Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152

    Post Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99

    Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99



    Soros krijon Partinë G99 me Milva Ekonomin dhe Erjon Velinë

    Milva Ekonomi autorja e spekulacionit Besa, themeluese e partisë së re

    Mashtrimi, manipulimi, falsifikimi i dokumentacionit ligjor dhe financiar, si dhe çdo lloj mjeti tjetër për shmangien dhe shkeljen e ligjit është metoda bazë e ekzistencës së spinoff-eve të Soros në Shqipëri. Mbi këtë bazë është ngritur dhe funksionon edhe vetë spinoffi i Soros Grupimi Politik G99, një spinoff i ngritur nga njerëzit kryesor të njohur të Soros në Shqipëri: Milva Ekonomi, Remzi Lani, Delina Fico, Valdete Sala, Piro dhe Maklen Misha, Floran Pustina, Igli Totozani, apo njerëzit nivelit të dytë të Soros të inkuadruar të MJAFT si Klotilda Ferhati, Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga, Marinela Lika, Olta Xhaçka, Alken Myftiu, dhe njerëzit e nivelit të tretë të inkuadruar te spinoff-I Agenda i spinoffit MJAFT si Genci Kojdheli, Etjen Xhafaj, Gjergj Filipi, etj.
    G99 është një emër i ri në një plan të vjetër i Rrjetit Mafioz Soros në Shqipëri. Është nje emër i ri që e polli kriza e kushteve kontraktuale financiare të MJAFT me donatorët e huaj, dhe është një histori krejtësisht e ngjashme me megaskandalin e tre Besave të Soros, sepse është një praktikë “normale” e spekulacioneve të Soros.
    Dhe në thelb të këtyre mekanizmave të MJAFTG99 qëndron si gjithmonë Milva Ekonomi, njeriu që ideoi dhe themeloi skemën e tre Besave në Shqipëri që në 1998, një skemë financiare kriminale për të grabitur paratë e shqiptarëve dhe për të rikrijuar institucionin e fajdesë në Shqipëri.
    Ashtu si skema e fajdesë së tre Besave që synonte grabitjen e parave të shqiptarëve dhe pastrimin e origjinës së tyre publike, po ashtu edhe skema 9 vjeçare e krijimit të 9 Mjaftëve për të krijuar Partinë e Soros në Tiranë G99, në funksion të puçit sorosian Rama në krye të PSsë, loja më e fundit e Milva Ekonomit dhe Erion Velisë bazohet në të njëjtën metodologji:
    Soros krijon disa programe, i kthen në OJF-spinoff, i prezanton si të pavarura, ato krijojnë organizata të tjera bija me emra të njëjtë apo të ndryshëm me të njëjtët rrogëtarë të Soros, përvetësojnë asete publike, thithin fondet e ndërkombëtarëve për luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë, godasin dhe shkretojnë shoqërinë civile dhe kundërshtarët apo konkurentët, duke përdorur median sorosiane, korruptojnë zyrtarë të huaj, dhe në fund në emër të idealeve të mëdha mbyllin ciklin e kapjes së shtetit duke e vënë në funksion të mbrojtjes së interesave financiare të Soros dhe spekulacioneve të tij financiare kriminale.
    Sot, në 31 Janar 2009, 9 Mjaftët e krijuara nga Soros konkludojnë në “themelimin” e G99! Partia G99 ishte planifikuar të krijohej 50 ditë para zgjedhjeve në mënyrë që deri në atë kohë të thithte miliona euro nga ndërkombëtarët nëpërmjet Lëvizjes MJAFT dhe spinoffet e tjera të tyre, në shmangie dhe shkelje të plotë të ligjit për partitë politike. Ky plan u prish nga skandali që plasi Gazeta Sot 3 muaj më parë kur u vërtetua paligjshmëria e Grupimit Politik G99. Siç ka publikuar Gazeta Sot, formacioni politik i Soros i përfaqësuar ashtu si edhe MJAFTËT nga Milva Ekonomi dhe Erjon Velia, ishte regjistruar në Gjykatën e Tiranës në formën e një OJFje në mënyrë që t’i shmangej kërkesave të ligjit për partitë politike ku ndër nevojat kryesore të shmangies dhe shkeljes së ligjit ishte pikërisht detyrimi i mosfinancimit të partive politike nga jashtë Shqipërisë dhe shmangies së auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Motivi kryesor i Milva Ekonomit dhe Erion Velisë për të mosdeklaruar burimin e çerek milioni euro të shpenzimeve G99 ishte pikërisht skema e manipulimit të fondeve të donatorëve ndërkombëtarë për të ndihmuar shoqërinë civile në Shqipëri të cilat Veliaj dhe Ekonomi i kanalizuan nëpërmjet kontrollit të numrave bankar të 7 mjaftëve të krijuara nga Soros si dhe nga burimet mbështetëse të direkte dhe indirekte të Soros.

    Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99:

    1991. Spin-off i Parë: Fondacioni Soros Tiranë, i përfaqësuar nga Milva Ekonomi, Remzi Lani, Valdete Sala, Piro Misha, Delina Fico, Çapajev Gjokutaj
    2000. Spin-off i Dytë: Shoqata Kombëtare e Debatit, spinoff i Soros që në 1997, themelues i lëvizjes Mjaft, i përfaqësuar nga Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Floran Pustina, Valdete Sala. Ky spinoff është burim i rëndësishëm financimit të G99 për shkollat e verës
    2000. Spin-off i Tretë: Balkan Youth Link, themelues i Lëvizjes MJAFT, bashkëthemeluar nga Erjon Velia, me qendër në Beograd, numri i llogarisë së saj në SHBA kontrollohet nga Erjon Veliaj për kalimin e fondeve nga njëri spin-off tek tjetri.
    2002. Spin-off i Katërt: Instituti i Lidershipit Rinor, themelues i Lëvizjes MJAFT, përfaqsuar nga Erjon Velia, Endri Fuga, Denis Behluli spinoff i Soros për të shëndoshur financat personale të familjes Veliaj dhe Mazniku.
    2004. Spin-off i Pestë: Fondacioni i paligjshëm MJAFT i krijuar nga spinoff-et e mësipërme, ka zhdukur paratë e ndërkombëtarëve duke dhënë kredi pa liçensë sipas modelit të Fondacionit BESA, i themeluar nga Erion Velia dhe Endri Fuga, burim për 4 bizneset familjare të Velisë, Maznikut dhe Fugës.
    2005. Spin-off i Gjashtë: Fshati Urban, themeluar nga Arbër Veliaj, vëllai i Erjon Velisë me qëllim për të kryer biznes të paligjshëm me kompani duhani, kompani bastesh, etj dhe për të falsifikuar faturat e MJAFT.
    2006. Spin-off i Shtatë: Qëndra MJAFT, themeluar nga Milva Ekonomi, Alken Myftiu, Klotilda Ferhati, Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Holta Xhaçka,
    2006. Spin-off i Tetë: Instituti Agenda themeluar nga Milva Ekonomi, Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Gjergj Filipi, Genci Kojdheli, Ajola Xoxe, Erjon Veliaj
    2008. Spin-off i Nëntë: Shoqata G99 – themeluar nga 8 spinoff-et e mësipërme

    Paligjshmëria e transformimit të Shoqatws G99 nw Partinë Politike G99:

    Paligjshmëria e krijimit të Partisë Politike G99 është sa ligjore aq edhe parimore. Sipas ligjit shqiptar të OJFve, është e pamundur që një OJF të transformohet në një parti politike. Sipas nenit 42 dhe 43, një OJF nuk ka hapësirë ligjore për t’u transformuar në një parti politike. Ndërkohë që veprimi likuidues i pasurisë dhe aseteve të një OJFje në çastin që shpërndahet (në këtë rast shoqata G99 duhet të shpërndahet meqë krijohet Partia G99) e bën të pamundur kalimin pasuror në favor të partisë politike G99.
    Kështu shoqata G99, është e detyruar që ç’kanë mbetur nga të gjitha paratë dhe asetet e dhuruara nga ndërkombëtarët për spinoff-et e mësipërme që janë transferuar në mënyë të paligjshme nga Lëvizja MJAFT, të kthehen në origjinë.
    Sipas ligjit partia G99 duhet të fillojë çdo veprim financiar nga e para dhe nuk mund të trashëgojë asnjë pronë të Lëvizjes MJAFT të përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga shoaata G99 nëpërmjet kontrollit të vulës nga Erjon Veliaj. Por pavarësisht pamundësisë ligjore që Partia G99 të trashëgojë kapitalet e G99 (përfshirë edhe “kuotizacionet” e mbledhura deri më tani nga 99 “aksionerët” e Velisë), dihet se Partia G99 sot kontrollon shumë burime financiare. Sot Veliaj si krahu i djathtë i Ramës, është bërë “mik” me të gjithë biznesmenët e mëdhenj që bëjnë pallate apo kanë interesa pranë Kryetarit Rama dhe ushtari i mirë politik Veliaj i ka të gjitha premisat e një ”sekseri të mirë Veliaj”, kështu që edhe burimet financiare tashmë nuk mungojnë sipas parimit: “japim sot që të bëjmë tendera të paligjshëm sot dhe nesër”.
    Ndërkohë mësohet se Milva Ekonomi si ekzekutuesja e skemës së fajdesë së Soros me tre Besat është në krizë reale këto ditë si pasojë e diskreditimit të vperimtarisë së financiare kriminale të Soros dhe po përpiqet që të përdorë ushtarin dhe sekserin e mirë Veliaj si mbrojtës të skemës Besa pasi edhe ai është implikuar familjarisht në skemat e dhënies së kredive pa liçensë.

    Ja pjesë nga ligji për Partitë Politike që tregojnë paligjshmërinë Veliaj

    LIGJ Nr. 8580, datë 17.2.2000 PËR PARTITË POLITIKE

    Neni 7
    Ndalohet regjistrimi i një partie në rastet kur:
    c) partia është krijuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

    Neni 9
    Deri në datën e regjistrimit, themeluesit e partisë mund të kryejnë veprime që janë të nevojshme për organizimin e saj, siç janë, sidomos,thirrja e zhvillimi i mbledhjes së themeluesve dhe zgjedhja e organeve drejtuese, por nuk mund të kryejnë veprimtari si parti politike.

    Neni 10
    Kërkesa për regjistrimin e një partie politike duhet të nënshkruhet nga jo më pak se 500 shtetas shqiptarë, anëtarë themelues të saj, me vendbanim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.

    Neni 11
    Në dokumentet për regjistrimin e partisë politike, përcaktohen:
    ç) burimet e financimit.

    Neni 17
    Burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga:
    b) çdo pasuri e fituar në mënyrë të ligjshme;

    Neni 20
    Ndalohet krijimi i personave juridikë tregtarë e jotregtarë, që ushtrojnë veprimtari me qëllim fitimi, nga partitë politike apo nëpërmjet të tretëve.
    Partitë politike mund t’i përdorin pasuritë e mjediset e tyre për veprimtari ekonomiko-shoqërore të karakterit të botimeve, shtypshkrimeve, shërbimeve apo dhënies me qera, sipas legjislacionit në fuqi.

    Neni 23
    Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi kompetent i ngarkuar me funksionin e kontrollit financiar mbi partitë. Ky kontroll nuk do të kufizohet vetëm në pjesën e buxhetit të partive që sigurohen nga fondet publike, por do të mbulojë edhe dhuratat dhe ndihmat e përfituara në rrugë të tjera. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë të ushtrojë kontroll financiar mbi partitë politike para dhe pas fushatave elektorale.

    Skema e krijimit të spionffeve sorosian dhe aktivizimi i Edi Ramës si përfaqësuesi politik

    George Soros është shpikësi i modelit të spinoffëve në bursën e Ëallstreett, një instrument i lindjes dhe zhdukjes së subjekteve të tipit of-shore të cilat Soros i ka përdorur për të ngritur gracka spekulative në lojën e tij të “vjedhjes” legale të parave të të tjerëve. Pas një suksesi spektakolar, për të cilat janë shkruar edhe libra në përdorimin e spinoffëve, Soros në mes të viteve 90 filloi të aplikojë lojën e spinoffëve edhe në rrjetin e fondacioneve të veta të shtrira kryesisht në Europën Lindore. Spinoff-et e shoqërisë civile janë organizata jo-qeveritare apo jo-fitimprurëse që krijohen nga zyrat e Soros dhe shfaqen në publik sikur janë të pavarura pavarësisht dokumentacionit të drejtpërdrejtë apo të fshehur të pronësisë në aktin e themelimit. Sipas modelit të Soros, organizatat spinoff janë organizata që themelohen dukshëm apo fshehur nga Soros, por në publik shfaqen si organizata të pavarura. Këto organizata bija të fondacioneve lokale Soros, kanë të gjitha një karakteristikë të përbashkët: nuk mund ta tradhtojnë kurrë themeluesin dhe janë bij që nuk plangprishen dot, për arsye jo thjesht të dokumentacionit por se janë “të besueshme”. Që të jesh pjesë e spinoffit duhet të kesh të ngjashme “10 cilësitë e komunistit”, pasi edhe personazhet që janë rekrutuar nga SOROS vijnë nga majat e organizatave bazë të Partisë së Punës. Personazhet që bëhen të besueshëm për t’ju dhënë e drejta për të administruar një spinoff sorosian, duhet të arrijnë që të bëjnë një figurë të mirë përballë hierarkisë vertikale të Soros që nga ekzekutivi nacional, ai rajonal (Budapest), ai në Londër (që e drejton Princesha e Hollandës Von Miss) e deri në zyrat e Neë York ku ndodhen zyrat e OSI (Instituti i Shoqërisë së Hapur) që ndodhet disa kate nën një ndër korporatat më famëkeqe në botë, Soros Management Fund. Mund të ndodhë që vetë George Soros të dëgjojë për këtë personazh por ndonjë “fatlum” mund të ketë dhe fatin të takohet me vetë “Themeluesin”. Mund të ndodhë që edhe të bëhet mik por ky është rast unik. Në Shqipëri këtë fat e kanë pasur dy vetë: Edi Rama dhe Milva Ekonomi. i pari u bë mik në 1996, si pasojë e ironisë dhe më pas humorit që shkëmbyen kur dy personazhet po hanin supë në një drekë pune në një hotel luksoz të Budapestit (Soros po prezantohej me Bordin e Fondaconit të tij në Shqipëri) dhe tjetra në rrethana të paqarta por vetëm kur demonstroi një sukses të paparë për të inkasuar midis dy krizave të ‘97 dhe ‘99 në xhepat e George Soros mbi 100 milionë dollarë të destinuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar por edhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Këta të dy kanë qenë dy personazhet më të afërt të Soros në Shqipëri i cili vjen vazhdimisht këtu (më shumë se në çdo vend tjetër Ballkanik) sepse edhe ka fituar më shumë këtu se kudo tjetër.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga bnik : 17-03-2009 më 14:22

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Si u përdor shkrimi i Veliaj kundër ardhjes së Bush në Shqipëri nga opinionistët proserb

    Skandali i shkrimit të Veliaj në HUFFINGTON POST (USA), i shërbeu çuditërisht për një kohë jo të shkurtër lobeve serbe kundër pavarësisë së Kosovës për të argumentuar se bombardimet amerikane në ish-Jugosllavi erdhën si pasojë e trafikut ilegal të armëve nga Shqipëria në Kosovë dhe jo si pasojë e gjenocidit serb atje. Është një rast flagrant por edhe unik që i vetmi emër shqiptari që përmendet nga lobet serbe dhe greke si referencë është “intelektuali i ri” Erion Veliaj.

    Veliaj duke u bërë një zë unik shqiptar që u shpreh haptas kundër mikpritjes dhe përzemërsisë shqiptare ndaj ardhjes së Presidentit Xhorxh Ë. Bush në Shqipëri, bëri jehonë të madhe në të gjitha qarqet antishqiptare në median ndërkombëtare. Jehona e shkrimit të Velisë bashkë me historinë e shpikur të orës që detyroi edhe Shtëpinë e Bardhë të bënte përgënjeshtrimin, përfshiu të gjithë ata që u acaruan nga mikpritja e shqiptarëve.

    Shkrimi i Velisë antishqiptar dhe AntiBush në median antishqiptare HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington, e njohur në Amerikë për armiqësinë e saj nga Klintonëve për hir të bombardimeve në ish-Jugosllavi për çlirimin e Kosovës, mbetet si i vetmi kontribut i vyer i përdorur nga media proserbe dhe nga institucioni më i famshëm serb antishqiptar në Amerikë, Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës (The American Council for Kosovo). Sipas faqes zyrtare:
    “Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës është një organizatë jofitimprurëse e përkushtar shpjegimit të amerikanëve që të kuptojnë të ardhmen e Provincës Serbe të Kosovës dhe Metohisë.
    Misioni i Këshillit është të promovojë informacione dhe analiza rreth Kosovës drejtuar:
    - zyrtarëve të Ekzekutivit dhe Legjislativit të Qeverisë së Bhteteve të Bashkuara
    - subjekteve të thinj tank-ut, medias, OJQve, organizatave religjioze dhe të advokacisë
    - si dhe publikut në përgjithësi.
    Në mënyrë të veçantë, Këshilli do të gjenerojë aktivitete edukative nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese amerikane për të shpjeguar se pavarësia e Kosovës është një shkëputje me forcë dhe e paligjshme e komunitetit ndërkombëtar e cila është në dëm të interesave amerikane dhe sigurisë evropiane dhe globale.”
    Në faqen zyrtare të këtij Këshilli www.savekosovo.org, Erion Veliaj është i vetmi shqiptar që promovohet dhe për të drejtohet një lutje nga editorja më e rëndësishme Julia Gorin “që Zoti t’a mbrojë Velinë dhe grupin e tij”, referenca ndaj të cilit është pikërisht shkrimi i tij në HUFFINGTON POST (USA) me titullin proverbial tashmë: “Ëashingtoni nuk duhet të gënjehet nga pritja euforike e shqiptarëve që i bën Presidentit Bush”. Në fakt titulli i Velisë në një shqipërim të pastër do të ishte: Ëashingtoni nuk duhet të marrë kot (budallallepset) nga pritja euforike e shqiptarëve”

    Të bën përshtypje që personi kryesor që ka amplifikuar dhe ka marrë referenca të plota nga shkrimi i Velisë është një nga drejtueset kryesore të Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës, antishqiptarja më e njohur në Amerikë: Julia Gorin. Julia Gorin është e njohur në median amerikane si kritikja e njohur e Klintonëve me librin e saj kundër çiftit Klinton “KLINTONIZMI”. Ky person me origjinë ebreo ruse është një person subversiv kundër politikës së jashtme amerikane në Evropën Lindore dhe në mënyrë të veçantë në ish-Jugosllavi, dhe i përket krahut ekstrem antimysliman dhe antikatolik. Shkrimet e saj në median amerikane janë bërë të njohura në rastin e Ballkanit për amplifikimin e historisë surreale me trafik organesh, xhihad islamik kundër ortodoksëve serb dhe sidomos për gjenocidin e shqiptarëve kundër serbëve me kriminelët Thaçi e Haradinaj. Pikërisht kjo grua me një botëkuptim të thellë racist antishqiptar i lutet Zotit të mbrojë Velinë dhe grupin e tij sepse po bëjnë një punë shumë të rëndësishme në Shqipëri.

    Në shkrimin e saj të famshëm në median amerikane (http://www.americanthinker.com/2007/...agmire_at.html dhe e publikuar në faqen e Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës http://www.savekosovo.org/default.asp?p=4&sp=308 per “Kënetën Ballkanike” siç e quan ajo situatën në Ballkanin e dominuar nga mafia dhe kriminelët shqiptarë të mbështetur nga Ëashingtoni për faj të Klintonëve dhe Bush, Julia Gorin citon gati të plotë të gjithë shkrimin e Erion Velisë duke u ndalur në mënyrë të veçantë sidomos në pjesën kur Veliaj na kujton se ne shqiptarët nuk duhet të eksportojmë regjimin tonë autokratik të Berishës. Sipas Julia Gorin: “Veliaj mbështetës i pavarësisë së Kosovës si çdo shqiptar tjetër në planet, pyet në komentin e tij që tashmë është një sllogan: “A duhet ne në Shqipëri të rregullojmë gjërat brenda, para se të përpiqemi të eksportojmë regjimin tonë gjithandej?”

    Julia Gorin përdor pikërisht këtë argument të Velisë në përgjigjen që ai i dha krikës shqiptare online në 2007, për të nxjerrë pikërisht nektarin proverb nga shkrimi i Velisë: pavarësia e Kosovës është e gabuar pasi aty do të eksportohet regjimi autokratik alla Chavez i Berishës!

    Në fakt shkrimi i Velisë shtë publikuar në shumë faqe proserbe si një model i opinionit të pavarur të një intelektuali shqiptar i cili ka guximin të dalë mbi të vërtetën zyrtare dhe paraqet një opinion të pavarur të shqiptarëve ndaj politikës amerikane në rajon.

    Faqja më e rëndësishme e lobit serb në Amerikë www.serbiana.com (http://serbianna.com/blogs/michaletos/?p=160) me redaksi në Michigam është nj faqe e hapur në Amerikë në mënyrë të posaçme nga serbët pas ndërhyrjes amerikane në Kosovë në 1999. Sipas kësaj faqeje, “serbiana.com është një ëebsite i medias dhe lajmeve të pavarura që i dedikohet studimeve dhe analizave të shtypit për Ballkanin.” Serbiana.com është faqja kryesore e lobit serb në SHBA

    Në këtë faqe shkrimi i Velisë është publikuar i plotë dhe është i vetmi shkrim me autor shqiptar.
    Por vetë Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velisë si dhe reagimin e tij ndaj kritikës që shpërtheu online në Amerikë kundër shkrimit të tij nga studentët shqiptarë atje pasi ishin të vetmit që u njohën me këtë fakt që në 2007.

    Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit për të mbrojtur Velinë dhe grupin e tij që po bën një punë të rëndësishme në Shqipëri ngrejnë pyetjen se çfarë pune të rëndësishme që iu pëlqeka serbëve dhe proserbëve kundër pavarësisë së Kosovës bën Veliaj me grupin e vet? Ka lidhje kjo me historinë e Erion Velisë me organizatën e tij të parë Balkan Youth Link zyra kryesore e të cilës ishte në Beograd në 2001? Në fakt “puna e rëndësishme” e Velisë në sytë e lobit serb në SHBA lexohet qartas në shkrimin e Velisë në HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington.

    Në çdo rresht të këtij shkrimi ka paragrafë të plotë që çdo analist serb apo antishqiptar tjetër mund t’i marrë dhe t’i përdorë për qëllimet e veta si referencë nga Shqipëria pasi tashmë Veliaj është “njeriu i tyre në Shqipëri”. Shkrimi i famshëm i Velisë godet ardhjen e Bush dhe pritjen “euforike” të shqiptarëve servilë që po gënjejnë Amerikën, godet politikën e bombardimeve të Klinton në ish-Jugosllavi i cili duket se është fajtori nr. 1 sipas Velisë që mbështeti Berishën në pushtet në vitet 90 dhe detyroi taksapaguesit e vendeve të NATOs që të harxhonin 45 miliardë dollarë për intervenimin në ish-Jugosllavi si pasojë e trafikut të armëve nga Shqipëria në Kosovë. Në fakt ky argument është kopjuar nga mbrojtja e Milosheviçit në Hagë.

    Veliaj gjatë gjithë shkrimit të tij godet politikën e jashtme të Amerikës në rajon që nga Klinton e deri te Bush, hedh baltë mbi mundësitë në Shqipëri për investime duke iu referuar presionit të madh që bën Qeveria e Berishës kundër kompanive të huaja telefonike (!), dhe përfundimisht ky shkrim hedh baltë mbi afeksionin shqiptar ndaj Amerikës duke e keqpërdorur si të jetë thjesht një servilizëm karakteristik i shqiptarëve, argument i ngjashëm me të gjithë atë media të huaj që nuk u ndje mirë me mikpritjen dhe afeksionin shqiptar në vizitën e Presidentit Amerikan.

    Juria Gorin në komentuarin e saj të gjatë për shkrimin e “intelektualit të ri” Erion Veliaj (http://www.juliagorin.com/wordpress/?p=926) shpërthen me këto fjalë:
    “I lutem Zotit që të mbrojë Erion Velinë dhe grupin e tij që bën një punë të rëndësishme. Por gjithashtu dua të theksoj që megjithëse ky përparimtar i rëndësishëm shqiptar ka kufijtë e tij siç shihet edhe nga kundërpërgjigja ndaj komenteve të tij negative në blogun e tij.”

    Por në fakt jemi ne shqiptarët qe duhet ti “T’i lutemi Zotit t’a falë Erion Veline sepse vetem ai mund ta fale”!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Pesha: Veliaj një krijese e shëmtuar mediatike

    7 mars 2009

    Deklarate nga Besjan Pesha Zv..Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së

    Ndihem shumë i turpëruar sot nga aktiviteti i kohëve të fundit të ish kolegut tim, ish drejtorit të Mjaft Erion Veliaj. Erioni pasi ka shkelur e shitur të gjitha idealet dhe parimet që ne të tjerët ngritëm gjatë drejtimit të Lëvizjes Mjaft, është shndërruar në një krijesë të shëmtuar mediatike që sa herë del tremb të rinjtë shqiptare e i mban ata larg politikës duke u kallur datën me idenë se do u duhet të kthehen dhe ata në objekte njëpërdorimshme e veglave të politikanëve shqiptarë.
    Ky leifenist i kohëve moderne sot na nxori mallin e të shtunave komuniste ku sigurisht nuk mund të mungonte fletërrufeja e radhës. Ndjej mëshirë për Erionin që është kthyer në një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës, por jam shumë i zëmëruar me faktin se miliona euro të donatorëve të huaj dje po përdoren sot për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës dhe kones së tij.
    Roli që ka marrë përsipër të luajë Erioni ja kalon dhe Ylli Pangos për imoralitet.
    Dua t’ju kujtoj shqiptarëve se Erioni and Co” nuk përfaqësojnë aspak rininë shqiptare. Shqipëria ka sot të rinj të aftë, të mirë shkolluar e plot me ide të cilët punojnë çdo ditë për të dhënë zgjidhje problemeve të vendit. Ndieni mëshirë për Erionin. Nesër që është e diel do të ndez një qiri në kishë për shpirtin e shitur të Erionit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mendime shum te drejta ke o bnik..
    keshtu uroj te vazhdosh..

    sidomos mbas qershorit sepse me cduken bathet.. shpejt do ta kemi erionin veli minister ose kryetar bashkie tirane.. dhe kuptohet mbas atij dhe shume altin araper e tahir shalsa e eriona brace.. do jene.. sundimtaret e shqiperine ne dekadat qe vijne..
    pra do na duhet te perpiqemi qe kjo fare e keqe te mos sundoje perjete..

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga bnik Lexo Postimin
    Pesha: Veliaj një krijese e shëmtuar mediatike

    7 mars 2009
    Besiani tradhetar lol Paska ik te LSI, nuk e dija.
    Sikur ka qene dikur pjese e grupit Erjoni & CO ( debate kombetare, projekte pilote neper rrethe, bashkedrejtues ne Balkan Youth Link, koordinator i Mjaft etj ). Apo si pleqeu thela e tortes qe i dhane Besit dhe ndryshoi doren ne te cilen valvit flamurin.

    Sa keq mer Besi, te dija cun te mire
    Elegance is an attitude.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Lufta e legenave kunder realitetit.
    Erion Velia eshte kush eshte dhe i lumte qe kaloi ne politike.
    Ta bejne dhe shume te rinj kete pune mire do ishte. Ai pati guximin doli dhe u be.
    Na dalka dhe sipun pale. Kush eshte ky idjot qe shkruan keshtu?
    Ik ore tarravel se na kujtove socialimperializmin me kesi lista spiunesh.
    Ik e ha buke e gjize se i atij niveli je.

  7. #7
    Shikoni dhe ndegjoni se sa bukur e demaskon Fatos Lubonja kte pinokun e zgjuar Erion Soros Velias...Nuk do shume mend per ta kuptuar iden e hyrjes ne politik te tija...e nisi debatin me llafe biznesit, dhe aty i rrinte mendja ter kohes...dihet dhe kush eshte mentori i tije kryesore,psikopati mafioz i politikes se re (gramoz ruc e skender gjinush), mister edver ram 20 % perqindshi.

    Klik:
    http://tvklan.tv/emisioni.php?id=298#

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Lufta e legenave kunder realitetit.
    Erion Velia eshte kush eshte dhe i lumte qe kaloi ne politike.
    Ta bejne dhe shume te rinj kete pune mire do ishte. Ai pati guximin doli dhe u be.
    Na dalka dhe sipun pale. Kush eshte ky idjot qe shkruan keshtu?
    Ik ore tarravel se na kujtove socialimperializmin me kesi lista spiunesh.
    Ik e ha buke e gjize se i atij niveli je.
    po ti ore pse te gjej gjithmon duke mbrojtur keta kelysh komunistesh pederasta , nuk dua te fyej por ke fidhuar te me japesh pershtypjen sikur je nje nprej tyre. pastaj sa per pederastin nr 2 ta thot emri i partis vet GAY 69 ...
    DRAGON+++

  9. #9
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

    Si shpiku Veliaj 8000 anëtarë për të pastruar paratë e pista të G99!

    200 zëhollët e Sorosit si 200 petritat e Enverit


    Prej mëse një jave Veliaj &CO deklaroi se OJF G99 do të kthehet në Parti Politike. Në fakt po ashtu si rasti i Fondacionit Besa që operoi prej vitesh pa licencë në tregun bankar duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të fajdesë duke siguruar një normë fitimi 1 milionë me 150 milionë dollarë, edhe Shoqata G99 u mundua të operojë në tregun politik si një shoqatë jofitimprurëse me qëllim fshehjen e burimeve të fondeve dhe mos detyrimin për transparencë përballë Kontrolllit të Lartë të Shtetit siç e kërkon edhe ligji për partitë politike.
    Prej mëse 1 viti partia e Velisë shpenzoi çerek milioni euro të shoqërisë civile dhe të burimeve të tjera të fshehta duke mos bërë asnjëherë transparencë por vetëm duke prodhuar slogane dhe terma populiste deri në idiotësi të tipit “aksionarë” apo “kontribute të studentëve dhe pensionistëve”. Paratë që përdori grupi sorosian i Velisë vinin nga disa projekte të MJAFT dhe nga “ndihma” të disa biznesmenëve “idealiste” që nuk i kërkojnë asnjë kompensim Velisë ps zgjedhjeve (!). Në fakt biznesmenët shqiptare e dinë që Veliaj është politikan shterp dhe që nuk ofron asgjë për të ardhmen por është hija e Edi Ramës që i detyron të paguajnë miliona për grupin karnavalesk zëhollë të G99.

    Vetëm një javë më parë, Veliaj zhgënjeu dhe të fundit gazetarë shqiptarë që i mbushnin mëndjen vetes se Veliaj ishte në gjendje të qulloste ndonjë gjë në tregun politik. 365 ditët e sprovës së G99 janë një ndër rastet më tipike të dështimit që mund të ketë pasur ndonjë parti politike në Shqipëri në aspektin organizativ dhe rekrutues. Përrallat e mëdha të një viti më parë të Velisë të reklamuar nga media e Tiranës e kontrolluar nga paratë dhe njerëzit e Soros se ai do të mblidhte ajkën e kombit rezultuan një dështim total të Shtunën e kaluar. Në sallën e Hotel Tiranës që me zorr mban 200 vetë, të vetmit kapacitete të reja të Shqipërisë ishin rrogëtarët zëhollë të spinoffeve të Soros. Dhe këta ishin a nuk ishin 20 vetë. Të tjerët ishin kalamaj dhe studentë të programit të debatit që flejnë në hotelet më të shtrenjta me paratë e Soros. Kjo “elitë” e re e Shqipërisë ishte shumë larg limitit minimal të formimit të një partie që përcaktohet në ligj (500 persona). Por Velias i duhet ende shumë punë për të siguruar të paktën 500 firma (0.04% e elektoratit apo 2 % e votave për një deputet të vetëm që në rastin e proporcionalit rajonal reduktohet dri në 0.6 % e një deputeti). Zhgënjimi me emrin Veliaj në radhë të parë është një zhgënjim për vetë Soros por kjo është një histori tjetër se si Remzi Lani, Edi Rama, Piro Misha, Milva Ekonomi, Valdete Sala, Henri Çili etj, etj, gënjejnë vetë Jonas Rolet, mëkëmbsin e superpaguar të Soros për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.
    Tashmë loja e Veliajt është të bëjë sikur ka forcë politike nga mbrapa që ndërkohë të thithë sa më shumë para dhe të luajë rolin e pisqollës politike ndërkombëtare dhe mediatike të Ramës dhe Soros në gjirin e të majtës. G99 është një parti fantazëm ende e paregjistruar në Gjykatën e Tiranës pasi nuk mbledh dot as 500 firma.
    Por Problemi këtu qëndron diku tjetër. 200 petritat zëhollë (kusht për tu bërë lider te G99) janë një shifër që pengon haptaz pastrimin e parave të pista të G99. Sepse nëse do ti referohemi budallallëkut për financim nga kuotizacioni i G99 paratë e tyre nuk dalin as për të prodhuar një fletëpalosje të vetme. Sepse G99 ësht një parti milionere dhe sipas ligjit të partive politike çdo parti duhet të bëjë transparente fondet para fushatës te Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në momentin e fushatës elektorale ajo është e detyruar që të publikojë pikërisht burimin e financimeve dhe dokrrat me aksionerë nuk i hajnë as banorët e pallatit të vet e le më institucionet.
    Për këtë arsye Veliaj ka filluar një praktikë të re mashtrimesh publike mbi burimin e parave të pista të partisë private të Soros në Shqipëri.
    Shifra prej 8000 anëtarësh e prezantuar të Premten në dt 6 Shkurt në Vizion Plus në emisionin proVeliaj “Zonë e Lirë” (në fakt vetëm 3 javë më parë u deklaruan 10 mijë anëtarë te Televizioni Neës 24) është një lojë për të pastruar burimin e parave të pista të parave të G99. Loja e ndyrë që po luan Veliaj me transparencën që nuk e ka njohur kurrë në jetë dhe këtë e ka mësuar nga punëdhënësit e tij të vërtetë, synon të fshehë burimin real të superfinancimeve të G99.
    2 muaj më parë Gazeta Sot publikoi skemën e pastrimit online të parave të G99 e cila realizohej nëpërmjet një biznesi të dyshimtë në Shqipëri të regjistruar nga Endrit Kromidhja, ish-financier i Lëvizjes MJAFT dhe konsulent financiar i Fondacionit MJAFT (fondacion që ka dhënë kredi me përqindje dhe një ditë zhduku 300 mijë eurot e ndërkombëtarëve dhe gjithë dokumentacionin e vetë Fondacionit bashkë të gjitha asetet e tjera). Sipas investigimit të Gazetës Sot rezultonte që burimet e dhurimeve online të Grupimit G99 realizoheshin nëpërmjet ndërmjetësisë së garantuar të biznesit gjoja amerikan Mozaik sh.p.k. i cili ka të njëjtën adresë prezantimi me zyrën e biznesit të paligjshëm të vëllait të Erjon Velisë Grafik Propaganda. Vetë Grafik Propaganda është në tjetër një vrimë e zezë e parave të familjes Veliaj e cila ka prodhuar me shumicë fatura qindramilionësh për MJAFTin dhe ka bërë biznes të paligjshëm me komapni duhani, bastesh etj pa paguar as edhe një taksë të vetme në zyrat e tatim taksave, pasi nuk është regjistruar kurrë si biznes i ligjshëm por është fshehur nëpërmjet vulës së spinoffit sorosian Shoqatës Fshati Urban. Siç rezultoi nga investigimi i Gazetës Sot, Mozaik sh.p.k. realizon një lojë të pisët të pastrimit të parave të G99 pasi duke përdorur një faqe interneti e cila nuk tregon se në cilën Bankë derdhen paratë e Veliajt, dhe qarkullimi i parave realizohet me karta krediti, pa dyshim që numri bankar i G99 vetëm në Shqipëri nuk mund të jetë. Ndërkohë që me lojën inflacioniste të 8000 anëtarëve që paguajnë Veliajn po përgatitet loja e pastrimit të parave të pista të G99 që burojnë në mënyr ëtë paligjshme nga donacionet ndërkombëtare për shoqërinë civile dhe nga bizneset që financojnë underground Velinë & Co. Siç e di çdo shqiptar, 8000 anëtarë për një parti është shumë dhe Veliaj i cili deklaroi 8000 anëtarë edhe për MJAFTin në median e huaj nuk mblodhi dot në protestat e tij as 30 vetë me përjashtim të rasteve kur opozita i dërgonte militantë (fakte të denoncuara nga vetë organizatorët e opozitës). Sot Veliaj duke u fshehur pas shifrave fiktive shpik teorinë se 8000 anëtarët e MJAFTit shkuan te G99 çka i bie që e gjithë puna organizative e deritanishme e G99 paska qenë punë e vetë MJAFTit. Në fakt ky është një komprometim i ri përballë ndërkombëtarëve për paratë e tyre te MJAFT. Në fakt as MJAFT dhe as G99 nuk kanë pasur kurrë anëtarësi 4 shifrore. Ata as që e njohin një fat të tillë dhe kurrë nuk do ta kenë pasi janë struktura impotente të njerëzve të paaftë që nuk dinë të bëjnë bashkë as 500 vetë pasi janë dështakë të lindur që nuk kanë asnjë shans të fitojnë besimin e njerëzve dhe për këtë kanë dështuar 6 vjet me radhë. Gjysma e anëtarëve të G99 janë nxënës të shkollave të mesme ndërsa gjysma tjetër janë studentë dhe tek tuk edhe ndonjë pak më i rritur, por të gjithë bashkë nuk bëjnë dot as 500 vetë.

    Pse zgjodhi Veliaj biznesin Mozaik sh.p.k. për të pastruar paratë e pista të G99

    Sipas të dhënave të faqes zyrtare të G99 (ëëë. Erion Veliaj me vëllain e tij ka shpikur një teknikë të re të fshehjes së burimeve financiare të partisë së tij milionere. Veliaj ka krijuar një derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt një biznesi privat me qendër në SHBA Mozaik.shpk me Adresë: 3450 Acworth Due West Rd, në, Suite 150, Acëorth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresë në Tiranë Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon në Shqipëri në fusha të shit-blerjes online dhe një ndër fushat e shërbimeve të saj është edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse është zgjedhur nga Veliaj ky biznes për të derdhur paratë e G99 është shumë e thjeshtë. Mjafton të lexosh politikën e privacisë së këtij biznesi dhe kupton shumë:
    “Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.
    Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone
    Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.
    Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”
    Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur këtë kompani për të derdhur paratë e G99 online është pikërisht garancia që ka ai për të ruajtur në mënyrë sekrete llogarinë bankare të G99, e cila në mënyrë krejtësisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Në asnjë të dhënë nuk jepet një numër bankar se ku përfundojnë paratë e G99. Nuk tregohet asnjë bankë apo nr bankar brenda apo jashtë Shqipërisë se ku depozitohen këto para. Por ajo që është më kryesorja është se burimet nga mund të financohet G99 mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë dhe kjo është një shkelja e hapur e ligjit shqiptar për mbështetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund të kontribuojnë për forcën politike të Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar për partitë politike është shumë i qartë: nuk lejohet asnjë mbështetje nga jashtë. Ndaj dhe Veliaj me një gur ka vrarë 3 zogj. Duke zgjedhur një biznes amerikan që ruan me përpikmëri privacinë e klientit (G99 së Velisë), nuk lejon asnjë informacion mbi sasinë dhe kontribuuesin e transfertave financiare të klientit dhe aq më pak destinacionin e tyre. Kështu nuk prezantohet as minimumi i transparencës financiare, që është numri bankar ku depozitohen këto para. Veliaj ka krijuar kështu partneritet me një biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund të tregojë se ku i dërgon sepse ka kontratë privacie me maestron Veliaj. Siç shihet edhe nga faqja e internetit të Mozaik.shpk, ky biznes që është krijuar në Shqipëri, një vit pas krijimit të MJAFT, drejtohet nga një biznesmen amerikan dhe është i fokusuar në shërbime shit-blerjesh online. Klienti më i ri i tij është Erion Veliaj dhe G99, të cilët përdorin Mozaik.sh.p.k për të kryer transferta financiare të cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.

  10. #10
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681

    Erjon Veliaj, mashtrues apo hajdut, i ndihmave për banorët e Gërdecit

    Spekulimi i ish-kreut të “Mjaft”-it, aktualisht në krye të G 99-s, me ndihmat e pretenduara se u grumbulluan posttragjedisë së 15 marsit 2008

    TIRANE - Erjon Veliaj, i cili jo më larg se mbrëmjen e së premtes ripërsëriti në një emision televiziv, se edhe ai me të tjerët (nuk e saktësoi, me “të tjerët” e “Mjaft”-in apo G 99), kanë grumbulluar e shpërndarë ndihma për banorët e Gërdecit. Në rastin “më të mirë”, kjo është gënjeshtër e Erjon Veliajt, në rastin “më të keq”, është vjedhje e ndihmave të mundshme të grumbulluara prej tij, që prej kohës kur ishte në krye të “Mjaft”-it dhe deri dy net më parë, nga pozitat e drejtuesit të G 99.


    Mashtrues...
    Duke marrë “më të mirën”, mashtrimi i Erjon Veliajt, u konfirmua dje nga bashkëpunëtorët e tij, kur pas kontakteve telefonike, askush nga Lëvizja G 99, nuk ishte në gjendje të jepte një shifër të saktë, në të holla, apo jo të holla, për të cilat Erjon Veliaj, pretendon se i ka shpërndarë në formën e ndihmave për banorët e Gërdecit.
    Bashkëpunëtorët e Erjon Veliajt, u lodhën shumë dje, për të shpjeguar “procedurën” që ata kishin ndjekur për ndihmat e supozuara se i kishin shpërndarë, ndërsa nuk jepnin asnjë “sinjal shprese”, kur binte fjala për shifra e shuma konkrete ndihmash.
    Bashkëbiseduesit e G 99, u sforcuan shumë dje, kur u munduan të shpjegonin se “askush nuk mund të dijë ndonjë shifër të saktë ndihmash, sepse secili prej G 99, që ka vajtur në Gërdec, në periudha standarde kohore që shkonin nga 2-3 javë deri në një muaj, ka çuar ndihma ‘për hesap të vetë’. Ndihmat kanë qenë jo të unifikuara, nuk kanë munguar ndihmat në mallra ushqimore, ndërsa ajo ka konsistuar më tepër në asistencë morale”, shpjegoi dje për gazetën “55”, Genci Kojdheli, nja nga drejtuesit e G 99-ës.
    E vetmja shifër e saktë që Kojdheli, mbante mend për sa i përket ndihmave të shpërndara në Gërdec, ishte ajo e para disa ditëve, kur ai vetë kishte shpërndarë disa lodra për fëmijët e një familje, ndër të cilat i kishte ngelur ndër mend një arushë prej pelushi. Gjithashtu, Kojdheli kujtoi se ai vetë kishte dhënë “nga xhepi i tij” 40 mijë lekë (të vjetra), që së bashku me kontributet e personave të tjerë, me të cilët ai ndodhej atë ditë në Gërdec, shuma e ndihmave nuk e kalonte 70 mijë lekë (të vejtra).

    ... apo hajdut!
    Në rastin “më të keq”, dyshimet, por edhe akuzat publike për përvetësime të fondeve të “Mjaft”-it, nga ana e Erjon Veliajt, janë të hershme dhe të bëra e ribëra publike.
    Por pas artikulimit të përsëritur nga vetë Erjon Veliaj se ai ka “bërë namin” me ndihmat që ai (nuk) paska shpërndarë në Gërdec, vërshuan edhe kauzat për përvetësime fondesh nga Erjon Veliaj, që ishin grumbulluar nga kontributet e vullnetarëve jahstë e brenda vendit.
    “Ai (Erjon Veliaj) nuk ndalet se është mësuar me vjedhje, ditë e natë. Edhe në Angli fill mbas ngjarjes së Gërdecit filluan të kërkonin fonde por komuniteti këtu ja plasi në fytyrë. Kjo është me se vërtetë pasi ato ditë ka qarkulluar një e-mail që Ralf Gjoni përfaqësuesi i ‘Mjaft’ në Londër u dërgoi shqiptarëve në UK”, ishte denoncimi që para disa ditëve mbërriti në postën elektronike të gazetës “55”, nga një shqiptar, rezidentë në Britaninë e Madhe.
    Dyshimet për përvetësim të fondeve nga Erjon Veliaj, të grumbulluara nën pretekstin e ndihmave, bëhen edhe më të besueshme, kur zhurmës ë tij të madhe, për “mbledhje e shpërndarje ndihmash në Gërdec”, i bashkëngjiten shifrat zyrtare nga “mjaft”, për periudhën kur në krye të kësaj lëvizje dhe fushate për grumbullim ndihmash, ishte Erjon Veliaj.
    Sipas të dhënave zyrtare të marra nga Lëvizja “Mjaft”, mësohet se, deri në mesin e muajit maj të vitit 2008, si rezultat i fushatës për grumbullim ndihmash nga kjo lëvizje, u grumbulluan vetëm 520 paund, dhe 17 mijë lekë (të reja).
    Ndoshta Erjonit që në mendje mund t’i ketë ngelur shuma e mundshme e përvetësimit të këtyre ndihmave, e bënë zhurmën madhe, për “mbledhje e shpërndarje ndihmash në Gërdec”, sepse mund të ketë harruar se zyrtarisht në regjistrat e “Mjaft”-it ai ka lënë të shkruar e zeza mbi të bardhë, shumën prej jo më shumë se 520 paund, si edhe 17 mijë lekë (të reja), të grumbulluar e shpërndarë për banorët e Gërdecit.
    Në të kundërt, ai nuk ka pse të bëjë gjithë atë zhurmë e potere, se qenka ai që me ndihmat e shpërndara paska zgjidhur hallet e banorëve të posttragjedisë së Gërdecit...
    Ndryshe i bie të themi se Erjon Veliaj “bën shumë zhurmë për asgjë”

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Rikthehet Fatos Nano, negociata me PS-në dhe partinë e Petro Koçit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 13:01
  3. Berisha, pakt elektoral me partinë e Çamëve.
    Nga toni007 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:10
  4. Rrjeti Soros zhduk nga qarkullimi gazetën SOT
    Nga EDLIN në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 01-02-2009, 19:19
  5. Përplasja Mejdani-Rama ne KPD socialiste, triumfojnë njerëzit e Ramës
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •