El-Arkam, shkollė islame me nxėnės tė cilėt njėkohėsisht mėsojnė mėsimet nga programi i detyruar shkollor dhe mėnyrėn e jetesės myslimane, ėshtė shembull i mirė nė Sakramento, kryeqytet i Kalifornisė.
Ata na mėsojnė islamin, thotė Ramsisha Satar (14), nxėnėse e shkollės El-Arkam.
Brenda shkollės nxėnėset bartin shamia, ndėrsa veshja e tyre ėshtė e thjeshtė. "Mė pėlqen kėtu, nuk mė pengojnė rregullat", thotė Satar.
Shkolla ėshtė themeluar para 11 viteve. Shkolla El-Arkam ėshtė e akredituar zyrtarisht nga WASC, Unioni i shkollave dhe kolegjeve perėndimore, dhe ėshtė gjimnazi i vetėm gjithėpėrfshirės me orar tė plotė nė Kaliforni.
Kohė mė parė ėshtė pranuar nė bakalaureatin akademik ndėrkombėtar (student i diplomuar i shkallės sė dytė), si shkollė private me kėtė status nė Sakramento.
Sot, nė kėtė shkollė edukohen mė shumė se 300 nxėnės, ndėrsa nė listėn e pritjes gjenden afro 50 nxėnės.
Pėr mė tepėr, zyrtarėt e shkollės presin mė shumė kėrkesa pėr regjistrim duke marr parasysh numrin e madh tė prindėrve tė shpėrngulur nė Sakramento pėr t'ju mundėsuar fėmijėve tė tyre shkollimin dhe edukimin islam.
"Njerėzit nė bashkėsinė tonė e vlerėsojnė edukimin", thotė Dalia Wardany, drejtoreshė e shkollės, tre fėmijėt e sė cilės vijojnė mėsimet nė shkollėn El-Arkam.
Fėmijėt vijnė nga zona tė ndryshme, etnicitete dhe kultura, por ndajnė besimin, ushqimin dhe uniformėn e njėjtė.
Nė ora 1:15, nxėnėsit dalin nga klasat e tyre dhe kryejnė namazin e pėrbashkėt.
"Asnjė shkollė tjetėr nuk ofron kėtė formė edukimi", thotė Xhihad Silmi, prind i cili vullnetarisht kontribuon nė kėtė shkollė.
Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'i "hapur sytė", thotė Angelique Bradley, nėnė e nxėnėsit tė klasės sė shtatė tė shkollės fillore St. Francis e cila momentalisht nė El-Arkam mėson pėr islamin. "Nuk e dija qė kėtu ekziston njė shkollė e tillė. Jam e impresionuar me fėmijėt. Ata shprehin respekt tė veēantė, sidomos nė sjelljet ndaj personelit mėsimor". Por, njohuritė e reja qė Bradley i fitoi gjatė vizitės sė shkollės ende nuk ka depėrtuar deri tek tė gjithė muslimanėt amerikan.
Osama Kamel (15), nxėnės i klasės sė dytė, aktivitetet sportive i kryen me shokėt e tij jomusliman tė cilėt e ngacmojnė pėr numrin e nxėnėsve nė klasėn e tij. "Ata thonė 'klasa jote ka vetėm katėr nxėnės?', thotė Kamel, duke qeshur. "Ata mendojnė se ne shkollohemi pėr t'u bėrė terrorist apo diēka tė ngjashme", ankohet Kamel.
Nė anketėn e fundit tė realizuar nga Qendra hetimore Pew thuhet se shumica e amerikanėve kanė shumė pak dijeni pėr praktikimin e islamit dhe nuk sheh ndonjė bazė tė pėrbashkėt mes besimit islam dhe bindjeve tė tyre krishtere. "Atė ēka ne mėsojmė ėshtė si tė bėhemi musliman dhe amerikan tė mirė", tha nė fund Kamel.
Krijoni Kontakt