Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Kata - Lili apo Lili - Kata

    Katana 101
    1/13/02


    Mund te kete ndodhur ne maternitet kur lindem ne gjithe ate rremuje, infermieret me dy jave shkolle mund te na kene ngaterruar. E di qe me nxorren te paren, pese minuta me kane thene po ku i dihet ndoshta ka qene ime moter qe erdhi para ne kete bote dhe u verbua nga drita e salles se operacionit. Dhe ndoshta ne ato momente pa pritje u fiken dritat dhe deri kur u ngróh gjeneratori i spitalit na kishin ngaterruar, dhe mamia se mbante me mend se cila prej nesh doli para dhe vetem me kapi mua te paren. Ne qoftese nuk na kane ngaterruar ne ate nate te nxehte korriku patjeter ne ditet me vone duhet te na kene ngaterruar sepse ne shqiperi s’te vene ndonje shenje qe te mos ngaterróhen femite. Thoni se jo e dini ju qe ne shqiperi eshte ngaterruar djali xhipit me djalin e nje tjetri dhe se ka kuptuar asnjeri deri kur jane bere djemte 20 vjec, e pra kur jane ngaterruar ata te dy qe jane si nata me diten, si mos te na kene ngaterruar mua dhe motres sime qe dukemi njesoj. Dhe shtate jave ne inkubatore te pakten shtate here do te na kene ngaterruar, ku i dihet sa here njera prej nesh eshte ushqyer dhe pse infermieret se kane mbajt mend seciles i dha per te pire, tjetra ka qare prej urie. Pastaj dhe nje te keqe tjeter ka qene se ne nuk na kane lene emra sepse nga frika se mos vdisnim. Sa keq te jetosh ne bote pa nje emer ose me keq te vdesesh pa emer. Jetuam. Kur erdhi kóha te na vinin emrat ndoshta jane gabuar ose ka qene e ngaterruar me pare dhe motra ka marre emrin qe duhej te me vihej mua dhe une te asajen. Dhe me emrin erdhi dhe fati qe tashme kishte harruar dhe vete se kuj prej nesh i perkiste pasi ishte hutuar nga ngaterrimet e shpeshta. Une Kata duhet te jem Lili, dhe Lili duhet te jete Kata? Kush me siguron mua qe une: Kata kam te njejtin fat qe do te kisha sikur te isha Lili. Lili ka fatin qe te jete e zgjuar po meqe motra ka ate emer ajo do jete e zgjuara, dhe un do jem Kata per te cilen eshte e shkruar qe te mbetej asgje me shume se sa mesatare. Po sikur Kata te ishte jetegjata, atehere Lili qe duhet te jete Kata …
    Pasi na vune emrat patjeter do te na kene ngaterruar dhe here te tjera psh kur na ka nxjerre mami nga gorita dhe ka me ka veshur mua rrobat e motres dhe pas ngjyrave te rrobave me kane filluar te me therrasin Lili kur me kishin vene emrin e Kates, dhe une ende e vogel se kam kuptuar qe ate pak kóhe paskam qene me te vertete Lili, po nuk do kete zgjatur shume se do te na kene ngaterruar prap dhe Lili ishte Lili dhe une -Kata edhe pse une duhet te isha -Lili dhe ajo -Kata. Dhe tani ndoshta Kata duhet te jete ne pune dhe Lili duhet te jete ne shtepi po meqe un jam Kata dhe jo Lili spo bej ze.
    Dhe tani endemi neper jete me fatin dhe emrin e njera tjetres po nuk eshte keq deri tani ndoshta kur te jete do te kerkoj qe te une te jem ajo qe duhet te isha -Lili.





    E gjitha kjo me erdhi kur lexova poemen e Henry Samrooke Leigh, dhe mendova se e njejta gje mund te me kete ndodhur dhe mua me motren time.
    The Twins
    In form and feature, face and limb,
    I grew so like my brother,
    That folks got taking me for him,
    And each for one another.
    It puzzled all our kith and kin,
    It reached [an awful]* pitch;
    For one of us was born a twin,
    Yet not a soul knew which.

    One day, to make the matter worse,
    Before our names were fixed,
    As we were being washed by nurse
    We got completely mixed;
    And thus, you see, by Fate's decree
    Or rather nurse's whim,
    My brother Jóhn got christened me,
    And I got christened him.

    This fatal likeness even dogged
    My footsteps when at school,
    And I was always getting flogged
    For Jóhn turned out a fool.
    I put this question, fruitlessly,
    To every one I knew -
    “What would you do, if you were me,
    To prove that you were you?”

    Our close resemblance turned the tide
    Of my domestic life;
    For somehow my intended bride
    Became my brother's wife.
    In short, year after year the same
    Absurd mistakes went on;
    And when I died - the neighbours came
    And buried brother Jóhn!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 19-04-2002 mė 21:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •