Mua do me pelqente Anglia ... kam degjuar qe jetesa eshte e shtrenjte ama
Mua do me pelqente Anglia ... kam degjuar qe jetesa eshte e shtrenjte ama
Anglia per mua ka sandartet me te larta te jetes dhe mbeshtetje te mjaftushme nga shteti.
asnjer ste lene jashte ne ruge ,cdo familje e emigruar aty ka nje shtepi ku qeraja paguhet nga shteti,po kjo familje mund te trajtohet ne cdo spital per cfaredolloj sherbimi falas(operiacionet,optik,dental,e plote te tilla,cdo lloj medikamenti eshte falas) ,personat e papun marin ndihme ekonomike ,te semuret vec ndihmes normale si cdo i papune marin extra
femijet marin ndihma,nenat marin ndihma nga shteti derisa femija i tyre te shkoj 12 vjec(ka qene 16) ,femijet udhetojn free deri ne moshen 18 vjec,nese familjet skan shume te ardhura (eshte nje shume e percaktuar) femijet e tyre mund te ndjekin universitetet free vetem deshire te ken per tu shkolluar ,biles studentve u japin dhe ndihma jo te vogla gjate viteteve akademike .
Neper ceshtje gjyqesore nuk paguan asgje i kan free(flase gjithmon per njerzit e regjistruar,jo individ te vecant qe jetoj ne te zeze,pra pa regjistruar).
Te gjitha keto priviligje i kan te gjitha ato familje emigrantesh,apo individ qe nuk jane te punesuar ose jane te punesur pjeserisht
nese pjestaret e kesaj familje apo individi fillojn nje pune tamam fillojn pagesat e taksave si cdo britanik tjeter dhe paguajn gjysmen ose aq sa caktohet ne baze te te ardhurve shtepin.
Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 20-03-2009 më 05:07
Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.
mua me pelqen Elbasanise harrova jetojm ne athine
![]()
Me sa di unë, standartet më të larta të jetesës janë në vendet Nordike, dhe deri disa vite më parë, standartet më të larta të jetesës në gjithë botën ishin në Suedi!
Ndoshta gjërat kanë ndryshuar tani por mendoj se Seudia duhet të jetë një nga shtetet më komode për të jetuar!
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
E lexova me shumë kujdes postimin tuaj dhe mendoj se ju keni shumë të drejtë në ato që thoni.
Por!
Aty flitet për një kategori të caktuar personash, "Emigrantët"
Ndërsa unë dua të di si jetohet në Angli në shtetasit Anglez, do me thënë, në qoftë se unë jetoj atje unë nuk dua të jem një emigrant i përjetshëm që jetoj me lëmoshën e qeverrisë Angleze por dua të jem një njeri i suksesshëm, që të mund të hap një biznesin tim dhe të punësoj Anglezët. Dua të blej prona dhe makina të shtrenjta. Dua të bëj një jetë të mirë. (po i mar të gjitha si shëmbull këto ëh, se unë edhe brekët e kam me arna, jo të blej prona në Angli)
Tani sa mundësi të jep shteti Anglez për këto?
Me sa di unë Anglia ka taksat më të larta në gjithë Bashkimin Europian, ka shërbimet publike më të shtrenjtat në BE si spitalet, gjykatat etj etj.
Burokracia e shtetit Anglez është më e ashpra në gjithë Europën, nuk më duket sikur Anglezët vet janë shumë të kënaqur me ato favoret që u bëhen emigrantëve kur vet për një vizitë tek doktori paguajn qimet e kokës.
Anglia ka pak a shumë stilin Amerikan të të jetuarit, dhe për të patur një jetë relativisht të mirë, duhet të të thyhet palca e kurrizit në punë.
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Evropa ka qen per te emgriuar para 30 vjeteve jo sot,Amerika po ashtu,ne keto vende nuk ja vlen te emigrosh me per vete faktin se jan duke falimentuar,keshtu qe gjeja me e mire qe mund te bejn te rinjte qe ndodhen ne Shqiperi, dhe enderrojn te dalin jashte,eshte te mesojne sa me shum ne shkolle dhe te punojn per Shqiperin ne te ardhmen se aty,jashte eshte shum mire te dalesh per te bere mastera pas shkolle ose per specializime te ndryshme po kurrsesi te dalesh si emigrant pa nje dipllom pune te caktuar.
SOT SHQIPERIA ESHTE NE PROGRES,E EVROPA E AMERIKA NE REGRES, LLOGARITE BEJINI VETE.
Pra enderrat mund te thuren per te ndenjur aty,se me besoni ja vlen,nuk mund te krahasohen kurre te mirat e gjerave qe ofron atdheu yn, me poshte po jap disa krahasime te volitshme per kureshtaret,flas per eksperiencen time si emigrant,ne fillim ne greqi e tashme ne belgjik.
klime e mire dhe shume femra te bukura ne greqi, por kure ne kete shtet rracizmi ndaj nesh eshte mbytes e made do te thoja i padurueshem per nje Shqiptar te mirfillte, klima e mire ,deti the femrat e bukura humbasin keto vlera nga rracizmi i forte i gjithanshem qe ndodh aty.
ne belgjik dhe ne pergjithesi ne evropen perendimore, njerzit jan me shume te kulturuar, dhe emigrantet ndimohen shume, por per ne qe jemi rritu me nje klime mesdhdetare(qe do te thote dite me diell te pakten 300 dite ne vit)jeta ketu behet stresante dhe shum e veshtire per tu perballuar nga moti i ftoht dhe lageshtia e ajrit, pra nuk eshte gje e mire per shendetin ne pergjithesi, e kure njeriu nuk ka shendet e mendje te mire skan ci duhen keto te tjerat.
Per mendimin tim vendi me i mire per te jetuar eshte SHQIPERIA.
..Shtet Skandinave i kam enderr me jetu atje (ku perkundet heavy metali) .....i love it........, mirpo se perjashtoj edhe Anglin qe e dua shum .
![]()
LoL Norvegji esht me mir jo se them un po statistikat , cdo 20 banor kan me shum se 1 milion $ ne banka![]()
It's nice to be important, but it's more important to be nice...!
Nuk duhet te paguash per nje vizite tek doktorri por ilacet blihen nese je ne pune dhe kane cmime te caktuara me limit. Ashtu si edhe duhet te paguash per dentistin ne qofte se je ne pune. Ca sherbime publike jane me te shtrenjta se vendet e tjera, si p.sh. transporti publik. Spitalet lene per te deshiruar sepse jane te mbingarkuar dhe lista per operacione eshte e gjate.
Anglia nuk e ka stilin amerikan aq shume sa mendoni ju. Punohet me gjate e me shume se ne vendet e tjera te Europes por ama e marrin edhe nje cik si me shtruar ketu dhe e zgjasin punen me shume se sa duhet ndonjehere.
Per burokracine, s'mendoj se e kane dhe aq te ashper. Ma ha mendja Franca dhe Italia ja kalojne lehte fare.
Ndryshuar për herë të fundit nga lojaxhiu : 23-03-2009 më 12:33
Krijoni Kontakt