Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Bie përqindja e të krishterëve në Amerikë

    Përqindja e të krishterëve në Amerikë ka rënë, ndërsa më shumë njerëz thonë se nuk i përkasin asnjë besimi.

    E martë, 10 Mars 2009 10:46


    Një sondazh mbi jetën fetare në Amerikë tregon se përqindja e të krishterëve në vend ka rënë, ndërsa më shumë njerëz thonë se nuk i përkasin asnjë besimi.

    Sondazhi i identifikimit fetar në Amerikë (ARIS), i publikuar dje, tregon se 15 përqind e amerikanëve thonë se nuk i përkasin asnjë feje, një rritje kjo në krahasim me 8,2 përqind në vitin 1990.

    Në vitin 2008, të krishterët përbënin 76 përqind, një rënie në krahasim me 86 përqind në vitin 1990. Sondazhi tregon se pjesa më e madhe e rënieve vjen nga sektet protestante si metodistët, luteranët, presbiterianët dhe episkopalët.

    Sondazhi nënvizon se përqindja e popullatës myslimane vazhdon të rritet, nga 0,3 përqind në vitin 1990 në 0,6 përqind në vitin 2008.

    Ihsan Bagby, asistent profesor i studimeve Islame në Universitetin e Kentakit, deklaroi se shumica e sondazheve telefonike, sikur ajo e ARIS-it, janë duke nënvlerësuar numrin e muslimanëve. Për këtë arsye ai tani është duke bërë një studim rreth anëtarësimit nëpër xhami me sponzorimin e një instituti për kërkimi religjioze. /zeri i amerikes/
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    I pyetur prej farisenjve: “Kur do të vijë Mbretëria e Hyjit?” ai u përgjigji:
    “Mbretërtia e Hyjit nuk vjen në mënyrë të dukshme, as nuk mund të thuhet: ‘Që këtu!’ ose ‘Qe atje! Porse ja, mbretëria e Hyjit është mes jush!”.

    Pra nuk ështe e mundshme të thuash as kush as sa janë të krishterë! Më shumë? Më pak?.

    Kur një njeri në brendësinë e tij ia jep lejen Krishtit që të mbretërojë në të, atje është Mbretëria e Hyjit.
    E kush e di çarë ndodh në zemrën e njeriut?

    Torrkerry

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Muslimanët në Amerikë para Kristofor Kolombos!
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 17:25
  3. JONUZ NDREU - shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve
    Nga CEZARND në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-04-2008, 17:34
  4. Amerike yll i Lirise! (A literary declaration of love to the US)
    Nga wittstar në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-05-2004, 04:48
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •