Mė 15 mars tė vitit tė vitit 2008, ndodhi tragjedia e Gėrdecit, shpėrthimi mė i madh qė kishte ndodhur ndonjėherė nė Shqipėri. Atė ditė, e gjitha Tirana u lėkund sikur tė kishte tė rėnė tėrmet, ndėrsa nė rrethinat e saj, pikėrisht nė Gėrdec tė Vorės, armėt luftarake, shpėrthenin nė tė gjitha drejtimet, duke lėnė pas 26 tė vdekur, mbi 250 tė plagosur. Shtėpitė nė fshatin e shpėrthimit, u rrafshuan, sikur tė ishte luftė.
Sot pas njė viti, pikėrisht nė kėtė opozita ka zgjedhur protestėn pėr tė pėrkujtuar kėtė ditė tragjike pėr qindra familje. Partia Socialiste nė njėrėn anė dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim nė anėn tjetėr, kanė zgjedhur tė protestojnė tė ndarė nė kėtė ditė, njofton Gazeta Start.
Perimetri i vatrės se shpėrthimit ishte 3.5 kilometra, ndėrsa zona e kraterit 18 ha. Zona qė ndjeu ndikimin maksimal te kėtij shpėrthimi shokoi deri nė 3 mije hektarė pėrreth punishtes sė Gėrdecit, ndėrsa tronditi mijėra banorė.
Lėkundjet qe shkaktoi nė tokė ishin ato tė njė tėrmeti 4 ballė. Forca tė shumta ushtarake dhe policore rrethuan zonėn 2 orė pas shpėrthimit pėr tė mos lejuar askėnd tė kalonte, pėr shkak se zona ishte e mbjellė me predha tė pashpėrthyera.
Tgf
Krijoni Kontakt