Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16

Tema: Kledi Kadiu

  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Kledi Kadiu

    Ka lindur nė Tiranė, nė 7.4.1974. Qė i vogėl ka kultivuar pasionin pėr kėrcimin. Nė moshėn 10 vjeēare kalon provėn e parė dhe pranohet nė Akademinė e Kėrcimit. Nė vitin 1991 diplomohet nė Akademinė e Dansit,Tiranė. Nė 1992 njė kompani e dansit nga Mantova, tė cilėt kishin ardhur nė Tiranė, e fton tė punojė nė Itali. Me spektakle tė dansit klasik shkon nėpėr qytete tė ndryshme tė Italisė. Pas kėsaj eksperience tepėr tė vėshtirė, vendoset sė pari nė Revereto (Trento), mė pas nė Verona, Milano dhe nė fund nė Romė, ku jeton prej katėr vitesh. Pas shumė spektakleve nė veri tė Italisė dhe njė punė tejet tė lodhshme, duket sikur fati troket pėr herė tė dytė pėr djaloshin shqiptar dhe kėsaj radhe ėndrra bėhet realitet. Kledi bėhet balerin i parė nė disa nga emisionet mė tė ndjekura nė Itali, si “Buona Domenica”, “C’č Posta per te”, “Saranno famosi”, si dhe drejton Akademinė e tij tė Kėrcimit Modern nė Romė, ku edhe jeton.

    Aktivitetet pjesemarres :

    Balerin i parė nė Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranė, 1991-‘93.
    Compania Rejonale e Baletit tė Mantovės '94-'95.
    Compania e Dansit tė Roveretos(TN) '95 -'97.
    Compania e Teatrit tė Filarmonisė, Verona '97-'98.
    Televizion
    Canali 5 "Saranno Famosi" (balerin i parė) '02 -'03
    Canali 5 "C'e' posta per te" (balerin i parė) '02 -'03
    Italia 1 "Saranno Famosi" (primo balerin i parė) '01 -'02
    Canali 5 "C'e' posta per te" (balerin i parė) '01 -'02
    Canali 5 "Buona Domenica" (balerin i parė) '01 -'02
    Canali 5 "La notte dei Telegatti" (balerin i parė) '01
    Canali 5 "C'e' posta per te" (balerin i parė) '00 -'01
    Canali 5 "Buona Domenica" (balerin i parė) '00 -'01
    Canali 5 " Buona Domenica " ( balerin i parė) '99 -'00
    Canali 5 "Buona Domenica " '98 -'99
    Italia 1" Il Quizzone " '98
    Publicitet
    Ariston me Daniel Ezralow '98.
    Video muzikore
    "Non Vergognarsi mai" nga Lucio Dalla (Protagonist) 1999.
    "Vamos a bailar" nga Paola & Chiara (Protagonist) 2000.
    Kledi Academy
    Shkolla e Dansit, Romė 2004. Japin mėsim balerinė nga Akademia Kombėtare e Dansit, Teatri i Operas, si dhe Mediaset, Romė.

    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    “Paso a due”, si njė balerin i vėrtetė

    Me ide tė Maurizio Costanzos, nėn regjinė e Andrea Barzinit, filmi rrėfen historinė e balerinit nga Tirana, qė kishte njė ėndėrr dhe donte ta realizonte atė pėrtej brigjeve tė Adriatikut. Ėshtė njė film real, qė jo vetėm ka nota tė theksuara biografike tė Kledit protagonist, por edhe i pėrngjason dhjetėra rasteve tė tilla tė artistėve apo njerėzve tė profesioneve tė tjera nė vende tė huaja. Beni nė film, ai jeton nė Itali qė prej njė viti pa dokumente dhe leje qėndrimi, me ėndrrėn e tė qenit njė kėrcimtar nė jetė, por qė kurrė nuk rresht pėr ta bėrė realitet. Filmi pėrshkohet nga momente dramatike, pėrplasje psikologjike dhe emocionale, qė personazhi kryesor pėrjeton nė rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė gjetjes sė vetvetes, nė tatėpjetėn e artit dhe skenės, por tashmė diku pėrtej Tiranės dhe Adriatikut. Balerini shqiptar ka besim tek e ardhmja nė njė karrierė kinematografike, tė cilės nuk ka ndėrmend t’i shkėputet, pasi po e shijon gjithnjė e mė tepėr. Menjėherė pas kėtij filmi, vjen bashkėpunimi me aktoren e madhe italiane Ornela Mutti nė filmin “Ma chi l’avrebbe mai detto?”, me tė cilin ka njohur njė sukses edhe mė tė madh. Edhe nė kėtė film Kledi ėhtė njė emigrant, kėsaj here nga Irani dhe i quajtur Jasnin, i cili punon nė punė tė rėndomta nė Itali. Kėtu ai dashurohet me njė grua pasanike e gjendur nė krizė bashkėshortore, nė rol luajtur nga Ornela Mutti. Pėr kėtė rol tė tij, Kledi ėshtė shprehur edhe mė i emocionuar para mediave italiane, duke theksuar se ky ishte njė rol i vėrtetė kinematografik, pasi aty dilte nga vetvetja. Qė prej interpretimit pėrkrah Ornelės, njė miqėsi ka lindur mes tė dyve dhe vajzės sė aktores italiane, e cila gjithashtu ka njė tė dashur shqiptar. Sprova e dytė e Kledit nė njė ekran kinemaje ka rezultuar gjithashtu e suksesshme, pasi kinemaja qė nė shfaqjen e parė tė filmit ka arritur numrin 5 milionė e gjysmė shikues kur ėshtė publikuar nė fillim tė vitit 2007.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Dudaj sjell Kledi Kadiun ne Tirane


    Autobiografia e balerinit te njohur shqiptar: "Meglio di una favola", shume shpejt do te mberrije edhe ne Tirane. Botimi i Mondador-it rrefen historine e tij te jashtezakonshme nga Shqiperia dhe shnderrimin ne nje star spektakli


    Me logon e shtepise botuese "Dudaj", libri "Meglio di una favola" i Kledi Kadiut, do te vije shume shpejt ne Tirane. Botuesit e DUDAJ shume te interesuar per librat, qe jane ne qender te vemendjes ne tregun bashkekohor, nuk ka medyshuar asnje moment kur ka qene fjala per balerinin e njohur. Pritet, qe edhe ai vete te jete prezent ne promovimin e shpejte te librit. Libri ne Itali eshte botuar nga Mondadori dhe eshte nje liber autobiografik. Kush e njeh Kledin dhe e njeh suksesin e tij, por edhe perpjekjen e jashtezakonshme qe beri ai per t'i shpetuar fatit, qe i kishte rezervuar koha bashkemoshatareve te tij, eshte i vetedijshem per vlerat e librit. Nga ana tjeter, ata qe e njohin "Amici", programin e spektaklit te Kanalit italian te MEDIASAT- e di peshen e balerineve si ai ne jeten italiane te spektaklit. Kledi, ndryshe nga shume shqiptare, nuk ka qendruar kurre ne vend, por fale pasionit, shtuar me tekniken, sigurine, vullnetin e hekurt dhe punen e tij te palodhur punoi dhe talenti e ngjiti ne majat e suksesit ne nje shtet te huaj, ku te rralle jane ata qe munden t'ia dalin.

    Kjo histori e rralle, e nje stili linear ne kete roman, qe kritika e ka cilesuar si nje "talent novel" te ben per vete. Ne te njejten kohe e tregon si shume tokesore kete enderr te mrekullueshme, qe eshte inspiruar nga realiteti i shkruar nga balerini Kledi Kadiu. Nje rrefim i nje te riu, ku nderthuret shpresa, zhgenjimi, pasioni dhe ambicia per te ecur perpara, i shtyre ne co rresht nga forca e nje endrre te madhe qe mbetet kercimi....

    Merita ne kete rrefim eshte se nje artist, i ketij zhanri, e shkruan jeten e tij dhe me nje shtepi prestigjioze si Mondadori. Sipas kritikes: Balerini Kledi Kadiu permendet per plasticitetin fantastik te figures skenike, pa harruar edhe veshtrimin e tij sensual, qe prej vitesh ka bere te mundur ta enderrojne me mijera fanse te kercimit dhe bukurise se tij mashkullore.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Mosha
    98
    Postime
    1,560
    un e di qe ky ka ikur me eksodin ne 92
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  5. #5
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anėtarėsuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Kledi Kadiu, flet per shoket dhe per librin e tij.
    |- Mė Pikņj NPik Loti, Nė Fņrm Realiteti -|

  6. #6
    E paska bo ene ky nji liber? :D

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,042
    do e coj cunin tim ne Rome te Kledi.

    komplimente pa fund.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    Intervista a Kledi Kadiu - Io e te 26/08/2020

    RAI - Il ballerino e coreografo Kledi Kadiu si racconta tra carriera e vita privata in una toccante intervista con Pierluigi Diaco.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 08-01-2022 mė 15:12

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    Kledi Kadiu & Oriada Islami Dirty Dancing Tirane ALB 1990

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    Fiorello Show, Qershor 2009 - Kledi Kadiu & Anbeta Toromani

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu

    Kledi Kadiu rikthehet nė Shqipėri pėr “Dancing With The Stars”

    Kledi Kadiu do tė jetė anėtar i jurisė sė “Dancing With the Stars”. I ftuar nė “Wake Up”, nė Top Albania Radio, balerini konfirmoi lajmin, ndėrsa u shpreh se ėshtė i emocionuar pėr kėtė projekt tė madh. Ai tregoi po ashtu se pas shumė vitesh nė Itali, do tė kthehet tė jetojė nė Shqipėri

    “Ky moment ka qenė tundimi mė i vėshtirė, sepse janė disa faktorė qė ndėrthure, unė kam dy fėmijė Gabrieli qė sa mbushi 1 vjeē dhe njė vajzė qė sapo nisi klasėn e parė. Por kthimi nė Shqipėri ėshtė i veēantė sepse aty kam lindur, ka studiuar, kam familjen time, rrėnjėt e mia, shokėt e mi, ėshtė njė emocion i veēantė. Kam shumė vite nė Itali, gati 32 vjet, jam shumė i emocionuar por kam dhe njė ndjenjė pėrgjegjėsie, sepse ne jemi njė popull qė e njohim mirė baletin.”- tha ai.

    I pyetur pėr projekte tė tjera personale, Kledi tha se pėr momentin ėshtė i fokusuar vetėm te “Dancing With The Stars”, si projekti mė i rėndėsishėm nė karrierėn e tij.

    “Projekti mė i rėndėsishėm ėshtė ‘Dancing with the Stars’, po pėrgatitem pėr tė gjitha, dhe mezi po pres. Mezi po pres po ashtu pėr tė njohur anėtarėt e tjerė tė jurisė, sepse ende nuk e di kush janė”- u shpreh ai.

    https://boldnews.al/2022/09/05/kledi...ith-the-stars/

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    Kledi Kadiu: "Vivo per la danza e la mia famiglia" - La Vita in Diretta

    04/04/2018 - RAI

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    Intervista a Kledi Kadiu: una vita tra danza, tv e cinema - La vita in diretta

    04/01/2019 - RAI

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    PASSO DUE

    Dancer: Kledi Kadiu

    Music: Orobroy - David Peńa Dorantes

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    KLEDI KADIU - DUARTROKITJE

    Sezoni televiziv 2013-2014 - Agon Channel

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    14,422

    Pėr: Kledi Kadiu



    KLEDI KADIU dhe ANBETA TOROMANI pėr herė tė parė kėrcejnė njė potpuri me valle popullore nė #Fest 61

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •