Si e ushqen EDI RAMA Mafien e Ndėrtimit
Intervistė me kreun e ZMK-sė, Altin Goxhaj: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndėrtimit dhene Gazetes Standard publikuar ne dt 17 Mars 2009
Altin Goxhaj, drejtuesi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, rrėfen pėrmes gazetės standard peripecitė dhe vėshtirėsitė qė po has duke protestuar kundėr Bashkisė sė Tiranės. Ditėt e fundit ai ėshtė angazhuar nė njė reagim qytetar nė lidhje me 30 leje ndėrtimi qė kryetari i kėsaj bashkie i ka dhėnė Mihal Delijorgjit, njė prej tė akuzuarve nga drejtėsia shqiptare si shkaktar i tragjedisė sė Gėrdecit. Goxhaj kėrkon qė Rama tė shpjegohet pėr kėto leje ndėrtimi qė kapin shifrėn e 100 milionė dollarėve dhe ēfarė pjese tė kėsaj shifre ka marrė ai. Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?, - shprehet kreu i ZMK-sė.
Z. Goxhaj, ZMK-ja ka akuzuar kreun e Bashkisė sė Tiranės, z.Rama se ka pasur marrėdhėnie me njė prej shkaktarėve tė tragjedisė sė Gėrdecit, Mihal Delijorgji. Ku konsistojnė akuzat e ZMK-sė?
Gjithkush ka tė drejtė tė marrė njė leje ndėrtimi nėse plotėson kushtet, por kėtu pyetja qė shtrohet, ėshtė se si ka mundėsi qė megjithėse bizneseve tė ndėrtimit dhe qytetarėve qė u duhet tė presin me vite pėr tė marrė njė leje ndėrtimi, Delijorgjit i janė dhėnė jo njė, jo dy, jo tre, por 30 leje ndėrtimi qė tė gjitha bashkė kapin njė vlerė prej 100 milionė dollarėsh. Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?
Raportet e ngushta tė Edi Ramės dhe tė mafies delijorgjiane pėrtej thashethemeve vėrtetohen nė mėnyrėn mė tė qartė tek 30 lejet e ndėrtimit me tė cilat Rama ka shpėrblyer Delijorgjin. Vetėm kėto tri leje qė janė dhėnė dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit tregon se kush janė klientėt dhe miqtė e afėrt tė Edi Ramės dhe klanit tė tij. Kėto ditė ka hasur disa debate mbi uzinėn Dinamo dhe ndėrtimin e shkollave aty. Unė mbetem i ēuditur se si ka mundėsi qė prej 8 vjetėsh nė Tiranė nuk ėshtė ndėrtuar nga Bashkia Tiranė asnjė shkollė dhe pikėrisht kėto ditė bashkia po ngre disa pretendime pėr uzinėn Dinamo pėr punė ndėrtimi tė njė shkolle dhe ndaj dhe ngre njė pyetje pėr Edi Ramėn: Ēlidhje ka debati pėr uzinėn Dinamo me njė leje qė ka Delijorgji nė uzinėn Dinamo? A mos po bėhet kėto ditė Bashkia Tiranė avokate e pronave tė Delijorgjit?
Lejet e ndėrtimit qė ju pėrmendni, nė ēfarė periudhe janė dhėnė nga Bashkia e Tiranės?
Lejet qė kam botuar i janė dhėnė Delijorgjit vetėm dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit. Unė kam 1 vit qė po protestoj kundėr betonizimit tė qytetit tonė nga politika antiqytetare e Bashkisė Tiranė dhe po 1 vit nga protesta qė kam bėrė pėr vėnien para bankės sė drejtėsisė sė shkaktarėve tė Gėrdecit. Njė vit mė parė kujtojmė fytyrėn e Delijorgjit, duke qeshur kur hipte shkallėt e gjykatės dhe sot ne kemi fakte pėr 30 leje ndėrtimi qė ky njeri ka marrė nga kryetari i Bashkisė Tiranė. Tė qeshurat e tij i kuptojmė sot, kur shohim se si ky njeri merrte edhe tri leje ndėrtimi nė ditė nė njė kohė kur bizneset e ndėrtimit presin me vite edhe pėr njė leje tė vetme ndėrtimi. Fakti se si njė monstėr si kjo ka marrė jo njė, dy, tre, por 30 leje ndėrtimi (qė kapin njė vlerė prej 90 milionė dollarėsh) tregon se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė ka betonizuar qytetin e Tiranės, qė po shkatėrron ēdo hapėsirė tė gjelbėr, ēdo hapėsirė sportive dhe ēdo hapėsirė publike.
Jeni treguar shpeshherė kritik ndaj performancės sė Bashkisė sė Tiranės, kryesisht me lejet e ndėrtimit, betonizimin dhe mungesėn e hapėsirave publike...
Ky qytet po vdes ngadalė ēdo ditė prej 9 vjetėsh, duke marrė formėn e njė Gėrdeci betonizues qė u merr jetėn qytetarėve tė Tiranės ēdo ditė e nga pak. Tirana e sotme ėshtė njė lloj Gėrdeci qė po shkatėrrohet nga Delijorgji dhe Delijorgjėt e tjerė tė Bashkisė sė Tiranės dhe tė Edi Ramės.
Tirana sot ėshtė nė krizėn mė tė madhe tė historisė sė vet. Asnjėherė Tirana nuk ka qenė mė keq se tani. Edhe nė kohėn e bombardimeve tė forcave aleate Tirana kishte shpresė qė njė ditė mund tė bėhej njė qytet, por sot Tirana ėshtė betonizuar kaq keq dhe janė zhdukur dhe po zhduken tė gjitha hapėsirat e gjelbra dhe publike nė atė pėrmasė sa pas disa dekadash, ky qytet do tė braktiset masivisht nga qytetarėt e vet, pasi jetesa po bėhet e pamundur. Mjafton tė shohėsh Komunėn e Parisit, kėtė lagje absurde qė tė kujton disa filma distopianė qė tė kuptosh se ēfarė do tė thotė vizion urbanistik i Edi Ramės. Komuna e Parisit ėshtė njė lloj Gėrdeci i betontė ku ēdo ditė e ēdo natė shkurtohet nga pak jeta e banorėve tė vet nga stresi i ngjeshjes demografike, i dendėsisė urbane mė tė madhe jo vetėm nė Evropė, por nė nivel botėror. Askund nuk gjen njė lagje si Komuna e Parisit nė asnjė vend tė botės. Dhe pėr mė tepėr qė kryetari Rama planifikon qė pikėrisht nė atė zonė tė rrisė edhe mė tej sipėrfaqen e betonuar pėr klientėt e tij tė afėrt duke shkatėrruar Liqenin Artificial, kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, kompleksin sportiv Dinamo. Askund si tek Parku i Liqenit Artificial nuk ndėrthuren nė mėnyrė kaq komplekse tė gjitha shkatėrrimet e mundshme qė i janė bėrė Tiranės: shkatėrrimi i ambientit, i hapėsirave sportive dhe argėtuese, shkatėrrimi i hapėsirave publike dhe shkatėrrimi i historisė sė kėtij qyteti. Dhe pas tyre qėndrojnė si gjithmonė interesat e ngushta, private dhe korruptive tė klanit Rama dhe tė delijorgjėve tė tij.
Ju keni protestuar disa herė lidhur me kėto dukuri. Ēfarė pėrgjigjeje keni marrė nga bashkia?
Sa herė ne protestojmė apo paraqesim kėrkesa pranė Kėshillit Bashkiak pėr transparencė apo pėr interpelanca, bashkia vetėm hesht apo sulmon. Ashtu si ēdo herė tjetėr, kur unė protestoj kundėr bashkisė, del papagalli i bashkisė dhe seē pėrrallis pėr LSI-nė, a thua se protestat e qytetarėve smund tė jenė tė qytetarėve, por vetėm tė kundėrshtarėve politikė tė Ramės. Ajo qė skupton bashkia, ėshtė se qytetarėve tė Tiranės u ka ardhur thika nė kockė dhe vjen njė ditė kur qyteti zgjohet. Deri mė sot bashkia jo vetėm qė nuk pranon tė pėrgjigjet ndaj pyetjeve mbi korrupsionin betonizues tė qytetit, por mbi tė gjitha ushtron presione nga mė absurdet deri edhe duke mė vėnė gjoba mua dhe familjarėve tė mi pėr tė mė mbyllur gojėn. Unė personalisht kam hedhur nė gjyq Bashkinė e Tiranės pėr gjoba absurde qė i kanė vėnė familjes sime nė shenjė presioni pėr tė mė mbyllur gojėn, por unė as qė kam ndėrmend tė ndalem dhe nė ditėt nė vazhdim do tė shihni hapa tė tjerė nė mbrojtje tė qytetit nga mafia e ndėrtimit e klikės sė kryebashkiakut.
Bashkia e Tiranės thotė se e ka gati planin urbanistik tė Tiranės, po ende nuk e ka dorėzuar nė KRRTRSH. A pėrbėn kjo shkelje tė tė drejtave tė qytetarėve dhe konsumatorėve shqiptarė nė tė drejtėn pėr tė pasur njė plan urbanistik?
Unė nuk besoj qė Bashkia Tiranė ka pasur ndonjėherė ndonjė plan urbanistik. Njė plan urbanistik ishte njė nga premtimet e para tė Ramės nė vitet 2000-2003 dhe unė nė atė kohė kam qenė njė ndėr pėrkrahėsit e tij, por sot prej 9 vitesh nė drejtim tė Bashkisė sė Tiranės ky njeri nuk ka lejuar kurrė realizimin e njė plani rregullues, sepse njė plan rregullues do tė thotė mė pak betonizim i hapėsirave publike dhe tė gjelbra, mė pak konkurse tė trukuara holandeze pėr tė shkatėrruar qendrat e kėtij qyteti, do tė thotė mė pak korrupsion miliardash.
Rama ska asnjė plan rregullues. Ai ka vetėm disa faqe tė printuara me ngjyra tė cilat i pėrdor pėr tė mashtruar qytetarėt. Do ta shihni vetė kur tė detyrohet ti dorėzojė qeverisė planin rregullues qė tė kuptoni se ēfarė paēavureje ėshtė ajo.
Intervistoi AURORA THOMOLLARI
Krijoni Kontakt