Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Filozofia E Martesës Në Islam

    Autori:Shejh Jusuf el – Kardawi

    Kam vërejtur kohëve të fundit se është një trend që të rinjve, në mënyra të ndryshme u bëhet thirrje për t’u shmangur nga të qenurit i martuar, duke i frikësuar ata se çfarë përgjegjësi do të mbajnë në supet e tyre, e përveç kësaj hedhin dyshim mbi vet institucionin e martesës. A thua vallë a ka ndonjë mënyrë t’i hedhim poshtë këto të thëna?

    Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut të Madhëruar. Paqja, bekimet dhe begatitë qofshin mbi të dërguarin e fundit – Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata muslimanë të sinqertë që shkojnë pas rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Martesa në Islam nënkupton të plotësuarit e nevojave të shumta si: qetësinë shpirtërore, trupore si dhe bashkëpunimin mes bashkëshortëve për ta përmbushur urdhrin hyjnor. Islami – si mënyrë e të jetuarit – i përfshin gjitha instinktet njerëzore si atë fizik, shpirtëror, intelektual, emocional e kështu me radhë.

    Të përmbushurit e nevojave fizike si duhet (në mënyrë të ligjshme) është një nga synimet kryesore të martesës, megjithatë, nuk është i vetmi (synim). Duke u bazuar në argumentin e qartë kur’anor, konkludojmë se qetësia (shpirtërore) dhe paqja përmes një bashkimi (martese) të suksesshëm janë prej objektivave primare të martesës: “Nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Kur’an 30: 21).

    Në një vend tjetër, All-llahu i Madhëruar i referohet lidhjes mes meshkujve dhe femrave, për të qenë ortakë në jetën e tyre në të arriturit e mirësisë dhe në të përmbushurit e urdhrit hyjnor: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zeqatin, e respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është Ngadhënjyes, i Urtë.” (Kur’an 9: 71).
    Islami, ashtu sikurse ka për qëllim edukimin e njerëzve për të qenë të drejtë, për të qenë gurëthemel në strukturën shoqërore të kombit që i përkasin, ai gjithashtu përpiqet të formojë familje të shëndosha, si faktorë primarë dhe esencialë në ndërtimin e një shoqërie të mirëfilltë. Nuk ka diskutim se martesa, e cila e bashkon një mashkull me një femër përmes një ceremonie solemne, është burimi (baza) që e rrit (e zgjeron) familjen, në radhë të parë dhe në radhë të dytë edhe shoqërinë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër që një familje si duhet do të ekzistonte pa martesë (kurorë) – mënyrë kjo që është vënë nga Ligjvënësi.



    Disa ide perverse kundrejt institucionit të martesës:

    Përgjatë kohërave, njerëzimi ka arritur të mësojë ide që i kundërvihen idesë për t’u martuar. Në Persi (në Iranin e sotshëm), para ardhjes së Islamit, u shfaq filozofia e Manit – “profetit” nga Persia – e cila deklaronte se bota gëlon në fatkeqësi. Kjo gjë, thonin, duhet asgjësuar, e mënyra më e shpejtë për ta asgjësuar është të ndaluarit e martesës.

    Një ideologji tjetër u përhap nën flamurin e krishterizmit, e ajo ishte një murgëri ekstreme që e denoncon (shpartallon) jetën, e thirr në burgosje nëpër manastire dhe e shpall martesën si të ndaluar, sepse gruaja, besojnë ata, është shkaku i ngasjes (joshjes) dhe i personifikimit të djallit. Të afruarit tek ajo, sipas tyre, vetvetiu është mëkat që e degjeneron shpirtin dhe njeriun e largon nga parajsa.
    Në kohën moderne, kjo ide ekziston tek pesimistët perëndimorë, të cilët e shpronësojnë femrën, duke e përshkruar atë si gjarpër me prekje të butë, por me helm vdekjeprurës. Më tej, ata pohojnë se martesa ia ofron asaj mundësinë e artë për të qenë sunduese ndaj mashkullit dhe për t’ia lëshuar atij në dorë tërë përgjegjësitë. Kështuqë, deklarojnë ata, pse mashkulli, me vetëdije të plotë, ta zgjedhë rrugën për t’i pasur ato zinxhirë rreth qafës së tij, ndonëse ai është lindur i lirë?

    Fatkeqësisht, disa muslimanë të rinj të sotëm kanë rënë pre e këtyre ideve të prishura dhe për këtë arsye po vendosin të shmangen nga martesa, e cila “po i detyron të kryejnë përgjegjësi të pafundme”. Përveç kësaj, ata dëshirojnë ta jetojnë jetën e tyre si fëmijë duke mos pasur mbi supe asnjë përgjegjësi. Nëse mposhten nga epshi i tyre, etjen e tyre do ta shuajë prostitucioni, në vend që këto instikte të përmbushen në mënyrë ligjore, do të thotë me martesë.



    Objektivat e martesës në Islam janë:

    1) Duke u bazuar në ligjet dhe normat hyjnore, asgjë nuk mund ta ekzekutojë detyrën e saj pa ndihmën e dikujt. All-llahu paracaktoi që gjithçka të jetë në nevojë të tjetrit nga lloji i njëjtë, kështuqë kompletimi është reciprok. Në fushën e elektricitetit, poli pozitiv duhet të bashkohet me atë negativ për të shkaktuar dritë, nxehtësi, lëvizje, varësisht prej funksionit të aparatit. Njëlloj, protonet dhe elektronet duhet të jenë në kontakt brenda atomit. Tek bimët, korrat e polenit mbajnë gamete mashkullore për ta fekonduar trupin e lules me qëllim të prodhimit të më shumë farave, bimëve apo frutave. Kafshët me gjini mashkullore duhet të jenë në kontakt me ato femërore për t’u shtuar... Kur’ani Famëlartë e thekson këtë ligj të përgjithshëm në dy ajetet vijuese: “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).” (Kur’an 51: 49); “I pastër nga të metat është Ai që i krijoi të gjitha llojet (çiftet) çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.” (Kur’an 36:36). Ky ligj, i vënë nga All-llahu i Lartësuar, vlen gjithashtu edhe për llojin njerëzor dhe ai është bashkimi i mashkullit dhe femrës në një mënyrë ashtu siç u ka hije.

    All-llahu i Lartësuar në zemrën e mashkullit e ka rrënjosur dashurinë ndaj femrës dhe në zemrën e femrës e ka rrënjosur dashurinë ndaj mashkullit. Secili prej tyre (edhe mashkulli edhe femra) është i nxitur nga një nevojë shumë më urgjente sesa uria apo etja. Secili prej tyre ndjen një zbrazëtirë të qartë në jetën e tij ose të saj, e cila (zbrazëtirë) mund të plotësohet vetëm me bashkimin e tyre, në pajtim me ligjet hyjnore, do të thotë nëpërmjet martesës. Vetëm në atë rast stabiliteti e zë vendin e pasigurisë dhe vetëm në atë rast qetësimi e zë vendin e shqetësimit. Secili prej tyre gjen kthjelltësi, dashuri e mëshirë tek tjetri, të cilat i ndriçojnë jetërat e tyre dhe i zgjerojnë shpirtrat e tyre. Ajeti vijues argumenton një nga shenjat e Tij, faktikisht ligjin që Ai e bëri në universin tonë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Kur’an 30: 21).

    2) Reprodukimi është rezultati natyral i martesës. Ai shërben për ta zgjatur ekzistencën e njeriut. Kështu, kjo është një nga dhuratat që All-llahu i ka bërë për neve. Argument për këtë e kemi ajetin kur’anor ku i Madhërishmi thotë: “All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vet lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?” (Kur’an 16: 72). Pikërisht është kjo arsye, për shkak të së cilës Zekerijai a.s e pat lutur All-llahun: “(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”.” (Kur’an 21: 89); “Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë). Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm (të vyeshëm)!” (Kur’an 19: 5-6).

    Ngjashëm, edhe Ibrahimi a.s. – babai i profetëve – e luti All-llahun: “Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve! Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm).” (Kur’an 37: 100-101). Kur’ani Famëlartë i përshkruan robërit e Mëshiruesit duke thënë: “Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit!”” (Kur’an 25: 74).

    Për shkak të reproduksionit, kombet shumohen dhe rriten, përveç kësaj, ata (kombet) i shfrytëzojnë potencialet e tyre për t’u bërë ballë armiqve që sulmojnë. Pak persona do të dyshonin në faktin se sa e madhe do të ishte fuqia botërore nëse masës njerëzore i llogaritet potenciali i saj i tërësishëm. All-llahu i Lartësuar në Librin e Tij Famëlartë për rastin e Shuajbit, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, thotë: “Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se si qe fundi i çrregulluesve!” (Kur’an 7: 86). Për më tepër, Profeti s.a.v.s. na ka porositur: “Martohuni (shtohuni), sepse unë do të mburrem me ju (me numrin e juaj të madh) në Ditën e Gjykimit para popujve tjerë dhe mos përfundoni në murgërinë e krishterëve!” [Transmeton Bejhekiu].

    Reproduksioni shërben për ta ruajtur tërë llojin njerëzor në globin tonë derisa jetës t’i vijë fundi i vet. All-llahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Kur’an 4: 1); “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Kur’an 49: 13).

    3) Martesa njeriut ia plotëson besimin. E ruan atë nga të shikuarit e grave të huaja, i ndihmon gjithashtu edhe në ruajtjen e nderit dhe normalisht, i ofron atij mundësi ligjore për t’i kënaqur dëshirat e veta seksuale. Si rrjedhojë, prostitucioni më nuk konsiderohet si opsion! Për këtë arsye, Profeti s.a.v.s. ka thënë: “Martesa e ruan njeriun nga të shikuarit e asaj që nuk duhet shikuar.”; “Nëse All-llahu ia dhuron ndonjërit një grua të mirë, kjo i ndihmon atij ta ketë gjysmën e fesë së tij të mbrojtur, për pjesën tjetër duhet t’i frikohet All-llahut.” [Transmetojnë Taberani dhe Hakimi].

    4) Martesa, jo vetëm që është mjet që besimtari ta mbrojë fenë e tij, por ajo, gjithashtu është edhe kusht i domosdoshëm për lumturi jetësore, për të cilën Islami i inkurajon ithtarët e tij që ta shijojnë atë, kështuqë më asgjë mos t’i hutojë në arritjen e qëllimit final, gjegjësisht për t’i ngritur shpirtrat e tyre në një shkallë të lartë spirituale. Transmetohet se Profeti s.a.v.s. ka thënë: “E tërë bota është kënaqësi, e kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë.”; “Janë 4 gjëra të cilat birit të Ademit i sjellin lumturi: gruaja e mirë, shtëpia e gjerë, fqiu i mirë dhe mjeti transportues i mirë.” [Transmetojnë Hakimi dhe Bejhekiu].

    5) Martesa është mënyra e vetme e themelimit të familjes – bërthamës së shoqërisë. Asnjë shoqëri e ndershme nuk do të ekzistonte pa u bazuar në familje. Ky është, pra, një institucion tek i cili zë vend amësia, atësia si dhe lidhja motër – vëlla, e krahas këtyre edhe ndjenjat strehuese, altruizmi, mëshira, kujdesi, bashkëpunimi reciprok...

    6) Është një e vërtetë se martesa i ngrit edhe raportet shoqërore. Me anë të saj, pra, zgjerohet miqësia mes prindërve të tyre (prindërit e burrit me gruan dhe anasjelltas). I Madhërishmi paracaktoi që raportet martesore të jenë aq të forta sa raportet familjare. Argument për këtë e kemi ajetin kur’anor ku thuhet: “Dhe Ai nga uji (fara) e krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.” (Kur’an 25: 54).

    7) Martesa e bën njeriun më të pjekur përmes përgjegjësive që ai duhet t’i mbajë, si bashkëshort dhe si prind, e ngjashëm e bën edhe gruan më të pjekur përmes përgjegjësive që ajo duhet t’i mbajë si bashkëshorte dhe si nënë. Siç thamë edhe më lartë, shumë meshkuj shmangen nga martesa, sepse dëshirojnë të jetojnë jetë si fëmijë të rritur dhe të mos jenë të detyruar të bëjnë gjë prej gjëje. Njerëzit e këtillë nuk janë të aftë për të jetuar, sepse nuk janë të aftë për të bërë asgjë. Pra, martesa kërkon angazhim të fortë dhe ndarje të përgjegjësive mes burrit dhe gruas, prej ditës së parë kur ata bashkohen.

    All-llahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “...Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” (Kur’an 2: 228); “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese e janë besnike ndaj të fshehtës.” (Kur’an 4: 34).Profeti s.a.v.s. thoshte: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për ata që i keni nën mbikëqyrje. Burri, është përgjegjës për pjesëtarët e shtëpisë së tij; gruaja është përgjegjëse dhe kujdestare e pasurisë së burrit të saj.”; “Ka mundësi që njeriu të bëjë mëkat të madh nëse nuk përkujdeset për atë që e ka nën mbikëqyrje.” [Transmetojnë Ahmedi, ebu Davudi, Hakimi dhe Bejhekiu nga ibn Umeri]. Profeti, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, gjithashtu thoshte: “All-llahu do ta pyesë çdo kujdestar për ata që i ka pasur nën mbikëqyrje, se a i ka mbrojtur (shpëtuar) ata nga zjarri po jo.” [Transmetojnë Nesaiu dhe ibn Hibani nga Enesi].

    8) Duke qenë i martuar, njeriu fokusohet në perfeksionimin e punës së tij, pasi është i sigurt se e ka dikë në shtëpi që ia kryen punët e shtëpisë (ushqimin, pastrimin...) Pas këtij fakti njeriu mund të qetësohet dhe mund ta kryejë punën apo angazhimet e tij ashtu si duhet. Ndërkaq, paramendoni, si do të ishte puna e ndonjërit që është i preokupuar e i shqyer nga gajlet se a do të ketë ushqim kur të kthehet nga puna ose a do të ketë rrobe tjera për të veshur, ose...ose...?
    All-llahu i Lartësuar e di më së miri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 24-08-2007 më 09:02
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).” (Kur’an 51: 49); “I pastër nga të metat është Ai që i krijoi të gjitha llojet (çiftet) çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë.” (Kur’an 36:36).

    Me falni per nderhyrjen por vetem kete fjali lexova dhe nuk jam aq i qarte.

    Gjithcka eshte krijuar prej sendeve, ne dy lloje me qellim perkujtimin e madheshtise se Zotit?

    Une e di qe jo gjithcka eshte prej sendi, ka edhe goxha shumime aseksuale ne natyre, qe s'kane nevoje per te dyja sekset. Keto nuk i ka bere Zoti ?

    Qellimin, une e mendoja se ishte vazhdimesia e rraces tone, jo thjesht perkujtimi i madheshtise se Zotit. Kaq nevoje ka ai i shkreti per lavde, sa edhe vete ekzistenca jone qenka si qellim vetem per te permbushur kenaqesite e tij si i paster ?
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Aty nuk thot nga sendi, lexoje mire. Aty eshte prej cdo gjeje( cdo send, krijese, e ngurt apo e gjalle) i ka krijuar dy llojesh, pozitiv dhe negativ.

    Lexoje ate nga"nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë" aty perfshihen edhe ato shumimet aseksuale. Qellimi eshte vazhdimesija e cdo race dhe jo vetem e jona dhe ketu qendron te perkujtuarit se eshte vetem nje Arkitekt, Zoterues dhe Mbikqyres i cdo gjeje qe ka krijuar.

    Ti me mire pyet veten si ishte e mundur te dihet ne ate kohe se cdo gje eshte dy polesh, pozitive dhe negative, sepse ata nuk e dinin se edhe materiet e ngurta kane pole. Nuk e dinin per elektronet dhe protonet etj. Edhe ne sot nuk e dime per shume gjera tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 24-08-2007 më 15:01
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2007
    Postime
    2
    fisniku student, Allahu ta shperblefte per kete post te mire.

    selamu aleikum

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga abdulrrahim
    fisniku student, Allahu ta shperblefte per kete post te mire.

    selamu aleikum
    Allahu te shperbleft ty dhe te gjithë muslimanet kudo qe janë...

    alejkum selam
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Nje musliman nuk mund te jet i kompletuar pa qen i martuar"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ultimo004
    Anëtarësuar
    22-06-2007
    Postime
    20
    JO!!! E ke shume gabim,ne Islam po tradhetove te pritet koka!!!Mund te thuash ne filan shtetin e jo ne Islam!Tjeter,shiko ne shtetet perreth çfare behet ne familje pikerisht pse grate bejne punen e burrave e shtepia shkon kot!Ka shume risi ne jeten e banoreve te tokes qe ne shikim te pare te duken te mira e qe ne fakt jane shkaterruese,nuk e di a po spjegohem sa duhet...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Lizi
    Anëtarësuar
    11-07-2007
    Postime
    29
    Citim Postuar më parë nga Artson Lexo Postimin
    Me falni per nderhyrjen por vetem kete fjali lexova dhe nuk jam aq i qarte.

    Gjithcka eshte krijuar prej sendeve, ne dy lloje me qellim perkujtimin e madheshtise se Zotit?

    Une e di qe jo gjithcka eshte prej sendi, ka edhe goxha shumime aseksuale ne natyre, qe s'kane nevoje per te dyja sekset. Keto nuk i ka bere Zoti ?

    ?
    Per informacion thuhet edhe :
    Pasha tekun dhe pasha ciftin ..(me duket tek suretul Fexher , nuk jam e sigurte )
    Por meqenese tema eshte orientuar nga martesa dhe ciftet pergjithesisht eshte theksuar me teper nga Fisniku.
    (Vertete ka argument per nje popull qe mendon ...)

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Kam harruar të martohem

    Gazeta egjiptiane “El-ahram” botoi një artikull me titullin: “Profesoresha e universitetit i këshillon studentet e saj të martohen”.
    Në këtë artikull tregohet se si një profesoreshë universiteti në Angli ka qëndruar para qindra studentëve dhe studenteve dhe ka mbajtur një fjalim lamtumirës me rastin e daljes në pension.

    Ajo tha: Ja, i plotësova gjashtëdhjetë vite të jetës sime. Kam arritur në kulmin e realizimeve, kam korrur sukses dhe kam avancuar çdo vit të jetës sime, kam realizuar punë të mëdha në shoqëri. Çdo minutë e ditës sime më ka sjellë fitime, arrita reputacion të madh dhe pasuri, m’u dha rasti të vizitoja tërë botën, por, a jam tani unë e lumtur pasi arrita gjithë këto fitore?
    I teptisur me angazhime në mësimdhënie dhe arsim, në udhëtime dhe famë, harrova ta bëja atë që është më e rëndësishme se e tërë kjo për femrën...
    Harrova të martohem, të kem fëmijë dhe të stabilizohem në jetë. Për këtë jam kujtuar vetëm tani, kur erdha këtu para jush. Në këtë moment e ndjeva se nuk kam vepruar asgjë në jetën time dhe se i gjithë mundi që kam sakrifikuar gjatë tërë këtyre viteve është i humbur. Tani do të dal në pension, do të kalojnë një vit ose dy nga kjo kohë dhe pas kësaj të gjithë, të zhytur në preokupimet e tyre jetësore, do të më harrojnë... Po të isha martuar dhe të kisha formuar familje, do të lija efekte më të mëdha dhe më të mira në jetë.

    Vërtet puna kryesore për femrën është që ajo të martohet, të krijojë familje dhe çfarëdo mundi tjetër që ajo sakrifikon në diçka tjetër nuk ka vlerë për jetën e saj në esencë. Këshilloj çdo studente që këtë gjë ta vërë në prioritetet e saj, pas kësaj le të mendojë për punë dhe famë
    .”



    Vërtet këta njerëz shpenzojnë jetën e tyre dhe e kuptojnë realitetin vetëm pasi vijnë në përfundim të saj. Ajo që të çudit më shumë se kjo është kur sheh vajzat muslimane që tentojnë t`i pasojnë këta njerëz në këtë hutim. I lumtur është ai që mësohet nga të tjerët, prandaj për ku je nisur o bijë e Islamit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 22-09-2007 më 08:21
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    QËNDRIMI ISLAM NDAJ MARTESËS


    Për dallim nga doktrina e esenëve hebrenj dhe asketëve të hershëm të krishterë, por në përputhje me pjesën kryesore të traditave hebreje dhe të tjera njerëzore, Islami e njeh vlerën e seksit dhe e përkrah martesën. Ai fuqishëm e dekurajon beqarinë, madje qoftë ajo edhe për arsye asketike. Mënyra normale, e natyrshme e sjelljes për një musliman, është që ai të themelojë një familje bashkëshortore të lindjes. Kjo është praktikë e përbashkët e njerëzve të zakonshëm, udhëheqësve shpirtërorë e madje edhe e pejgamberëve. Lidhur me këtë, ekzistojnë shumë ajete në Kur'an dhe thënie të Pejgamberit (s.a.v.s.), të cilat shkojnë aq larg duke thënë se kur një musliman martohet, atëherë ai e përsos gjysmën e fesë së vet, prandaj le të jetë i vetëdijshëm për Zotin për sa i përket gjysmës tjetër.

    Juristët muslimanë, të cilët e kanë interpretuar Kur'anin, thonë se martesa është obligim fetar dhe si rrjedhim i kësaj është një mbrojtës i moralit si edhe domosdoshmëri shoqërore. Si detyrë fetare, ajo duhet të plotësohet; mirëpo si edhe të gjitha detyrat tjera në Islam, ajo u parashkruhet vetëm atyre, të cilët janë të aftë që të ballafaqohen me përgjegjësitë, të cilat ajo i sjell me vete. Mendimi mbizotërues ndër juristët është se, edhe pse martesa është një domosdoshmëri shoqërore, ajo nuk është absolutisht e domosdoshme për çdo individ. Kështu, ata kanë shtjelluar një tipologji të papërpunuar për klasifikimin e individëve, përkitazi me gatishmërinë e tyre për martesë nga këndvështrimi i fesë. E para, disa individë janë të shqetësuar se abstenimi do të mund t'i shpi*ente ata rrugës së gabuar. Për këta, martesa është obligim fetar, për shkak se ata duhet të ruhen nga seksualiteti i paligjshëm, ndërsa martesa është mekanizëm natyror për një mbrojtje të tillë të moralit. E dyta, disa individë janë të aftë dhe kanë dëshirë për seks, por nuk janë aq të shqetësuar për teprimin; ata nuk parandiejnë kurrfarë joshje të papërballueshme apo mungesë të vetëkontrollit. Për këta, martesa është më e preferueshme se abstenimi, e madje edhe se devotshmëria e tepruar, e cila kryhet vullnetarisht për ta ngritur gjendjen shpirtërore dhe morale të një personi. E treta, ka edhe individë të tillë, të cilëve u mungon potenca, për shkaqe të ndryshme. Në këtë rast, nga disa juristë martesa ende konsiderohet si më e preferueshme se abstenimi, ndërsa nga të tjerët argumentojnë se abstenimi është më i pre*ferueshëm, për shkak se martesa nën këto kushte do ta humbte qëllimin e saj dhe do t'i privonte partnerët nga mbrojtja morale që u nevojitet, dhe nga kënaqja, të cilën e meritojnë.

    Edhe pse Islami e ka përkrahur martesën dhe ka ndërmarrë masa të ndryshme për ta rregulluar funksionimin e saj, ai siç duket e ka kuptuar se martesa nuk është një zotim i lehtë. Një person, para se ta marrë bashkëshorten, duhet të jetë mjaft i sigurt për aftësinë e tij që të ballafaqohet me përgjegjësitë e martesës. Është e vërtetë se në Islam varfëria nuk është pengesë për martesë të suksesshme; All-llahu (xh.sh.) ka marrë mbi vete, siç thekson Kur'ani, të sigurojë çdo krijesë të gjallë, ndërsa Ai mundet, e këtë edhe e ka premtuar, që t'i pasurojë bashkëshortët e varfër nga shpërblimi i Tij. Mirëpo, njëkohësisht, Islami njeh se ndoshta nuk do të jetë gjithmonë e mundshme për akëcilin që të ketë në disponim mjetet për martesë. Mund të paraqiten pengesa dhe probleme të llojeve të ndryshme.

    Mirëpo, përgjigjja e Islamit ndaj kësaj nuk është në drejtim të beqarisë, shthurjes apo edhe neverisë së plotë ndaj martesës dhe ndaj seksit. Në vend të kësaj, ai përcakton disa masa të veçanta, kohëzgjatja e të cilave mbështetet në vetëdisiplinën dhe abstenimin e përkohshëm, me shpresë se ndihma e premtuar e All-llahut (xh.sh.) do të vijë së shpejti. Pejgamberi (s.a.v.s.) ka bërë me dije se secili që mund të martohet, duhet ta bëjë këtë, mirëpo ai që nuk mundet, duhet të praktikojë agjërimin vullnetar, që i ndihmon atij ta ruajë integritetin e vet moral dhe të marrë përsipër zotërimin mbi dëshirat e veta. Ngatërrimi i drejtpërdrejt i gjithë kësaj është me siguri se as seksi e as martesa nuk mund të largohen lehtë e as të merren joseriozisht.

    Siç mund të pritej, kjo doktrinë nuk ka qenë gjithmonë e përjetësuar apo e përmbushur me të gjitha segmentet e shoqërisë muslimane. Ka pasur disa Sufi mistikë, të cilët kanë abstenuar nga martesa dhe i kanë shikuar përgjegjësitë familjare si të papërputhshme me aspiratat e tyre personale. Paraqitja e individëve të këtillë dhe qarkullimi i besimeve të tyre, mund të jetë më tepër tregues i mirë për tendosjen sociale se sa për pëlqimin personal nga ana e tyre apo të papërputhshmërisë së jetës familjare dhe të ambicieve shpirtërore. Siç duket, kjo ka pasur të bëjë më shumë me natyrën e protestës dhe të tërheqjes personale se sa me papërputhshmërinë apo mangësinë e doktrinës së mirëfilltë për martesën. Lëvizjet ekstreme që kanë përkrahur abstenimin nga martesa dhe tërheqjen nga jeta shoqërore me siguri janë paraqitur si reagim ndaj divergjencës politike dhe ndaj shthurjes morale që ngjau në shoqërinë muslimane, duke e prekur veçanërisht struk*turën e saj pushtetmbajtëse. Disa herë besohet se lëvizja e përgjithshme Sufiste është inkurajuar pikërisht nga personalitetet e përbotshëm nga struktura pushtetmbajtëse. Ky paradoks i dukshëm pjesërisht shpjegohet me faktin se për udhëheqjen e asaj kohe ka qenë në interes që ta largojë vëmendjen e njerëzve të zakonshëm nga interesat politike dhe çështjet e përbotshme në përgjithësi, në mënyrë që opozita dhe rivalët të reduktohen deri në minimum. "Asketizmi" dhe shoqëruesit e tij, konsideroheshin si mjete "të arsyeshme" drejt këtij përfundimi. Mirëpo, ekziston edhe një teori tjetër, sipas së cilës autoritetet politike e kundërshtonin Sufizmin ekstrem, madje deri në atë shkallë të persekutimit të përkrahësve të tij, për shkak se ata shkaktonin çrregullime publike dhe propagandonin një botëkuptim, i cili po qe se përkrahej nga masat e gjera, do ta përçante jetën shoqërore.

    Që të dyja teoritë kanë elemente vlefshmërie, mirëpo asnjëra nga ato në veçanti nuk duket përkatëse për t'i shpjeguar faktet. Ka të ngjarë që autoritetet politike në disa raste i kanë toleruar, e madje edhe inkurajuar, në mënyrë implicite apo eksplicite, asketët Sufi, të cilët janë konsideruar si të parrezikshëm, si pacifistë të botës tjetër. Në kushte të tjera, kur disa nga këta Sufi shkuan deri në ekstrem dhe bënë disa shpallje që u konsideruan si heretike, autoritetet politike ndërmorën masa për ta mbrojtur vetveten si dhe për ta mirëmbajtur rendin. Në cilindo rast, këta Sufi ishin në pakicë, dhe nuk ishin që të gjithë të llojit pacifist, e as që kishin të bëjnë të gjitha ndikimet mbi Sufizmin me brendësinë e Islamit.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesës në Dardhë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 14:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Sakramenti i Marteses
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 06:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •