Forumi Rinor Islam me aktivitete të shumta përkujton ditëlindjen e Muhammedit a.s. Me këtë rast, manifestimi qendrorë, për të pestën herë me rradhë organizohet nga Forumi Rinor Islam - dega Kumanovë.
E martë, 10 Mars 2009 12:29
Me një program të larmishëm artistik dhe me disa risi tjera edhe kësaj here Pallati i kulturës ishte I stërmbushur me rreth 1000 të pranishëm.
Në fillim fjala përshëndetëse iu dha kryetarit të Forumit Rinor Islam z. Rufat Sherifi-t i cili pas përshëndetjes veç tjerash theksoi edhe domosdoshmërinë e jetësimit të mesazhit të Pejgamberit Muhammed a.s. në të gjitha sferat e jetës.
Në cilësinë e nikoqirit këtë tubim e përshëndeti edhe kryetari i Forumit Rinor Islam-dega Kumanovë z. Milazim Mustafa i cili falëminderoi të gjithë ata që mbështetën financiarisht këtë tubim, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët nga Kosova.
Programin e begatuan ilahitë dhe monologu i përgatitur nga artisti i njohur kosovar Basri Lushtaku, i cili përcjelli emocione të veçanta te të pranishmit. Programi u shoqërua nga një ligjëratë e shkrutër e hoxhë Husamedin Abazit nga Prishtina, dhe u përmbyll me një dramë njëaktëshe të përgatitur nga trupa teatrore e Kumanovës nën regji të aktorit Qazmedin Nuredinit.
Në vazhdën e këtij aktiviteti u realizua edhe ekspozita artistike me piktura të ndryshme që e organizon Forumi Rinor Islam, në kuadër të muajit të lindjes së Pejgamberit a.s. nën moton "Me art ne flasim"
Me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s. edhe dega në Kërçovë organizoi Manifestim madhështor me një program të pasur kulturo-islam.
Programi i manifestimit në fjalë përbëhej nga ligjerata me temë: "Muhamedi a.s. në familje dhe realiteti ynë bashkëkohor" ligjëruar nga Selver Xhemaili, teolog nga Tetova dhe nga kryetati i FRI-së z.Rufat Sherifi.
Më pas të pranishmit kishin rastin të dëgjojnë lexim të Kur'anit dhe ilahi. Manifestimi në fjalë u përmbyll me një videoprezentim ku me kujdes të madh u përcjell videoklipi "Mëshira" interpretuar nga artist i mirënjohur nga Shqipëria Reshat Arbana.
Krijoni Kontakt