Nuhi, a.s., e luti Allahun, xh.sh., me duanė qė vijon:

"Zoti im, mė falė mua dhe prindėrit e mi, dhe ata qė hynė nė shtėpinė time, duke qenė besimtarė, edhe besimtarėt e besimtaret, ndėrsa jobesimtarėve mos u shto tjetėr, vetėm dėshpėrim". (Nuh, 28)

Kjo dua e tij vlenė edhe pėr ne, pasi qė ka thėnė: "edhe besimtarėt e besimtaret".

Duatė e Ibrahimit, a.s., janė tė shpeshta nė Kur'an. Ai luti Allahun, xh.sh., pėr banorėt e Gadishullit Arabik, i cili tani posedon lloje tė ndryshme tė pemėve dhe perimeve, pallate tė bukura, kurse mė parė kėtu nuk kishte as unė dhe as drunjė, as kopshte e as parqe. Ishte vetėm njė shkretėtirė e zhveshur, nė tė cilėn nuk kishte as ujė tė ftohtė, e as ndonjė gjė tjetėr.

Ibrahimi, a.s., e luti Allahun, xh.sh.:

"Zoti ynė! Unė njė pjesė tė familjes sime e vendosa nė njė luginė, ku nuk ka bimė, e pranė shtėpisė Tėnde tė shenjtė. Zoti ynė (i vendosa aty) qė ta falin namazin, pra bėn qė zemrat e disa njerėzve tė mallėngjehen pėr ata, dhe, pėr tė falėnderuar me mirėnjohje, furnizoi ata me fruta." (Ibrahim, 37)

Lutjes sė tij Allahu i Madhėrishėm iu pėrgjigj pas njėmijė vjetėsh.

Ibrahimi, a.s., gjthashtu ėshtė lutur:
"O Zoti im! Mė bėn mua nga ata qė falin namazin, e edhe prej pasardhėsve tė mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynė!" (Ibrahim, 40)

Edhe shembulli i Musait, a.s., ėshtė i pabesueshėm. Ai ishte i fortė dhe i pavarur dhe ishte i vetmi qė ka pasur mundėsi t'i udhėheq hebrenjtė. Megjithatė, pasi u largua njė kohė tė shkurtėr prej tyre, ato filluan ta adhurojnė viēin.

Kur Allahu, xh.sh., e dėrgoi Musain, a.s., tek faraoni, ai u lut:

"Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (mė ndihmo) gjoksin tim! Dhe mė lehtėso nė kėtė punė timen!" (Taha, 25-26)

Kurse Allahu, xh.sh., iu pėrgjigj:

"Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t'u dha ajo qė kėrkove!" (Taha, 36)

Mufessiret (komentatorėt e Kur'anit) thonė: "Allahu, xh.sh., thotė: 'Lutjen tėnde', e nuk tha: 'Lutjet tua', pėr shkak tė mėshirės sė tij tė gjitha lutjet e Musait, a.s., ia kishte trajtuar si njė lutje tė vetme."

Edhe Junusi, a.s., e luti Allahun, xh.sh., pasi qė ky u hidhėrua me popullin e tij dhe hipi nė anije, ku dhe e gėlltiti peshku. Me ē'rast ka thėnė njėrėn ndėr duatė mė tė bukura. Ai ka thėnė:

"Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastėr, nuk ke tė meta. Unė i bėra padrejt vetes!" (Enbija, 87)

Kjo dua arriti deri te Allahu, xh.sh., nė mėnyrė direkte, te i Gjalli, i Gjithmonshmi.

"...te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė, e Ai i pranon." (Fatir, 10)

Nė biografinė e Junusit, a.s, thuhet qė melekėt e kishin dėgjuar zėrin e tij, andaj dhe kishin filluar tė qajnė, ku dhe kishin pyetur: "O Zoti ynė, ky ėshtė zė i njohur, prej robit tė njohur, mirėpo nuk e dimė se ku gjendet! "Unė e di se ku gjendet ai, dhe Unė atė do ta shpėtoj."

"E sikur tė mos ishte ajo qė ai kishte qenė prej atyre qė shumė e pėrmendin Zotin. Ai do tė mbetej nė barkun e tij deri nė ditėn e ringjalljes." (Es-Safat, 143-144)

Allahu, xh.sh., e shpėtoi atė prej peshkut, pėr shkak tė lutjes sė tij tė sinqertė.


Edhe i Dėrguari ynė, s.a.v.s., ka dua tė shumta, por duatė e tij posedojnė njė dhunti tė veēantė. Duatė e tij prekin zemrat. Nė tė dy Sahihat, shėnohet transmetimi i Ibn Abbasit, r.a., nė tė cilin thuhet: "Njė natė fleta tek tezja ime, Mejmuneja, r.a., gruaja e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s.. Kur i Dėrguari, s.a.v.s., u ngrit qė tė falė namazin e natės, bėrė kėtė dua: 'Allahu im, Ty tė falėnderoj. Ti administron me qiejt dhe tokėn dhe me atė qė gjendet mes tyre. Ty tė takojnė tė gjitha falėnderimet. Ti sundon me qiejt dhe tokėn dhe me atė qė gjendet mes tyre. Pėr Ty qofshin falėnderimet e pafundme. Ti je Drita e qiejve dhe tokės dhe i asaj qė gjendet mes tyre. I lavdėruar qofsh pėrherė. Ti je e vėrteta dhe premtimi yt ėshtė i vėrtetė. Takimi me Ty ėshtė i vėrtetė, po ashtu edhe fjalėt e tua janė tė vėrteta. Xhenneti dhe Xhehennemi vertetė ekzistojnė, ndėrsa Muhammedi ėshtė i dėrguari Yt. Dita e Gjykimit pashmangshėm ka pėr tė arritur. Allahu im, Ty tė dorėzohem dhe Ty tė besoj. Ty tė mbėshtetem dhe vetėm Ty tė drejtohem. Pėr shkak Tėndin orvatem dhe nė bazė tė ligjit Tėnd gjykoj. Falmi mėkatet qė i kam bėrė deri mė tani, si dhe ato qė do t'i bėj mė vonė, ato qė i kamė bėrė fshehurazi dhe haptazi!" (Buahri dhe Muslimi)


Muslimi shėnon transmetimin e Aishes, r.a., e cila tregon se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., gjatė faljes sė namazit tė natės e ka lexuar kėtė lutje: "O Allah, Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijuesi i qiejve dhe i tokės, Njoftuesi i tė dukshmes dhe tė padukshmes. Ti ke pėr tė gjykuar ne mes robėrve tė Tu pėr atė me tė cilėn u kundėrshtuan. Udhėzona nė atė qė konsiderohet e drejtė, kur njerėzit tė kundėrshtohen. Vėrtetė, vetėm Ti mund tė na udhėzosh nė Rrugėn e Drejtė!"