Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    IGLI_mister_KRETA Maska e Kingu_Tirones
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    20

    Question kemi mbetur pa atdhe

    Ne radhe te pare desha te them se shume veta mendojne kete qe po mendoj edhe un sot: Se si ne shqipetaret kemi mbetur pa atdhe. Ndoshta tingellon keq ne vesh kur e degjojme, por dua qe tua shpjegoj se, te gjithe ne kemi nga nji te aferm jashte shtetit.ose jemi edhe vete jashte shtetit. Largohemi per nje kohe shume te gjate pa u kthyer me vite, dhe kur vijme ne shqiperi.gjithe mall dhe gjithe nostalgji.kujtojme se shqiperia eshte regulluar dhe se e do ta gjejme ne nji gjendje me te mire nga ajo qe lam. Sapo zbresim ne aeroport behmi pishman qe kemi ardhur.sepse e gjeme me keq se e lam, ku nuk gjejme as gjerat me minimale te jeteses, ku njerezit qe kemi rreth e rrotulll nuk kan se ku te punojne, ose punojne dhe nuk u mjaftojne as per veten e tyre E pra kjo eshte Shqiperia. C’fare dua te them un? Dua te them.qe, kur kam ardhur i kam bere pyetje vetes; ku duhet te ri ne Shqiperi.apo jashte ne vendin ku isha? Cili eshte atdheu yne? Ne Shqiperi na duket si vend i huaj kurse jshte si vendi yne sepse jemi mesuar. Ja pra vellezer kete dua tju pyes edhe un.do te doja mendimin tuaj. Me kuptoni drejt se c’fare dua te them.
    Faleminderit
    ME RESPEKT Kingu_Tirones
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 07-01-2003 mė 13:32
    la festa di san valentino
    e la festa di ogni cretino
    che crede di essere amato
    ma invece lo hanno fregato

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Shqetesimi yt eshte i drejte por nuk mund te thuash se nuk kemi atdhe! Atdheu eshte ketu! Ata qe i mungojne ketij vendi jane atdhetaret. Ne tranzicionin e gjate, kete vend e shkaterruam ne dhe i treguam botes qe ishim perbindeshat e Lindjes. Qytetet tona kane qene vertet te bukur! Cdo qytet kishte karakteristiken e vet. Ndersa tani jane shnderruar ne germadha nga vandalizmi.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Pershendetje KINGO_TIRONSO..
    Daje une banoj ne nje qytet te anglise, edhe kur vendosa me u nis per TIRANE, se merr me mend se cfare emocionesh pata. Kur shkova atje prape me emocione o zot i modh lot me dolen , se kisha thuj ti 6 vjet pa shku. Se merr me men ca molli me taku robte e shpise. Kisha bo men me ndenjur 1 muj. Do ti mer KINGO, vdeksha qe tani nejta vetem 2 jave, se mu ka duk vetja sikur isha refugjat edhe kisha shku ne TIRONE me kerku AZIL. Atje oshte veni FUTJA SE JA FUT BUKUR, EDHE PASI TJA FUSESH SHKO E PI I KAFE. I gjo me ka bo pershtypje. Si ne oren 8 te mjesit si ne oren 8 te darkes kafenete mush plot e perplot. Lujta menc , thash ca bohet merjahu ku i gjejne paret ? Edhe me eshte tiposur ne tru qe jemi popull , BIXHOZXHI shume , DEMBEL shume( punojme vetem kur na vjen litari tek fyti). Lene kur u ula ne tavoline, me ca te njohur te nje kushurini tim. Fillun " O me si ja kalo anej nga anglia , pare e modhe kena more vesh ....???!! - thash po mer a ke thes del neper rruge edhe vetem a ke fuqi me mbledh pare... Lere cte te tregoj une ty me te ik truni. Pastaj i pisllik i modh, qe se merr me men. Shkova tek PIAZA,(aty kam pas nejt se aty afer kam shpine) Cere me pa mer plak ,,, aty si i thone muhabetit te Q*fsha PARISIN e LONDREN,,,parade me VERSACE e me ARMANI mer plak , parija e shqiperise. Edi Rama me nja 3 bjonde qe vezullonin nga makiazhi. Zoti kryeminister me MERCEDEZ 80.000 dollarsh e me nje NUSE te re frigo. Thashe me vete, u prish mileti. Ku jetojne keto njerez ....?????? Cere jane KTO UFO , qe livadhisin pa problemin me te vogel, me parada pompoze, pa ju futur gjem ne kome. Cere jane kto PLENA te KOMUNIZMIT qe e rropen kte ven edhe vazhdojne ta rrjepin. I futa i te pime vence, po ke pa ti edhe pas te pimes,,sa shikonja zurratin e Zotit NANO , duke u zgerdhire, fap u bosha esull. Thash me vete , ku jeni o TRIMA SHQIPETARE QE jeni hallakatur si ZOGJTE E KORBIT e po rropateni neper bote, edhe keto HAJDUTA , GEZOJNE VENDIN TONE(ATDHEUN). Cte bonja mo , mora kembet ne krahe , edhe u largova, i pire, i nervikosur , si qen i rrahur. Nje burgaxhi del nga burgu, edhe jeton ne apartament 90.000 dollarsh , nje puntor i thjeshte punon tere jeten edhe vdes pa shpi duke banu me qira. Dyfaqesia antagoniste shqiptare. Ika KINGO 2 jave para kohe, edhe kur zbrita ne angli mu duk vetja si dikur, e nje kohe( kur shkonim neper kampe pionieri me pushime 15 dite, edhe kur u kthenim pas pushime, arrinim ne tirone,, na u ngrofte zemra, na u ngrofte shpirti)... Atdhe sepse atje kemi lindur, po atdheu eshte shitur , njerez te panjohur e kane ble,,, ndoshta do te vije nje dite qe atje zdo te kete vend per mu edhe per ty , ndoshta.....
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Shkon ne Shqiperi te ze malli per shtepine qe ke lene ne anen tjeter te botes. Je ketej te ze malli per guret dhe trotuaret qe ke bredhur i ri.

    Kafenete plot jane mbushur me njerez, rrugeve sa te dush bjonde dhe brune. Pyet veten po ku lahen keta njerez, ku hane, ku flene, ku jetoje?
    Vjen ne anen tjeter te globit, thua, c'paskan qene keta njerez mor. Ha, pi, dhe gjume. Pse ore keshtu ben rrobi?

    E ka mire Kingu, se shkon ne shqiperi ndjen mall per ca le pas. Kethehesh mrapsh ke mall per ca le ne shqiperi. C'te beje me njeriu i shkrete, hic ja jeton ashtu me shpirt te ndare sa ne Shqiperi dhe sa larg saj.

  5. #5
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Edhe une king tirone jam dakord me ty!!!
    Kur largohem nga shqiperia, me ze malli sa qe ti nuk e imagjinon dot, kur shkoj me zor pres te kthehem prap ne vendin ku banoj!!!
    Nuk e di por nje gje te mire qe kan shqiptaret eshte ospitaliteti, atje kurr nuk gjendesh i vetmuar, vjen nona ime ktu, dhe habitet se si ne qendrojme ne italy, habitet mor po te them, pune pune dhe pune!
    Ajo ketu merzitet, ska se me cin bon muhabet, komshit te gjith per hallet e veta, askush nuk te thot mirmjes, ja keshtu!

    Ne po te dim te sillemi vendin ton do ta rregullojshim, po ja njerezit jan dembela, i duan leket te thjeshta, harxhojne me duart plote, cka sot digje se neser eshte dite e re (teoria s'eshte edhe aq e keqe) po tani icik kursim edhe duhet me e bere!!!

    Dhe mua me ka ber pershtupje per ata njerez qe shkojne dhe rrin gjith diten e tyre neper kafene, duke harxhu, se nga i marrin ata leket e shkreta vet se di, jetojne me emigrantet them une, me ne te shkretet qe me zor e bojme i kokerr leku, aman mor aman, c'halle ka emigranti i shkret!!!!!

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Gresi_30, te pershendes.
    se e di ajo qe the te doli nga zemra. E kam provuar vete para disa vitesh.
    Tirana, dhe ne nje shkalle te pergjithme Shqiperia (megjithese qytetet e tjera jane duke mbajtur paterica, per te mundur te qendrojne ne kembe)jane shume larg cdo gjeje qe jetojme ne sot.
    Ato bare qe jane plot me njerez 24 ore....ato rruge qe jane me gropa 24 shekuj, ato shtepi qe nuk kane drite e uje, ato te rinj qe mbarojne universitetin pa nje drite shprese, ato prinder qe vuajne ne vetmi femijet, se femijet ju jane shperndare gjithandej neper bote per te kerkuar nje fije shprese, per te ndjekur endrrat, enderrat qe nuk i nisin dot aty...e mbi keto, komedia e Nanos e Berishes, qe e kane ndeshkuar ate popull me vdekje............
    te bejne te mendosh:
    Atdhe pse je katandisur i tille qe fjalet nuk te pershkruajne dot. Pse nuk mundem une, pse nuk mundemi ne te gjithe te te sjellim jeten e bukurine, te cilen e deshirojme te gjithe...
    Pse nuk na jep nje fije shprese ku te kapemi e ku te fillojme te ndihmojme.... pse je kaq i larget nga ne qe jemi pjella jote!
    Summertime baby!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    vallahi, ketu ne ny dalin robt sa shqepen, s'eshte fare ajo "pune dhe gjume", edhe dite jabe i ke plot klubet dhe restorantet.
    megjithate prape shqiperia perfshire familjen qe kam atje eshte e pazevendesueshme, me te mira dhe me te keqija.
    e keqja eshte se po s'u kthyen shume nga ne, atehere me te vertete do heci si breshka me ato ish-komunistet qe ka atje dhe qe s'kane as edukate pune, as profesionalizem, dhe shumica me deformime ne karakter nga koha e enverit( flas nga eksperienca personale nje vit qe punova atje)

    o do shifni rehatin ne vend te huaj ose do sakrifikoni pak dhe te ktheheni, kuptohet me nje cike kapital me vete (ose edhe eksperience, per intelektualet)

    gjithe te mirat
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Vaqarr plako
    Postime
    133
    Gresi me te vertet ke folur sinqerisht dhe drejte,nuk te leviz dot njeri nje presje.Jemi vertet pa atdhe.Pisat qe e kan Shqiperine ne dore,nuk do na lejne kurre ta gezojme vendin tone.Ata s'i duan intelektualet e vertete dhe perparimin e Shqiperise.Ishalla vjen dita te kthemi te gjithe,por nuk e shoh te shpejte kete gje.Eshte me te vertet per te ardhur keq.
    I"M A PLAYA!

  9. #9
    IGLI_mister_KRETA Maska e Kingu_Tirones
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    20
    me falni qe po nderhy,por nuk desha ta ktheja ne politike.desha te nano berisha.po desha te them qe kemi mbetur pa atdhe ne kuptimin qe po na duket shqiperia vend i huaj ne emigrantet.ju falenderoj te gjitheve per mendimet tuaja.ju vleresoj shume.
    la festa di san valentino
    e la festa di ogni cretino
    che crede di essere amato
    ma invece lo hanno fregato

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Amon mi Bora dhe ti. Sa per qef mos fol, as per xhiro ne NY. Secili nga ne e din se ca qefi ben. Sigurisht qe ne jemi timoni i jetes.
    E kemi fjalen se si ndihemi ne shpirt, kur shkojme ne shqiperi dhe ker jemi ne anen tjeter te globit.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Masakra e Tivarit-1945
    Nga Sabriu nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-04-2013, 17:15
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Cili libėr ju ka mbetur nė mendje?
    Nga MtrX nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:44
  4. Ah, mė ka mbėrthyer vjeshta...
    Nga Xhexho nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 04:47
  5. Nė shtėpinė e Ēajupit s’ka mbetur asgjė
    Nga iliria e para nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2006, 04:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •