Shqiptaret nuk jane te bute, por dine te falin, madje ti duhet ta dish qe arberit ne kohen e mesjetes qene i vetmi popull ne Ballkan e Europe qe nuk i vrisnin robet e luftes!!! Ky eshte akt fisnikerie per shqiptaret, por qe ne rastin e Enver Hoxhes nuk duhej shfrytezuar!!! Pastaj ne kohen e diktatures dhe pas saj, ishin te pakte shqiptaret te zgjuar aq sa te ngriheshin kunder atij regjimi, ishin nje popull i brumosur komunist(nuk e di e ke parasysh doktrinen e njeriut te ri ne Shqiperi, sozi e doktrinave te tjera komuniste ne bote), dhe te gjithe njerezit e zgjuar(inteligjenca shqiptare me pak fjale) qe ishin kunder ketij regjimi u pushkatuan. Pra ku do t'i gjente forcat dhe maturine e duhur ky popull i shkaterruar per te mposhtur deri ne fund mbetjet e komunizmit?! Duhet te kesh parasysh dhe diçka tjeter, mbase, mbase, po te qendronte Enveri ne pushtet gjer ne renien e Murit te Berlinit dhe renien e diktaturave komuniste ne bote, shqiptaret, si hakmarrje ndaj te gjithe te keqijave te tij, mund ta kishin vrare Enver Hoxhen(mendimi im personal). Fakti qe ne Pushtet erdhi Ramiz Alia, populli duket sikur u zbut nga "inati" i diktatures, duke lene te gjalle Ramiz Aline dhe duke u mjaftuar me shembjen e komunizmit. Ky qe dhe gabimi me i madh i pafalshem i popullit shqiptar, pikerisht Ramiz Alia qe nje prej "duarve me te ndotura" te komunizmit shqiptar!!! Pra, jo se mungoi deshira e popullit shqiptar per te zhdukur njehere e mire komunizmin ne Shqiperi, por qe padituria e tij qe nuk i çoi punet gjer ne fund me kete rregjim!
Krijoni Kontakt