“Ka ardhur koha që Kombet të bashkojnë burimet e tyre dhe të ecin pëpara drejt realizimit të botës ideale paqesore të dëshiruar nga ZOTI ”
(Dr. Sun Myung Moon )
Themelues i Federatës Universale të Paqes



Në ambientet e Hotel Nacional Tirana ditën e premte 13 mars u mbajt aktiviteti Ndërkombëtar për Paqen dhe Lidershipin. Në këtë Konferencë Ndërkombëtare mbajtën kumtesa Ish-Presidenti Alfred Moisiu, ish-ministri Gaqo Apostoli, znj.Lavdie Ruçi, Kryetare e Federatës së Paqes në Shqipëri, prof.dr.Astrit Memia, prof.dr.Shezai Rrokaj, z.Idajet Hyseni. Gjithashtu foli Kryetari së Paqes në Skoci z.Robert Williams, Përfaqësuesi së Paqes Universale z.Tomiko Diggan, Kryetari së Paqes për Europën dr.Yong Cheol Song, drejtori i Federatës së Paqes për Ballkanin Jang Dug Bong etj.
Me këtë rast u ndanë edhe Certifikata për Titullin “Ambasador Paqe” që i ndau organizata Ndërkombëtare Universal Peac Federation UPF. Titulli ambasador për Paqe morën Ish-ministri Ëngjëll Dakli, ministri pa portofol i Malit të ZI z.Fehrat Dinosha, prof.dr.Lisien Bashkurti, Kryeredaktori i gazetës SHQIP z.Urim Bajrami, poeti dhe shkrimtari Xhevahir Spahiu, historiani Arben Llalla etj. Për herë të parë ju ndanë Titulli Ambasador për Paqe edhe për Maqedoninë. Këtë çmim ju dha dy deputetëve të pavarur të Kuvendit të Maqedonisë z.Besim Dogani dhe z.Daut Rexhepi-Leka. Të cilët u shprehën se ndiheshin të nderuar që kanë marrë këtë çmim. Këtë çmim e kanë marrë personalitete të njohura në botën e politikës, kulturës të cilët kontribuojnë për demokraci dhe paqe në botë. Ndërsa në Maqedoni e kanë marrë tashmë dy deputetët në fjalë. Edhe pse deputeti Daut Rexhepi ka akuza nga Gjykata e Maqedonisë ai është nderuar me disa çmime për mbrojtjen e lirive të njeriut, demokracisë dhe paqes në Maqedoni dhe më gjerë. Edhe historiani Arben Llalla është shpallur dy herë person i rrezikshëm për Republikën e Maqedonisë. Siç duket njerëzit e paqes ndiqen dhe shpallen persona të rrezikshëm në Maqedoni e cila është një Republikë e brishtë që shumë herë është akuzuar nga Organizatat Ndërkombëtare për racizëm dhe diktaturë, që shkel të drejtat e njeriut siç janë ndalimi i përdorimit të gjuhëve të etnive të tjera, përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, kufizimin e kulturave të tjera jo maqedonase. Sot dy deputetët Besim Dogani dhe Daut Rexhepi kanë qenë deputet të Partisë Demokratike Shqiptare PDSH, por pas mosmarrëveshjeve me kryetarin e kësaj partie ata janë larguar dhe funksionojnë si deputet të pavarur. Të dy deputetët në fjalë njihen për mendimet Ndryshe në PDSH të cilët kanë kundërshtuar politikat diktatoriale të z.Menduh Thaçit dhe njerëzve të tij të ngushtë. Për frymën demokratike që kërkonin të futnin në PDSH Besim Dogani dhe Daut Rexhepi u përjashtuan para pak kohësh nga vetëm z.Thaçi i cili nuk pranon demokratizimin e partisë.
Për të marrë këtë titull çdo njeri duket të ketë kontribuar për paqen dhe demokracinë. Pasi personi që propozohet nga Këshilli i përgjithshëm që përbëhet nga 120 anëtarë verifikohen aktivitetet që ka bërë në të mirë të lirive dhe paqes. Komisioni që vendosa përbëhet nga 12 anëtarë që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Vota është e fshehtë.
Iniciativa Ambasadorët për Paqe, ka filluar në vitin 2001, dhe është rrjeti më i madh në botë dhe i larmishmi i krerëve të paqes. Ato vijnë nga të gjitha sferat e jetës që përfaqësojnë të gjitha racat, fetë, kulturat dhe kombësitë. Ata angazhohen për të:
Stand mbi bazën e përbashkët e parimet morale universale, e angazhuar për të promovuar pajtimin, tejkalimin e pengesave, dhe ndërtimin e paqes.
Forma një rrjet global i udhëheqësit që përfaqëson fetare, racore, etnike dhe të familjes njerëzore, si edhe të gjitha disiplinat e të drejtave të njeriut të përpiqet.
Marrin pjesë në iniciativat e paqes dhe programet që promovojnë pajtimin dhe bashkëpunimin përtej kufijve tradicionale të fesë, racës, përkatësisë etnike, dhe nacionalitetit.
Nxitja dhe praktikën e të moralshëm “që jetojnë për hir të të tjerëve” si parim udhëzuese për ndërtimin e paqes në botë dhe një komunitet global.
Federata Universale e Paqes është një aleancë globale e individëve dhe organizatave të përkushtuar për të ndërtuar një botë të paqes, një botë në të cilin të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim, dhe bashkë-prosperitet për të gjithë. Kjo organizatë është partnere e OKB dhe është e vetmja organizatë që ka statut të veçantë në OKB.

Themeluesit e UPF
REV. dhe znj Sun Myung Moon
Kryetari
REV. Chung Hwan Kwak
Sekretari i Përgjithshëm i Dr Thomas G. Walsh
Kryesues i Këshillit
Kryetari
Sir James R. Mancham, Presidenti Themelimit, Seychelles
Kryetari EMERITUS Hon. Jose De Venecia, Jr, Kryetari, Dhoma e Përfaqësuesve, Filipinet
Shefi imam Sheik Assane
Cisse,
Presidenti, African American
Instituti islamike, Senegal
Hon. Hamilton Green,
Ish-kryeministri, Guyana
Dr Eva Latham, Presidenti, mėsimit Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, Hollandë
Dr Mohammad Hamdi Murati, jordanez në interes të bashkë-ekzistencës Research Center, Jordania
H.E. Pierre Nkurunziza, Presidenti, Burundi
Hon. Larry Pressler, Ish-senatori i SHBA, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
H.E. Stanislav Shushkevich, ish-Kryetar, Këshilli i Lartë, Bjellorusia
Hon. Dr Laxmi Mall Singhvi, Avokati i lartë, Gjykata e Lartë, India.





Shqipmedia