dua nje informacion per kalane e vile boshtoves ose per sahatin e kavajes.kush me ndihmon eshte shume i nderuar
dua nje informacion per kalane e vile boshtoves ose per sahatin e kavajes.kush me ndihmon eshte shume i nderuar
Historiku i Kullės sė Sahatit
Kulla e Sahatit pėrbėn njė nga objektet mė tė larta e mė tė rėndėsishme tė qytetit tė vogėl. Kulla e Sahatit daton nė vitin 1817. Ajo u ndėrtua nga Ibrahim bej Alltuni dhe familja e tij. Ndėrtimi i Kullės sė Sahatit ishte njė shenjė madhėshtie e begatie pėr kėtė nyje tė rėndėsishme tė komunikacionit dhe tregtisė nė zonė, siē ishte Kavaja nė atė kohė. Ėshtė mjaft kuptimplotė fakti se ky objekt mjaft i rėndėsishėm, historik e kulturor, pėr qytetin e Kavajės, ėshtė ngritur nė tė njėjtėn kohė me Kullėn e Sahatit nė Tiranė. Kjo gjė flet pėr rėndėsinė e madhe ekonomike tė qytetit. Nė fillim, ora e vendosur nė majė tė kullės, matjen e kohės e bėnte njėkohėsisht si orė diellore dhe si orė e zakonshme me mekanizmin e saj pėrkatės. Mendohet se Kulla e Sahatit ėshtė ndėrtuar nga tre vėllezėr me mbiemėr Sinami, nga fshati Bardhor, qė kishin ndėrtuar objekte tė tilla nė qytete tė tjera tė Perandorisė Osmane. Edhe sot, pas kaq vitesh, kjo orė nuk ėshtė thjesht njė simbol i trashėgimisė historike kulturore e qytetare me vlera tė pallogaritshme, por vazhdon tė jetė me shumė vlera antikuariati si objekt i rrallė. Lloje tė tilla janė tė pakta e mjaft tė kėrkuara. Ajo ėshtė realisht njė pasaportė historie e qytetarie pėr Kavajėn qė duhet vlerėsuar seriozisht nga personat pėrgjegjės, si objekt qė duhet mirėmbajtur me gjithė kujdesin e duhur, si shenjė identiteti historik e kulturor.
WoRlD WiDe AlBaNiAn PrIdE
§e©u®it„ §©ript ²°°9
shum faleminderit shoku
Krijoni Kontakt