Dikur, njerėzit nė sytė e tjerėve kanė vėrejtur shenja tė njerėzisė (sjelljes fisnike) dhe qėllimit tė pastėr. Sot, janė tė rrallė shenjat qė mund tė vėrehen nė pamjet e tė tjerėve, dhe nėse do tė mund tė vėrenim ndonjė gjė, ajo do tė jetė shenja e euros ose e dollarit apo shenjė e ndonjė valute tjetėr tė vlefshme botėrore. Ngarendja e pėrditshme pas parasė i ka nxitur disa persona qė t'i krijojnė vetvetes punė fitimprurėse qė pa kurrfarė investimi tė vijnė deri te pėrfitimet e mira. Nėse dėshirojmė tė tregojmė se ēka janė nė tė vėrtetė lojėrat e fatit, lirisht mund tė themi se kjo ėshtė grumbullimi i parave nga njerėzit, e pastaj shpėrblimi i disa prej tyre, duke ia lėnė njė pjesė vetvetes. Nuk ėshtė pėr t'u habitur pse veprojnė kėshtu ata tė cilėt fitojnė nė kėtė formė, por duhet habitur se si me atė metodė perfide kanė arritur ta tėrheqin tėrė atė masė nė njė shtresė "tė hollė tė akullit". Kjo edhe ėshtė aftėsi, - ta kapėrcesh tė eturin pėrtej lumit.
Ruajtja e pasurisė sipas parimeve islame
Juristėt Islam e kanė zakon qė nė fillim tė veprave tė tyre tė cilat flasin p ė r tė drejtėn e Islamit, tė cekin dhe t'i sqarojnė synimet e Islamit gjegjėsisht pėr ē'arsye ėshtė shpallur kjo fe. Ndėr tė tjera pėrmendin edhe ruajtjen e pronės, respektivisht pasurisė personale dhe asaj shoqėrore. Kėtė e ka potencuar edhe i dėrguari i Allahut xh.sh., Muhammedi s.a.v.s. nė hytben e tij n ė Haxhxhin lamtumirės, duke thėnė se ėshtė e ndaluar tė shpėrdoret ose keqpėrdoret prona e te tjerėve, jeta dhe nderi e tyre. (Muslimi). Dhe jo vetėm kjo, por sipas Islamit ai i cili vdes duke mbrojtur pasurinė e tij e fiton gradėn e shehidit. Nga kjo arsye, siē thanė dijetarėt Islam, ėshtė e ndaluar vjedhja, mashtrimi etj, dhe janė paraparė dėnime tė rrepta pėr atė i cili i kalon kufijtė tė cilėt i ka vendosur Islami. Dhe tėrė kjo, pėr tė vetmin qellim qė pasuria tė jetė e ruajtur dhe qė pronari saj tė qeveris lirshėm me tė duke e shpenzuar pėr nevojat e veta personale. Pasuria tė cilėn e posedon njeriu ėshtė dhunti e Allahut, andaj edhe atij personalisht nuk i lejohet qė ta shkapėrderdh pa kurrfarė dobie apo ta shkatėrroj, ngase pėr te do tė jep pėrgjegjėsi nė Ditėn e Gjykimit. Shumicės u ėshtė kufizuar shijimi i bukurisė sė pasurisė nė kėtė botė, gjersa dikush tjetėr e shkapėrderdh. Pasuria i ėshtė dhėnė njeriut nė shfrytėzim e jo nė shkatėrrim ose shpenzim tė pa kontrolluar. Shkapėrderdhja e pasurisė mund tė jetė edhe shenjė e kryelartėsie, gjė e cila mund tė vėrehet mė sė shumti, kurse ne e dimė fare mire se kryelartėsia ėshtė e ndaluar dhe ai, tek i cili gjendet kjo veti e keqe, nuk do tė hyjė nė Xhennet.
Jeta nė llogarinė e tė tjerėve
Mėnyra parizitore e jetės, jeta nė llogarinė e tė tjerėve, nuk ka vend nė Islam. Kur'ani dhe synneti, jo vetėm qė na mėsojnė pėr adhurimet (ibadetet), siē janė namazi dhe agjėrimi, por na mėsonė qė jeta jonė duhet tė jetė edhe e ndershme. Tė jetosh nė llogarinė e tė tjerėve do tė thotė shfrytėzimi i dikujt nė llogari, apo nė dobi tendėn, ose thėnė ndryshe nuk ka mundėsi tė krijohet e mos t'i shkaktojnė dikujt zullum dhe dėm, sepse ne ashtu as nuk kemi investuar vet, e as qė kemi punuar qė tė kemi bazė tė fitojmė pėr nevoja tė jetės sonė. Allahu xh.sh. thotė: "E kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndahuni nėpėr fytyrėn e tokės dhe kėrkoni mirėsitė e Allahut xh.sh..." (el Xhumu'a 10).
Paraja e bukur dhe hallall ėshtė ajo tė cilėn njeriu e ka fituar nė mėnyrė tė ndershme. Pejgamberėve, por edhe besimtarėve tė tjerė, u ėshtė urdhėruar tė ushqehen me hallall - me ushqim tė mire dhe tė lejuar. "O pejgamber, ushqehuni me ushqim tė mirė dhe tė lejuar." (el Mu'minun 5).
Dėshira e njerėzve pėr t'u pasuruar shpejt dhe nė mėnyrė tė lehtė, i ka bėrė shėrbim tė tjerėve dhe i ka ndihmuar qė tė jetojnė jetė parazitore, duke u huazuar para nga njerėzit me xhepa tė zbrazėt. Sado qė njeriu habitet, se si ia dolėn njerėzit tė krijojnė aq thjeshtė njė biznes tė mire siē thotė populli "nga shitja e mjegullės" nuk duhet ēuditur, sepse kur dikush dėshiron tė grumbullojė ndihma vullnetare ose humanitare pėr ndonjė vepėr tė mire, e konsideron sukses grumbullimin e disa qindra eurove. Por ėshtė tragjik fakti se njė "grumbullues" i lojėrave tė fatit - bastoreve, arrin t'i grumbulloj miliona dhe qė njė 'jack pot' arrin gjer nė 2 milion, kurse ndihmat vullnetare pėr viktimat e Cunamit kanė arritur shumėn prej 50-60 mijė, ndoshta pak mė tepėr.
Islami ndalon lojėrat e fatit
Sa i pėrket lojėrave tė fatit siē janė: bingo, loto, bastoret sportive dhe tė ngjashme, normat Islame janė tė qarta. Islami rreptėsisht i ndalon tė gjitha llojet e lojėrave tė cekura mė lartė. Allahu xh.sh. thotė: "O ju qė besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetės (pėr fall) janė vepra tė ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre qė tė jeni tė shpėtuar. Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveēse nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe t'ju largojė nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? " (el - Maide 90-91)
Ndoshta dikush do tė pyes pse janė tė ndaluara dhe ē'tė keqe ka nga ato apo nė to? Njė pjese tė kėsaj i ėshtė dhėnė pėrgjigje nė elaborimin e mėsipėrm, kur ėshtė cekur se shpenzimi i pasurisė sė muslimanit duhet tė jetė nė gjėra tė dobishme pėr tė cilat e dimė se nga ato do tė kemi rezultat. Poashtu nėse dikush dėshiron qė t'ia merr pasurinė tjetrit, duhet t'ia bėjė me dije ose t'ia argumentoj pse ia merr dhe ēka i ofron. Ata tė cilėt marrin nga njerėzit pėr kėto lloje lojėrash, ēfarė do t'i thonė atij i cili ka blerė tiketėn apo atij i cili ka shpenzuar ndoshta disa qindra apo mijėra duke blerė tiketa vite me radhė. Pa dyshim se do ta pėrqeshte nė fytyrė apo do t'i thoshin se ne nuk jemi fajtor pse ai ka vepruar kėshtu dhe se kjo ka qenė dėshira e tij e lire. Pėrgjigja e dytė - ajo e cila pėrmendet nė ajetin Kur'anor qė shejtani pėrmes kėtyre gjėrave dėshiron tė fus urrejtjen mes njerėzve dhe t'i ndajė nga pėrkulja e All-llahut xh.sh. Pėrgjigja e tretė do tė ishte - Islami e mėson njeriun tė jetoj nga djersa e tij, e jo na mashtrimi i tė tjerėve. Pėrgjigja e pėrgjithshme e Islamit pėr tė gjitha gjėrat e ndaluara ėshtė se All-llahu i Madhėruar e ndalon atė nė tė cilėn ka dėme individi apo shoqėria nė pėrgjithėsi.
Feja Islame bazohet nė njė rregullore e cila shpie kah sjellja e dobisė dhe largim nga dėmi. E tėrė ajo nė tė cilėn pėrqendrohet pjesa e pare, e qė ka tė bėjė me dobinė, urdhėrohet nė formė tė detyruar ose vullnetare, duke pasur parasysh tė mirat dhe dobitė tė cilat i sjellė me vete. Ndėrsa e tėrė ajo qė pėrmban pjesa e dytė e normave ėshtė e ndaluar nė formėn e obliguar apo tė rekomanduar nė bazė tė demit tė cilin sjell me veti.
Si ėshtė fituar ashtu ėshtė harxhuar
Duke u mėsuar nga vetė jeta e cila themelohet nė shembujt praktik, populli pasardhėsve u ka lėnė fjalė tė urta tė cilat janė bartur brez pas brezi. Njėra prej atyre fjalėve tė urta ėshtė: "Si ėshtė fituar ashtu ėshtė harxhuar", qė do tė thotė, nė atė formė qė e fiton, hallall apo haram, ashtu nė atė forme do ta harxhosh. Shumica, kur diskutojnė apo mendojnė pėr paratė i shikojnė shifrat, duke menduar se tėrė urtėsia qėndron aty. Muslimani para se t'i shikoj shumat, e shikon mėnyrėn e arritjes te ajo shumė parash, dhe pas konstatimit e lut All-llahun xh.sh. qė nė atė qė fiton t'i jep bereqet. Urtėsia nuk qėndron nė sasi, por nė atė sa ka njeriu bereqet. Edhe pse mund tė ndodhė qė dikush tė fitoj nė mėnyrė tė lehtė duhet ta ketė tė qartė se ajo mund tė shkoj nė tė njėjtėn mėnyrė. Fatkeqėsitė vijnė nė bazė tė meritave tė njerėzve, poashtu edhe pasuria e fituar nė mėnyrė tė ndaluar, pas vete sjell pasojat fatale. Ndoshta sot i fiton ato para, por nesėr mund t'i harxhosh nė mjekimin vetvetes apo tė ndonjė anėtari tė familjes dhe tė mos e shijosh bukurinė dhe kėnaqėsinė e asaj paraje, ose as qė do tė shkoj ndėrmend qė tė mendohesh sa je i pasur nga tėrė ajo qė mund tė tė godas. Prandaj edhe dėgjojmė se si paratė e fituara nė bixhoz shumė shpejt lihen nė bixhoz dhe ato vetėm se u janė dorėzuar tė tjerėve nė duar pėr disa net, por jo vetėm kaq, pėr kėtė ka pasur probleme tė mėdha nė familje pėr shkak tė humbjes sė parave tė fituara ose tė pėrfitimit tė mėparshėm. Tė gjitha kėto janė argumente tė qarta tė cilat argumentojnė se nė haram nuk ka dobi.
Pasojat e kėqija nga pasuria e fituar haram
Fitimi haram jo vetėm qė lė pas vete pasojėn e pėrgjegjėsisė pėr atė pasuri nė Ditėn e Gjykimit, por ajo bėhet shkaktare pėr mohimin e disa begative. Lidhur me kėtė, Muhammedi s.a.v.s. ka thenė: " Me tė vėrtetė All-llahu xh.sh. ėshtė i mire dhe nuk pranon asgjė pėrveē tė mirės; me tė vėrtetė All-llahu xh.sh.i ka urdhėruar besimtarėt atė qė u ka urdhėruar pejgamberėve dhe ka thėnė: "O ju pejgamber, ushqehuni me ushqime tė mira dhe tė lejuara dhe bėni vepra tė mira.." (El mu'minun 151). "O besimtar ushqehuni mė tė mirat prej tė cilave u kemi furnizuar dhe falėnderoni All-llahut xh.sh. dhe vetėm Atij pėruljuni" (El Bekare 172). Dhe mė pas Pejgamberi s.a.v.s. e ka pėrmendur rastin e njė personi i cili kishte udhėtuar gjatė, me flokė tė shprishura dhe tė pluhurosura, kurse duart i kishte ngritur kah qielli duke u lutur "O Zot, O Zot" kurse ai ushqehet me haram, pijet i ka haram, rrobat i ka haram, ėshtė i ushqyer me haram, e si t'i pranohet lutja" (Muslimi).
Edhe nėse dikush nuk ushqehet direkt nga ato qė janė tė ndaluara me Islam, por atė e blenė nga tė fituarat haram, bėhet haram. Gjithashtu transmetohet thėnia, tė cilėn e ka shėnuar imam Sujutiu, ku Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Mishi i cili ka prejardhjen prej haramit zjarrin e ka mė sė afėrmi". A thua tė gjitha kėto qė i cekėm nuk janė argumente tė mjaftueshme pėr t'u larguar nga kjo e keqe dhe ta kėrkojmė furnizimin tone nė atė forme e cila i ka hije muslimanit, sepse atėherė mund tė mbėshtetemi nė All-llahun xh.sh. dhe tė kėrkojmė nga Ai lehtėsime nė atė rrugė: "... e kush u pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare..." (Et-Talak 2-3).
.
Prof.Muhamed Ikanoviq
Pėrktheu dhe pėrshtati E.Rexha.
Krijoni Kontakt