TIRANË - Deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pak deklaroi sot se vendi ynë është ende shpejt për anëtarësim në BE. Ajo përsëriti se "Shqipërisë i duhet një rrugë e gjatë për tu integruar në Bashkimin Europian, duke shtuar se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike e të ndershme është një ndër pikat kyçe për integrimin e saj|".
Ajo doli sot në një konferencë për shtyp, pas takimit të 16 ndërparlamentar Shqipëri-BE, ku u shpreh se "ju po i afroheni anëtarësimit në BE-së, por është një rrugë e gjatë për tu integruar në Bashkimin Europian dhe ju duhet të investoni në të gjitha fushat, duhet të vazhdoni të punoni". Mënyrën e anëtarësimit Pak e a lidhur ngushtë me kriteret, duke sjellus si shembull Kroacinë. "Kroacia është një vend ballkanik i cili edhe pse i ka plotësuar kriteret, nuk ka hyrë ende në Bashkimin Europian", tha europarlamentarja.
Ndërkohë duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, nëse anëtarësimi në NATO është shans edhe për anëtarësim në BE, Pak tha se "ftesa për në NATO nuk do të thotë integrim në Bashkimin Evropian, pasi këto, janë dy proçese të ndara dhe që kërkojnë kritere të ndryshme". Ajo inkurajoi klasën politike shqiptare që të vazhdojë 'betejën' e saj për të përmbushur standardet e kërkuara nga BE-ja duke i cilësuar si thelbësore zhvillimin demokratik të zgjedhjeve parlamentare në qershor të këtij viti.
Pak ka folur edhe për kartat e identitetit, ku veçoi se nuk mund të shpërndahen karta falas në asnjë rast. "Askush nuk mund të shpërndajë karta falas", tha Pak, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë negativisht kërkesës së Partisë Socialiste. Ajo theksoi se çmimi i kartave, prej 8euorsh, është shumë i ulët. Për sa i përket, atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë, Pak tha se çdo shtetas duhet të aplikojë dhe të dëshmojë pa mundësinë e pagesës për mjete të tilla.
Shekulli Online
Krijoni Kontakt