Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    IPKO leshon transmetim televiziv dixhital kabllor.




    Kompania telekomunikuese IPKO, qė nga dita e hėnė ka kaluar nga transmetimi televiziv analog nė atė digjital. Nė bashkėpunim me platformėn DigitAlb, konsumatorėt e IPKO Digital TV do tė kenė mundėsi tė kėnaqen me ofertėn mė tė mirė nė treg te programeve informuese, argėtuese, filmave, sportit, muzikės etj.

    Nė bashkėpunim me DigitAlb, IPKO ofron pėrmbajtjen mė atraktive pėrmes mė shumė se 60 kanaleve televizive, duke pėrfshirė tė gjitha kanalet e mirėnjohura tė DigitAlb si dhe kanalet SuperSport, Big Brother 1 dhe 2.

    Faza testuese zgjatė nga data 16 deri mė 31 mars 2009, ku shėrbimi i Televizionit Digjital IPKO ėshtė pa pagesė, ndėrsa pėr marrėsin digjital dhe kartėn SMART konsumatorėt duhet tė paguajnė depozitėn prej 10 eurove.

    Televizioni Digjital IPKO, konsumatorėve iu mundėson tė shikojnė kanale dhe programe tė shumta nė platformėn digjitale, duke ofruar fotografi dhe zė tė cilėsisė sė lartė, si dhe shėrbime tjera televizive dhe interaktive.

    “Oferta televizive digjitale e IPKO ėshtė e pakrahasueshme nė pėrmbajtje dhe cilėsi me cilėndo nga ofertat tjera nė treg”, tha me kėtė rast, drejtori ekzekutiv i IPKO-s, Akan Ismaili.

    Pakoja e Televizionit Digjital IPKO ofron 60 kanale ekskluzive tė cilat mundėsohen vetėm nga kompania IPKO nė Kosovė, udhėzues elektronik tė programeve, filmat mė tė fundit tė kinemasė botėrore, bashkė me ‘reality show’ Big Brother (pėrmes kanaleve BB1 dhe BB2).

    Shėrbimi i Televizionit Digjital IPKO fillimisht ofrohet vetėm nė regjionin e Prishtinės i cili pėrfshinė qytetin e Prishtinės, Fushė Kosovėn, Ajvali dhe Graēanicė, ndėrsa shumė shpejt ky shėrbim do tė ofrohet edhe nė vendet tjera tė Kosovės.

    “Me kėtė lansim ne nuk po pėrfundojmė asgjė. Kjo ėshtė vetėm njė nismė e cila do tė plotėsohet vazhdimisht me programe te reja dhe nė bazė tė preferencės sė konsumatorėve”, tha Ismaili.

    IPKO ofron shėrbime telekomunikimi tė telefonisė mobile, internetit dhe tė telefonisė fikse si dhe tė televizionit kabllor. Tė gjitha kėto shėrbime janė tė licencuara nga autoritete pėrkatėse.
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #2
    S'di si ta le. Maska e meganoi
    Anėtarėsuar
    18-09-2008
    Vendndodhja
    Ne karrige te komjuterit
    Postime
    405
    S'ka folur kush po po pergjigjem une
    Per vete e kam ne perdorim.
    MOTOJA IME:Shkel e shiko nga shkel

Tema tė Ngjashme

  1. Art Digjital nga edspace
    Nga edspace nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-09-2006, 11:48
  2. Artistėt digjital tė forumit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2004, 15:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •