Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Me fal qe po te prish temen, po vertet eshte bere nje katrahure e madhe me keto aplikimet. Nuk e di keto formularet a jane formuluar mire, se vjet kishin kandiduar per Matematik dhe na i sollen tek Informatika, te gjithe ishin te pakenaqur me kete lloje politike qe kane zgjedhur per aplikimin ne Universitet.

  2. #42
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Maturantėt jashtė vendit, do japin vetėm provimet me zgjedhje

    MASH-i pėrcakton kriteret e rinj, me tė cilėt nxėnėsit qė pėrfunduan arsimin e mesėm jashtė, do tė pranohen nė universitete

    Dorėzimi i dokumenteve do tė bėhet deri mė 15 prill, ndėrsa Formulari A2 do tė dorėzohet deri mė 30 qershor


    Duke filluar nga ky vit, tė gjithė nxėnėsit, tė cilėt kanė pėrfunduar arsimin e mesėm jashtė vendit dhe dėshirojnė tė ndjekin studimet e larta nė universitetet publike nė Shqipėri, nuk do tė jenė mė tė detyruar tė japin provimet me detyrim D1 dhe D2, por vetėm lėndėt me zgjedhje Z1 dhe Z2.

    Vendimi ėshtė sanksionuar nė rregulloren e re tė miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencave, ku flitet pėr pėrcaktimin e kritereve tė ekuivalentimit dhe regjistrimit nė Maturėn Shtetėrore 2009, tė shtetasve shqiptarė qė kanė kryer shkollėn e mesme jashtė shtetit.

    Kėshtu, duke filluar nga ky vit, pėr tė vazhduar studimet nė institucionet e arsimit tė lartė publik nė vend, nxėnėsit qė kanė pėrfunduar arsimin e mesėm jashtė shtetit, mjafton tė dorėzojnė nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencave diplomė tė barasvlefshme me dėftesėn e pjekurisė qė lėshohet nė Republikėn e Shqipėrisė.

    Pėr tė marrė pjesė nė provimet me zgjedhje nė Maturėn 2009, nxėnėsit tė cilėt kanė pėrfunduar arsimin e mesėm jashtė shtetit, duhet tė paraqesin pėr ekuivalentim nė Drejtorinė e Kurrikulės dhe Monitorim Vlerėsimit nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencave, brenda datės 15 prill, tri dokumente tė nevojshme pėr tė mundėsuar vazhdimin e studimeve tė larta nė universitete.

    Nxėnėsit e mėsipėrm duhet tė dorėzojnė nė MASH kėrkesėn me shkrim pėr tė vazhduar studimet e larta nė institucionet e arsimit tė lartė publik, dėftesat origjinale me notat e tė gjitha viteve tė shkollės sė mesme, tė pėrkthyera dhe tė noterizuara, si edhe fotokopje e noterizuar e pasaportės/letėrnjoftimit ose certifikatė lindjeje me fotografi.

    Menjėherė pas kėtij procesi, MASH-i do tė ngrejė njė komision tė posaēėm, i cili do tė merret me ekuivalentimin e dokumentacionit. Komisioni, pasi tė njohė vlefshmėrinė e dėftesės shkollore, fillimisht do tė kryejė pėrllogaritjen e notės mesatare tė viteve tė shkollimit dhe tė notave tė provimeve tė detyruara D1 dhe D2, ose nė mungesė tė kėtyre tė fundit, tė notave pėrkatėse tė kėtyre lėndėve, si edhe do tė pėrcjellė zyrtarisht rezultatet e mėsipėrme nė Komisionin e Maturės Shtetėrore, pranė Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin, brenda datės 30 prill 2009. Mė tej, Komisioni i Maturės Shtetėrore pranė Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, do tė caktojė shkollėn ku shtetasi do tė kryejė provimet me zgjedhje dhe do tė plotėsojė formularėt A1 dhe A2, do tė pėrcjellė pranė shkollave pėrkatėse notat qė ka pėrcaktuar Komisioni i Posaēėm dhe do tė dorėzojė zyrtarisht dhe nė formė elektronike, nė Agjencinė e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), formularėt A1 tė plotėsuar nga shtetasit dhe pėrmbledhėsen e tė dhėnave tė shtetasve sipas tabelės T, brenda datės 5 maj 2009.

    Risia
    Nxėnėsit qė pėrfunduan jashtė, nuk do tė japin provime me zgjedhje pėr konkursin nė degėt artistike dhe sportive,


    Akademia e Arteve dhe Sportet. Pranimi, pa provime me zgjedhje.

    Nxėnėsit qė kanė pėrfunduar arsimin e mesėm jashtė vendit, duhet tė plotėsojnė dhe tė dorėzojnė Formularin A2 brenda datės 30 qershor 2009, pranė Komisionit Shkollor tė Maturės Shtetėrore, nė tė kundėrt humbasin tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė provimet me zgjedhje qė zhvillohen 10 ditė mė pas dhe, rrjedhimisht, edhe tė drejtėn pėr tė ndjekur studimet e larta.

    Ndryshime nė rregulloren e re do tė ketė edhe pėr nxėnėsit shqiptarė qė duan tė vazhdojnė studimet vetėm nė Akademinė e Arteve, Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve, si dhe nė programin e studimit tė Edukimit Fizik dhe Sporteve nė Universitetin "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės. Nxėnėsit qė kėrkojnė tė ndjekin studimet nė degėt e mėsipėrme, mund tė konkurrojnė nė kėto institucione tė arsimit tė lartė publik, pa qenė tė detyruar tė japin provimet e lėndėve me zgjedhje.

    Rregullorja e vjetėr

    Nė maturėn 2008 ishte e pėrcaktuar qartė se, pėr tė vazhduar studimet e larta nė vend, nxėnėsit tė cilėt kishin pėrfunduar arsimin e mesėm jashtė vendit, duhet tė plotėsonin dy kritere tė domosdoshme: e para, pėr ata qė kishin dhėnė provimet ekuivalente me Maturėn Shtetėrore (provime tė detyruara D1 e D2 dhe provime me zgjedhje Z1 e Z2), do tė pranoheshin nė shkollat e larta publike, mbi bazėn e pikėve qė llogariten sipas notave tė marra dhe, e dyta, nėse nuk kishin dhėnė provimet ekuivalente me Maturėn Shtetėrore (provimet me detyrim D1 e D2 dhe provimet me zgjedhje Z1 e Z2), pėr t'u pranuar nė shkollat e larta publike, duhet tė jepnin provimet me zgjedhje.

    Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #43
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Koeficientet e shkollave tė mesme

    Universiteti i Tiranės dhe ai Politeknik, zbardhin koeficientet pėr secilin profil shkollor tė mesėm


    Koeficientet do shėrbejnė pėr shumėzimin e notės mesatare dhe dy lėndėve me detyrim, qė do jepen nė provim
    Koeficientet qė universitetet do tė caktojnė pėr secilin profil shkollor tė mesėm, do tė mbeten tė pandryshuar.

    Burime pranė dekanateve tė Universitetit tė Tiranės dhe atij Politeknik, thanė pėr gazetėn "Shekulli" se nuk do tė kėrkojnė ndryshime nė koeficiente, por do tė ruajnė ato qė janė pėrdorur nė maturėn e kaluar.

    Edhe kėtė vit, degė tė ndryshme do vlerėsojnė me koeficiente mė tė lartė, profilin shkollor qė ėshtė mė pranė programit dhe pėrmbajtjes qė ato kanė. Universiteti Politeknik do tė vlerėsojė me koeficientin mė tė lartė tė mundshėm, 1.4, nė kėtė maturė, profilin Natyror, ndėrsa me koeficientin mė tė ulėt, 1.0, shkollat me disiplina kulturore dhe sportive.

    E njėjta logjikė do tė ndiqet edhe nė degėt e Universitetit tė Tiranės, ku degėt me pėrmbajtje shkencat natyrore, apo anasjelltas, do tė vlerėsojnė me koeficient mė tė lartė shkollat me profil tė ngjashėm.

    Nė koeficientet qė i pėrkasin llojit tė shkollės sė mesme, ēdo degė e shkollės sė lartė ka nė dispozicion 5 koeficiente, nga 1.0 deri nė 1.4 (1.0, 1.1, 1.2, 1.3, 1.4), me tė cilėt vendos preferencėn e saj pėr llojet e ndryshme tė shkollave tė mesme.


    Koeficienti i shkollės sė mesme do t'i shėrbejė maturantit pėr tė zgjedhur mė drejt degėn e studimit ku preferon tė vazhdojė.

    Pėr tė pėrfituar shumėn qė do t'i duhet pėr tė qenė pjesė e pranimeve nė universitete, maturanti duhet tė shumėzojė fillimisht secilėn nga 3 notat e para (nota mesatare dhe 2 notat pėr provimet e lėndėve tė detyruara matematikė e gjuhė-letėrsi) me koeficientin e vendosur nga dega e fakultetit, pėr llojin e shkollės sė mesme qė ai ka kryer, dhe tė mbledhė kėtė shumė me pikėt e dala nga shumėzimi i koeficienteve tė dy lėndėve me zgjedhje, me notėn e provimit qė kandidati ka marrė nė secilėn lėndė.

    Shekulli Online


    Koeficentat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 20-03-2009 mė 08:07
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #44
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Akademia e Arteve, ndryshojnė rregullat e konkurrimit nė degėt muzikore

    Risia, shkrihet Kompozicioni, Dirigjimi dhe Muzikologjia, me Pedagogjinė Muzikore. Kush merr 120 pikė, studion nė tri tė parat

    Rregulla tė forta edhe nė Kitarė dhe Piano. Do ketė mė shumė kėrkesa nė pėrzgjedhjen e talenteve

    Konkurset e pranimit nė Akademinė e Arteve, pėr vitin akademik 2009-2010, do tė pėsojnė njė sėrė ndryshimesh, tė cilat do tė synojnė rritjen e kėrkesave ndaj konkurrentėve.

    Kėshtu, duke filluar nga ky vit, konkurset e Kompozicionit, Muzikologjisė dhe Dirigjimit, do tė bashkohen nė njė tė vetėm, me konkursin pėr pedagogjinė muzikore, ndėrkohė qė nė vitet e kaluara, tri degėt e para kishin gjithsecila konkurs mė vete.

    Rektori i Akademisė sė Arteve, Petrit Malaj, shpjegoi pėr gazetėn "Shekulli" se ndryshimet nė kompozicion dhe dirigjim janė bėrė pėr disa arsye, ku ajo qė ai theksoi mė shumė, ėshtė cilėsia e dobėt e studentėve qė kanė nxjerrė kėto konkurse nė vitet e kaluara. "Nė kompozicion dhe dirigjim, ndryshimet janė bėrė pėr disa arsye. E para, pranimet, historikisht nuk kanė pėrligjur qėllimin e kėtyre formimeve.

    Nė kėto vite kemi shumė pak kompozitorė, muzikologė dhe dirigjentė, nė njė kohė kur ēdo vit kanė fituar tė drejtėn pėr tė ndjekur kėto degė 6-8 studentė.

    E dyta, ėshtė pėrgatitja paraprake e konkurrentėve. Pėrgjithėsisht vijnė konkurrentė me pėrgatitje nė fizarmonikė ose nga studimet me instrumente, me prirje dhe informim tė dobėt dhe tė tjerė qė nuk janė cilėsorė, dhe kjo dėmton cilėsinė e mėsimdhėnies.

    Pėr kėtė fakt kemi menduar tė bashkojmė konkurset e kompozicionit, muzikologjisė dhe dirigjimit me pedagogjinė muzikore", - sqaroi rektori Malaj.

    Bashkimi i konkurseve do tė sjellė rrjedhimisht skemė tė re pėrzgjedhje. Konkurrentėt mė tė mirė, qė marrin 120 pikė nė lėndėt profesionale, do tė vazhdojnė studimet nė degėt Kompozicion, Muzikologji dhe Dirigjim, ndėrsa ata qė vlerėsohen me mė pak pikė, kalojnė nė degėn Pedagogji Muzikore.

    Ajo qė vjen si risi tjetėr nė Akademinė e Arteve, nė vitin akademik 2009-2010, ėshtė hapja pėr herė tė parė e degės sė Pedagogjisė Muzikore, qė do tė pėrgatisė mėsuesit e ardhshėm tė muzikės nė shkollat e arsimit bazė dhe atij tė mesėm.

    Rektori, Malaj vlerėsoi se "Pedagogjia Muzikore ėshtė tashmė njė degė e domosdoshme pėr t'u hapur, kjo pasi kėtė e kėrkojnė edhe shkollat e mesme ku jepet muzikė.

    "Ėshtė mirė qė mėsues muzike nė shkolla tė mos shkojnė persona, tė cilėt kanė mbrojtur diplomėn pėr njė instrument tė caktuar, le tė themi flaut apo violinė, por tė shkojė njė student i pėrgatitur pikėrisht pėr Pedagogjinė Muzikore, i cili njeh elementėt e muzikės sė asaj lėnde qė jepet nė arsimin bazė dhe atė tė mesėm", - tha rektori i Akademisė sė Arteve, duke informuar mė tej se kėrkesa tė rrepta nė konkurs do tė ketė edhe nė degėt Piano dhe Kitarė, ku cilėsia e studentėve nė vitet e kaluara, ka lėnė pėr tė dėshiruar.


    Piktura, dega zgjidhet qė nė konkurs, jo nė vit tė dytė


    Ndryshime tė pritshme do tė ketė edhe nė konkursin qė do tė zhvillohet nė Fakultetin e Arteve Pamore, i cili kėtė vit do tė ndryshojė emėr, duke u quajtur Fakulteti i Arteve tė Bukura.

    Rektori Malaj informoi se, nė rast se vitet e tjera tė gjithė fituesit kanė hyrė nė shkollė dhe kanė kryer njė vit tė parė nė bllok tė tėrė sė bashku dhe gjatė vitit tė dytė kanė specifikuar drejtimin qė do ndjekin, tashmė, me Kartėn e Bolonjės, ndarja e degės nga konkurrentėt do tė bėhet nė ditėn kur ata do tė zhvillojnė konkursin.

    "Ėshtė shumė e thjeshtė. Konkurrenti qė konkurron pėr Pikturė, krahas testimit tė aftėsive qė disponon nė kėtė fushė, do tė pyetet edhe pėr drejtimin qė do tė marrė nė vitet e shkollės, pra nėse dėshiron tė vazhdojė pėr dizajn, grafik, tekstil, etj.

    Kjo bėhet me qėllim kategorizimin e secilit kandidat, sipas diplomės sė nivelit tė parė tė studimit". Ky ėshtė ndryshimi thelbėsor qė do tė ndodhė nė Fakultetin e Arteve tė Bukura.

    Nė vitet e kaluara, ndarja e specialiteteve nė Fakultetin e Arteve Pamore ėshtė bėrė nė vitin e dytė, ndėrsa nė vitin e parė ka qenė i pėrbashkėt. Rektori Malaj, saktėsoi se paēka ndryshimit tė kryer, viti i parė pėr studentėt nė Fakultetin e Arteve tė Bukura do jetė i pėrbashkėt.


    Shekull Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #45
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Pikėt pėr secilin nga testet me zgjedhje

    Testi nė provimet me zgjedhje, do tė pėrmbajė 40 pikė, ku pyetjet me shtjellim do tė kenė pikė variabėl
    Matura, pikėt pėr secilin nga testet me zgjedhje
    Pyetjet me zgjedhje do tė jenė 10 pėr secilėn lėndė, dhe do tė pėrmbajnė njė pikė secila


    Ēdo test, nė 9 lėndėt me zgjedhje qė do tė jepen nė provimet e Maturės Shtetėrore, do tė ketė krahas pėrmbajtjes sė dallueshme, edhe strukturė tė ndryshme pikėsh. Edhe kėtė vit, testet do tė jenė ndara nė dy seksione; nė kėrkesa me zhvillim dhe zgjedhje. Nė total, testi nė provimet me zgjedhje do tė ketė 20 pyetje, nga tė cilat 10 do tė jenė me zgjedhje, dhe po kaq me zhvillim. Provimi nė lėndėt me zgjedhje do tė zgjasė 120 minuta dhe ēdo test do tė pėrmbajė nė vetvete 40 pikė tė mundshme, tė ndara kėto sipas rėndėsisė sė pyetjes dhe shkallės sė vėshtirėsisė. Pyetjet me zgjedhje, ose me rrethim, do tė pėrmbajnė 4 alternativa, nga tė cilat maturanti do tė rrethojė vetėm njėrėn prej tyre, atė qė ai mendon se ėshtė e saktė. Ēdo pyetje e saktė do tė vlejė 1 pikė, ndėrkohė qė maturanti nuk do tė penalizohet me heqje pike, nė rast se rrethon alternativėn e gabuar. Kjo pėr sa u pėrket pyetjeve me zgjedhje, pasi pyetjet me zhvillim do tė kenė pikėzim variabėl nga njėri-tjetri, gjithmonė duke u mbėshtetur nė rėndėsinė dhe shkallėn e vėshtirėsisė qė ato do tė kenė. Nė provimin "Njohuri pėr shoqėrinė" dhe atė "Njohuri pėr Ekonominė dhe Filozofinė", qė do tė jepen mė datė 10 korrik, nė tė njėjtėn ditė kur maturantėt do tė japin provimet e tjera me zgjedhje, pyetjet me shtjellim do tė kenė vlerė 3 pikė secila, qė nė total, bashkuar me pikėt e kėrkesave me zgjedhje, bėhen 40 pikė. Nė kėrkesat me zgjedhje, maturanti do tė rrethojė vetėm shkronjėn pėrbri pėrgjigjes sė saktė, ndėrsa pėr kėrkesat me zhvillim ėshtė dhėnė hapėsira e nevojshme pėr tė shkruar pėrgjigjen. Njėzet pyetje, nė total, do tė ketė edhe lėnda e historisė. Testi do tė jetė i ndarė ashtu si edhe nė testet e tjera nė lėndėt me zgjedhje, nė kėrkesa me zgjedhje dhe mė zhvillim, tė cilėt do tė jenė nė proporcion tė drejtė. Kėrkesat me zgjedhje do tė kenė vlerė, nė rast tė pėrgjigjes sė saktė, 1 pikė, ndėrsa ato me shtjellim, nga 2-4 pikė. Nė pyetjet me shtjellim, maturantėt do tė rendisin ēėshtjet historike, sipas kėrkesės sė shtruar nė test, ku secila pėrgjigje do tė ketė 1 pikė, tė cilat tė mbledhura nė fund, plotėsojnė pikaverazhin e vendosur nga hartuesit e testit. Testi do tė ketė tė njėjtėn strukturė edhe nė lėndėn e gjeografisė. I vetmi dallim nga lėnda e historisė, ėshtė qė pyetjet me shtjellim nė kėtė lėndė do tė variojnė nga 2-5 pikė. Nė lėndėt ekzakte me zgjedhje si, kimi, biologji dhe fizikė, pyetjet me shtjellim do tė kenė nga 2-3 pikė secila dhe do tė jenė tė ndara me ushtrime pėrkatėse, vlera e tė cilėve do tė jetė 1 pikė.


    Provimet me zgjedhje

    Gjuhėt e huaja, testi i ndarė nė tre seksione
    Dallime nė strukturė do tė ketė nė lėndėt me zgjedhje, qė pėrfshijnė Gjuhėt e huaja. Nė gjuhėn frėnge, testi do tė ndahet nė 3 seksione. Nė seksionin e parė do tė jepet fragmenti i njė teksti dhe mė poshtė do tė parashtrohen 9 pyetje, ku do tė pėrgjigjen maturantėt. Ēdo kėrkesė ka pėrbri 1-2 pikė. Nė seksionin e dytė, maturantėt duhet tė masin njohuritė nė gramatikė dhe fjalor, ku ēdo pėrgjigje e saktė do tė ketė vlerė 1 pikė. Seksioni i tretė do tė jetė mė i rėndėsishmi nė test dhe do tė pėrmbajė 6 pikė. Nė kėtė pjesė, maturanti duhet tė pėrshkruajė nė frėngjisht njė eksperiencė jetėsore tė tij, sipas fjalėve tė dhėna. E njėjta strukturė do tė ndiqet edhe nė formulimin e testeve nė provimet me zgjedhje, qė pėrfshijnė gjuhėt e tjera si, anglisht, italisht, spanjisht, gjermanisht.


    8. Lėndėt e provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore janė:

    a) Fizikė
    b) Kimi
    c) Biologji
    d) Histori
    e) Gjeografi
    f) Njohuri pėr shoqėrinė
    g) Njohuri pėr ekonominė, Filozofi
    h) Gjuhė angleze
    i) Gjuhė frėnge
    j) Gjuhė italiane
    k) Gjuhė gjermane
    l) Gjuhė spanjolle



    1-Njohuri mbi shoqėrinė
    20 pyetje
    Kohezgjatja 2 orė
    10 pyetje me rrethim, nga 1 pikė secila
    10 pyetje me shtjellim, nga 3 pikė secila

    2-Historia
    20 pyetje
    2 orė
    10 pyetje me rrethim, 1 pikė secila
    10 pyetje me shtjellim, qė variojnė nga 2-4 pikė

    3-Gjeografi
    20 pyetje
    Kohezgjatja 2 orė
    10 pyetje me alternativa
    10 pyetje me shtjellim, qė variojnė nga 2-5 pikė

    4-Gjuha Frėnge, Angleze, Italiane, Gjermane
    Ndarė nė tri seksione
    Shtjellim fragmenti
    Gramatikė dhe Fjalor
    Pyetje me alternativa 1 pikė
    Pyetje me shtjellim 2-6 pikė

    5-Ekonomi Filozofi
    20 pyetje
    Pyetje Me alternativa 1 pikė
    Me zhvillim 3 pikė

    6-Biologjia
    20 pyetje
    Me alternativa 1 pikė
    Me zhvillim 1-3 pikė

    7-Kimia
    20 pyetje
    Me alternativa 1 pikė
    Me zhvillim 1-4 pikė

    8-Fizika
    20 pyetje
    Me alternativa 1 pike
    Me zhvillim 2-4 pike
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #46
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Provimet e fundvitit, vlerėsim me pikė edhe pėr pėrgjigjet e paplota

    Nxėnėsit, nė provimet e lirimit dhe maturė, do tė marrin pikė edhe nėse nuk i kanė dhėnė pėrgjigje tė plotė ushtrimit

    Pėr tė shmangur shkallėn e gabimit, AVA ka vendosur qė korrigjimi tė bėhet nga dy vlerėsues njėherėsh


    Edhe nėse e shikon veten tė paaftė pėr tė plotėsuar tė gjitha kėrkesat e parashtruara nė test, nuk ka vend pėr t'u shqetėsuar; mjafton tė bėsh ato qė di mė mirė dhe, nėse ke dhėnė pėrgjigje tė saktė, atėherė pikėn e ke automatikisht tė fituar. Specialistėt e arsimit kanė menduar qė kėtė vit tė mos jenė fort dorėshtrėnguar me maturantėt, por tė marrin nė konsideratė ato dije, qoftė edhe tė pakta, qė ata kanė.


    Nėse nė maturat e kaluara, maturanti, qoftė nė provimet me detyrim, ashtu dhe nė ato me zgjedhje, ishte i detyruar tė plotėsonte tė gjithė kėrkesat pėr tė marrė pikėt e plota tė ushtrimit, kėtė vit do tė vlerėsohet nė bazė tė asaj ēka jep nė test, pra, edhe nėse ka dhėnė vetėm njė pėrgjigje tė saktė nga katėr kėrkesa qė supozohet tė ketė ushtrimi, atėherė ai do tė vlerėsohet nga komisioni me njė pikė.


    Dhe jo vetėm kaq, por do tė ketė vlerėsime edhe pėr ato qė, nė gjuhėn e korrigjimeve, njihen si pėrgjigje jo tė plota. Pėr tė qenė sa mė pranė shkallės sė vėrtetėsisė dhe njohjes sė pėrgatitjes tė maturantit, korrigjuesit do tė vlerėsojnė edhe gjysmėpikėshat, p.sh., nėse njė ushtrim ėshtė 2 pikė dhe maturanti nuk ka dhėnė pėrgjigje tė plotė, atėherė do tė marrė 1.5 pikė.


    Sistemi i mėsipėrm i vlerėsimit do tė jetė i vlefshėm jo vetėm nė provimet e Maturės Shtetėrore, por edhe nė ato tė Lirimit pėr ciklin 9-vjeēar. Edhe nė kėto provime, ku priten tė marrin pjesė rreh 30 mijė nxėnės, do tė pėrdoret e njėjta logjikė vlerėsimi.


    Pėr tė shmangur shkallėn e gabimit gjatė korrigjimit, Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve, ka vendosur qė kėtė vit, korrigjimi i testit tė bėhet nga dy vlerėsues njėherėsh, ndėrkohė qė do mbetet e pandryshuar skema e pėrgatitjes sė testit, sipas nivelit qė, maturanti ose nxėnėsi, qė pėrfundon ciklin 9-vjeēar, ka paraqitur gjatė ecurisė sė tij shkollore.


    Edhe kėtė vit testet do tė kenė tre nivele vėshtirėsie, kjo pėr t'u dhėnė mundėsi nxėnėsve tė shprehen nė bazė tė njohurive qė ata kanė fituar gjatė ciklit shkollor qė kanė ndjekur. Tė vetmit qė kanė paraqitur rezerva pėr ndarjen e testeve nė nivele, janė maturantėt me shkallė tė lartė pėrgatitjeje, tė cilėt janė shprehur se, pėr shkak tė moskonvertimit tė niveleve, rrezikojnė tė marrin tė njėjtėn notė me nxėnėsit e dobėt, mendim qė ėshtė rrėzuar nga specialistė tė arsimit.


    Specialistė tė AVA-s, shpjegojnė se tė gjithė maturantėt, tė cilėt hyjnė nė kategorinė e nxėnėsve tė dobėt, ecuria shkollore e tė cilėve luhatet nė mesataren 5-6, do tė kenė hapėsirė nė 40 pėr qind tė testit; maturantėt, tė cilėt futen nė kategorinė e dytė, ose ndryshe nė nivelin mesatar, do tė kenė 80 pėr qind tė testit, ndėrsa niveli ku pėrfshihen nxėnėsit e mirė dhe ata shumė tė mirė, do tė ketė hapėsirė nė 100 pėr qind tė testit.


    Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #47
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Universitetet, si do tė pėrzgjidhen fituesit nė shkollat akademike

    Artet, sportet, arkitektura, raporti mes provimeve tė Maturės dhe konkursit. Pėrcaktohet pragu i pikėve qė duhet tė kapėrcejė njė maturant pėr tė fituar


    Kandidatėt qė duan tė ndjekin studimet e larta nė shkollat akademike do tė pėrzgjidhen nė bazė tė rezultateve qė do tė arrijnė nė testimin e pjesės speciale tė konkursit. Bazuar dhe nė llojin e degės, konkursi special pėr kėta kandidatė do tė zėrė deri nė 80 pėr qind tė peshės pėrzgjedhėse tė kandidatėve fitues pėr nė universitet. Ndėrsa pjesa tjetėr do t’u atribuohet provimeve tė Maturės. Pėrjashtim nė kėtė rast do tė bėjė vetėm dega e Arkitekturės, e cila do tė japė dhe pjesėn speciale, por dhe atė tė lėndėve me zgjedhje, sepse kėrkohet qė maturantėt qė pėrzgjedhin kėtė degė, tė kenė aftėsi edhe nė fusha tė tjera, tė cilat janė tė domosdoshme.

    Konkursi
    Pas pėrfundimit tė katėr provimeve tė Maturės, kandidatėt qė duan tė ndjekin studimet nė degėn Arkitekturė, do t’i nėnshtrohen edhe njė konkursi specifik. Konkursi i pranimit, qė pėrfshin talentin dhe pėrgatitjen fizike, do tė ketė njė peshė tė madhe pėr t’u shpallur fitues nė Akademinė e Arteve, Sporteve. Maturantėt qė do tė pranohen nė kėto institucione, pėrveē rezultateve tė Maturės Shtetėrore, do t’u duhet tė jenė tė suksesshėm edhe nė kėto konkurse, qė organizohen pėr shkak tė profilit tė veēantė tė kėtyre programeve. Sakaq ėshtė pėrcaktuar pragu i pikėve qė duhet tė marrė njė maturant nė konkursin e pranimit pėr ēdo akademi pėr tė fituar tė drejtėn e studimit. Nė Akademinė e Arteve rezultatet e Maturės Shtetėrore do tė llogariten nė masėn 20 pėr qind dhe rezultatet e konkursit tė pranimit nė masėn 80 pėr qind. Nė bazė tė propozimit tė kėtij institucioni, kandidati qė nuk do tė marrė 25 pėr qind tė pikėve tė konkursit tė pranimit nuk fiton tė drejtėn pėr tė studiuar nė programet e studimit tė kėsaj akademie pėr vitin akademik 2009-2010. Nė Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” nė Tiranė dhe nė programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” tė Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės raporti mes provimeve tė Maturės dhe konkursit tė pranimit do tė jetė nė masėn 30 pėr qind Matura me 70 pėr qind konkursi. Nė programin e studimit “Arkitekturė” nė Universitetin Politeknik tė Tiranės ky raport i rezultateve do tė jetė nė masėn 35 pėr qind me 65 pėr qind, ku pėrsėri peshėn kryesore do ta ketė konkursi i universitetit.

    Pranimet
    Pranimet e studentėve nė Akademinė sė Arteve, nė Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe nė programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” tė Universitetit tė Shkodrės, kėtė vit do tė bėhen mbi bazėn e rezultateve tė dy provimeve me detyrim tė Maturės Shtetėrore dhe tė rezultateve nga konkursi i pranimit i organizuar nga kėto institucione publike tė Arsimit tė Lartė. Nė rregulloren e Maturės 2009 ėshtė vendosur qė shtetasit shqiptarė, qė duan tė vazhdojnė studimet vetėm nė Akademinė e Arteve tė Bukura, Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe nė programin e studimit tė Edukimit Fizik dhe Sporteve nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, mund tė konkurrojnė nė kėto institucione tė Arsimit tė Lartė publik pa qenė tė detyruar tė japin provimet e lėndėve me zgjedhje. Maturantėt qė do tė pranohen nė kėto institucione, pėrveē rezultateve tė dy provimeve tė Maturės, duhet tė kalojnė me sukses edhe testimin special nė konkurs, pėr tė vijuar mė tej studimet e larta. Njė vit mė parė MASH-i vendosi t’i organizojė konkurset speciale tė shkollave tė larta akademike nė muajin korrik, nė mėnyrė qė raundet e pranimeve nė universitete, sipas sistemit Meritė-Preferencė (MeP), tė pėrfundonin mė herėt dhe brenda javės sė parė tė vitit akademik.

    Raporti i pikėve Maturė/konkurs

    Akademia e Arteve
    Nė Akademinė e Arteve rezultatet e Maturės Shtetėrore do tė llogariten nė masėn 20 pėr qind dhe rezultatet e konkursit tė pranimit nė masėn 80 pėr qind. Nė bazė tė propozimit tė kėtij institucioni, kandidati qė nuk do tė marrė 25 pėr qind tė pikėve tė konkursit tė pranimit nuk fiton tė drejtėn pėr tė studiuar.

    Akademia e Sporteve
    Nė Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” nė Tiranė dhe nė programin e studimit “Edukim fizik dhe sporte” tė Universitetit “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės, raporti mes provimeve tė Maturės dhe konkursit tė pranimit do tė jetė nė masėn 30 pėr qind Matura me 70 pėr qind konkursi.

    Arkitektura
    Nė programin e studimit Arkitekturė nė Universitetin Politeknik tė Tiranės ky raport i rezultateve do tė jetė nė masėn 35 pėr qind me 65 pėr qind, ku pėrsėri peshėn kryesore do ta ketė konkursi i universitetit.

    Maturantėt qė kanė kryer shkollėn e mesme jashtė shtetit

    Maturantėt qė kanė kryer shkollėn e mesme jashtė shtetit dhe kanė njė diplomė tė barasvlershme me Dėftesėn e Pjekurisė tė vendit tonė kanė tė drejtė tė vazhdojnė studimet nė universitetet e Shqipėrisė. Pėr t’u pranuar nė universitetet publike tė vendit, maturantėt qė kanė kryer shkollėn e mesme jashtė, duhet tė japin provimet e lėndėve me zgjedhje. Ministria e Arsimit publikon udhėzimin e posaēėm pėr kėta kandidatė, nė tė cilin pėrcaktohen procedurat qė ata duhet tė ndjekin pėr tė kryer ekuivalentimin e dėftesės si dhe pėr t’u regjistruar nė provimet e Maturės. Maturantėt qė kanė mbaruar arsimin e mesėm jashtė vendit qė do tė japin provimet e lėndėve me zgjedhje, duhet tė paraqesin pėr ekuivalentim nė Ministrinė e Arsimit (Drejtoria e Kurrikulės dhe Monitorim, Vlerėsimit) deri mė 15 prill 2009 dokumentet e mėposhtme: Kėrkesėn me shkrim pėr tė vazhduar studimet e larta nė institucionet e arsimit tė lartė publik; dėftesat origjinale me notat e tė gjitha viteve tė shkollės sė mesme, tė pėrkthyera dhe tė noterizuara; fotokopje e noterizuar e pasaportės/letėrnjoftimit ose certifikatė lindjeje me fotografi.
    Nė Ministrinė e Arsimit do tė ngrihet komisioni i posaēėm pėr ekuivalentimin e dokumentacionit tė shtetasve shqiptarė qė kanė kryer shkollat e mesme jashtė shtetit dhe qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet e larta nė institucionet e Arsimit tė Lartė publik.

    Procedurat pas njohjes sė dėftesės

    Komisioni i posaēėm, pasi njeh vlefshmėrinė e dėftesės shkollore tė shtetasve shqiptarė qė kanė kryer shkollėn e mesme jashtė shtetit, ndjek hapat e mėposhtėm:
    Bėn pėrllogaritjen e notės mesatare tė viteve tė shkollimit dhe tė notave tė provimeve tė detyruara D1 dhe D2 ose, nė mungesė tė kėtyre tė fundit, tė notave pėrkatėse tė kėtyre lėndėve.
    Pėrcjell zyrtarisht rezultatet e mėsipėrme nė Komisionin e Maturės Shtetėrore pranė drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore, ku shtetasi ka vendbanimin, brenda datės 30 prill 2009.
    Komisioni i Maturės Shtetėrore pranė drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore ndjek hapat e mėposhtėm:
    Cakton shkollėn ku shtetasi do tė kryejė provimet me zgjedhje dhe do tė plotėsojė formularėt A1 dhe A2.
    Pėrcjell pranė shkollave pėrkatėse notat qė ka pėrcaktuar Komisioni i Posaēėm.
    Dorėzon zyrtarisht dhe nė formė elektronike nė Agjencinė e Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA) formularėt A1 tė plotėsuar nga shtetasit dhe pėrmbledhėsen e tė dhėnave tė shtetasve sipas tabelės T, brenda datės 5 Maj 2009.
    Formularėt A2 plotėsohen nga shtetasit brenda datės 30 qershor 2009 dhe dorėzohen nė Komisionin Shkollor tė Maturės Shtetėrore.


    Jonida Tashi
    Gazeta Albania
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #48
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Provimet me zgjedhje, maturantėt qė pėrjashtohen kėtė vit

    Shkollat e larta qė do t’i pranojnė studentėt pa iu nėnshtruar provimeve me zgjedhje. Kandidatėt nė kėto shkolla do tė pėrzgjidhen nė bazė tė konkursit special

    Maturantėt qė rezultojnė mbetės, qoftė edhe nė njė nga provimet me detyrim tė Maturės, nuk kanė tė drejtė t’u nėnshtrohen mė tej atyre me zgjedhje. Specialistėt e Arsimit, bazuar nė rregulloren e Maturės, shpjegojnė se ky nxėnės duhet tė japė riprovim lėndėt e detyruara nė sesionin e dytė dhe, nė qoftė se i merr ato, ka tė drejtė tė futet nė provimet me zgjedhje vitin e ardhshėm.

    Vlerėsimi
    Kanė tė drejtė tė kandidojnė pėr tė vazhduar studimet nė universitetet publike tė vendit vetėm nxėnėsit qė vlerėsohen kalues nė tė katėr provimet e Maturės Shtetėrore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nėse njė nxėnės ka vlerėsim kalues vetėm nė njėrin nga provimet e detyruara tė Maturės Shtetėrore, rezultati i tij ruhet (konsiderohet i vlefshėm) edhe nė vitet nė vazhdim. Tė vetmit kandidatė, qė nuk janė tė detyruar tė japin provimet me zgjedhje pėr tė vijuar studimet e larta, janė ata maturantė qė duan tė vazhdojnė studimet vetėm nė Akademinė e Arteve tė Bukura, Akademinė e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe nė programin e studimit tė Edukimit Fizik dhe Sporteve nė Universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės. Kurse ēdo nxėnės tjetėr qė ka vlerėsimin kalues nė tė dyja provimet e detyruara dhe dėshiron tė vazhdojė studimet e larta, duhet tė japė edhe provimet me zgjedhje.

    Ndryshimet

    Gara e provimeve pėr kėtė vit pėrfshin njė sėrė ndryshimesh pėr lėndėt me zgjedhje, ku ėshtė vendosur qė pėr akademitė sportive dhe artistike tė mos zhvillohen provimet me zgjedhje. Kandidatėt qė duan tė ndjekin studimet e larta nė kėto profile akademike do tė pėrzgjidhen nė bazė tė rezultateve qė do tė arrijnė nė testimin e pjesės speciale tė konkursit. Bazuar dhe nė llojin e degės, konkursi special pėr kėta kandidatė do tė zėrė deri nė 80 pėr qind tė peshės pėrzgjedhėse tė kandidatėve fitues pėr nė universitet. Pjesa tjetėr do t’i atribuohet mesatares sė shkollės sė mesme. Pėrjashtim nė kėtė rast do tė bėjė vetėm dega e Arkitekturės, e cila do tė japė dhe pjesėn speciale, por dhe atė tė lėndėve me zgjedhje, sepse kėrkohet qė maturantėt qė pėrzgjedhin kėtė degė, tė kenė aftėsi edhe nė fusha tė tjera, tė cilat janė tė domosdoshme. Megjithatė para se tė nisė plotėsimi i formularit A2 do tė publikohen edhe koeficientet e shkollave tė mesme, nė mėnyrė tė tillė qė maturantėt tė bėjnė pėrllogaritė paraprake vetė, qė tė rezultojnė fitues nė degėt ku kanė mė shumė probabilitet pėr tė fituar.

    Gazeta Albania
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #49
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Studimet nė Itali, pėrcakton qendrat ku duhet tė tėrhiqen certifikatat

    Instituti Italian i Kulturės: Gati certifikatat “Celi 3” pėr provimin mė 10 nėntor 2008.

    Dalin certifikatat “Celi 3” pėr maturantėt shqiptarė qė i janė nėnshtruar provimit tė gjuhės italiane mė datėn 10 nėntor 2008. Lajmi bėhet i ditur nga Instituti Italian i Kulturės nė Tiranė, i cili ka pėrcaktuar edhe qendrat ku tė rinjtė duhet tė paraqiten pėr tė tėrhequr certifikatėn. Instituti Italian i Kulturės njofton se kandidatėt pėr studentė me banim nė Tiranė, tė cilėt mė datė 10 nėntor 2008 kanė dhėnė provimin “Celi 3”, mund tė tėrheqin certifikatat e lėshuara nga Universiteti pėr tė Huaj i Peruxhias pranė kėtij instituti.

    Orari
    Orari javor i pėrcaktuar nga Instituti Italian pėr marrjen e certifikatės ėshtė nga e hėna nė tė premte, nga ora 15:00 deri nė orėn 16:30. Ndėrsa tė gjithė studentėt e tjerė, qė nuk banojnė nė Tiranė, duhet tė kontaktojnė pėrgjegjėsit lokalė tė kurseve tė gjuhės italiane pėr t’u pajisur me certifikatėn e njohjes sė kėsaj gjuhe, “Celi 3”. Rezultatet e provimit tė gjuhės “Celi 3” pėr tė gjithė kandidatėt qė duan tė vazhdojnė studimet e larta nė Itali janė publikuar nga Instituti Italian i Kulturės mė datė 16 shkurt tė kėtij viti. Provimet pėr njohjen e gjuhės italiane organizohen nga Instituti Italian i Kulturės pranė tri konsullatave italiane: tė Tiranės, Shkodrės dhe Vlorės, tė cilat shėrbejnė edhe pėr t’u pararegjistruar nė universitetet italiane. Nė bazė tė kalimit tė provimit tė njohjes sė gjuhės italiane do tė mund tė procedohet mė tej nė aplikimin pėr tė filluar studimet nė universitetet italiane. Marrja e provimit tė gjuhės ėshtė prova e parė qė duhet tė kalojė njė maturant pėr tė nisur studimet nė Itali. Pajisja me certifikatėn “Celi 3” i paraprin regjistrimit tė tyre nė universitetet italiane.
    Aplikimi
    Ambasada Italiane bėn publike rregullat qė duhet tė ndjekin tė gjithė tė interesuarit qė dėshirojnė tė ndjekin studimet e larta nė Itali. Aplikimi pėr tė ndjekur studimet nė kėtė vend nis me marrjen e provimit tė gjuhės italiane “Celi 3”. Menjėherė pas shpalljes sė kėtyre rezultateve, kandidatėt pėr studentė qė duan tė vazhdojnė universitetin nė Itali duhet tė nisin fazėn e regjistrimit paraprak. Kandidatėt pėr studentė nė njėrin nga fakultetet italiane fillimisht duhet tė plotėsojnė formularin e regjistrimit e mė pas tė marrin nė dorėzim njė zarf, brenda tė cilit do tė pėrfshijnė tė gjitha dokumentet e nevojshme. Pėr kėtė, secili prej tyre duhet tė paraqitet te kancelaria konsullore e Ambasadės Italiane nė Tiranė me disa dokumente, tė cilat jo vetėm qė duhet tė jenė origjinale, por duhen shoqėruar edhe me fotokopje tė noterizuar.

    Formularėt e aplikimit


    Formularėt e aplikimit pėr ndjekjen e studimeve nė universitetet italiane janė dy: formulari “Modello A” dhe formulari “Autentica di foto”. Nė formularin e parė, i cili ėshtė mė i rėndėsishėm, kandidati pėrcakton se cila do tė jetė lėnda ku dėshiron tė studiojė, qyteti dhe universiteti. Pas plotėsimit kandidatėt nuk kanė tė drejtė tė ndryshojnė asgjė nga ato tė dhėna qė kanė deklaruar me shkrim. Tė dy formularėt duhet tė plotėsohen nė ēdo pjesė tė tyre, formulari “Modello A” (nė dy faqe), formulari “Autentica di foto” (njė faqe). Vetėm pasi t’i keni plotėsuar bėni njė fotokopje tė thjeshtė tė panoterizuar pėr secilin formular: pėr formularin “Modello A” fotokopje para dhe mbrapa, ndėrsa pėr formularin “Autentica di foto” njė fletė. Studentėt qė e kanė mbaruar shkollėn e mesme duhet tė dorėzojnė Dėftesėn e Pjekurisė nė origjinal. Nė rast se e kanė humbur atė, duhet tė dorėzojnė njė vėrtetim zėvendėsues me fotografi, me notat e tė katėr viteve, sė bashku me ato tė provimeve tė Maturės Shtetėrore. Gjithashtu, Dėftesės sė Pjekurisė ose vėrtetimit zėvendėsues tė saj duhet t’i bashkėngjitet edhe mesatarja e katėr viteve tė shkollės sė mesme. Ndėrsa kandidatėt pėr studentė, tė cilėt aktualisht janė nė vitin e fundit tė shkollės sė mesme dhe do ta marrin Dėftesėn e Pjekurisė gjatė verės 2009, do tė paraqesin vėrtetimin me nota, me notat e tė gjitha viteve dhe tė semestrit nė vazhdim, pra tė vitit I, II, III dhe semestrit I tė vitit IV apo V (varet nga lloji i shkollės qė po mbarojnė). Nė plotėsimin e dy formularėve tė mėsipėrm nevojitet edhe fotokopja e dy faqeve tė para tė pasaportės, si dhe dy fotografi me ngjyra pėr pasaportė.

    G. Albania
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #50
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Universitetet, shtyhet pa afat publikimi i formularit A2

    Shtyhet pa afat publikimi i formularit A2 pėr pranimet nė universitete. Megjithėse sipas rregullores sė Maturės Shtetėrore, Ministria e Arsimit duhet ta miratonte deri mė datėn 1 prill kėtė formular, ai ende nuk ėshtė firmosur nga dikasteri i Arsimit. Tė kontaktuar nga gazeta, burime zyrtare nga Ministria e Arsimit (MASH) deklaruan vetėm afatet pėr plotėsimin e formularit A2, pa pėrmendur asnjė datė se kur do tė bėhet publikimi i tij. Burime nga MASH-i shpjegojnė se plotėsimi i formularit A2 do tė nisė nė muajin qershor dhe afati i fundit pėr dorėzimin e tij ėshtė data 30 e po kėtij muaji. Duke qenė se duhet ende kohė qė maturantėt tė nisin plotėsimin e formularit A2, MASH-i ka “pėrfituar” pėr tė mos bėrė publikimin e tij sipas afateve tė shpallura nga vetė Ministria. Ndėrsa specialistėt qė kanė punuar pėr hartimin e formularit A2 shpjegojnė se ka pėrfunduar konceptimi i formularit dhe tashmė ai ėshtė gati pėr miratim. Megjithėse pėr MASH-in kalimi i afatit pėr miratim nuk pėrbėn asnjė problem, eksperienca e viteve tė kaluara ka treguar se vonesa nė publikimin e formularit A2 ka sjellė kaos dhe konfuzion pėr maturantėt. Mjaft prej kėtyre tė fundit, tė gjendur pėrballė presionit tė mbarimit tė afatit pėr dorėzimin e tij e plotėsuan atė nė mėnyrė tė gabuar, gjė qė u “dogji” edhe vijimin e studimeve nė degėn e preferuar. Madje jo vetėm kaq, por njė vit mė parė pati edhe nga ata maturantė qė, pėr arsye tė shpėrndarjes me vonesė tė formularit A2 nė shkolla, nuk mundėn ta dorėzonin atė nė kohė, gjė qė i la ata jashtė auditorėve pa marrė pjesė nė konkurrim.

    Gazeta Albania
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Matura
    Nga Lumis nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 11:31
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 05:23
  5. Ju rrefej krizen shqiptare
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •