Pse Allahu pesë namazeve u ka përcaktuar pikërisht këto orare që ua dimë?
Aliu r.a. ka treguar se, në ndërkohë sa i dërguari po rrinte mes ensarëve e muhaxhirëve, i erdhën një grup hebrenjsh e i thanë:
" O Muhamed ne po të pyesim për disa fjalë (dituri) që Allahu ia ka pas dhënë Musait e që nuk ia jep tjetërkujt pa qenë i dërguar ose mbret i devotshëm"
I dërguari a.s. u tha:" pyesni!"
Ata thanë:" Na informo lidhur me pesë kohët e namazit që Allahu ia ka bërë farz ymetit tënd!"
I dërguari tha kështu:
" Namazi i sabahut: Kur të lindë dielli, lind mes brinjve të shejtanit dhe në vend të Allahut pabesimtarët i biejnë në sexhde diellit,
-Ata i thanë:" mirë e ke o Muhamed,"- s'ka besimtar që fal me xhemat për katërdhjetë ditë rresht sabahun e që Allahu të mos ia siguroj dy shpëtime, shpëtimin prej zjarrit dhe shpëtimin prej dyfytyrësisë, - ata i thanë:" mirë e ke o Muhamed," - .
Namazi i drekës:është koha kur ndizet flakë xhehenemi dhe s'ka besimtar që fal këtë namaz e që Allahu të mos e ruajë nga flakat e xhehenemit ditën e kiametit.
Namazi i ikindisë:është koha kur Ademi a.s. hëngri nga ajo pema e ndaluar dhe s'ka besimtar që fal këtë namaz e që të mos mbetet i paxhynahe si ditën që e ka lindur nëna,- pastaj citoi ajetin: mbani kujdes ndaj namazeve dhe ndaj namazit të mesëm...,".
Namazi i akshamit:është koha kur Allahu ia pranoi pendimin Ademit a.s. dhe s'ka besimtar që fal këtë namaz duke ia ditur vlerën dhe i kërkon diçka Allahut e që të mos ia japë.
Namazi i jacisë: Varri ka errësirë, edhe ditën e kiametit ka errësirë. S'ka besimtar që ecën në errësirën e natës për ta falur jacinë e që Allahu të mos e ruajë nga zjarri e të mos i jap nur me të cilin ta kalojë siratin. Jacia është namazi që e kanë falur të dërguarit para meje.".
Përktheu: Ilmi Rexhepi
Marrë nga adresa : www.rasoulallah. net
Krijoni Kontakt