Postuar mė parė nga Mina
Shqetesimi yt eshte i drejte por nuk mund te thuash se nuk kemi atdhe! Atdheu eshte ketu! Ata qe i mungojne ketij vendi jane atdhetaret. Ne tranzicionin e gjate, kete vend e shkaterruam ne dhe i treguam botes qe ishim perbindeshat e Lindjes. Qytetet tona kane qene vertet te bukur! Cdo qytet kishte karakteristiken e vet. Ndersa tani jane shnderruar ne germadha nga vandalizmi.
E nderuar Mina!
Nuk eshte se nuk kam respekt per ty, as se nuk e pranoj te drejten tende per ndryshim mendimi, por nuk mundem te rri, kur ne nje nenheshtje kaq domethenese, ju pohoni dicka qe nuk e beni haptas!
Po si moj moter, na qenka prishur Shqiperia ne periudhen e tranzicionit, .....e per me teper, na paska qene me qytete te bukura me pare!!!!!!
Une nuk e kuptoj, se perse do te kishte nevoje per tranzicion nje vend me qytete te bukura, me njerez te lumtur, me te gjitha te mirat etj....?
Madje per mendimin tim, King_Tirones shpreh ne pyetjen e tij pikerisht nivelin e kohes se para-tranzicionit, ku njerezit nuk e kuptuan dot se cfare eshte ATDHEU...pasi mungesa e rehatise, te mirave materiale, u lidhen ngushte me konceptin atdhe....edhe keshtu edhe sot, kur nuk e kemi ato, kujtojme se jemi pa atdhe!
Krijoni Kontakt