Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152

    Post Drejtuesi i ZMK: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndėrtimit

    Si e ushqen EDI RAMA Mafien e Ndėrtimit

    Intervistė me kreun e ZMK-sė, Altin Goxhaj: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndėrtimit dhene Gazetes Standard publikuar ne dt 17 Mars 2009

    Altin Goxhaj, drejtuesi i Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, rrėfen pėrmes gazetės “standard” peripecitė dhe vėshtirėsitė qė po has duke protestuar kundėr Bashkisė sė Tiranės. Ditėt e fundit ai ėshtė angazhuar nė njė reagim qytetar nė lidhje me 30 leje ndėrtimi qė kryetari i kėsaj bashkie i ka dhėnė Mihal Delijorgjit, njė prej tė akuzuarve nga drejtėsia shqiptare si shkaktar i tragjedisė sė Gėrdecit. Goxhaj kėrkon qė Rama tė shpjegohet pėr kėto leje ndėrtimi qė kapin shifrėn e 100 milionė dollarėve dhe ēfarė pjese tė kėsaj shifre ka marrė ai. “Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?”, - shprehet kreu i ZMK-sė.



    Z. Goxhaj, ZMK-ja ka akuzuar kreun e Bashkisė sė Tiranės, z.Rama se ka pasur marrėdhėnie me njė prej shkaktarėve tė tragjedisė sė Gėrdecit, Mihal Delijorgji. Ku konsistojnė akuzat e ZMK-sė?

    Gjithkush ka tė drejtė tė marrė njė leje ndėrtimi nėse plotėson kushtet, por kėtu pyetja qė shtrohet, ėshtė se si ka mundėsi qė megjithėse bizneseve tė ndėrtimit dhe qytetarėve qė u duhet tė presin me vite pėr tė marrė njė leje ndėrtimi, Delijorgjit i janė dhėnė jo njė, jo dy, jo tre, por 30 leje ndėrtimi qė tė gjitha bashkė kapin njė vlerė prej 100 milionė dollarėsh. Kėto leje qė kemi publikuar ne, tregojnė pikėrisht se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė po shkatėrron qytetin tim, tregojnė se si ėshtė ushqyer nga Bashkia Tiranė kjo mafie qė vrau 26 vetė dhe ngre pyetjen kryesore: Sa pėrqindje ka pėrfituar Edi Rama nga kėta 100 milionė dollarė?
    Raportet e ngushta tė Edi Ramės dhe tė mafies delijorgjiane pėrtej thashethemeve vėrtetohen nė mėnyrėn mė tė qartė tek 30 lejet e ndėrtimit me tė cilat Rama ka shpėrblyer Delijorgjin. Vetėm kėto tri leje qė janė dhėnė dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit tregon se kush janė klientėt dhe miqtė e afėrt tė Edi Ramės dhe klanit tė tij. Kėto ditė ka hasur disa debate mbi uzinėn “Dinamo” dhe ndėrtimin e shkollave aty. Unė mbetem i ēuditur se si ka mundėsi qė prej 8 vjetėsh nė Tiranė nuk ėshtė ndėrtuar nga Bashkia Tiranė asnjė shkollė dhe pikėrisht kėto ditė bashkia po ngre disa pretendime pėr uzinėn “Dinamo” pėr punė ndėrtimi tė njė shkolle dhe ndaj dhe ngre njė pyetje pėr Edi Ramėn: Ē’lidhje ka debati pėr uzinėn “Dinamo” me njė leje qė ka Delijorgji nė uzinėn “Dinamo”? A mos po bėhet kėto ditė Bashkia Tiranė avokate e pronave tė Delijorgjit?



    Lejet e ndėrtimit qė ju pėrmendni, nė ēfarė periudhe janė dhėnė nga Bashkia e Tiranės?

    Lejet qė kam botuar i janė dhėnė Delijorgjit vetėm dy muaj para shpėrthimit tė Gėrdecit. Unė kam 1 vit qė po protestoj kundėr betonizimit tė qytetit tonė nga politika antiqytetare e Bashkisė Tiranė dhe po 1 vit nga protesta qė kam bėrė pėr vėnien para bankės sė drejtėsisė sė shkaktarėve tė Gėrdecit. Njė vit mė parė kujtojmė fytyrėn e Delijorgjit, duke qeshur kur hipte shkallėt e gjykatės dhe sot ne kemi fakte pėr 30 leje ndėrtimi qė ky njeri ka marrė nga kryetari i Bashkisė Tiranė. Tė qeshurat e tij i kuptojmė sot, kur shohim se si ky njeri merrte edhe tri leje ndėrtimi nė ditė nė njė kohė kur bizneset e ndėrtimit presin me vite edhe pėr njė leje tė vetme ndėrtimi. Fakti se si njė monstėr si kjo ka marrė jo njė, dy, tre, por 30 leje ndėrtimi (qė kapin njė vlerė prej 90 milionė dollarėsh) tregon se kush ėshtė mafia e ndėrtimit qė ka betonizuar qytetin e Tiranės, qė po shkatėrron ēdo hapėsirė tė gjelbėr, ēdo hapėsirė sportive dhe ēdo hapėsirė publike.


    Jeni treguar shpeshherė kritik ndaj performancės sė Bashkisė sė Tiranės, kryesisht me lejet e ndėrtimit, betonizimin dhe mungesėn e hapėsirave publike...

    Ky qytet po vdes ngadalė ēdo ditė prej 9 vjetėsh, duke marrė formėn e njė Gėrdeci betonizues qė u merr jetėn qytetarėve tė Tiranės ēdo ditė e nga pak. Tirana e sotme ėshtė njė lloj Gėrdeci qė po shkatėrrohet nga Delijorgji dhe Delijorgjėt e tjerė tė Bashkisė sė Tiranės dhe tė Edi Ramės.
    Tirana sot ėshtė nė krizėn mė tė madhe tė historisė sė vet. Asnjėherė Tirana nuk ka qenė mė keq se tani. Edhe nė kohėn e bombardimeve tė forcave aleate Tirana kishte shpresė qė njė ditė mund tė bėhej njė qytet, por sot Tirana ėshtė betonizuar kaq keq dhe janė zhdukur dhe po zhduken tė gjitha hapėsirat e gjelbra dhe publike nė atė pėrmasė sa pas disa dekadash, ky qytet do tė braktiset masivisht nga qytetarėt e vet, pasi jetesa po bėhet e pamundur. Mjafton tė shohėsh “Komunėn e Parisit”, kėtė lagje absurde qė tė kujton disa filma distopianė qė tė kuptosh se ēfarė do tė thotė vizion urbanistik i Edi Ramės. “Komuna e Parisit” ėshtė njė lloj Gėrdeci i betontė ku ēdo ditė e ēdo natė shkurtohet nga pak jeta e banorėve tė vet nga stresi i ngjeshjes demografike, i dendėsisė urbane mė tė madhe jo vetėm nė Evropė, por nė nivel botėror. Askund nuk gjen njė lagje si “Komuna e Parisit” nė asnjė vend tė botės. Dhe pėr mė tepėr qė kryetari Rama planifikon qė pikėrisht nė atė zonė tė rrisė edhe mė tej sipėrfaqen e betonuar pėr klientėt e tij tė afėrt duke shkatėrruar Liqenin Artificial, kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, kompleksin sportiv “Dinamo”. Askund si tek Parku i Liqenit Artificial nuk ndėrthuren nė mėnyrė kaq komplekse tė gjitha shkatėrrimet e mundshme qė i janė bėrė Tiranės: shkatėrrimi i ambientit, i hapėsirave sportive dhe argėtuese, shkatėrrimi i hapėsirave publike dhe shkatėrrimi i historisė sė kėtij qyteti. Dhe pas tyre qėndrojnė si gjithmonė interesat e ngushta, private dhe korruptive tė klanit Rama dhe tė delijorgjėve tė tij.


    Ju keni protestuar disa herė lidhur me kėto dukuri. Ēfarė pėrgjigjeje keni marrė nga bashkia?

    Sa herė ne protestojmė apo paraqesim kėrkesa pranė Kėshillit Bashkiak pėr transparencė apo pėr interpelanca, bashkia vetėm hesht apo sulmon. Ashtu si ēdo herė tjetėr, kur unė protestoj kundėr bashkisė, del papagalli i bashkisė dhe seē pėrrallis pėr LSI-nė, a thua se protestat e qytetarėve s’mund tė jenė tė qytetarėve, por vetėm tė kundėrshtarėve politikė tė Ramės. Ajo qė s’kupton bashkia, ėshtė se qytetarėve tė Tiranės u ka ardhur thika nė kockė dhe vjen njė ditė kur qyteti zgjohet. Deri mė sot bashkia jo vetėm qė nuk pranon tė pėrgjigjet ndaj pyetjeve mbi korrupsionin betonizues tė qytetit, por mbi tė gjitha ushtron presione nga mė absurdet deri edhe duke mė vėnė gjoba mua dhe familjarėve tė mi pėr tė mė mbyllur gojėn. Unė personalisht kam hedhur nė gjyq Bashkinė e Tiranės pėr gjoba absurde qė i kanė vėnė familjes sime nė shenjė presioni pėr tė mė mbyllur gojėn, por unė as qė kam ndėrmend tė ndalem dhe nė ditėt nė vazhdim do tė shihni hapa tė tjerė nė mbrojtje tė qytetit nga mafia e ndėrtimit e klikės sė kryebashkiakut.


    Bashkia e Tiranės thotė se e ka gati planin urbanistik tė Tiranės, po ende nuk e ka dorėzuar nė KRRTRSH. A pėrbėn kjo shkelje tė tė drejtave tė qytetarėve dhe konsumatorėve shqiptarė nė tė drejtėn pėr tė pasur njė plan urbanistik?

    Unė nuk besoj qė Bashkia Tiranė ka pasur ndonjėherė ndonjė plan urbanistik. Njė plan urbanistik ishte njė nga premtimet e para tė Ramės nė vitet 2000-2003 dhe unė nė atė kohė kam qenė njė ndėr pėrkrahėsit e tij, por sot prej 9 vitesh nė drejtim tė Bashkisė sė Tiranės ky njeri nuk ka lejuar kurrė realizimin e njė plani rregullues, sepse njė plan rregullues do tė thotė mė pak betonizim i hapėsirave publike dhe tė gjelbra, mė pak konkurse tė trukuara holandeze pėr tė shkatėrruar qendrat e kėtij qyteti, do tė thotė mė pak korrupsion miliardash.
    Rama s’ka asnjė plan rregullues. Ai ka vetėm disa faqe tė printuara me ngjyra tė cilat i pėrdor pėr tė mashtruar qytetarėt. Do ta shihni vetė kur tė detyrohet t’i dorėzojė qeverisė planin rregullues qė tė kuptoni se ēfarė paēavureje ėshtė ajo.

    Intervistoi AURORA THOMOLLARI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    altin goxhaj.. eshte nje model se si duhet te mbrohet tirana e shqiperia nga mafia..
    i vetmi ai di te tregoje djallezite qe perdoren nga mafia per te mbuluar babezine e fitimit ne kurriz te ajrit qe thithin femijet..

    do i lutesha albos qe me ka "internuar" nje shkrim timin per altin goxhajn.. duke e hequr temen nga ketu e duke e cuar ne fshatin Koshas.. ku lexohet vetem nga biroja.. qe tja bashkangjise ate shkrim timin kesaj teme..

    suksese altin goxhajt.. qe meriton shprehjen.. edhe i vetem trim ne lufte..

    brik thx qe solle kte shkrim qe eshte si nje ibrik me uj selite ne pikun e vapes..

    lol.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    altin goxhaj eshte i i biri i saliut
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2009
    Vendndodhja
    gjirokaster
    Postime
    28
    do pyetur ky altini mos i kan hequr te drejten e pjeses dhe as sala nuk ja jep dot

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-02-2009
    Vendndodhja
    gjirokaster
    Postime
    28
    Sa herė ne protestojmė apo paraqesim kėrkesa pranė Kėshillit Bashkiak pėr transparencė apo pėr interpelanca, bashkia vetėm hesht apo sulmon. Ashtu si ēdo herė tjetėr, kur unė protestoj kundėr bashkisė, del papagalli i bashkisė dhe seē pėrrallis pėr LSI-nė, a thua se protestat e qytetarėve s’mund tė jenė tė qytetarėve, por vetėm tė kundėrshtarėve politikė tė Ramės. Ajo qė s’kupton bashkia, ėshtė se qytetarėve tė Tiranės u ka ardhur thika nė kockė dhe vjen njė ditė kur qyteti zgjohet. Deri mė sot bashkia jo vetėm qė nuk pranon tė pėrgjigjet ndaj pyetjeve mbi korrupsionin betonizues tė qytetit, por mbi tė gjitha ushtron presione nga mė absurdet deri edhe duke mė vėnė gjoba mua dhe familjarėve tė mi pėr tė mė mbyllur gojėn. Unė personalisht kam hedhur nė gjyq Bashkinė e Tiranės pėr gjoba absurde qė i kanė vėnė familjes sime nė shenjė presioni pėr tė mė mbyllur gojėn, por unė as qė kam ndėrmend tė ndalem dhe nė ditėt nė vazhdim do tė shihni hapa tė tjerė nė mbrojtje tė qytetit nga mafia e ndėrtimit e klikės sė kryebashkiakut.
    dhe pyesnin njerzit se kush qe altin goxhaj dhe pse dilte dhe jepte intervista ne televizion ky i ziu do qe tu shpetoj gjobave e del e ben gam gam

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kemi dy ekzemplare te rralle ketu..

    goldianin e xhemal selimit.. dhe golemin e shefqet pecit..
    po ata aq dinin..

    kurse keta te dy ja kalojne dhe atyre qe permenda..

    ububuja..

    nejse.. cdo ish mafia enveriste pa juve.. vetem nje celul me 4 antar..nexh hysni e arapo zabit..
    me juve benet ushtri..



    ne teme nashi..

    i bej thirrje cdo qytetari te perkrahe njeriun me te drejte me te qarte e me principial.. qe lufton.. te mbroje femijet nga qelbsinlliku edvinist qe po kancerizon gjenerata te tera te brezit te ri qe lind e rritet ne tirane..
    pra te gjithe me ALTIN GOXHAJN...

    Uroj ta shohim nje dit kte hero te vertete.. si kryetar Tirane ose minister te ambjentit..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    He he pashe nje video te stacionit klan ku merte pjese ai qurrja i PD Bumci dhe nje tjeter i ps qe sa kem degjuar.
    Nga 5 pallate te Delijorgjit pd i ka cuar ne 30
    Dhe me e bukura qe lejet e ndetimit i jepka organi kolegjial i KRRT ku kryetari bashkise ka vetem nje vote.
    Dhe me e bukura akoma shumicen ne kete organ e paska vete PD.
    Kjo qenka mafia ndertimit te Edvinit qe na cate ******?
    Po ca te semes duan keta Goxhajt e Braret kur KRRT qenka blu.
    Me legena qe paski qene ju te Saliut xhanem as te genjeni nuk dini.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o brar a ke samar
    se sal gomari doli ne pazar
    po te ban thirje me celular
    ma mire mby ty se mbi gamar
    shko ti shpejt lene forumin
    shko maj salen sal fatlumin
    po kujdes mas u lidh me spango
    se ta po vjen e te hyp siper dhe prof ylli pango
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    100 % Shqiptar Maska e ervislive
    Anėtarėsuar
    03-12-2007
    Vendndodhja
    Belgium
    Postime
    39
    mafia ushqehet nga pjesetaret e partise demokratike

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Edi Rama mafie...? Jo mo po cne ai eshte burre i mire dhe i ndershem. Ai nuk vjedh e nuk mashtron. Te na rroje sa malet.........
    Cudi qenka shtuar nr i komunisteve ketu ne forum, apo eshte shtuar numri i pseudonimeve. Ne fakt duhet te jete kjo e dyta se ato qe bejne te njejtat shkrime me nicke te ndryshme duhet te kene nje surrat.....

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 12:43
  2. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  3. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  4. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  5. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •