Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Gërdeci pas një viti.

    Po behet nje vit nga dita kur aksidentalisht (te pakten sic eshte thene deri tash) ndodhi nje shperthim ne permasa te medha ne fshatin Gërdec te Tiranes.

    Si eshte gjendja ne ate zone pas nje viti nga shperthimi?

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Te gjith fshataret moren shperblimin per shtepite e shkaterruara nga shperthimi, edhe blene Mercedeze te tipit fundit edhe BMW X5 .

    Gjenja sa vjen e permirsohet, tani flene nga 2 veta ne makina, me pare flinin 2 veta ne nje shtrat.

    Ti do thuash pse flene ne makina? E thjeshte pergjigja, sepse aty ka ajer te kondicionuar, makinat e shtrenjta e kan kte lluks.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    iku nje vit dhe askush nuk diskuton se si shperhtheu gerdeci..
    prokurorise i interesojne vetem emailat e letrat e ministrave te berishes..
    per ndezezat.. asnje fjale..

    vetem brari i mbahet versionit te vet..se gerdeci ka nje loje te mirpergatitur muaj me pare se te shperthente.. per te ngazellyer PPSH..ne..

    nje shperthim i tille nuk ndodh nga "bishta cigaresh"..

    nje grup special besoj une.. ka punuar aty per shum kohe ne fshehtesi per te instaluar Megashperthimin..

    kush do jene valle keta tenente gurabardhe..?

  4. #4
    Eshte permendur te kete patur filmime te transmetuara nga nje televizion disa dite para shperthimit.

    Kush mundet te na i sjelle ato?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, pjesëmarrës në tryezën e djeshme të opozitës për protestën e së dielës, i bëri apel shqiptarëve të ndërgjegjësohen në këtë ditë në rëndë në historinë e vendit. “Në emër të PDS, ne do t’i bashkohemi ditën e diel protestës qytetare, në kujtim të përvjetorit të masakrës së Gërdecit”, tha Milo. Sipas tij, qeveria e majtë që do dalë pas 28 qershorit nuk do lejojë më Gërdecë të rinj. “PDS, si shprehëse e indinjatës së atyre segmenteve të shoqërisë sociale, do ta thotë atë ditë fjalën e vet fort, me qëllim që politika shqiptare të reflektojë seriozisht dhe që populli i Gërdecit dhe gjithë Shqipërisë, të bindet që me ardhjen e opozitës nuk do të ketë më Gërdec të tjerë në historinë e shqiptarëve”, tha Milo.

    Ky Paskalua sa mire i di ca gjera, tani qe eshte bere grup me Edon si trembet syri fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Apolloni31 : 10-03-2009 më 17:44
    Sa do rrosh do te mesosh......

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    paskali padashje thote .. se kur te jemi ne.. njesiteve tona me tenente gurabadhas do ti japim detira te tjerra.. sepse kuptonet.. nuk do i duhen gerdecat..

    me nje fjale kur jemi ne opozite don te thote paskali ne moj pd.. te bejme vlor 97 e gerdec 2008-te..

    me qarte ska ku vete..

    thx apollon.. per deklaraten e milos..

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ky Paskali duket si skuth, po nga ato skuthat qe ta neverisin kur i sheh, lere ti degjosh se cfar thone!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174
    Në Gërdec, aty ku plagëve të hapura s’u gjendet shërim

    Ferdinand Dervishi

    Imazhi nuk e tregon më tragjedinë në Gërdec. Një vit më pas ai është krejtësisht ndryshe dhe përcjell një dendësi përshtypjesh urbane, që mbase nuk kanë për të bërë vizitë askund tjetër në të njëjtin shtet. Kërcëllitëse në diell, të parat që të bllokojnë pamjen, lartohen dhjetëra vila e ndërtesa shkëlqyese, njëra më luksoze se tjetra, njëra me joshëse se tjetra, njëra më e ngrefosur se tjetra... Ndërsa poshtë tyre, banorët, me përmasat e milingonave, me të njëjtën ngjyrë, kafe të zënë, kondicionuar mbase nga mëngjesi i acartë, reflektojnë një përshtypje të kundërt. Pamja e tyre duket të jetë më afër fytyrës hijerëndë të kraterit të shpërthimit, që më 15 mars 2008 mori jetët e 26 njerëzve dhe plagosi qindra si dhe shtatë-tetë shtëpi të mbetura rrënoja, të cilat ushtria i rrethoi me tela me gjemba, duke ngulur në çdo dhjetë metra, thellë në tokën e butë, tabela frikësuese: “Ndal! Zonë e minuar”.
    “Nuk u ndanë si duhet fondet e shtetit. Jo të gjithë qenë të barabartë. Flasin se, ata që ishin militantë të partisë në pushtet, përfituan më tepër... Por edhe vlerësimet e dëmeve nuk u bënë me kujdes. E si mund të bëheshin vetëm gjatë një dite të vetme?” I pari në radhë, krejt i pakënaqur, quhet Qemal, përballon të ftohtin e mëngjesit ndanë rrugës në qendër të fshatit, duke ngrohur duart me njëra-tjetrën dhe pret që të ndizen makineritë, të cilat do hapin një kanal të ujërave të zeza. Sepse shteti dhe donatorë, apo qeveri të huaja e kanë zgjidhur qesen për Gërdecin, paçka se një vit më pas gropat në rrugën hyrëse nga Vora, nëse nuk ecën me kujdes, mund të të thyejnë makinën në dy pjesë, ndërkohë që shinat e trenit, të linjës më të rrahur, Tiranë – Durrës, të paruajtura qoftë me trarë, apo me roje, të kallin datën.
    Hedhur vështrimin nga vilat e shumta të mbira si mbi një terren të begatë, Qemali ndërron temë. “Gjithsesi përmbi 80 për qind e të dëmtuarve kanë mbetur të kënaqur. Ndërsa vetëm 10 për qind e tyre nuk kanë bërë ndërtime, apo riparuar shtëpitë e vjetra. Shkaku, sepse janë ende të traumatizuar, të pavendosur, se ende mendojnë të shpërngulen...”
    Teksa flet, në rrugë zvarritet gjithë zhurmë një eskavator i ushtrisë, nga ata që ende gërmojnë në krater. Kur kuisja e zinxhirëve tretet dhe bisedës i vjen fundi, Qemali nuk dëshiron të fotografohet. Për moskonsum kishte shpjeguar, aty – këtu, mes bisedës, se ai vetë jetonte në një fshat pranë dhe se ishte krejt i pakënaqur me shifrën e lekëve që shteti i kishte caktuar si dëmshpërblim, duke harruar se përgjatë ligjërimit, në një çast të vockël, kishte lënë jashtë autocensurës një shpjegim që thoshte se “dëmi në shtëpinë e tij ishte fare i vogël”.
    Fëmijët
    Rreth 200 metra më tej ushtria ka ende një postbllok të rreptë. Një autoveturë e vjetër me targa të Durrësit, me një megafon që kakariste në kupë të qiellit “Hajde peshk i freskët!”, bëri rrethin pikërisht para telave me gjemba të postbllokut, për të kthyer thembrat nga majat pa shitur asnjë cironkë. “Peshk frigoriferi është”, na “qetësoi” Qemali para se të ndaheshim.
    Një top i bardhë në ajër, ngacmon vështrimin. Kureshtja shtohet kur nga i njëjti drejtim, në të djathtë, lëvizjet e topit sintonohen me britmat e fëmijëve. Kjo bëhet kurioze. Por fëmijët, edhe pse të shumtë dhe me çanta me libra, nuk janë në oborrin e një shkolle, por të një vile. Këmbët mbahen vetiu si përpara shkeljes së një prone private. Një mesoburrë i gjatë që afrohet, të qetëson gjithsesi me pamjen miqësore të fytyrës. Quhet Ndoc Gjetaj dhe është mësues i biokimisë. Kot nuk thonë se të rrish me fëmijët... nuk mund të bësh tjetër pamje. “Po, nxënësit e shkollës së Gërdecit janë. Shkolla është ende e shkatërruar, kështu që i kemi mbledhur të gjithë këtu, në këtë vilën e marrë me qira. Erdhën në shtator. U gëzuan shumë që u ribashkuan pas tragjedisë. Sepse ishin ndarë, kush në Kovalishencë në Durrës, kush te miq e të afërm, kush në ambiente me qira”, shpjegon mësuesi i biokimisë, para se biseda të bëhet më serioze.
    “-Ndoc, si duken fëmijët. A demonstrojnë pasoja pas asaj që u ndodhi?”
    “-Përgjithësisht mirë. Shohim se ende kanë disa pasoja, por nuk mund të thuhet se janë serioze”.
    “-Për shembull?”
    “-Po ja, pjesa më e madhe kanë ende kalim të shpejtë nga gjendja e qetësisë në trembje. Një tjetër pasojë me duket se është edhe pavëmendshmëria. Pra humbasin në mendime. Nuk kanë qenë kështu përpara shpërthimit. E vërteta është se janë ende të vrarë në shpirt. Jemi përpjekur që t’i mbajmë larg mendimeve të tepërta, rikujtimit të ngjarjeve, t’u largojmë mendjen duke i nxjerrë në ekskursione të ndryshme. Ndërsa më të vështirë e kanë ata fëmijë që kanë pasur humbje të të afërmve”.
    “-Pra keni në shkollë edhe fëmijë nga këto familje?”
    “-Po. Këta i mbajmë më pranë. Kam vënë re se kanë tendencë të tregojnë e ritregojnë historitë e tyre. Shkruajnë edhe poezi për ngjarjen, pasi ajo u ka mbetur e fortë në memorie. Ndërsa kur nisin dhe e tregojnë, ndodh shpesh që të fillojnë të dridhen. Sepse e përjetojnë ngjarjen. Në këto raste gjithmonë i ndërpresim e mundohemi t’u ndryshojmë temën. Kjo kategori është vërtet e rrezikuar, pasi e ka të pranishme në familje kujtimin e ngjarjes, s’mund të shkëputet lehtë prej saj, ka ceremoni familjare, përvjetore...”
    Të pakënaqur deri në fund
    Që të kaptosh në lagjen përkundrall, djathtas, në rrëzë të kodrës, duhet praktikisht të kthehesh nga ke ardhur. Pak më të vonuara, ende të pambyllura, por edhe këtu vilat e ndërtesat e banorëve janë konkurruese. Porse kjo “pak më të vonuara” zbulon një fenomen ndezës. Në një shumicë të dukshme vihet re qartësisht se ish-shtëpive të vjetra tashmë u është shtuar një kat i dytë, ndërsa ish-dykatëshet janë bërë me katër të tillë. Kaq mirë t’i ketë dëmshpërblyer qeveria vallë? Pikëpyetja e madhe do konsumonte gjithsesi gjithë kohën e saj për t’u kthyer në një shenjë ende të pakonkretizuar në iniciale që të shpjegojë gjendjen “kuptova”. Me këto mendime, pamja përpara xhamit të makinës bëhet e njohur. Në të djathtë, nën diellin që lëpinte një shkëmb ranor përmbi rrugë, pak ditë pas tragjedisë, kishim takuar një shumicë njerëzish të traumatizuar, të cilët vëzhgonin banesat e shkalafitura nga shpërthimi. Por në vendin e gërmadhave tashmë, të paktën e para në radhë, lartohej një shtëpi që do ta kishte zili gjithkush. Ndërsa në oborrin e pamat, të mbathur me rërën e bardhë të kodrës, gjendeshin të njëjtët njerëz që kishim takuar dikur. Veçse me pamje dhe reflektim ekstremisht të ndryshëm, që në një gjykim të shpejtë të formonte në mendje njerëz punëmbaruar, stresshkuar, njerëz festehedhur. “Nuk dua të jap asnjë përshtypje. Por po ju them se nuk kemi marrë asgjë për mobiljet e shkatërruara. Jo vetëm unë, të gjithë”, thotë i zoti i shtëpisë pas pyetjes, nëse janë të kënaqur nga reagimi i shtetit, nga dëmshpërblimi i dhënë. Më tej e kyç. Ndërsa një bashkëfolës, që prezantohet si Ali Aliu, i jep gojës. “Kjo këtu quhet lagjia ‘Ustali’. Është më e vjetra dhe njëkohësisht më e dëmtuara nga shpërthimi...”, nis të flasë. Dikur i përgjigjet edhe pyetjes së parë. Thotë se për shembull, atij vetë nuk iu dëmshpërblyen 40 krerë pula e gjela, se toka e mbarsur me hekurishte është e pavlefshme, se çmimet e materialeve të ndërtimit, kur morën dëmshpërblimin, gati u dyfishuan... Por Ali Aliu të paktën flet.
    Një shtëpi kaptuar, në bahçe, i zoti mih tokën. I rrethuar nga një tufë grash e vajzash, ai mban pranë një kovë plastike ku hedh copërat e hekurta të predhave që nxjerr lopata. As ky nuk ka dëshirë të flasë. Ndërsa kori i femrave nuk mbahet, sidomos Suzana, një grua rreth të gjashtëdhjetave, që ankohet me breshëri se për dëmtimin e shtëpisë dykatëshe që kishte, shteti i kishte akorduar shumë pak, vetëm 60 milionë të vjetra, se vajza pas shpërthimit kishte paraqitur probleme, se duheshin blerë një mal me ilaçe, se të shoqin e kishte të sëmurë se edhe vetë ishte shumë, shumë e sëmurë, se shteti nuk u jepte asnjë ndihmë në të holla...
    “Ka edhe probleme më serioze”, shpjegon Ali Aliu pasi tufa e femrave ka mbetur pas. Sipas tij, është e vërtetë se rreth 70 familje nuk kanë marrë asgjë për mobiljet e dëmtuara, se shumë të plagosur nga shpërthimi, që janë trajtuar në spitale për periudha të gjata, nuk kanë marrë asnjë kacidhe dhe se vajzën, ajo që bërtiste më tepër, edhe para shpërthimit nuk e ka pasur mirë me shëndet...
    Ca më tej, në fund të lagjes, rreth 200 metra përkundrall kraterit, bashkia e Vorës është duke ndërtuar një monument emergjent. “Do jetë një pllakë përkujtimore me emrat e 26 viktimave të gdhendura. Do të jetë gati për datën 15 mars”, shpjegon brigadieri i punimeve, Gëzim Muzhali. Për çudi, pllaka e mbështetur në dy shina të hekurta gjendet në brendësi të pronës private, të rrethuar, të dikujt që nuk ndodhet, por dy herë Aliu, thotë i qetë se nuk ka qeder. “Bashkia është shtet, këtu ta merr, atje ta jep”, e mbyll ai duke shkelur syrin.
    Njeriu i tragjedisë
    Në të njëjtën rrugë, në kthimin mbrapsht, pranë shtëpisë që është duke u riparuar, ka mbërritur Rigon Durda, një personazh dhe i njohur i vjetër. Rigonin e kishin takuar vetëm rreth një orë e gjysmë pas shpërthimit të 15 shkurtit 2008. Sillej si fugë rreth shtëpisë e brenda saj, duke kërkuar fëmijët nëpër orenditë e shkatërruara e të përmbysura. Kishte qenë në Durrës kur kishte mësuar për shpërthimin dhe me një taksi kishte mbërritur në Gërdec si i marrë. Ishim bashkë kur ai mori informacionet e para me celular nga i vëllai dhe baxhanaku. I pari i tregoi se djali i dytë, Roxhersi 11-vjeçar, ishte mirë edhe pse i dëmtuar pak nga flakët, kurse tjetri i tha se dy vajzat, 13 dhe 3 vjeçe, sapo kishin mbërritur të vetme në shtëpinë e tij, në lagjen “Kombinat” të Tiranës. Kjo ishte koha kur Rigoni mblodhi duart pas kokës dhe nis të qajë për bashkëshorten. “Atë e kam të humbur, ajo punonte atje, çmontonte predhat”, përsëriste. Dhe kishte të drejtë. Kufoma e Rajmonda Durdës u gjet në kodër, në të djathtë të kraterit, e vdekur, teksa kishte mundur të vraponte disa qindra metra për t’u larguar...
    Por jeta vazhdon. Rigoni është duke riparuar shtëpinë e vjetër, me qëllim që dikur të mbledhë aty sërish fëmijët. Dhe nga kjo anë duket se është i qetë. Ka shtuar dhe një kat madje. “Ta rrëfej unë katin e shtuar. Mos na paragjykoni. Sepse unë të gjitha sa më dha shteti i hodha përmbi kafazin e dëmtuar të katit të parë. Pra nuk e prisha atë që kishte mbetur, për ta nisur nga e para. Po kështu edhe shumë të tjerë”, shpjegon Rigoni, duke na shpërndarë retë. Ato re që na kishin mbajtur të errët mënyrën e re të vendosjes së shqiptarit para shtëpisë, strofullës që përbën impenjimin më të madh, ëndrrën më të madhe, atë ëndërr që të detyron ta konceptosh vazhdimësinë më mirë pa një kacidhe në xhep, se sa pa shtëpi, se sa pa komoditet... Një koncept mbresëlënës. Por Rigoni nuk na lë në mendime të shtuara.
    “Aktualisht më mundon vetëm djali që u dëmtua, Roxhersi. Sepse akoma nuk e ka marrë veten. Paraqitet i tronditur dhe si i përhumbur. Ka dhimbje koke të shpeshta dhe kam vënë re se nervozohet shpejt. Ai u gjend vetëm 150 metër larg kur ndodhi shpërthimi. Kishte shkuar bashkë me djalin e vëllait t’i çonte ushqimin së ëmës. Flakët e dogjën nëpër faqe e duar si dhe prapa kokës, por ja doli mbanë, ndërsa djali i vëllait humbi jetën...”, rrëfen Rigoni me qetësinë e një njeriu që nuk përpiqet të lexojë tepër në reagimet e bashkëfolësit. Dikur ndalon për të rrëfyer një predhë artilerie të padëmtuar që e ka gjetur në bahçe. “Unë nuk e kam frikë, se nuk është e rrezikshme, por nuk është mirë që ta gjejnë fëmijët, ata janë të traumatizuar”, përfundon.
    Gjatë gjithë kohës pranë gjendet edhe një fqinj i tij, më i ri në moshë. Quhet Nikolin Azizaj, është një nga ish-punëtorët e Gërdecit, që fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes. “Humba babanë, që punonte bashkë me ne. Vetë shpëtova, bashkë me nusen, por që të dy nuk jemi më të aftë të punojmë, pasi kemi djegie të thella në trup, kryesisht në shpinë”, thotë dhe për të demonstruar sinqeritet, ngre rrobat të tregojë ca plagë të thella e të tmerrshme nga ato ku vështrimi largohet si me buton. “Nuk më shqitet nga mendja flaka e barotit që shpërtheu pas meje. E keni parë si merr flakë hidrogjeni, apo oksigjeni. Ashtu na erdhi pas shpine. Rrobat u shkrinë në një sekondë të vetme. Hoqa bluzën dhe ajo mu ngjit e ndezur nëpër duar...” flet me gjeste Nikolini. Pastaj hesht me vështrimin e ngulitur në një pikë të papërcaktuar, duket i kapluar nga mendime që nuk i shfaq. “Nuk të gënjej o burrë, se nuk e kam zakon të ankohem. Por të betohem që as unë as nusja, as vëllai dhe as nusja e tij, që të gjithë të dëmtuar fizikisht nga shpërthimi, nuk jemi në gjendje të punojmë në punë të vështira, se të lehta nuk gjenden kollaj. Ndërsa në spital s’na kanë dhënë raport mjeko-ligjor. Unë kam qenë 55 ditë i shtruar te djegiet plastike. Më fal, tani nuk kam fuqi të punoj. Nuk kam sepse plagët e thella në kurriz nuk më lejojnë. Para se të shpërthente Gërdeci, jo për fajin tim, isha i fortë si dem. Kush e ka fajin...”


    Amerikanët ishin të kujdesshëm
    “Amerikanët ishin të kujdesshëm”. Ali Aliu, një nga banorët e Gërdecit pohoi se gjatë kohës që kishte punuar në repartin e demontimit, ishte mrekulluar nga rregullsia e amerikanëve. “Unë punoja si roje në kohën kur në repart demontoheshin fishekë të vegjël. Kujtoj se aty gjatë gjithë kohës kishte të pranishëm specialistë amerikanë. Në çdo turn, tetë orë apo më tepër, derisa zëvendësohej nga tjetri, specialisti amerikan rrinte në krye të punës”, tregon Aliu. Po sipas shpjegimit të tij, edhe gjatë demontimit të fishekëve të formatit të vogël, kishte incidente. “Shpesh shpërthenin flakët nga ndezja e barotit, por ato ishin gjithmonë nën kontroll, pasi procesi ishte industrial”, pohoi ai.

    Panorama
    Sa do rrosh do te mesosh......

Tema të Ngjashme

  1. Vritet me armë zjarri deputeti i PS, Fatmir Xhindi
    Nga Jack Watson në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 249
    Postimi i Fundit: 28-12-2013, 06:50
  2. Përgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  3. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  4. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •