Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Postime
    174

    Itali: Rregullat e reja për shtetësinë dhe bashkimet familjare

    Italia vendos rregulla të rrepta për dhënien e shtetësisë me martesë dhe bashkimet familjare.

    Hatibi: Ja rregullat e reja

    Masa të rrepta për dhënien e shtetësisë, por edhe për ribashkimet familjare. Madje, edhe ndëshkime ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe më shumë kontribute të derdhura për rinovimet e lejeve të qëndrimit. Këto janë disa nga nenet e miratuara në Senatin e Republikës Italiane, "Paketa e Sigurisë", apo dekretligji i deleguar, nr. 733.


    "Paketa e sigurisë" do të kalojë për shqyrtim, votim dhe miratim përfundimtar në Dhomën e Deputetëve, sipas kërkesave të legjislacionit italian.


    Specialisti i zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, Durim Hatibi, shpjegoi të gjitha të rejat që sjell ky dekretligj për emigrantët në Itali.


    Martesat dhe shtetësia

    Dhënia e shtetësisë me martesë, mund të bëhet pas dy vitesh qëndrimi në territorin e shtetit italian dhe pas tre vitesh, në rastin kur bashkëshorti/ja gjendet jashtë.


    Kjo do të jetë gjithnjë me kushtin që, në momentin kur miratohet dekreti që jep shtetësinë, të mos ketë ndodhur zgjidhja e martesës, anulimi i saj, të mos kenë pushuar efektet civile të martesës dhe të mos ketë ndodhur ndarja efektive personale e bashkëshortëve.


    Sipas specialistit Durim Hatibi, dispozita e mëparshme parashikon një kohë gjashtë muajsh dhe, tashmë, të gjitha praktikat, apo deklaratat e përzgjedhjes, marrjes, rimarrjes, heqjes dorë, apo të dhënies së shtetësisë, shoqërohen nga pagesa e një takse 200 euro.


    "Rreptësohen kushtet për këto martesa me një ndryshim të Kodit Civil, që parashikon futjen e detyrimit e paraqitjes së lejes së qëndrimit. Kështu, nuk do të ketë më martesa mes të parregulltëve",- thekson Durim Hatibi.


    Ribashkimi familjar


    Ribashkimet familjare në shtetin italian, do të kenë rregulla të reja, sipas dekretligjit të deleguar nr. 733.


    Kështu, në bazë të këtij dekreti, kërkuesi duhet të ketë një strehim të përshtatshëm, sipas normave higjieno-sanitare, si dhe të përshtatshmërisë së banimit, që verifikohen nga autoritetet zyrtarë komunalë.


    "Në rastin e një fëmije nën 14 vjeç, që ribashkohet me një nga prindërit, mjafton miratimi i pronarit të banesës, ku në të vërtetë do të banojë i mituri",- pohon Durim Hatibi, duke shtuar se, po sipas kësaj direktive, lejohet hyrja për ribashkim familjar të fëmijës së mitur, që tashmë qëndron rregullisht me prindin tjetër, prindin natyror, që provon se plotëson kërkesat e pasjes së një banese dhe të realizimit të të ardhurave.

    Ndërkohë, direktiva përcakton se anulohet norma që parashikonte lëshimin e vizës për ribashkim familjar, pas 180 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, nga ana e Konsullatës Italiane në vendin e origjinës, kur nuk ishte marrë asnjë vendim.

    Ndërsa, sa i takon vizës hyrëse për ribashkim familjar, tashmë nuk do jetë e nevojshme të kërkohet më nëse miratimi për hyrje me motive të ribashkimit familjar nuk lëshohet 180 ditë pas përpunimit të praktikës. Kështu davaritet edhe një mundësi garancie e ushtrimit të së drejtës familjare, e parashikuar për t'iu kundërvënë burokracisë së tejngadalshme.


    Direktiva, taksë mbi lejen e qëndrimit

    Dekretligji i miratuar në Senatin e Republikës së Italisë, ka vendosur edhe taksë mbi lejen e qëndrimit. Kështu, kërkesa për lëshimin dhe ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, do të shoqërohet me derdhjen e një kontributi, shuma e të cilit është përcaktuar mes një minimumi 80 euro dhe një maksimumi 200 euro.


    Nga ky detyrim përjashtohen lejet e qëndrimit për motive azili, për mbrojtje të përkohshme dhe për motive humanitare.
    Pa leje qëndrimi, nuk është e mundur të marrësh akte të gjendjes civile, apo t'u qasesh shërbimeve publike.


    Gjithashtu, paraqitja e lejes së qëndrimit: i huaji që, me kërkesën e nëpunësve, apo agjenteve të sigurisë publike, nuk i bindet, pa motive të justifikueshme, urdhrit për të paraqitur pasaportën apo një dokument tjetër identifikimi, apo edhe një dokument që vërteton qëndrimin e rregullt në territorin e shtetit, ndëshkohet me arrestim deri në një vit dhe me një gjobë, deri në 2000 euro.

    Transferimi i parave, vetëm për emigrantët e rregullt


    Dërgimi i parave të emigrantëve në Itali drejt vendeve të tyre, nuk do të bëhen më si deri më sot. Kështu, "Paketa e Sigurisë" parashikon që, të ashtuquajturat "shërbime të transferimit të parave", do të jenë të detyruar të kërkojnë paraqitjen e lejes së qëndrimit dhe kopjen e saj ta ruajnë për dhjetë vjet.


    Po kështu, duhet t'ua komunikojnë ekzekutimin e transaksionit autoriteteve kompetente, në rastin kur bëhet për një subjekt që nuk zotëron leje qëndrimi.


    "Titullarët e agjencive duhet të marrin dhe të ruajnë për dhjetë vjet kopjen e titullit të qëndrimit, nëse subjekti që kërkon veprimin e transferimit të parave është shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së.


    Nëse klienti i huaj nuk e ka këtë titull qëndrimi, përgjegjësit e agjencive duhet të njoftojnë, brenda 12 orëve për këtë fakt autoritetet vendorë të sigurisë publike, duke ia përcjellë të dhënat identifikuese të subjektit",- shpjegon specialisti i zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, i cili thekson se mosrespektimi i kësaj dispozite, nga ana e tyre, ndëshkohet me fshirjen nga lista e agjentëve në aktivitet financiar.

    Ja çfarë parashikon Dekretligji i Deleguar 773

    :

    Hyrja dhe qëndrimi i parregullt


    Futet shkelja e hyrjes dhe qëndrimit të parregullt, por kjo nuk sjell burgosjen e menjëhershme.


    Parashikohet një gjobë nga 5-10 mijë euro. Po kështu, parashikohet mundësia e riatdhesimit, pa lëshimin e miratimit nga ana e autoriteteve kompetente.

    Regjistrimi në gjendjen civile
    Për regjistrimin apo ndryshimin e vendit të banimit, do të kërkohet certifikimi i përshtatshmërisë së strehimit.

    Paraqitja e lejes së qëndrimit
    Po kështu, futet detyrimi për të paraqitur lejen e qëndrimit për të gjitha veprimet lidhur me gjendjen civile.

    Leja e qëndrimit CE, e rezidentit afatgjatë
    Lëshimi i kësaj lejeje do të bëhet vetëm pas kalimit me sukses të një testimi mbi njohjen e gjuhës italiane.

    Shkeljet penguese të hyrjes
    Do të merren në shqyrtim edhe dënimet jo përfundimtare.

    Kontribut nga 80 në 200 euro
    Për të gjitha praktikat që lidhen me lëshimin dhe ripërtëritjen e lejes së qëndrimit.

    Paraqitje e dokumenteve
    Arrestim deri në një vit dhe gjoba deri në 2.000 euro.

    Regjistër për personat pa banesë fikse


    Nëse nga një anë anulohet mundësia e regjistrimit në gjendjen civile të personave pa banesë fikse, pranë Ministrisë së Brendshme ngrihet një regjistër për të skeduar këtë kategori.

    Çregjistrimi në gjendjen civile
    Parashikohet pas gjashtë muajsh pas skadimit të lejes së qëndrimit.

    Leje qëndrimi me pikë

    Futet institucioni i një marrëveshjeje të integrimit, i strukturuar me kredite, që nënshkruhet në çastin e lëshimit të lejes së qëndrimit. Kriteret dhe modalitetet do të vendosen me një rregullore të posaçme.

    Favorizim i hyrjes së parregullt


    Ashpërsohen të gjitha normat e lidhura me favorizimin e hyrjes së parregullt, ndërsa nuk preken aspak ndëshkimet për shfrytëzuesit. Ai/ajo që, duke shfrytëzuar kushtet e qëndrimit të parregullt vjel një përfitim të padrejtë (apo që punëson punëtorë të parregullt të paguar nën normë) kështu nuk do ta shohë veten të goditur edhe më rëndë.

    Shekulli
    Sa do rrosh do te mesosh......

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Itali, rregulla të reja për emigrantët

    Hatibi: Risitë kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit, martesat, bashkimet familjare, dërgesat e parave, etj.

    Emigrantët në Itali do të përballen me risi dhe detyrime pas miratimit të paketës së sigurisë nga Dhoma e Deputetëve


    Të gjithë emigrantët në Itali do të përballen me rregulla të reja sa i takon lejeve të qëndrimit, martesave, ribashkimeve familjare, regjistrimeve në gjendjen civile dhe plot aktiviteteve të tjera që lidhen me jetesën e tyre në këtë shtet. Këto rregulla u vendosën nga Dhoma e Deputetëve në Itali, e cila miratoi paketën ligjore të paraqitur nga qeveria, lidhur me sigurinë. Specialisti i zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, shpjegon të gjitha risitë që sjell kjo paketë në lidhje me emigrantët.


    Risitë
    Ndryshimet e miratuara nga Dhoma e Deputetëve për paketën e sigurisë sjellin disa risi. Kështu, sipas Durim Hatibit, tashmë futet shkelja e "hyrjes dhe qëndrimit të paligjshëm në territorin e shtetit". Kjo shkelje nuk dënohet me burgim, por me një gjobë administrative, që luhatet nga 5.000 deri në 10.000 euro, si dhe dëbim. Ndërkohë, është nga dy në gjashtë muaj koha maksimale e qëndrimit në qendrat e dëbimit.


    Zgjatjet duhet të autorizohen nga gjykata, kur shtetasi i huaj nuk bashkëpunon, apo nuk arrijnë dokumentet e domosdoshme për dëbim nga shteti i origjinës. Risi tjetër, po sipas Hatibit, është konfirmimi i tre viteve burg dhe konfiskimi i mundshëm i banesës për ato që u ofrojnë strehim me pagesë emigrantëve të parregullt "për të nxjerrë përfitime të padrejta", por vetëm kur këto emigrantë të parregullt nuk kanë leje qëndrimi në momentin e lidhjes apo ripërtëritjes së kontratës së qiramarrjes.


    Gjithashtu, tashmë do të jetë me detyrim që shtetasit e huaj, që dëshirojnë të lidhin martesë në Itali, të paraqesin lejen e qëndrimit, çka do të thotë që klandestinët nuk mund të lidhin martesa të ligjshme në Itali. "Sa u takon martesave, tashmë është edhe rritja e afatit të domosdoshëm për ato që kërkojnë t'u jepet shtetësia italiane nga gjashtë muaj në dy vjet (tre për rezidentët jashtë Italisë), afat pas të cilit ajo/ ai, që ka lidhur martesë me një shtetas/e italian/e, mund të kërkojë shtetësinë italiane. Këto afate përgjysmohen, përkatësisht, nëse ka fëmijë, që u lindën apo u adoptuan nga çifti",- pohon Hatibi.


    Detyrime
    Dhoma e Deputetëve për paketën e sigurisë ka miratuar edhe disa detyrime përveç risive. Kështu, është miratuar parashikimi i një kontributi 200 eurosh, lidhur me kërkesat për dhënie shtetësie; gjysma e këtij kontributi do të shërbejë për të financuar "Bashkëpunimin", ndërsa gjysma tjetër do të shkojë në të mirë të Departamentit të Imigrimit në Ministrinë e Brendshme italiane.


    Gjithashtu, vendoset edhe parakushti i verifikimit nga ana e komunës për përshtatshmërinë e banesës ku banojnë, për regjistrimin e shtetasve të huaj në zyrën e gjendjes civile, si edhe detyrimi që sportelet e "money transfer-transferimit të parave" të fotokopjojnë lejen e qëndrimit të klientëve të tyre dhe i sinjalizimit tek policia për ato që nuk mbajnë leje qëndrimi. Personat që nuk kryejnë një veprim të tillë rrezikojnë anulimin e licencës për ushtrim aktiviteti.


    Gjithashtu, vendoset edhe detyrimi që shtetasit e huaj të nënshkruajnë " një marrëveshje integrimi" me pikëzim, që do të rritet apo ulet, në varësi të qëndrim-sjelles së tyre. Ai/ajo që mbush pragun e pikëzimit negativ do të humbasë lejen e tij/saj dhe do të dëbohet. Ndërkohë, vendoset edhe futja e kontributit së bashku me kërkesën për lëshimin e lejes së qëndrimit apo ripërtëritjen e saj, shumë që luhatet në kufijtë minimalë dhe maksimalë, 80-200 euro,n si edhe me parashikimin e kalimit me sukses të një testimi lidhur me njohjen e gjuhës italiane për ato që kërkojnë leje qëndrimi CE të rezidentit afatgjatë.



    Martesat dhe shtetësia italiane
    Marrja e shtetësisë italiane përmes martesës, mund të bëhet pas dy viteve qëndrimi në territorin e shtetit italian (pas martesës), ose pas tre vitesh, në rastin, kur bashkëshorti/ja gjendet jashtë. Kur çifti ka fëmijë kërkohet gjysma e kohës. Dispozitat e mëparshme parashikonin një afat 6-mujor. Po kështu, do të ishte e domosdoshme pagesa e një takse 200-euroshe.

    Ka edhe shtrëngimi të mëtejshëm mbi martesat, me një ndryshim në Kodin Civil, që parashikon futjen e detyrimit të paraqitjes së lejes së qëndrimit. Kështu, nuk do të ketë më martesa mes një të parregullti dhe një të parregullti tjetër, kjo sigurisht nuk do të sillte asnjë lloj rregullim statusi.



    Hyrja dhe qëndrimi i parregullt
    Futet shkelja e hyrjes dhe qëndrimit të parregullt, por kjo nuk do të thotë burgim i menjëhershëm. Parashikohet një gjobë që luhatet nga 5. 000 në 10.000 euro. Përveç kësaj, parashikohet mundësia e riatdhesimit, pa u lëshuar miratimi i autoriteteve kompetente.



    Regjistrimi në gjendjen civile
    Për këtë regjistrim apo për ndryshimin e banimit, duhet certifikata e përshtatshmërisë higjieno-sanitare për banesën. Duhet thënë se shumë banesa, përfshirë edhe ato që mund të gjenden përkundrejt shumave të mëdha në tregun privat të banesave, nuk mund t'i qëndrojnë këtij kriteri. Kjo dispozitë mund të cenojë të drejtat e emigrantëve, vetë shtetasve italianë dhe atyre komunitarë, duke sjellë reaksione zinxhir në kërkesat për mundësinë e strehimit në azile, të marrjes së kredive, etj., etj.



    Ribashkimet familjare

    Sa u takon ribashkimeve familjare, në dokumentet e domosdoshëm shtohet certifikata e përshtatshmërisë higjieno-sanitare (në të shkuarën, si alternativë parashikohej edhe certifikata e lëshuar nga komuna apo ASL-ja vendore), që të dyja lëshuar nga zyrat kompetente komunale.



    Viza e hyrjes me motive të ribashkimit familjar
    Tani nuk do të jetë e mundur të kërkohet viza e hyrjes, nëse miratimi (nulla osta) i saj nuk do të lëshohet, pas 180 ditësh nga përfundimi i praktikës. Kështu, davaritet edhe një mundësi e garancisë së të drejtës së ribashkimit familjar për shkak të vonesave burokratike.


    Paraqitja e lejes së qëndrimit
    Futet detyrimi për paraqitjen e lejes së qëndrimit për të gjithë aktet e gjendjes civile. Kjo do të thotë se e drejta e njohjes së një fëmije do t'i nënshtrohet filtrit të kërkesës së një lejeje qëndrimi.


    180 ditë në qendrat e dëbimit
    Rifutet mosmiratimi nga ana e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, në suazën e diskutimeve mbi dekretligjin nr.11, pra zgjatja e qëndrimit në qendrat e dëbimit deri në një hark kohor maksimal 180 ditë.


    Ndalimi i dëbimit dhe mospranimit
    Anulohet ndalimi i dëbimit për ata që bashkëjetojnë me të afërm italianë të shkallës së katërt.


    Dërgesat në para
    Të ashtuquajturat shërbime të transferimit të parave do të kenë detyrimin e kërkesës së lejes së qëndrimit, sikurse duhet ta ruajnë atë fotokopje për dhjetë vjet. Veç kësaj, duhet të njoftojnë kryerjen e këtij shërbimi tek autoritetet kompetente, në rastin kur shërbimi ka lidhje me një subjekt që nuk zotëron leje qëndrimi.


    Leje qëndrimi, CE, e rezidentit afatgjatë

    Lëshimi i kësaj lejeje mund të bëhet vetëm pas kalimit të një testimi të gjuhës italiane.


    Shkeljet penguese për hyrjen
    Duhet të merren parasysh edhe dënimet jopërfundimtare.

    Kontribut nga 80 deri në 200 euro
    Për të gjitha praktikat që lidhen me lëshimin ose ripërtëritjen e lejes së qëndrimit, duhet paguar një kontribut ekonomik.


    Paraqitja e dokumenteve

    Për ato që nuk e bëjnë parashikohet arrestim deri në një vit dhe gjobë deri në 2.000 euro.


    Regjistër për të pastrehët apo që nuk kanë banesë

    Nëse, nga një anë, anulohet për ato që nuk kanë banesë fikse mundësia e regjistrimit në gjendjen civile, pranë Ministrisë së Brendshme italiane krijohet një regjistër për skedimin e këtyre personave.


    Çregjistrimi në gjendjen civile
    Parashikohet 6-muaj pas skadimit të lejes së qëndrimit.


    Leje qëndrimi me pikë
    Futet institucioni i një marrëveshjeje integrimi, që artikulohet në kredite dhe do të nënshkruhet në çastin e kërkesës për leje qëndrimi. Kriteret dhe modalitetet do të vendosen me një rregullore të posaçme.


    Favorizimi i hyrjes së parregullt
    Ashpërsohen të gjitha normat, lidhur me favorizimin e hyrjes së parregullt, por nuk preken aspak ndëshkimet kundër shfrytëzuesve të këtij emigrimi të paligjshëm. Ato që në shfrytëzimin e gjendjes së qëndrimit të parregullt, realizojnë përfitime (p.sh., ata që punësojnë punëtorë emigrantë të parregullt, kuptueshëm për paga shumë të ulëta, nuk e shohin të përkeqësuar ndëshkimin e tyre.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Itali, deklarim i të ardhurave edhe për hyrjet afatshkurtra

    Të huajt që hyjnë për një periudhë të shkurtër, si për vizita, biznes, turizëm, studim, duhet të provojnë se zotërojnë mjete financiare të mjaftueshme për mbajtjen e vetes

    Shtetasit e huaj, që shkojnë në Itali për një periudhë të shkurtër (si për vizita, biznes, turizëm) dhe ato që hyjnë për motive studimi, duhet të provojnë se zotërojnë, mes kërkesave të tjera, mjete financiare të mjaftueshme për mbajtjen e vetes, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin e shtetit italian.

    Kështu u shpreh specialisti i zyrës së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Durim Hatibi, i cili shpjegoi se institucionet italiane kanë vendosur për një kërkesë thelbësore, e cila duhet të provohet se plotësohet, si kur kërkohet vizë në Ambasadën Italiane, ashtu edhe në çastin e hyrjes në Itali, kur kërkohet (përmes paketës postare) leja e qëndrimit, apo deklarohet prania në Itali (kjo për hyrje-qëndrime afatshkurtra, pra deri në 90 ditë). Ky rregull është në fuqi edhe për shtetasit e huaj, që janë të përjashtuar nga detyrimi i pajisjes me vizë hyrjeje.


    Hyrjet për studim

    Shtetasit e huaj, që synojnë të shkojnë në Itali për të ndjekur një kurs studimor apo për të ndjekur studime universitare, duhet të provojnë se zotërojnë burime të mjaftueshme për mbajtjen e tyre gjatë qëndrimit të parashikuar.

    Sipas Durim Hatibit, nëse kohëzgjatja është më shumë se tre muaj, studenti i huaj, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, duhet të provojë se zotëron të ardhura mujore të barabarta me çekun social (për 2009-ën kjo është baraz 409.05 euro).

    "Nëse këto shtetas synojnë të ndjekin studime universitare në universitete italiane, nga ana e tyre duhet të provojnë se zotërojnë mjete jetese në një masë jo më të vogël se 350.57 për çdo muaj të kohëzgjatjes së vitit akademik",- pohon Durmi Hatibi, duke shtuar se në të gjithë rastet, zotërimi ekonomik mund të provohet përmes garancive ekonomike personale apo të ofruara nga institucione apo ente italiane, që konsiderohen të besueshëm nga përfaqësia diplomatike italiane (garanci bankare, llogari bankare etj).


    Hyrjet për vetëpunësim

    Shtetasit e huaj nga shtete jo anëtare të BE-së, që synojnë të vijnë në Itali për të kryer aktivitet të pavarur si të vetëpunësuar, nëse plotësojnë kërkesat ligjore mund të bëjnë kërkesë të posaçme për miratim për punë të pavarur/vetëpunësim, pranë kuesturës kompetente, vetëm pas botimit të dekret flukseve, që për këto hyrje rezervon një kuotë të caktuar.

    Sipas Durim Hatibit, mes kërkesave të tjera ligjore, ky shtetas i huaj duhet të zotërojë një të ardhur vjetore, që vjen nga burime të ligjshme, në një masë të nivelit minimal të parashikuar nga ligji për përjashtimin nga shpenzimet sanitare (€ 8.400).

    "Prova e zotërimit të disponibilitetit ekonomik mund të ofrohet përmes parave "cash", llogarive bankare, titujve të kreditit, garancive bankare apo policave sigurimesh, apo përmes çdo dokumenti tjetër të vlefshëm, që provon burimet e të ardhurave",- pohon Durim Hatibi.

    Tabela për përcaktimin e mjeteve të jetesës, të kërkuara për hyrje në territorin e shtetit italian (motive biznesi, gara sportive, motive fetare, transiti, transporti, turizmi).

    Itali: Ribashkim familjar edhe për të huajin në pritje të shtetësisë

    I huaji në pritje të marrjes së shtetësisë italiane, mund të sjellë në Itali familjarët e tij. Kështu vendosi seksioni i parë civil i Gjykatës së Kasacionit, në një vendim të kohëve të fundit, i cili e bën më elastik interpretimin e normave mbi ribashkimet familjare. Gjithçka mori rrugë nga çështja e një çifti brazilian.

    Ai kërkoi leje me motive ribashkimi me bashkëshorten, e cila ishte në pritje të dhënies së shtetësisë italiane. Kuestura e Trentos ia refuzoi kërkesën, duke i kërkuar njëherësh të largohet nga Italia, nga momenti që Teksti Unik mbi Imigrimin nuk ka parashikuar leje në pritje të dhënies së shtetësisë, mes tipave të lejeve të vlefshme të ribashkimit familjar. Braziliani, nga ana e tij, iu drejtua Gjykatës së Trentos, që i dha të drejtë.

    Për gjykatësit, paçka se nuk ishte parashikuar shprehimisht nga Teksti Unik, duhej miratuar ribashkimi familjar për të shmangur "një pabarazi të paarsyeshme, lidhur me mbrojtjen e unitetit familjar, mes mbajtësve të lejeve në pritje të dhënies së shtetësisë dhe mbajtësve të lejeve të qëndrimit për motive të tjera". Kjo linjë u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit (pranë së cilës kishte paraqitur ankimim Ministria e Brendshme) dhe së fundi edhe nga Gjykatat e Kasacionit.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Një pyetje kisha unë, po për ata individ që kanë hyrë ilegalisht çfarë masash merr shteti Italian. Ju lutem nëse ndokush ka ndonjë informacion, do tia dija shum për faleminderit.

  5. #5
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Shpjegimin ta ka dhene perla

    Citim Postuar më parë nga Aikido Lexo Postimin
    Një pyetje kisha unë, po për ata individ që kanë hyrë ilegalisht çfarë masash merr shteti Italian. Ju lutem nëse ndokush ka ndonjë informacion, do tia dija shum për faleminderit.
    Lexoje shkrimin e Perles ta ka renditur "hyrja dhe qendrimi i paregullt ",u aprovu para pak ditesh ne parlament.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga altint71 Lexo Postimin
    Lexoje shkrimin e Perles ta ka renditur "hyrja dhe qendrimi i paregullt ",u aprovu para pak ditesh ne parlament.
    Faleminderit Altin. Më kishte shpëtuar ajo pjesë, tani të presim një dyndje të madhe emigrantësh që do kthehen nga Italia. Më përpara kisha lexuar se do ti lehtësonin, po këta e paskan shtrënguar akoma e më shum. Ishalla për mirë, po më vjen keq për ata persona që kanë vite dhe kanë investuar andej, që do të thot se do ti iki mundi në koshin e plerave që ka gatuar Berlusconi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nje emigrant i rregullt qe jeton ne Itali nga viti 90' ka derguar nje çeshtje ne Gjykaten e larte.
    Duke pare klimen e nxehte qe eshte krijuar vitet e fundit ky person i ben kerkese shtetit italian qe ti ktheje mbrapsh kontributet e pensionit qe ka paguar ne 20 vjet ne pune dhe te kthehet ne vendin e tij.
    Nese fiton çeshtjen do ti keshilloja shqiptareve qe jetojne ne Itali, ta merrnin parasysh kete mundesi.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Bravo i lumt

    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Nje emigrant i rregullt qe jeton ne Itali nga viti 90' ka derguar nje çeshtje ne Gjykaten e larte.
    Duke pare klimen e nxehte qe eshte krijuar vitet e fundit ky person i ben kerkese shtetit italian qe ti ktheje mbrapsh kontributet e pensionit qe ka paguar ne 20 vjet ne pune dhe te kthehet ne vendin e tij.
    Nese fiton çeshtjen do ti keshilloja shqiptareve qe jetojne ne Itali, ta merrnin parasysh kete mundesi.
    Ky person i ketij viti duhet ta kishte mare nenshtetsin prej kohesh,keshtu qe merte vitet e punes me vete,po si do per nje 10 vjecar shqiperia futet ne Evrop,e keshtu njfen vitet e punes.
    ne shqiptaret e kemi kete mundesi , po imaginoni emigrant jo evropian per ato eshte veshtire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 05-07-2009 më 11:20

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Mos e vrisni mendjen se do na liberalizojne vizat
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema të Ngjashme

  1. 11 Rregullat për mediat në lidhje me Lindjen e Mesme
    Nga Explorer në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 12:30
  2. "Familiaris Consortio" Papa Gjon Pali II
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 01:51
  3. Bastet dhe rregullat e lojes
    Nga Jimy në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 14:23
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Rregullat e vetë-zhvillimit në Islam
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2004, 06:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •