Ne kohe kur Greqise gjithnje e me shume po i ngushtohet litari rreth qafes , shkaku i mosrrespektimit te minoriteteve , qeveria e Shqiperise po hesht dhe nuk po kyqet ne kete proces gjith ballkanik per te ber qe Greqia ti njoh miniritetet.
Shum delegacione nderkombetare po qendrojne ne Greqi nje pas nje , per te shiku nese me te vertet Greqia po shtyp minoritetet dhe te drejtat e tyre.
Por nga keto delegacione spo permenden shqiptaret edhe pse 25% te Greqise e perbejn shqiptar te asimiluar.
Greqia përgjigjet ndaj raportit për minoritetin maqedonas
10/03/2009 08:36:00
Greqia për sot paralajmëroi përgjigje “detajore” për raportin e KB-ve në të cilin konstatohet se mohon ekzistimin e minoritetit maqedonas në vend dhe i shkel të drejtat e pjesëtarëve të tij.
“Greqia të martën në Këshillin për të drejtat e njeriut në Gjenevë në hollësi do t’i paraqesë pozicionet e saj lidhur me Raportin e ekspertit të pavarur të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e minoriteteve”, lajmëroi zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, Jorgos Kumucakos.
Greqia pohon se respekton të drejtat e minoriteteve, me çka hodhi poshtë raportin e KB-ve, i cili bëri thirrje "të mos debatohet nëse ka minoritet maqedonas ose turk", por t`i mbrojë ato.
"Thirrjet tona janë të qarta si kristali dhe mbështeten në respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, parim që ka të bëjë me minoritetet dhe paraqet arritje të republikës moderne greke", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë greke të Punëve të Jashtme, Jorgos Kumucakos.
Eksperti i pavarur për çështje të minoriteteve Gaj MekDugall, në raportin e OKB-së të titulluar "Misioni në Greqi" i bëri thirrje Qeverisë greke që t'i respektojë të drejtat e vetëpërcaktimit dhe lirisë së të shprehurit për minoritetet.
"Eksperti i pavarur i bëri thirrje Qeverisë greke që të mos debatojë nëse ka minoritet maqedonas apo turk në Greqi, por të fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të vetëvendosjes, lirisë së të shprehurit dhe lirisë së bashkimit të këtyre bashkësive", theksohet në raportin e Organizatës botërore.
Raporti shton se "të drejtat e minoriteteve doemos duhet të respektohen në pajtim me Deklaratën e minoriteteve, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut".
"Greqia duhet t'i respektojë vendimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, veçanërisht vendimet që kanë të bëjnë me emrat e organizatave që i përdorin fjalët "Maqedonase" ose "Turke", dhe lirshëm të shprehin identitetin e tyre etnik, theksohet në raportin e ekspertit të pavarur MekDugal. /Makfaks/
Pse kaq frikacak keto politikanet tan , kujt vall i ngjajten , maqedonet 1 milion njerz , po bejn luft me Greqine , po u sjellin telashe te medha.
Pse shqiptaret kaq te urt ndaj armiqve te jugut (grekeve) ??
Krijoni Kontakt