U bene kaq koh qe jam anetar i ketij forumi, dhe po kaq kohe qe lexoj me endje poezit e anetarve te ndryshem. Disa poezi me kane pelqyer, te tjera me kane prekur, disa te tjera me kane bere te buzeqesh, shume te tjera me kane ber te ndjej revolten e thirjeve te tyre.
Thjesht sot dua te pershendes gjithe poetet e poeteshat e ketij forumi, edhe njekohesisht tju them nje faleminderit te sinqerte. Midis te gjitheve kam deshire te vecoj ketu disa nga emrat e mi te preferuar ne kete faqe.
Diekea fajtore, Brari, macia blu, ESJV, Kulla, Ani, Qyfyri, Hena, Agim Doci, Fiori, Nitroshi, Sokoli, Belami, Deti Bajri, Dita, Henri, Kosovar, Zarathustra, K. Ardenica.
Po ju pershendes ne kete fillim viti te gjitheve me nje poem te Ndre Mjedes "Gjuha Shqype" ajo gjuh qe na ofron, na ben te kuptojme dhe te ndjejme me shume njeri-tjetrin . Zoti ju dhente shendet e gezim ne ditet tuaja
Gjuha Shqipe
Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.
Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.
E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.
Krijoni Kontakt