atyre kritereve pėr seleksionimin dhe pėrzgjedhjen e pjesėtarėve tė TMK-s nė FSK. Aty shkruan se, edhe njė dėnim tė veturės nėse e ka dikush, do tė merret parasysh...

    Express: Nuk janė marrė parasysh kėto kritere?

    Lulzim Jashari: Nuk janė marrė parasysh asnjė. Kriteri, mendoj qė ėshtė shkelur prej sė larti e poshtė dhe tė mos keqkuptohemi dhe elaborojmė kėtė pėr pjesėtarėt me grada tė ulėta, por tek ata me grada tė larta, janė bėrė shkelje tė kritereve nė rend tė parė, e pastaj ėshtė vazhduar edhe te tė tjerėt.

    Express: Duke pasur parasysh emrin tuaj, mendoni se pas do t’iu vijnė edhe tė tjerė, qė do ta zhveshin uniformėn dhe do ta lėnė FSK-nė?

    Lulzim Jashari: Ne kemi shumė pjesėtarė tė cilėt janė pranuar nė FSK, e tė cilėt janė tė shqetėsuar pėr kėtė qė ka ndodhur. Tė gjithė kanė menduar se do tė ndodhė diēka tjetėr. Kėtu pėrkundrazi, vlerat e luftės dhe kontributet e njerėzve nuk janė respektuar askund. Kjo qė ėshtė ndėrtuar sot, nuk ėshtė ndėrtuar mbi gjakun dhe sakrificėn qė ėshtė bėrė mė herėt. Kjo ėshtė bėrė nė interes tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr interesa tė veta, qė ėshtė luftuar dhe po luftohet qė ashtu siē ėshtė shprehur edhe Murati (Murat Jashari), nė Kushtetutė, nuk janė pėrmendur as dėshmorėt, asgjė tjetėr. Dhe kėtu ndodh njė eliminim i elementit UĒK, i vlerave tė luftės dhe gjithēka tė kthehet nė favorin dhe interesin e tyre.

    Express: Por fakti se FSK-ja nuk do tė jetė pasardhėse e TMK-sė, ėshtė ditur shumė kohė mė parė. Pse nuk keni reaguar mė herėt por tash?

    Lulzim Jashari: Kėtė nuk e kanė lejuar as ndėrkombėtarėt dhe as disa klane, qė tė mos ketė transformim....

    Express: Ēfarė klanesh?

    Lulzim Jashari: Janė grupe tė caktuara si udhėheqėsit e TMK-sė dhe FSK-sė, tė cilėt nė bashkėpunim me disa ndėrkombėtarė, edhe i kanė krijuar ato klane qysh herėt. Ata nuk i kanė treguar asnjėherė para komandantėve tė zonave. Pastaj reagimet kanė qenė prej disa komandantėve tė zonave qė kanė qenė gjeneral brigade me grada dhe tė cilėt kanė qenė tė shqetėsuar. E ato shqetėsime nuk kanė shkuar asnjėherė jashtė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

    Express: A kanė emra kėto klane?

    Lulzim Jashari: Nuredin Lushtaku nė vazhdimėsi ka shprehur shqetėsimet pėr rrjedhat se si ka ecur TMK-ja dhe formimi i FSK-sė, i cili mė vonė ka dhėnė dorėheqje, sepse nuk i ka marrė parasysh shqetėsimet e kėtyre tė tjerėve. Kėta qė kanė shprehur shqetėsimet, janė edhe gjeneral brigade si Bashkimi (Bashkim Jashari) e shumė tė tjerė qė kanė shprehur shqetėsime rreth kėsaj force qė ėshtė duke u ndėrtuar.

    Express: Por Nuredin Lushtaku nė njėfarė forme ėshtė vetėdistancuar me largimin tij nga FSK-ja?

    Lulzim Jashari: Nuredin Lushtaku, kur e shikon qė ka shkelje prej kreut tė FSK-sė qė emėrohet nga TMK-ja, dhe se nuk ėshtė duke u krijuar njė forcė qė kemi menduar se do t’i shėrbejė vendit, Kosovės dhe qytetarėve tanė, e ka bėrė kėtė. Atėherė ne nė atė moment e kemi parė, edhe klanet, edhe grupet e caktuara qė kanė qenė dhe i kemi sot, nė krye tė FSK-sė, e kemi parė se ata janė pjesė e asaj dhe janė pėrgjegjės pėr kėtė tranzicion qė ėshtė bėrė.

    Express: E keni fjalėn pėr gjeneral Sylejman Selimin?

    Lulzim Jashari: Rrahman Ramėn, Sylejman Selimin..., e rend.

    Express: A keni pasur kontakte nga zyrtarėt e lartė tė vendit qė ju tė jeni pjesė e FSK-sė?

    Lulzim Jashari: Unė personalisht kam pasur takime edhe me kryeministrin, z. Thaēi dhe kryetarin e Kuvendit, z. Krasniqi.

    Express: Ju kanė bėrė ftesė qė tė jeni pjesė e FSK-sė?

    Lulzim Jashari: Jo ftesė, por janė interesuar dhe mė kanė pyetur Krasniqi dhe Thaēi se ku jam dhe si do tė veproj. Unė u kam treguar me kohė se nuk do tė jem pjesė e FSK-sė.

    Express: Reagimi i tyre, cili ishte?

    Lulzim Jashari: Ka qenė bukur shqetėsues. Por duke parė pozicionin tim personal dhe tė familjes sime, ata kanė insistuar qė unė tė jem nė kėto procese. Ata ndoshta edhe e kanė ditur se ēfarė force po ndėrtohet dhe kanė insistuar shumė, se, siē thatė edhe ju, mė parė ėshtė ditur se kjo nuk do tė jetė vazhdimėsi e UĒK-sė dhe TMK-sė.

    Express: Tash me ēfarė do tė merreni?

    Lulzim Jashari: Tash jam duke pushuar. Nuk po merrem me ndonjė aktivitet. Rri me shokėt e mi, siē kam qėndruar edhe mė herėt. Po e shoh njė situatė jo edhe aq tė qetė. Duhet ta shoh situatėn se si po rrjedh dhe disa gjėra tė bien nė vendin e vet. Tė shoh nėse koha apo nevoja, mund tė jem diku tjetėr, por nuk e di.

    Express: Jeni ndier keq kur nė “Epopenė e UĒK-sė” nuk ka parakaluar FSK-ja?

    Lulzim Jashari: Tash ‘Epopeja e UĒK-sė’ lidhet me familjen. Ndoshta po flas mė shumė si qytetar i thjeshtė. Por kur luftohet me njė uniformė dhe emblemė dhe mbi tė ndėrtohet gjithēka tjetėr qė vjen pas saj dhe i sheh ata djem, vajza, burra e gra qė kanė dhėnė jetėn pėr Kosovėn dhe ne sot nuk i nderojmė, kjo ėshtė bukur e rėndė. Ka qenė rėndė pėr tė gjithė njerėzit. Pėr kėtė nuk ėshtė faji te njė person, por te tė gjithė. Asnjė lule nuk e ka qitur mbi varret e dėshmorėve uniforma e FSK-sė. Kjo tė jep tė kuptohet pse nuk jam brenda kėsaj FSK-je.

    Express: Ka spekulime se ju nuk jeni nė FSK, pėr shkak tė mospajtimeve tuaja me kryeministrin Hashim Thaēi?

    Lulzim Jashari: Nuk ka tė vėrtetė kėtu. Unė kam raporte shumė tė mira me kryeministrin Thaēi. Ndoshta nuk pajtohemi nė shumė gjėra, por nuk jam krejt nė rrjedha qė ta di se si i ka problemet. Por unė nuk kam ndonjė problem pse nuk jam nė FSK. Kam raporte tė mira tė ndėrtuara me kryeministrin, jo tash, por vite mė parė, qė nga koha e paraluftės.


    Intervistoi: Jeton Musliu
    Prishtinė, 11. 03. 2009

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk di pse behen kto paradat ne prekaz..
    mblidhen mijra vet e parakalojne nen komanden e milaim zekes.. e bejne hajgare me veten e me popull..
    butafori komedi .. ironi..

    ne prekaz duhet shpreh dhimbje per 30 e ca femijet e grate e ata burra.. qe u masakruan nga policia serbe.. e duhet shpreh pendesa..se askush sju gjind prane te mjereve..
    nuk eshte as mencuri as burrni me parakalue mijra "gjoksa celnika".. aty..


    krejt cka asht ba kto vite aty eshte palacollik tip enverist.. per qellime politike te ca bandave polpotiste.. qe e perdorin prekaz e jasharajt per reklamin te "meritave" te tyre.. merita qe nuk i kane e qe mir e din qe fare nuk i kane..

Tema tė Ngjashme

  1. ...KLANET ose SKUADRAT tuaja ???
    Nga KOKASHTA nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 17:31
  2. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  3. Klanet dhe rivaliteti ne estraden tone
    Nga Bl3ri nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 10:18
  4. Konkurenca televizive, politika dhe klanet
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 20:26
  5. Fjala e Berishes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •