Konkursi nė degėn e Arkitekturės do tė ndahet nė tri ditė dhe do tė ketė 65 pėrqind tė pikėve nė total
Nė vlerėsimin e konkurentėve, krahas pedagogėve do tė marrin pjesė edhe specialistė tė urbanistikės nga bashkia
Konkursi i Arkitekturės nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit, do tė ruajė edhe kėtė sezon tė zhvillimit tė tij, formėn qė pati viteve tė fundit.
Ai do tė jetė i ndarė nė tri pjesė, ku 65 pėr qind tė peshės sė vlerėsimit nė pikė do ta ketė konkursi, ndėrsa 35 pėr qind vlerėsimi i marrė nga kandidati gjatė provimeve tė Maturės Shtetėrore.
Konkursi, ashtu sikurse u veprua edhe nė vitin e kaluar, do tė zhvillohet nė muajin korrik, kjo pėr t'i dhėnė hapėsirė kohore pėrpunimit tė tė dhėnave nga institucionet pėrgjegjėse, pėr pranimin e studentėve nė institucionet e arsimit tė lartė publik.
Seanca e parė, ku kandidatėt do tė kėrkojnė tė provojnė njohuritė, do tė jetė vizatimi teknik nė natyrė i njė objekti, i pėrzgjedhur ky nga grupi i punės qė ėshtė marrė me pėrgatitjen e konkursit.
Dekani i Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit, Andrea Maliqari, ėshtė shprehur pėr gazetėn "Shekulli" se nė grupin qė do tė merren me organizimin e konkursit, do tė jenė tė pranishėm jo vetėm pedagogė me emėr nė fakultet, por edhe specialistė tė urbanistikės nga Bashkia e Tiranės.
Do tė jenė po kėta specialistė qė do tė bėjnė edhe vlerėsimin e pikėve pėr secilin kandidat. "Arsyeja e pėrzgjedhjes sė njė numri tė madh tė specialistėve,- shpjegon dekani Maliqari,- bėhet me qėllim uljen nė mėnyrė drastike tė kontestimeve nga ana e kandidatėve". Seanca e parė, ajo e vizatimit teknik tė njė objekti nė natyrė, do tė zgjasė 4 orė.
Objekti i pėrzgjedhur nga specialistėt do tė mbahet sekret deri nė ditėn e zhvillimit tė provės, me qėllim qė konkurrentėt tė mos kenė informacion mbi natyrėn dhe stilin arkitektonik tė godinės qė ata do tė vizatojnė. Specialistėt sqarojnė nė kėtė rast se vizatimi teknik, ose ndryshe nė natyrė, do tė zhvillohet njėkohėsisht pėr tė gjithė konkurrentėt.
Nė rast se objekti i pėrzgjedhur do tė jetė jashtė Tiranės, ėshtė parė e udhės, qė nė dispozicion tė konkurrentėve tė vihen urbanė tė posaēėm, tė cilėt do tė bėjnė transportin e tyre.
Nė vlerėsimin pėrfundimtar, vizatimi teknik i objektit do tė ketė 25 pėr qind tė pikėve nė total qė do tė pėrmbajė konkursi.
Dita e dytė do t'u kushtohet njohurive qė konkurrentėt kanė mbi vizatimin teknik. Nėpėrmjet njė testi tė pėrgatitur nga specialistėt, ata duhet tė shprehin njohuritė e fituara nė kėrkesat e dhėna nė pyetėsor.
Testimi nė seancėn e dytė do tė zgjasė 4 orė, ndėrkohė qė konkurrentėt nė kėtė provė do tė vlerėsohen me 20 pėr qind tė pikėve nė total, qė do tė ketė konkursi.
Seanca e tretė, ku konkurrentėt do tė testohen nė njohuritė qė ata kanė nė kompozimin arkitektonik, do tė shėnojė edhe fundin e konkursit tė arkitekturės pėr kėtė sezon. Vlerėsimi nė testimin e fundit, qė do tė pėrmbyllė konkursin e arkitekturės, do tė pėrmbajė 20 pėr qind tė pikėve, nga 65 pėr qind qė i ėshtė lėnė nė total konkursit.
Kuotat
Arkitektura, edhe kėtė vit 100 pranime
Nuk janė pėrcaktuar ende datat e sakta tė zhvillimit tė konkursit tė Arkitekturės, por ajo qė bėhet e ditur ėshtė se regjistrimi pėr njė vend nė konkurs, do tė ēelet mė datė 1 korrik, ndėrkohė qė tarifa qė njė konkurrent duhet tė paguajė pėr tė marrė pjesė nė konkurs, do tė jetė 4500 lekė.
Vetėm nė vitet e fundit, interesimi pėr degėn e Arkitekturės ka qenė gjithmonė nė rritje, gjė qė ėshtė vėnė re edhe nė kėrkesat e shumta pėr kėtė degė.
Dekani i Inxhinierisė sė Ndėrtimit, Andrea Maliqari, ėshtė shprehur pėr gazetėn "Shekulli" se, me gjithė kėrkesat nė rritje, nuk do tė kėrkojė shtimin e kuotave tė pranimit. "Do tė mund ta kėrkonim njė gjė tė tillė, vetėm nėse do tė kishim mundėsitė dhe kapacitetet e duhura si fakultet, gjė tė cilėn, pėr momentin nuk e disponojmė.
E vetmja mundėsi pėr tė shtuar numrin e pranimeve ėshtė ndėrtimi i godinės shtesė",- sqaron dekani Maliqari. Ēdo vit, nė Fakultetin e Inxhinierisė sė Ndėrtimit konkurrojnė pėr njė vend nė degėn e Arkitekturės rreth 400 kandidatė, nga tė cilėt tė drejtėn pėr tė vazhduar studimet e fitojnė 100 prej tyre.
Arkitektura,
Lėndėt natyrore shans mė tė madh pėr tė fituar
Pėr tė fituar tė drejtėn e studimit nė degėn e Arkitekturės, maturantėt duhet tė japin si provim lėndėt me zgjedhje, qė kanė koeficientin mė tė lartė, nė mėnyrė qė tė kenė shanse mė tė mėdha pėr tė fituar. Pėr tė marrė pikėt maksimale, maturantėt duhet tė japin provim lėndė natyrore, si:
Matematikė, Fizikė dhe Kimi, ndėrsa nė lėndėt qė u pėrkasin gjuhėve tė huaja, atė Anglisht. Shansin mė tė madh pėr tė fituar tė drejtėn e studimit nė degėn e Arkitekturės, e kanė kandidatėt qė kanė pėrfunduar arsimin e mesėm nė shkolla me profil tė pėrgjithshėm ose ekonomik, shkolla tė cilat kanė edhe koeficientin mė tė lartė nė degėt inxhinierike.
Pėrzgjedhja
Arkitektura, nė tė ardhmen sipas modelit francez
Dekani i Fakultetit tė Inxhinierisė, nuk ka pėrjashtuar mundėsitė pėr tė pasur njė skemė tė re tė pranimit tė studentėve nė degėn e Arkitekturės, por ky, gjithsesi, mbetet njė opsion pėr t'u riparė nė tė ardhmen.
"Nėse do tė vinin nė tavolinė mundėsitė mė tė mira pėr pėrzgjedhjen e studentėve, unė personalisht do tė preferoja modelin francez tė pranimeve tė studentėve nė degėn e Arkitekturės, i cili ėshtė njė nga modelet evropiane qė bėn pėrzgjedhjen mė tė mirė tė studentėve nė kėtė degė",- tha dekani Maliqari.
"Nė modelin francez, studentėt nė degėn e Arkitekturės pėrzgjidhen nė vitin e dytė. Nė vitin e parė ata bėjnė leksione tė pėrbashkėta, ndėrkohė, selektimi i vėrtetė ndodh nė vitin pasardhės, ku mė tej vazhdojnė studimet nė degėn e Arkitekturės, studentėt mė tė mirė, ndėrsa ata mė tė dobėtit, duke parė se nuk janė tė aftė pėr kėtė degė, vendosin vetė tė shkėputen nga studimet",- shpjegon dekani Maliqari.
Arsyeja se pėrse ky model nuk mund tė jetė i aplikueshėm pėr momentin nė Shqipėri, lidhet me vetė mundėsitė e pakta nė infrastrukturė qė ka Fakulteti i Inxhinierisė sė Ndėrtimit. "Ky model do tė ishte mė ideali. Hėpėrhė nuk mund tė realizohet, pasi e nuk kemi jo vetėm kapacitetet e duhura si fakultet, por edhe numri i pedagogėve nuk ėshtė i mjaftueshėm", - pohon dekani i Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit.
Shekulli online
Krijoni Kontakt