KRIMET E KUQE


Shkruan:

Prof. Abdyl KADOLLI

Lëvizja kombëtare shqiptare kurrë nuk ka pasur karakter ideologjik. Shqipëria, çfarëdo regjimi qoftë, ishte piemont shqiptar. Nacionalistët shqiptarë në Goli-Otok nuk ishin informbyroistë, sepse nuk kishin kurrfarë lidhje as me Stalinin, as me komunizmin, veçse me atdheun e tyre-Shqipërinë.
Nëse ndonjëherë hapen dosjet e krimeve komuniste, numri i spiunëve e bashkëpunëtorëve të paguar e të papaguar do të dilte shumë i madh.
Gjithë kjo dëshmon përse çlirimi ynë ishte vonuar kaq shumë.
Një Rezolutë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës do t’i përkufizonte mirë këto krime antikombëtare e antinjerëzore, ndërsa një ligj nuk do të lejonte më në pushtet personat e kompromentuar.
Kështu, ne do të çliroheshin njëkohësisht edhe nga mendësia komuniste, edhe nga mendësia sllave.
Së paku, ky do të ishte një satisfaksion moral për këtë popull të shumëvuajtuar.
Së paku brezi i ri do të njihej me anën tonë të errët morale.


Krimet e fashizmit dhe të komunizmit nuk qëndrojnë shumë larg njëra-tjetrës. Që të dyja i përkasin totalitarizmit.
Gjithandej Evropës ideologjia komuniste kishte gjetur truall të plleshëm vetëm te sllavët, sepse i përgjigjej natyrës së tyre kolektive për revolucione rrënuese e plaçkitëse.
Sistemi komunist i kolkozeve ishte një sistem sllav, shumë larg lindividualizmit shqiptar.
Atëherë, si e përqafuan shqiptarët këtë ideologji të huaj, që ishte larg qytetërimit të tyre?
Lufta antifashiste e komunistëve shqiptarë u rreshtua me armiqtë tanë tradicionalë, që kishin pushtuar gjysmën e atdheut.
Kur misionet ushtarake anglo-amerikane ndihmonin Luftën antifashiste në Shqipëri, komunistët shqiptarë shikonin nga ylli polar bolshevik.
Njëmend partizanët shqiptarë çliruan vendin, ndërsa brigadat shqiptare edhe Kosovën. Ata bënë edhe Bujanin, por Bujani nuk u mbrojt nga krerët komunistë.
Po kush e shkeli Bujanin? Në Prizren u hoq pjesa e vetëvendosjes dhe e bashkimit me Shqipërinë dhe u bë bashkimi me Serbinë. Krerët komunistë të Kosovës nënshkruan kapitullimin.
Ideologjia komuniste pati reflektime të thella në fatin tonë kombëtar. Komunistët shqiptarë kontribuan shumë në mbetjen me sllavët dhe nën sllavët.
Fundi i Luftës së Dytë Botërore na zuri me ripushtimin jugosllav të Kosovës, humbjen e Çamërisë dhe mbetjen e shqiptarëve në sferën sllave.
Shumë nga partizanët shqiptarë iu bashkuan Kryengritjes së Shaban Palluzhës. Vetëm krerët komunistë i qëndruan besnikë ideologjisë komuniste. Ata u bënë kolaboracionistë sllavë në shuarjen e kryengritjes shqiptare.
Krimet komuniste në Kosovë me vise ishin të dyfishta: edhe komuniste, edhe të pushtimit. Ato ishin krime politike, koloniale dhe gjenocidale.
Janë të tmerrshme krimet komuniste të periudhës së pasluftës, kur gjatë Kryengritjes shqiptare u masakruan e ekzekutuan rreth 50 mijë shqiptarë. Këtë nuk e kishte bërë as fashizmi italo-gjerman.
Dikush mund të arsyetohet se këtë e bënë pushtuesit jugosllavë. Po, po këtë e bënë sllavokomunistët, por bashkë me kodoshët e kuq shqiptarë si ushtarakë, politikanë, prokurorë, gjyqtarë, UDB-ashë, spiunë etj.
Publikoni kush nga shqiptarët ishte operativistë në OZNA, UDB-e, në KOS dhe çfarë krimesh kishin bërë?
Kush ishin prokurorë e gjykatës të pushkatimeve të mijëra shqiptarëve?
Është e çuditshme si mund ta mbajë ende emrin e një shkrimtari një manifestim letrar, kur ai ishte kryetar i Gjyqit popullor të Kosovës në periudhën kur janë bërë ekzekutimet më të përgjakshme në Kosovë!
E tmerrshme ishte edhe periudha e viteve ’50 me burgosje masive, aksionin famëkeq të armëve dhe shpërnguljen e madhe për në Turqi.
Gjithë ky ishte terror i kuq shtetëror i kryekriminelit Tito. Shpeshherë kinse dënohej politika e kriminelëve Rankoviç, Milosheviç etj., por ata ishin vetëm aktorë të këtij terrori shtetëror.
Të gjithë kodoshët e vjetër e të rinj shqiptarë ishin në mekanizmin e këtij terrori jugosllav.
Asnjëri nuk kishte dhënë dorëheqje.
Asnjëri nuk kishte rënë në burg!
Ata kurrë nuk i kishin dalë zot popullit të vet.
Kishin shtypur e sharë ngjarjet historike në Kosovë.
Vasalët e kuq shqiptarë ishin rojat më besnike të pushtimit sllav.
Mahmut Bakalli e Azem Vllasi me shokë ishin kalorës të kuq të jugosllavizmit. Organet e sigurimit e gjyqet dirigjoheshin nga komitetet komuniste, ndërsa ato nga Beogradi.
Kush dha urdhër për burgosje e tretë të Demaçit si person i rrezikshëm?
Çfarë roli luante M.Bakalli me njerëzit e tij në kontaktet me Stanishiçin, Haxhiçin etj!
Ndonjë akademik i mjerë sot ende këndon himne për bëmat e tyre.
Lavdi terrorit!- do të shkruante Roterdami.
Si mund të flasin sot për ngjarjet në Kosovë tipat e A.Vllasit me shokë, kur ata vetë ishin pjesë e terrorit? Fshesa politike e Vllasit ishte e tmerrshme.
E tmerrshme ishte edhe periudha e viteve ’80.
Publikoni kush ishte prokuror, kush hetues e kush gjykatës në gjyqet politike të mijëra shqiptarëve?
Çfarë roli kanë luajtur juristët tanë në aktet kushtetuese?
As shtara e humëza nuk i lanë këto krime të kuqe!
Të hapen dosjet e krimeve, nëse gjenden gjëkundi.
Dosja më e mirë është vetë populli, që i ka përjetuar ato tmerre monstruoze.
Mjerisht, brezi që i ka përjetuar ka ikur ose po ikën, por ato janë ruajtur në kujtesën kombëtare.
Viktimat e komunizmit e të sllavizmit sot akuzojnë rëndë.
Të gjitha ata ishin atdhetarë që donin lirinë dhe çlirimin kombëtar.
ONDSH-ja e Halim Spahisë e Gjon Serreqit kishte program kombëtar e demokratik.
Lëvizja kombëtare shqiptare kurrë nuk ka pasur karakter ideologjik. Shqipëria, çfarëdo regjimi qoftë, ishte piemont shqiptar. Nacionalistët shqiptarë në Goli-Otok nuk ishin informbyroistë, sepse nuk kishin kurrfarë lidhje as me Stalinin, as me komunizmin, veçse me atdheun e tyre-Shqipërinë.
Nëse ndonjëherë hapen dosjet e krimeve komuniste, numri i spiunëve e bashkëpunëtorëve të paguar e të papaguar do të dilte shumë i madh.
Gjithë kjo dëshmon përse çlirimi ynë ishte vonuar kaq shumë.
Një Rezolutë e miratuar nga Kuvendi i Kosovës do t’i përkufizonte mirë këto krime antikombëtare e antinjerëzore, ndërsa një ligj nuk do të lejonte më në pushtet personat e kompromentuar.
Kështu, ne do të çliroheshin njëkohësisht edhe nga mendësia komuniste, edhe nga mendësia sllave.
Së paku, ky do të ishte një satisfaksion moral për këtë popull të shumëvuajtuar.
Së paku brezi i ri do të njihej me anën tonë të errët morale.
Natyrisht, askush nuk është për hakmarrje në një shoqëri demokratike, përveç gjykimit të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë të krimeve.
Viktimat e terrorit të kuq sot akuzojnë. Ato sikur klithin:kurrë më viktimë!
Ato meritojnë memoriale në vendekzekutime, si në Velani, Drenicë, Llap, Gjilan, Tetovë, Tivar e gjetiu. Atyre sot as eshtrat nuk u dihen.
Historinë tonë e pret shumë punë në ndriçimin e kësaj periudhe shumë tragjike.
_______________
Prishtinë, më 20 janar 2009


Lexoni me vemendje profesorin ne fjale se si rreket te denoje komunizmin si fatkeqesi e kombit shqiptar dhe nga ana tjeter ai kufizohet qellimisht vetem me komunizmin jugosllav e thote vetem disa fjale shkarazi kunder komunizmit ne Shqiperi kunder diktatorit Enver Hoxha!?

Sipas tij, Shqiperia ishte Piemonti yne, pavaresisht se cfare sistemi sundonte atje!