Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lame Kodra ( S. Maleshova)

    Lum-lumi libra shumi..
    shif mos ke posht tek bodrumi
    neper rafte a posht baules
    Nji poezi per mbretin e Tules

    Gėtja i madh dikur e shkroi
    E Lame Kodra e shqiperoi...






    ..Na ish nje mbret ne Tule
    i beses gjer ne varr
    I dha tek vdiste mikja
    nji kup derdhur ne ar...


    etj.........


    Tung!

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mbreti i Tules

    Besnik gjer buze varri
    Te tule ish nje mbret
    tek vdiste nje kupe ari
    I fali mikja e vet.

    Gje me per zemer spati
    e merrte ne cdo gosti
    dhe derdhi lot i ngrati
    sa coi me to dolli

    Kur iu afrua varrit
    te tera ckish ia la
    ne vend te trashegimtarit
    por kupen nuk ia dha

    Ne tryezen e gostise tek salla ne keshtjelle
    prane detit rreth dollise
    kaloresit i sjell
    Te fundit afsh piu plaku
    te jetes ne nje cast
    pastaj ate kupe e flaku
    ne detin me tallaz

    epa si ra tej zallit si vala e perpiu
    iu shuan syte e ballit dhe kurre
    me te me spiu
    Origjinali i perkthyesit mund te kete ndryshime,,,,kte dija kte te shkrova Brari....
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Lame Kodra

    Sefulla Maleshova (Lame Kodra)

    Lypsi plak (Gjyshi plak)

    Po del nga shpella ku e ka hedhur fati,
    I mjeri plak i krusur nga mundimet,
    I dridhen mjekra, kėmbėt, gjithė shtati,
    Skalitur ka nė ballė hidhėrimet.
    Ja, fill i vetėm udhėn merr nga fshati
    I urtė, i shėmtuar nga mjerimet.
    Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,
    Shiu me breshėr bie e ka dėborė.
    Udhės mendon kur ishte si tė tjerėt:
    Me bukė, me kasoll’ e dashuri
    Dhe psherėtiu: Oh! S’paska pėr tė mjerėt
    Nė kėtė botė vallė Perėndi?
    Po ndjen nė lukth njė posi tė prerėt
    Edhe hedh kėmbėt plaku me fuqi.
    Torbėn nė krahė, shkopin mban nė dorė.
    Nė njė kasolle afėr sheh njė zjarr,
    I ngrohet plakut shpirti si njė varr,
    Dhe drejt kasolles niset me tė katra
    Gėzohet edhe qesh edhe makar
    Udhės kėrcen e hidhet shatra-patra.
    Trastėn nė krahė, shkopin mban nė dorė,
    Shiu me breshėr bie e ka dėborė.
    I valon gjaku plakut edhe shikon
    Pėrpara gjithnjė duke ēaluar.
    Po te dera njė djepe ē’e shikon.
    I dridhen buzėt; buzėt duke ngashėryer,
    Njė gur atėhere kėmbėt i pengon
    Edhe pėrmbys atje mbetet harruar.
    Torbėn me krahė, shkopin mban me dorė,
    Shiu me breshėr bie, e ka dėborė.

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pas tėrmetit

    S'duken mė ar' e luadhe,
    po balt' e vithisur,
    dhe kasoll' e katundarit
    shuar e gremisur.

    Po nė mes tė asaj gremine
    ujėt rjeth e shkon,
    edhe dielli papushuar
    rrėmbat i lėshon.

    Poshtė e thellė dheu i lashtė
    vlagė ka nė gji
    edhe zemra e njeriut
    zjarr e trimėri.

    Do tė bgjallet prapė jeta
    duke lulėzuar
    anembanė do pėrhapet
    duke gurgulluar.

    Pėrsėri do tė shkėlqejnė
    ara dhe bostane
    do ja thotė kėngės prapė
    zemra kapedane.

    Do tė rrjedhė jeta-plakė
    pa fund, pa kufi
    dhe do ketė si kurorė
    punė e dashuri.

  5. #5
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shtrėngata

    Dėgjoni, dėgjoni,
    Nga deti shikoni
    Si shfryn e tėrbohet,
    Si vjen e zgjerohet
    Nė qiell, nė dhe –
    Kaluar mi re,
    Tė zeza si nata,
    Shtrėngata.

    Nga zalli po ngrihet
    Si mal, e pėrzihet
    Me breshėr, me shi,
    Njė pluhur i zi.
    Dhe rrotull nė det,
    Nė fshat e qytet
    Pėrhapet rrėmuja
    Dhe kuja.

    Kush pyet pėr djalin,
    Pėr lopėn a kalin
    Njė plakė qyqare
    Kėrkon njė manare
    Njė nuse shikon,
    Mos duket pėrgjon
    Nė detin e largė,
    Njė barkė.

    Po qielli dhe deti,
    Tė dy si tėrmeti,
    Dhe shpesėt i ndjek,
    Dhe barkat pėrpjek,
    Dhe pemėt rrėzon,
    Dhe arat shkreton,
    Dhe bie mandata –
    Shtrėngata.

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pėr mendimin tim Pas tėrmetit dhe Shtrėngata janė derivate tė Lypsit Plak. Lypsi plak ėshtė i vitit 1923, ato tė mėvonshme (botuar 1945). Mbase pėr veshin tingėllojnė mė ėmbėl, por preferoj akademizmin e lypsit, dhe hedhjen e njė tisi fshehtėsie mbi ato qė thuhen se sa uljen e shkrimit nė nivel tė tillė sa ta kuptojė kushdo.

    Ky ėshtė tėrmeti (Plaku):

    I valon gjaku plakut edhe shikon
    Pėrpara gjithnjė duke ēaluar.
    Po te dera njė djepe ē’e shikon.
    I dridhen buzėt; buzėt duke ngashėryer,
    Njė gur atėhere kėmbėt i pengon
    Edhe pėrmbys atje mbetet harruar.

    Pas tėrmetit:

    Do tė ngjallet prapė jeta
    duke lulėzuar
    anembanė do pėrhapet
    duke gurgulluar.

    Shtrėngata:

    Po qielli dhe deti,
    Tė dy si tėrmeti,
    Dhe shpesėt i ndjek,
    Dhe barkat pėrpjek,
    Dhe pemėt rrėzon,
    Dhe arat shkreton,
    Dhe bie mandata –
    Shtrėngata.

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vetvrasja e njė tė dashurit

    Hiqmu nga mendja, vajzė e shėnjtėruar
    Pse mė pėr ty unė s’jam nė kėtė botė;
    Si njė trup i hidhur mbeta i harruar
    Qė fare s’vlen e drejta sot pėr sot.

    Kėtej-andej vete i shkretė duke mejtuar,
    Djalėrinė e bukur qė qaj me lot...
    Ajo nėn e gjorė t’mos mė kish krijuar
    Nė gojė s’do tė kishnja kaq mallkim tė plot.

    Po ti vazhdo - tė lutem – n’kėtė jetė
    Pemėt tė shijoē me njė kėnaqsi,
    Dhe pėr mua tė shkretin fare mos mejto.

    Vetėm nga nj’herė, n’hidhėrim, nė do
    Kėsaj bote thueji se njė djalosh i ri
    Nga faq’ e dheut u ēduk... po si ato retė...

    Arbona

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    E shkroi kete poezi me 1939 dhe e botoi ne gazeten
    "Liria" ne Amerike ne vtin 1941.Deri ne vitin 1968 kjo poezi ishte ne
    Antollogjine e Poezise Shqipe dhe pas ketij viti u hoq prej andej:

    S'kam ēiflik e s'kam pallate,
    S'kam dyqan me kater kate,
    Po e dua Shqiperine
    Per nje stan ne trebeshine,
    Per nje shkarp e per nje gur,
    Per nje gardh e per nje mur,
    Per kasollen mbi Selishte,
    Per dy ara ne Zallishte,
    Per nje lope e per nje gomar,
    Per nje Balo,nje manar.
    Une e dua Shqiperine
    Si bari dhe si fshatar.

    Une e dua Shqiperine,
    Per terfilin mi lendine,
    Per nje vaze gjeraqine,
    Dhe per ujet qe buron
    Nga nje shkem e gurgullon
    Neper lista gjetheshume,
    Edhe zbret perposh ne lume.
    Une e dua Shqiperine
    Per nje lule trendeline,
    Per nje zok qe fluturon,
    Per bilbilin qe kendon
    Ne ato ferra ne ato hije
    Kenge malli e dashurie,
    Kenge shpirti te helmuare.
    Une e dua Shqiperine
    Si poet i dhemshuruare.

    Une e dua Shqiperine
    Qe nga Korca e Vranine,
    Ku del bujku qe me nate
    Me parmende dhe me shate,
    Mbjell e korr me djell,me hene
    Dhe s'ka buke per te ngrene,
    Ku nallbani dhe samarxhiu
    Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
    Krrusen dite e krrusen nate,
    qe te hane buke thate,
    Ku hamalli neper skela
    Ngarkon hekur dhe varela,
    Kembe zbathur,***** cjerre
    Punon vetem per te tjere.

    Une e dua Shqiperine
    Qe nga Shkupi e Janine,
    Ku nje popull derezi
    Heq e vuan roberi
    Po ka shpirtin luftetar.

    Une e dua Shqiperine
    Si shqiptar e bir shqiptar.
    TBD

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vargu i fundit tek Si e dua Shqipėrinė ėshtė "Si njė revolucionar".
    Mė poshtė njė pėrkthim i pėrkryer i Lames, i pahequr nga letėrsia:

    Kėnga e Zgalemit

    Mbi tė thinjin shesh tė detit era fryn dhe mblidhen retė. Midis reve edhe detit kryelartė shkon Zgalemi sie zezė vetėtimė.
    Prek me krahė ai valėt, si shigjetė ngjitet reve, dhe kėlthet, dhe retė gjegjin gazin-klithmė tė asaj shpese.
    Nė atė klithmė-et furtunė,
    Zjarr e flakė zėmėrimi dhe besimi nė fitore gjegjin retė nė atė klithmė.
    Dridhen ēafkat e rėnkojnė, pėrmbi detin pėrpėliten; janė gati ato tė struken nga ky tmerr nė fund tė detit.
    Pėrpėliten, si dhe ēafkat kredharakėt e rėnkojnė; nuk dinė ata tė mjerėt gėzim lufte, luftė jetet; i tmerron ata gjėmimi.
    Ndėr shkėmbinj mbulon i trėmbur trupn’ e majmė pinguini...
    Ngrihet vetėm kryelartė, me guxim, lirisht Zgalemi mbi tė thinjin det nga shkuma.
    Gjithnjė mė tepėr ngryset, gjithnjė mė poshtė zbresin pėrmbi detin retė e zeza dhe kėndojnė e hidhen valėt lart e drejt nga vjen rrufeja.
    Bubullon. Rėnkojnė valėt: nė atė shkumė zėmėrimi po luftojnė ato me erėn. Turma valėsh rrėmben era, i mbėrthen ajo me forcė, i pėrplas me vrull shkėmbinjve, duke bėrė ēika-ēika ato masa prej zumrudi.
    Po me klithmė shkon Zgalemi, si e zezė vetėtimė, si shigjetė i pėrpin retė, shkumėn valėsheq me krahė. Si demon, ai vėrtitet, madhėshtor e kryelartė ky demon i zi rrebeshi; qesh e qan ai njėherėsh...
    Qesh me retė, qan prej gazit.
    Nė tėrbimin e gjėmimit lodhje sheh e ndjen demoni; ka besim zogu i furtunės; retė-diellin dot s’e fshehin!
    Era fryn me ulėrimė...Bubullon e shkrep rrufeja...
    Ndizen retė flakė e kaltėr pėrmbi detin si greminė. Kap shigjeta vetėtimash dhe nė gji i shuan deti. Si gjarpėrinj tė zjarrtė dridhen mu nė det e zhduken thellė pasqyrimet e atyre vetėtimave shigjeta.
    Ja furtuna! Vjen furtuna!
    Kryelartė e trim Zgalemi shkon me vrull ndėr vetėtima pėrmbi detin e tėrbuar, qė buēet me ulėrimė, dhe kėlthet-profet fitoreje;
    -Sa mė tepėr e fuqishme le tė ngrihet lart furtuna!

    Maksim Gorki Vepra tė zgjedhura 2, Tiranė 1985

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lame Kodra

    Diabolis..

    .. me duket se i ke ne "sirtaret" e tua disa nga poezite e Lame Kodres..
    Ne se mundesh.. silli disa prej tyre ne kte teme ..qofte krijime origjinale qofte shqiperime nga klasiket qe ay i ka bere me aq mjeshteri.. dhe mundesisht dhe ndonje date ne lidhje me vepren e tije letrare..


    Une gjeta "shtrėngaten" dhe "pas termetit" qe ti i kishe postuar diku e po i postoj ketu.. meqense jemi ne dimer dhe keto poezi pershtaten me kohen..
    shiko po ma gjen nje "me prit fshati im.. a dicka e tille dhe nje me yjet si dhe Ancarin..

    --



    Lame Kodra





    Shtrėngata


    Dėgjoni, dėgjoni,
    Nga deti shikoni
    Si shfryn e tėrbohet,
    Si vjen e zgjerohet
    Nė qiell, nė dhe –
    Kaluar mi re,
    Tė zeza si nata,
    Shtrėngata.


    Nga zalli po ngrihet
    Si mal, e pėrzihet
    Me breshėr, me shi,
    Njė pluhur i zi.
    Dhe rrotull nė det,
    Nė fshat e qytet
    Pėrhapet rrėmuja
    Dhe kuja.


    Kush pyet pėr djalin,
    Pėr lopėn a kalin
    Njė plakė qyqare
    Kėrkon njė manare
    Njė nuse shikon,
    Mos duket pėrgjon
    Nė detin e largė,
    Njė barkė.


    Po qielli dhe deti,
    Tė dy si tėrmeti,
    Dhe shpesėt i ndjek,
    Dhe barkat pėrpjek,
    Dhe pemėt rrėzon,
    Dhe arat shkreton,
    Dhe bie mandata –
    Shtrėngata.






    ------




    Pas tėrmetit

    S'duken mė ar' e luadhe,
    po balt' e vithisur,
    dhe kasoll' e katundarit
    shuar e gremisur.

    Po nė mes tė asaj gremine
    ujėt rjeth e shkon,
    edhe dielli papushuar
    rrėmbat i lėshon.

    Poshtė e thellė dheu i lashtė
    vlagė ka nė gji
    edhe zemra e njeriut
    zjarr e trimėri.

    Do tė bgjallet prapė jeta
    duke lulėzuar
    anembanė do pėrhapet
    duke gurgulluar.

    Pėrsėri do tė shkėlqejnė
    ara dhe bostane
    do ja thotė kėngės prapė
    zemra kapedane.

    Do tė rrjedhė jeta-plakė
    pa fund, pa kufi
    dhe do ketė si kurorė
    punė e dashuri.







    ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •