Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 77
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    BDI vazhdon tė jetė indiferente ndaj projekteve antishqiptare

    Ekspertėt: Me formimin e koalicionit VMRO-DPMNE-BDI, u pengua ndėrtimi i bibliotekės nė Tetovė, qendra konservuese nė Gostivar, kalaja nė Tetovė, apo edhe shtėpia e Nėnės Terezė, projekti i secilės, tashmė u dirigjua sipas preferencave maqedonase dhe antishqiptare.

    Diskriminimi ndaj shqiptarėve vazhdon tė jetė me pėrmasa drastike. Qė pas zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare nuk ėshtė bėrė asnjė investim pėr kulturėn shqiptare. Ndėrsa buxheti shkon vetėm pėr maqedonasit, BDI-ja vazhdon tė thotė se koalicioni me VMRO-DPMNE-nė ėshtė i shkėlqyer. Njėri prej themeluesve tė Institutit tė Trashėgimisė Shqiptare, Xhabir Ahmeti, shpreh indinjatėn e thėllė lidhur me diskriminimin dhe mes tė tjerash shprehet se pushtetarėt aktuale shqiptare janė amatorė. Nga ana tjetėr, ish ministri i kulturės nė kohėn e PDSH-sė thotė: "Gjatė periudhės 2008-2009 investimet pėr promovimin e kulturės shqiptare janė anashkaluar sė tepėrmi.

    Kjo shpjegohet edhe me indiferencėn e partisė shqiptare nė pushtet ndaj ēdo gjėje qė lidhet me kulturėn, kėshtu qė tė tjerėt i kanė duart e lira tė shkojnė nė ekstreme dhe tė kryejnė punėn e vet", thotė Beqiri. Sipas tij absurdi ėshtė edhe mė i madh kur projektet e kulturės tė hartuara gjatė periudhės sė PDSH-sė kanė qenė ndėr projektet e para qė janė bllokuar me ardhjen e palės tjetėr nė pushtet. Mes tyre janė pengimi pėr ndėrtimin e bibliotekės nė Tetovė, qendra konservuese nė Gostivar, kalaja nė Tetovė, apo edhe shtėpia e Nėnės Terezė, projekti i secilės u dirigjua sipas preferencave maqedonase dhe antishqiptare.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    VMRO-ja e vendosur pėr ndėrtimin e Kishės nė qendėr tė Shkupit

    21/04/2009 13:07:00


    Fitorja absolute nė zgjedhjet e fundit, sipas VMRO DPMNE-sė i jep tė drejtė tė plotė qė me mjete tė buxhetit nė sheshin e Shkupit tė ndėrtohet Kisha ortodokse, thonė nga partia e Gruevskit. Sipas tyre “nė kėto zgjedhje VMRO DPMNE-ja fitoi pėrkrahje tė madhe nga qytetarėt, mė afėrsisht 500 mijė vota, e mė kėtė edhe pėrkrahjen e tyre qė nė kėtė vend me mjete tė buxhetit tė ndėrtohet tempull ortodoks”, thuhet nė njoftimin e VMRO DPMNE-sė.
    Nga kjo parti pėrmendin disa fakte se pėr ēfarė arsye duhet ndėrtuar kisha nė sheshin e Shkupit. Sipas tyre kjo kishė ėshtė rrėnuar pas tėrmetit katastrofal nga autoritet e atėhershme komuniste tė cilėt me masa represive kanė ndėshkuar tė gjitha ata qė nuk kanė menduar nė tė njėjtin drejtim. Nėse shteti ka rrėnuar kėtė kishė atėherė shteti ka edhe obligim ta ndėrtoj tė njejtėn, thuhet nė reagimin e VMRO DPMNE-sė.

    Por nga kjo parti harrojnė tė pėrmendin edhe shumė xhami tė rrėnuara nė periudhėn e kaluar komuniste. Xhamitė nė kėtė njoftim tė VMRO DPMNE-sė pėrmenden vetėm nė njė vend edhe atė nė pasusin i cili flet se Qeveria aktuale si dhe qeveritė e kaluara, deri tani kanė financuar objekte fetare, ndėrtimin e Kryqit nė Vodno, kishėn nė Pllaoshnik, ndėrtimin e mijėra kishave tjera, manastire si dhe xhami nė RM.

    Edhe kryetari i porsazgjedhur i komunės Qendėr nga radhėt e kėsaj partie Aleksandar Toodoroviē, ka ritheksuar vendosmėrinė e tij pėr tė realizuar ndėrtimin e Kishės nė sheshin e Shkupit. Ndėrtimi i Kishės sipas tij ėshtė pjesė e planit urabanistik tė kėsaj komune, por jo edhe ndėrtimi i xhamisė Burmali tė cilėn e kėrkojnė 38 organizata joqeveritare islame dhe BFI nė Maqedoni.

    I pyetur se a do tė kishit dhėnė leje pėr ndėrtimin e xhamisė, kryetar i ri i Komunės Qendėr Vlladimir Todoroviē u pėrgjigj: “Po nuk kam menduar nė tė vėrtet nė kėtė drejtim, unė jam i detyruar ta realizojė planin urbanistik, ai plan ėshtė miratuar dhe detyrė e imja ėshtė qė tė veproj sipas tij. Nė planin urbanistik nuk ėshtė paraparė objekt fetar nė atė parcelė dhe nė pėrputhshmėri me kėtė plan unė do tė duhet tė vazhdojė me punė”.

    Xhamia Burmali ishte rrėnuar nė vitin 1925 nga autoritet e atėhershme dhe nė tė njejtin vend ishte ndėrtuar shtėpia e oficerėve. Kryetari i Komunės Qendėr Todorviē pas konstituimit tė kėshillit tė kėsaj komune gjithashtu bėri tė ditur se nė sheshin e Shkupit sė shpejti do tė vendoset edhe pėrmendorja e Aleksandrit tė Madh.

    Valmir Kuēi
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Skulpturomania e Gruevskit

    Sevdail Demiri


    Duke hequr dorė nga origjina e vėrtetė sllave, funksionarėt e kėsaj qeverie e kanė kthyer kokėn kah antikiteti, kah Aleksandri i Madh dhe Filipi i Dytė i Maqedonisė sė lashtė, tė cilėt nuk kanė asnjė pikė tė pėrbashkėt origjine me Gruevskat e sodit, pėrpos emėrvendit.

    Nė pėrpjekje pėr ta mbindėrtuar identitetin poroz etnik maqedonas, edhe pėrskaj krizės sė madhe ekonomike qė po mbretėron nė Maqedoni, qeveria e Nikolla Gruevskit po harxhon miliona euro vend e pa vend.

    Ditė mė parė, para qytetarėve tė Shkupit, pikėrisht nė kryeqendėr, u promovuan dhjetė skulptura nga 36 sa janė paraparė me projektin e Ministrisė sė Kulturės pėr ‘zbukurimin’ e qendrės sė qytetit. Dhe, pėrpos shumė pamjeve gėrditėse qė ofrojnė kėto skulptura, tė njėjtat do tė kushtojnė hiē mė pak se 1 milion euro, tė cilat nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ējerrėn nga xhepat e tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė, rrjedhimisht edhe tė atyre shqiptarė, tė cilėt as qė janė pyetur pėr njė ndėrmarrje tė tillė.

    Dhe, qė tė mos mbetet me kaq, pėrpos skulpturave, qeveria e Maqedonisė planifikon qė sė shpejti tė vendosė edhe 17 pėrmendore tė reja, projekt ky qė do tė kapė njė shumė tė madhe prej 8 milionė euro! Pra, nga buxheti i ‘shtetit tė pėrbashkėt’ tė Maqedonisė, sivjet do tė derdhen gjithsej 9 (nėntė) milionė euro vetėm pėr skulptura dhe pėrmendore!!!


    Provokimi ndaj grekėve dhe shqiptarėve

    Ky hap i qeverisė sė Gruevskit, ėshtė nė kundėrshtim me dy gjėra shumė tė rėndėsishme qė lidhen me aktualitetin nė vend. Pra, pėrpos harxhimeve marramendėse qė bėnė shteti nė kohė krize, kur tė gjitha qeveritė e tjera bėjnė restrikcione tė shumta, madje edhe nė rrogat e funksionarėve, vetėm e vetėm tė pėrballohet kriza mė lehtė, qeveria e Maqedonisė bėn shpenzime fare pa nevojė. Dhe, ēėshtja e dytė me efekte shumėdimensionale, ėshtė provokimi i hapur qė me kėtė lloj skulpturomanie, Nikolla Gruevski bėn ndaj fqinjėve grekė dhe bashkėqytetarėve shqiptarė.

    Faktikisht, natyra e kėtyre busteve dhe pėrmendoreve, ėshtė nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė kėsaj qeverie pėr antikuizimin e Maqedonisė. Duke hequr dorė nga origjina e vėrtetė sllave, funksionarėt e kėsaj qeverie e kanė kthyer kokėn kah antikiteti, kah Aleksandri i Madh dhe Filipi i Dytė i Maqedonisė sė lashtė, tė cilėt nuk kanė asnjė pikė tė pėrbashkėt origjine me Gruevskat e sodit, pėrpos emėrvendit.

    Me kėto skulptura dhe pėrmendore antike, qeveria aktuale e Maqedonisė po bėn provokim tė hapur ndaj Greqisė, pikėrisht nė momentet kyēe pėr ardhmėrinė e vetė evropiane, kur Greqia si anėtare e NATO-s dhe BE-sė, po i bėn bllokada nė proceset integruese.

    Me kėto skulptura e pėrmendore, kjo qeveri nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė po provokon shqiptarėt e Maqedonisė, tė cilėt realisht e pėrbėjnė rreth 30 pėrqindėshin e vendit.

    Nė sheshin kryesor tė Shkupit do tė ngrihen pėrmendore gjigande tė Aleksandėrit tė Madh, tė Goce Dellēevit, Nikolla Karevit dhe ‘branitellat’ e 2001-shit, por nuk do tė ketė asnjė figurė emblematike tė shqiptarėve. Aq mė keq do tė jetė tani kur do tė ndėrtohet edhe Kisha ortodokse mu nė qendėr tė sheshit tė Shkupit ‘Makedonija’, pikėrisht andej portės kryesore (Urės sė Gurit) qė shqiptarėt e anės tjetėr tė Vardarit duhet ta kalojnė pėr tė shkuar nė pjesėn tjetėr tė Shkupit tė urbanizuar.

    Veprime anakronike

    Ē’ėshtė e vėrteta, kjo strategji e veprimit anakronik tė Qeverisė sė Gruevskit, vazhdimisht ka marrė kritika konstruktive kryesisht nga opinioni i arsyeshėm i ekspertėve tė ndryshėm maqedonas, e shumė pak nga opinioni shqiptarė, i cili realisht duhet tė jetė mė i zėshėm kundrejt kėtyre budallallėqeve nacional-romantike tė kėsaj garniture qeveritare. Nga kėtu, edhe rezistenca e faktorit politikė shqiptarė nė Maqedoni ka qenė shumė e vogėl dhe gati-gati e papėrfillshme, gjė qė po mundėson qė kjo qeveri t’i realizojė me shumė lehtėsi tė gjitha planet e saja.

    Gruevski tė gjitha kėto punė po i bėn me njė pompozitet tė madh. Ē’ėshtė mė e keqja, edhe shumica e popullit tė vetė po i gėlltitė me shumė lehtėsi kėto fore tė tija, gjė qė vazhdimisht po reflektohet nė rejtingun e lartė qė e ka nė popull dhe qė po materializohet nėpėr zgjedhje.

    Mirėpo, ai dhe populli i vetė nuk janė ende tė vetėdijshėm se sa nė plan afatgjatė do t’i kushtojė Maqedonisė izolimi i brendshėm nė njėrėn anė, dhe prishja e dalėngadalė e kohezionit ndėretnik, nė anėn tjetėr, i cili po qėndron nė kėmbė tė qelqta!

    Dėmi, pa dyshim se do tė jetė i madh.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Qeveria diskriminon gazetarėt shqiptarė

    Evis HALILI

    Shkup, 26 prill - Kush thotė se peshku nuk qelbet nga koka dhe diskriminimi nuk nis nga maja e hierarkisė sė shtetit. Shembulli mė flagrant i politikės sė preferencave nė baza nacionale dhe diskriminimit mediatik e ka fillesėn nė dy kabinetet - qeveritar dhe presidencial. Edhe i pari, por edhe i dyti duket se vuajnė nga njė alergji kronike nga mediat shqiptare, tė cilat mundohen t'i mbajnė gjithnjė e mė larg delegacioneve presidencialė, apo qeveritare kur udhėtojnė jashtė shtetit. Rekordin e injorimit e kanė thyer prej kohėsh disa dikastere, si Ministria e Punėve tė Jashtme, Ministria e Kulturės, Ministria e Financės, Ministria e Ekonomisė, por nė garė nuk mbeten mbrapa as shefi i presidencės dhe ai i qeverisė, si edhe njėri prej zėvendėsve tė kryeministrit, ai i ēėshtjeve ekonomike, Zoran Stavrevski. Me pėrjashtime tepėr tė rralla, mediat shqiptare - ato elektronike dhe tė shkruara, nuk gėzojnė tė njėjtat privilegje si ato maqedonase, tė cilėt e kanė gjithnjė tė siguruar prezencėn nė delegacionet qė shkojnė jashtė vendit. Nė redaksitė shqiptare ka vite qė janė harruar, madje kujtohen me nostalgji logot e disa ministrive, qė prej njė, apo edhe dy vjetėsh kanė ndėrprerė shpėrndarjen e ftesave.

    E ē'na duhen shqiptarėt

    Ironia mė e madhe shprehet sidomos me justifikimin qė shoqėron ftesat e munguara. "Duhet patjetėr qė tė jenė edhe mediumet shqiptare?", ose "kemi ftuar gazetarė shqiptarė tė serviseve publike", pėrgjigjen rėndom nėpėr institucione. Redaksia "Koha", nė kontuinitet i ėshtė drejtuar zyrave tė shtypit pranė dikastereve tė ndryshme, lidhur me arsyet qė ēojnė nė anashkalimin e mediumeve shqiptare.

    Dy javė mė parė, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Financave, Martin Martinovski, do tė pėrgjigjej me pyetje "Pse duhet tė marrin gazetarė shqiptarė... kush janė ata... s'e shoh tė arsyeshme tė arsyetohem...". Nga kabineti i presidentit, pyetja nuk u tingėllon logjike. Zėdhėnėsi Zoran Ivanov hedh poshtė konstatimin se ndaj mediumeve shqiptare ndiqet politike diskriminuese. Sipas tij, praktika qė ndjek presidenciale nė takimet bilaterale tė kreut tė shtetit, parashikon pjesėmarrjen e dy shtėpive publike, Televizionit Publik, ku bėn pjesė edhe kanali nė gjuhėn shqipe, si edhe agjencinė e lajmeve "MIA", ndėrsa nė rastet e tjera kur delegacioni zgjerohet edhe me mediume jopublike, Ivanov thotė se janė ftuar edhe mediat shqiptare. "Nuk ėshtė aspak e vėrtetė, gjithmonė i ftojmė mediumet, nė udhėtimin nė Nju Jork, kishim pėrfaqėsues nga mediat shqiptare", thotė zėdhėnėsja e Ministrisė sė Kulturės, Anita Jovanovska.

    Mediat: Jemi tė diskriminuar

    Fuqia mediatike shqiptare jopublike ėshtė e vogėl, e pėrfaqėsuar me njė numėr simbolik mediash tė shkruara dhe elektronike. Tre gazeta ditore "Koha", "Lajm" dhe "Fakti", si edhe televizioni "Alsat-m", e artikulojnė nė formė tė njėjtė, edhe pse nė qasje tė ndryshme, injorimin permanent nga qeveria dhe presidenca.
    Kryeredaktori i televizionit kombėtar "Alsat-m", Muhamet Zeqiri, thotė se anashkalimi i mediumeve shqiptare formulohet me njė fjalė - diskrimin. Madje, siē shprehet ai, edhe nė rastet kur ftohen tė marrin pjesė, ftesa pėr mediumin shqiptar, mbėrrin nė redaksi nė momentet e fundit, zakonisht njė ditė pėrpara nisjes pėr jashtė shtetit. "Subjektet politike shqiptare, duhet tė jenė mė tė kujdesshėm ndaj kėtij anashkalimi. Gazetarėt shqiptarė duhet tė jenė pjesė e atyre delegacioneve qė udhėtojnė tė financuar edhe nga taksapaguesi shqiptar, pėr kėtė arsye nuk duhet tė lejohet tė ndodhė njė selektim i tillė", thotė Zeqiri. Diskriminimin e konfirmon edhe redaktori i rubrikės sė brendshme nė tė pėrditshmen "Fakti", Fami Bajrami. Duke e ilustruar me shembullin mė tė fundit tė delegacionit kryesuar nga zėvendėskryeministri pėr ēėshtje ekonomike, Zoran Stavrevski, qė deri tė martėn do tė qėndrojė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bajrami pėrmend edhe anashkalimet nga ana e zyrės sė shefit tė diplomacisė, Antonio Milloshovski, apo edhe nga kabineti i presidentit nė largim Branko Cėrvenkovski. "Me ndarjen e kėtillė nė gazetarė maqedonas dhe shqiptarė, mendoj se e udhės ėshtė qė gazetarėt shqiptarė tė bojkotojnė ēdo aktivitet tė qeverisė aktuale, dhe informimi tė jetė i njėanshėm, pra tė ndiqen vetėm aktivitetet e partive politike shqiptare. Ky ėshtė njė defekt i qeveritarėve qė ka marrė hov, sidomos pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare. Kėtu nuk duhet aminstuar, madje edhe rolin e partisė shqiptare nė pushtet - BDI, e cila fare pak ngrenė zėrin ndaj kėtij injorimi qė praktikojnė zyrtarėt maqedonas kundrejt gazetarėve shqiptarė", thotė ndėr tė tjera redaktori i "Fakti", Fami Bajrami.

    Kur funksionarėt injorohen, vaj halli pėr gazetarėt

    Ndėrsa kryeredaktori i gazetės "Lajm", Hisen Saliu, ėshtė mė kritik. Kur pohon se gazetarėve shqiptarė nė Maqedoni u mungon njė zė i pėrbashkėt nė mbrojtjen e tė drejtave, shton se nė kėrkimin e fajtorėve, gjithnjė e mė tepėr duhet ta drejtojmė gishtin kah vetvetja, e mė pak kah politikanėve shqiptarė. Me kėtė pohim, Saliu nuk amniston politikanėt shqiptarė, por vetėm konstaton se ėshtė e kotė qė tė kėrkohet respektim i gazetarėve nga ata qė nuk janė tė aftė vetvetes t'ia sigurojnė vendin e merituar nėpėr delegacionet shtetėrore. "Nė kėtė kontekst, opinioni e ka tė freskėt rastin kur delegacioni shtetėrorė i Maqedonisė nė njė Samit tė rėndėsishėm si Samiti i NATO-s nė Bukuresht - vitin e kaluar, udhėtoi vetėm me njė anėtarė shqiptarė. Ėshtė ky vetėm njė rast, kurse ka edhe shumė rate tjera tė ngjashme", thotė kryeredaktori i tė pėrditshmes "Lajm".
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Qeveria "shqelmon" Institutin nga Kurshumli Hani

    Evis HALILI


    Shkup, 28 prill - Instituti i Trashėgimisė Kulturore dhe Shpirtėrore tė Shqiptarėve do tė zhvendoset drejt njė destinacioni qė ende nuk bėhet i ditur zyrtarisht. Nė vend tė tij, do tė vendoset Qendra Turke e Kulturės. Nga Ministria e Arsimit mėsohet se grupi i punės qė po shqyrton vendndodhjen e re, pritet qė sė shpejti vendimin t'ia paraqesė ministrit Pero Stojanovski, ndėrsa zhvendosja do tė realizohet pas miratimit tė propozimit nga ana e Qeverisė. Burimet pranė MASH-it nuk japin detaje as rreth arsyeve qė kanė ēuar deri nė ndryshimin e adresės sė Institutit, vendndodhja e sė cilės ėshtė miratuar me vendimin pėr themelimin e Institutit.

    Edhe nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Monumenteve tė Kulturės, konfirmojnė vendosjen e Qendrės turke. Pasko Kuzman, kreu i kėsaj Drejtorie, thotė se ėshtė herėt pėr tė thėnė se cilat hapėsira do tė vihen nė dispozicion tė turqve, i gjithė objekti, apo vetėm pjesė tė caktuara. "Jemi ende nė bisedime dhe ėshtė herėt pėr tė folur pėr shpėrngulje. Instituti i trashėgimisė do tė zhvendoset drejt njė lokacioni tjetėr, do tė gjendet njė zgjidhje e pėrshtatshme nė mėnyrė qė palėt tė jenė tė kėnaqura", thotė Kuzman. Kėrkesat pėr dhėnien e disa prej ambienteve tė Kurshumli Hanit nė dispozicion tė autoriteteve kulturore tė Turqisė ka qenė mė e hershme. Ish-drejtoresha e Institutit, Mirushe Hoxha, thotė se zhvendosja e destinacionit ėshtė absurde dhe nuk mund tė justifikohet me kėrkesėn e bėrė nga pala turke.
    "Kjo pėr shkak se kėrkesa nuk ka qenė pėr tė marrė tė gjithė Kurshumli Hanin, por vetėm njė pjesė, kėshtu qė edhe Instituti edhe Qendra turke, ashtu si edhe zyra tė tjera mund tė funksiononin brenda objektit", thotė Hoxha.

    Ish-ministri i MASH, Sulejman Rushiti, nėnshkrimi i tė cilit figuron nė aktet e themelimit tė Institutit, njėherazi dhe ideatori i vendosjes sė Institutit nė Kurshumli Han, thotė se kjo ėshtė padrejtėsia mė e madhe qė mund t'i bėhet njė institucioni tė tillė, ndėrsa vendimi pėr ndryshimin e vendndodhjes ėshtė njė nga veprimet mė tė dėmshme. "Ėshtė turp dhe fatkeqėsi qė ndodh njė gjė e tillė", thotė Rushiti. Lajmi pėr zhvendosjen e institutit ėshtė njė hap qė e shpie atė drejt mbylljes, paralajmėron njė prej arkitektėve tė projektit dhe anėtar i Komisionit amė tė themelimit, Xhabir Ahmeti. "Kėto janė lojėra tė natyrės politike, por janė tė natyrshme kur e gjejnė tė papėrgatitur kuadrin shqiptar dhe nė veēanti amatorėt e elitės politike nė pushtet", thotė Ahmeti. Pėrcaktimi i vendndodhjes sė Institutit brenda hapėsirave tė njė prej objekteve me vlera tė veēanta kulturore dhe historike - Kurshumli Han, u shoqėrua me polemika, ndėrsa adaptimi i ambienteve nė zyra funksionale u zgjat pėr njė kohė tė gjatė. Andrrallat pėr Institutin mesa duket nuk pėrfunduan edhe pas shuarjes sė stuhive tė shkarkimeve dhe emėrimeve, ndėrrimit tė drejtuesve, stafit, bllokimit tė buxhetit e qė vijuan deri nė kėrkesėn pėr ndryshimin e emrit nė Institut Albanologjik. Ndėrkohė, udhėheqėsia e re e Institutit, drejtori Ramiz Abdyli, pėrkundėr tentimit tonė, ka qenė i pakapshėm pėr tė komentuar kėtė vendim qeveritar.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    10 milionė euro pėr kuaj dhe luanė

    Shkup, 4 maj - Shkupi deri nė fund tė vitit do tė "zbukurohet" me kuaj dhe luanė. Janė kuajt dhe luanėt, pėr tė cilėt Komuna e Qendrės dhe Qeveria kanė ndarė rreth dhjetė milionė euro. Kafshė tė derdhura nė bronz, sipėr tė cilėve do tė qėndrojnė disa nga emrat mė tė shquar tė historisė maqedonase, ndėrsa sipėr njėrit prej kuajve, do tė qėndrojė prijėsi mė i madh luftarak i tė gjitha kohėrave - Aleksandri i madh.

    Nė radhė tė parė, shumat marramendėse qė shpenzohen pėr tė njėjtat mbeten top-sekret, ndėrsa Qeverisė sė Gruevskit nuk i bėhet vonė pėr ngacmimet e fqinjėve, gjė e cila nė vazhdimėsi ėshtė vėnė nė dukje nga faktori ndėrkombėtar, por edhe nga subjekte tė ndryshme vendase.

    Skulpturat, siē kanė raportuar mediat maqedonase, po pėrgatiten nė qytetin e Firencės nė Itali, ku monumente dhe skulptura deri mė tani kanė porositur dhe kanė pėrgatitur disa nga shtetet mė tė mėdha nė botė.
    Duke lėnė anėsh njė sėrė projektesh qė do tė ishin tė mirėseardhura pėr qytetarėt, njė e katėrta e tė cilės ėshtė e papunė, Qeveria aktuale dhe Komuna Qendrėr gjatė vitit tė kaluar zgjodhėn firmėn italiane tė specializuar pėr derdhje nė bronz, "Fonderija Artistika Ferdinand Marineli", me tė cilėn ka nėnshkruar njė kontratė sekrete qė vendit i ka kushtuar rreth dhjetė milionė euro. Ditėve tė fundit, mediat nė Shkup kanė ardhur deri te tė pesė kontratat, qė bėjnė me dije se skulpturat e bronzit tė porositura vjet, duhet tė jenė gati deri nė fund tė kėtij viti, ose nė fillim tė vitit tė ardhshėm.

    Nė kontratat pėr disa skulptura, janė shėnuar edhe emrat e figurave historike qė janė duke u derdhur nė bronz, ndėrsa pėr disa tė tjera - janė shėnuar vetėm ēmimet. Nė pėrgatitjen e skulpturave qė duhet tė vendosen nė pjesėn qendrore tė kryeqytetit pėrveē "Fonderija artistika Ferdinand Marineli", janė kyēur edhe dy firma tė saj simotra. Me vendim tė Komunės sė Qendrės, skulptura bronzi do tė fitojnė Goce Dellēevi, Dame Gruevi dhe Nikolla Karevi, por lista e figurave historike qė mund tė derdhen nė bronz, mund tė zgjerohet nė kėrkesė tė subjekteve juridik dhe fizik, nė bazė tė Ligjit pėr monumente. Nga tė dhėnat e kontratave, mėsohet se dy prej luanėve qė do tė vendosen nė urėn "Goce Dellēev", do tė kushtojnė 1.150.000 euro, derisa ēmimi i dy tė luanėve tjerė - ėshtė 1.180.000 euro, ndėrsa pėr tė gjitha skulpturat nga buxheti i shtetit nė atė tė firmės italiane do tė derdhen rreth dhjetė milionė euro. Shpenzimet e transportit nga Italia ėshtė paraparė tė shkojė nė konton e firmės italiane. (I.I.)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Qeveria aplikon diskriminimin fetar me paratė e popullit

    25/03/2009 13:10:23


    “Ēdo bekim fetar duhet tė behėt edhe nga ana e Bashkėsisė Islame, jo vetėm nga nja bashkėsi fetare nė Maqedoni. Kėtė e themi duke marrė parasysh se pas Kishės Ortodokse vjen Bashėksia Islame. Ne do tė vazhdojmė betejėn tonė pėr tė luftuar kėtė diskriminim fetar”, ka theksuar sekretari i pėrgjithshėm i BFIM-sė, Afrim Tahiri

    Diskriminim i rėndė fetar por edhe tendenca pėr nxjerrjen nė shesh tė elementeve sllavo-ortodokse ėshtė vlerėsuar ceremonia e vėnies sė gurėthemelit tė ndėrtimit tė objekteve tė reja shtetėrore nė afėrsi tė Urės sė Gurit nė Shkup, ku organizator ka qenė kryeministri Nikolla Gruevski.

    Gjykata Kushtetuese, Arkivi Shtetėror dhe Muzeu Arkeologjik janė tre institucionet e reja qė filluan tė ndėrtohen nga buxheti i shtetit, qė janė para tė qytetarėve tė kėtij shteti.

    Bashkėsia Islame Fetare nė Maqedoni ka reaguar ndaj kėsaj dukurie, e cila po merr hov tė madh nga qeveria aktuale, ku nė ceremoninė e gurėthemelit, bekimi i kėtyre institucioneve ėshtė bėrė vetėm nga prifti ortodoks.

    “Duke marr parasysh se institucionet qė ndėrtohen janė pėr tė gjithė qytetarėt, pėr tė gjithė besimtarėt e vendit pavarėsisht se cilės fe i takojnė dhe duke marrė parasysh se ato ndėrtohen me tė hollat tė qytetarėve tė Maqedonisė, Bashkėsia Islame mohoi pjesėmarrjen pasi qė nuk ishte ftuar me status tė barabartė me Kishėn Ortodokse Maqedonase. Ēdo bekim fetar duhet tė behėt edhe nga ana e Bashkėsisė Islame, jo vetėm nga nja bashkėsi fetare nė Maqedoni. Kėtė e themi duke marrė parasysh se pas Kishės Ortodokse vjen Bashėksia Islame. Ne do tė vazhdojmė betejėn tonė pėr tė luftuar kėtė diskriminim fetar”, ka theksuar sekretari i pėrgjithshėm i BFIM-sė, Afrim Tahiri.

    Po ashtu dr Metin Izeti, ekspert i filozofisė dhe njohės i ēėshtjeve fetare ka theksuar se rasti i mosprezencės sė Bashkėsisė Islame nė gurthemelin e objejtit administrativ ėshtė shqetėsues.

    “Rasti i fundit i mosprezencės sė kreut tė Bashkėsisė Islame nė gurėthemelin e ndėrtesave tė gjyqit, arkivit etj ėshtė njė pasqyrė reale e asaj qė Qeveria e Maqedonisė ka dėshirė ta bėjė me Maqedoninė. Mosprezenca e kreut tė Bashkėsisė Islame, pa marrė parasysh se dikush e dėshiron ose jo atė, pajtohet me botėkuptimet, mėnyrėn e veprimit tė tij ose jo, ėshtė injorim dhe margjinalizim i elementit mysliman nė Maqedoni , i cili nėse jo mė tepėr e paraqet gjysmėn e popullatės sė Maqedonisė”, ka theksuar dr.Metin Izeti. (INA/SHM)

    *******************************************

    Zgjohu: Incidenti i djeshėm, dėshmi pėr Albanofobinė

    29/03/2009 13:33:00


    Incidenti i djeshėm nė sheshin e Shkupit, pėr Lėvizjen qytetare ‘Zgjohu’ dėshmoi albanofobinė e skajshme te njė pjesė e bashkėqytetarėve maqedonas. ‘Zgjohu’ shpreh shqetėsimin se parullat antishqiptare qė u brohoritėn nė shesh mund ta kthejnė disponimin antishqiptar tė njė dekade mė parė.
    Ismail Krifca nga kjo lėvizje thotė se mė brengosėse se dhuna qė u shfaq gjatė kėsaj pėrleshjeje ishin fyerjet ndaj shqiptarėve.
    “Edhe mė e rėndė se kjo ėshtė satanizimii shqiptarėve nė kėtė shoqėri, siē e dėgjuat edhe vet dje nė media, njė grup maqedonas grupit tjetėr maqedonas i brohoriste ‘shiptari, shiptari’. Edhe mė tutje trashėgimia jonė, kultura jonė po satanizohet nė kėtė mėnyrė nga tė rinjtė apo nga maqedonasit, madje mund tė them edhe nga qeveria te ne”, deklaroi Ismail Krifca, nga Lėvizja qytetare ‘Zgjohu’.
    Krifca shpreh habinė se as LSDM e as VMRO DPMNE nuk e dėnuan kėtė shprehje tė ultranacionalizmit nė qendėr tė Shkupit.

    Kurse Shoqata e Historianėve Shqiptarė thotė se kėto incidente ngjanin me luftėrat e kryqėzatave qė zhvilloheshin midis luftėtarėve tė kryqit dhe heretikėve.

    “Ne si shoqėri civile dhe historianė ngrejmė zėrin e protestės qė ti jepet fund kėsaj periudhe qė e kthen Maqedoninė nė mesjetė, nė vend se tė shkojė pėrpara drejt integrimeve euro-atlantike neve na kthejnė nė mesjetė”, tha Skender Hasani, nga Shoqata e Historianėve Shqiptarė.

    ‘Zgjohu’ dhe historianėt vlerėsojnė se akoma mė skandaloze ėshtė fakti se kisha planifikohet tė ndėrtohet nė vendin ku ka ekzistuar shtėpia e Nėnės Terezė. Zgjohu pyet qeverinė se pse vendosjen e gurthemeleve e kryen vetėm me bekimin e kishės ortodokse, kur dihet se ato objekte ndėrtohet me tė hollat edhe tė taksapaguesve, shqiptar, turk, boshnjakė, romė, maqedonas mysliman, qė pėrbėjnė gjysmėn e popullatės sė vendit.

    Naim Vrenezi

    *********************************************

    Kuadrot shqiptarė nė shifra simbolike

    Evis HALILI

    Shkup, 2 prill - Shifrat e ulėta tė pėrfaqėsimit tė drejtė tė kuadrove shqiptarė nėpėr dikasteret shtetėrore, kamuflohet me mungesėn e njė pasqyre tė tė dhėnave qė do tė zbardhte nė formė tė detajuar numrin dhe pozicionet e tyre nė hierarkinė shtetėrore. Edhe pse i paralajmėruar qė nė tetor tė vitit tė kaluar, afati i fundit pėr realizimin e analizės sė pėrfaqėsimit tė drejtė ėshtė shtyrė deri pas mbarimit tė zgjedhjeve, pohojnė nga kabineti i zėvendės kryeministrit pėr zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit, Abdylaqim Ademi. Atėherė pritet qė tė bėhen publike nė mėnyrė tė sistemuar tė dhėnat, tė cilat rėndom janė tepėr tė kufizuara dhe tė mbledhura nga institucione tė veēanta. Analiza po ashtu do tė pėrfshijė edhe segmentet e decentralizimit, pjesėn normative dhe arsimin nė mėnyrė qė tė dihet qartė se sa ėshtė implementuar ky dokument, sa zbatohen nė praktikė dhe ēka do tė duhej tė ndryshohej. Pas zgjedhjeve pritet qė tė punėsohen edhe 240 administratorėt qė pas konkursit tė mbajtur nė dy muajt e fundit tė vitit tė kaluar, pėrfituan vetėm vendimet e punės, por jo sistemimin nėpėr vendet e punės.

    Po pas zgjedhjeve, pritet qė tė vijohet me dy shkallėt e tjerat tė konkurseve tė punėsimit tė dytė dhe tė tretė, pohojnė nė kabinet. Tė dhėnat qė do tė konfirmonin zbatimin ose jo tė drejtė tė njė prej pikave tė marrėveshjes sė nėnshkruar shtatė vjet mė parė, nė tė shumtėn e rasteve janė objekt i spekulimeve qoftė nga pozita apo opozita, tė parėt pretendojnė pėr rritjen e numrit tė punonjėsve shqiptarė, tė dytėt pėr reduktimin nė masė tė kuadrit dhe diskriminim nė baza etnike dhe partiake.

    Duke iu referuar tė dhėnave parciale, konstatohet se gjyqėsori, policia, presidenca, kultura dhe financat janė disa prej segmenteve qė mė sė paku numėrojnė shqiptarė, nė gjuhėn e shifrave pėrqindja e tyre nuk arrin mė shumė se dy deri nė katėr pėr qind, ka edhe raste ku kalohet dhjetė pėrqindėshi, ndėrsa mė rrallė arrihet pėrqindja e duhur e pėrfaqėsimit.

    Nė Gjykatėn Themelore numėr 1, numėrohen vetėm dhjetė shqiptarė qė pėrbėjnė katėr pėr qind tė totalit. Por pėrqindja e ulėt shpjegohet edhe me deklaratėn e kreut tė saj, Dobrilla Kacarska, e cila pat vėrejtur se nuk janė tė obliguar ta plotėsojnė 25 pėrqindėshin, pasi ligjėrisht janė tė ēliruar nga njė detyrim qė buron nga marrėveshja. Numri i vogėl ėshtė edhe nė dikasterin e kulturės, sidomos nė pozicionimin e kuadrove nė poste drejtuese. Sekretariati pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit gjatė kėtij viti, u angazhua se prioritet do tė ketė pėrfaqėsimin e drejtė dhe adekuat tė bashkėsive nė administratėn shtetėrore me punėsimin e mbi njė mijė personave edhe nga etnitete tė tjera.

    *******************************************


    Qeveria e Maqedonisė nuk lejon librin shqip nė panairin e Shkupit

    Tre ditė tė tėra libri shqip qė vinte nga Tirana pėr nė Panairin ndėrkombėtar tė librit nė Shkup mbahet nė Doganėn e Maqedonisė dhe nuk lejohet tė hyjė nė shtetin fqinj. Nė ditėn e panairit, mė tetė prill, vetėm stenda e “Toenės” ishte bosh. Libri shqip nė vend qė t’i prezantohej lexuesve, mbahet peng nė Doganėn e Maqedonisė.

    I irrituar pėr kėtė veprim, drejtori i Shtėpisė Botuese “Toena”, Fatmir Toēi thotė se kurrė nuk do tė vijnė mė nė kėtė panair. “Burokracia maqedonase, administrata e poshtėr maqedonase ka tre ditė qė e sorollatin makinėn tonė tė ngarkuar me libra. Ėshtė hera e fundit qė vijmė nė kėtė palo panair. Ne vijmė nė Shkup vetėm pėr hir tė shqiptarėve qė jetojnė atje”, tha pėr “Lajm” Toēi. Ai thotė se me kėto veprime qė bėn, Maqedonia kurrė nuk do tė hyjė nė Bashkimin Evropian. “Nuk e di nė ėshtė politikė, apo ka doganier tė pakualifikuar qė nuk dinė ta kryejnė punėn e tyre”, tha Toēi, duke shtuar se i kanė nė rregull tė gjitha dokumentacionet e nevojshme. “Nėse nuk duan qė tė vijmė nė atė panair, le tė mos na sjellin ftesė”, tha ai. Ndėrsa organizatorėt e panairit thonė se gjithnjė botuesit nga Shqipėria mbėrrijnė me vonesė, pėr shkak tė disa formaliteteve doganore. Drejtoria e Doganave tė Maqedonisė nuk ėshtė e informuar pėr rastin nė fjalė. “Nuk kemi asnjė lloj informate pėr ndalesėn e librave nga Shqipėria. Kontrolloni se nė cilin stacion doganor tė Shkupit gjenden librat dhe do t’ju tregojmė se ēfarė problemi ka”. Kėshtu ėshtė pėrgjigjur zėdhėnėsja e Drejtorisė sė Doganave, Lupka Mindoshevska.

    Ndryshe, kjo nuk ėshtė hera e parė qė libri shqip pengohet tė hyjė nė Maqedoni. Ndonjėherė pėr disa orė, ndonjėherė pėr njė ose dy ditė, por kurrė nuk mbahet mend qė libri shqip tė ketė kaluar pa problem nė Maqedoni, ashtu siē hyjnė librat qė vijnė nga shtetet e tjera, ose siē shkon libri shqip nė vende tė tjera, pėrjashtuar Maqedoninė. Botuesit e Shqipėrisė marrin pjesė nė dhjetėra panaire ndėrkombėtare qė organizohen nė vende tė ndryshme tė Evropės dhe asnjėherė s’kanė pasur probleme si nė Maqedoni. Pėr shkak tė kėtyre formaliteteve doganore dhe disa arsyeve tė tjera, botuesit nga Kosova kanė hequr dorė nga Panairi i Shkupit. Panairi i 21-tė i librit qė u hap tė mėrkurėn do tė qėndrojė i hapur deri tė dielėn.

    ************************************************** ****************

    Ministrave shqiptarė vetėm 7 pėr qind

    Zejnulla VESELI

    Shkup, 18 maj - Ministria e Financave ka parashikuar se cilat dikastere do tė pėrfitojnė me shumė fonde me buxhetin e vitit 2009. Por, ajo qė tani mė dihet ėshtė fakti se dikasteret qė udhėhiqen nga ministrat shqiptarė, nuk do tė kenė fonde tė mjaftueshme pėr realizimin e projekteve.

    Nėpėrmjet projektbuxhetit janė pėrcaktuar fushat kryesore qe do te mbėshteten me fonde shtese. Pėr anėtarin e Kėshillit qendror tė Demokracisė sė Re, Bilall Kasami, me rishikimin e buxhetit pėr vitit 2009 sėrish ministrat maqedonas do tė menaxhojnė me shumėn mė tė madhe tė parave tė buxhetit. Kėshtu, me 93 pėr qind tė parave tė buxhetit do tė udhėheqin ministrat maqedonas, ndėrkaq vetė 7 pėr qind tė kėtyre mjeteve do tė jenė nė disponim pėr ministrat shqiptarė", thotė Kasami. Sipas Bilallit, Ministria e Ekonomisė do tė menaxhojė me mė pakė se 2%, ministri i Ekologjisė me 1%, ministri i Punės dhe Politikės Sociale me rreth 1.5%, ministri i Shėndetėsisė me mė pakė se 2.5% dhe Pushtetit Lokal me jo mė shumė se 0.3% tė mjeteve buxhetore prej 1.2 miliardė euro. Pėr kėtė pjesėmarrje me rreth 7 pėr qind nė buxhet e ministrave shqiptarė, Kasami thotė se nuk mjaftojnė pėr ndėrtimin e projekteve tė paralajmėruara nga partia shqiptare nė pushtete, siē janė Rruga e Arbrit, Autostrada Shkup-Bllacė, Zona e Lirė Ekonomike e Pollogut etj.

    Nga ana tjetėr, Ministria e Financave informon se me rishikimin e buxhetit pėr vitin 2009 nuk ka shkurtim tė mjeteve pėr projektet e dobishme, siē janė infrastruktura dhe arsimi. Sipas ministrit Sllavevski, buxheti reduktohet pėr 170 milionė euro, por vėllimi i mjeteve financiare pėr realizmin e projekteve infrastrukturore dhe arsim, ku u pėrfshihen edhe vendbanimet shqiptare, mbetet i njėjtė, ndėrsa shkurtesė tė mjeteve financiare do tė ketė pėr udhėtimet zyrtare tė ministrave dhe pajisje tjera tė nevojshme pėr ministritė. Pėr ekspertėt ekonomik nuk ėshtė me rėndėsi se nė buxhet parashihen mjete shtesė apo reduktohen mjete financiare pėr ato dikastere qė udhėhiqen nga ministrat shqiptarė, e rėndėsishme ėshtė se sa realizohen projektet e parapara. "Nėse projektet nė buxhet nuk realizohen sipas dinamikės sė caktuar, ekziston njė rrezik shumė i madh qė kėto projekte asnjėherė mos tė realizohen", thotė Abdylmenaf Bexheti Dimensioni tjetėr qė ėshtė shumė i paqartė nė buxhet pėr Bexhetin ėshtė ēėshtja e strukturės sė investimeve kapitale. "Qeveria premton se ka rritje tė buxhetit pėr investime kapitale, duke mos pasur kujdes pėr kapacitetin e proceseve tė realizimit tė kėtyre projekteve. Dhjetė vitet e fundit, as kjo qeveri, por as qeveritė e mėparshme, nuk kanė arritur t'i realizojnė investimet kapitale nė tėrėsi", thotė Bexheti. Kjo, thotė ai, tregon se kemi kapacitet tė ulėt institucionale pėr tė akceptuar kėto dimensione dhe ėshtė shumė normale kur nė kushte tė kapaciteteve tė cunguara institucionale kemi edhe kėtė qeveri kėshtu si ėshtė. Ndėrkaq, pėr ish ministrin e Financave, Xhevdet Hajredini, rishikimi i i projektuar pėr njė rritje tė bruto prodhimit dhe rritjes ekonomike ndryshe nga siē rekomandojnė institucionet e huaja financiare, vėnė nė pikėpyetje tė gjitha shtyllat e projektuara nė buxhet, pėrfshirė kėtu dhe projektet infrastrukturore tė parapara nė vendbanimet shqiptare. "Fiasko mė tė madhe do tė pėrjetojnė projektet infrastrukturore, sepse pikėrisht ndėrtimi dhe riparimin i rrugėve duhet tė bėhen me marrjen e kredive nga institucionet financiare ndėrkombėtare, tė cilėt tanimė kjo qeveri haptazi ėshtė shprehur se nuk i do kėto kredi", thotė Hajredini. Refuzimi i marrjes sė kredive mė shkallė tė interesit mė tė ulėt nga FMN-ja pėr tė realizuar projekte e filluara infrastrukturore do tė detyrojnė kėtė qeveri qė nė shtator tė kemi sėrish rishikim tė buxhetit. Argument tjetėr qė rrezikohet i tėrė buxheti i vitit 2009 pėr Hajredinin janė shpenzimet e fundit qė kjo qeveri po realizon pėr projektet, siē janė muzeu i kukullave, i figura tė ndryshme si dhe ngritja e pėrmendoreve.

    **************************************************

    Testet nė maqedonisht

    Hajrie AZEMI
    Shkup, 18 maj - Njė pjesė e madhe e fėmijėve gjashtėvjeēar shqiptarė do tė testohen nė gjuhėn maqedonase dhe nga pedagogė maqedonas. Nė mungesė tė pedagogėve shqiptarė, gjashtėvjeēarėt shqiptarė tė fshatrave malore nė disa komuna do tė testohen nė maqedonisht. Shembull konkret ėshtė shkolla "Marko Cepenkov" nė Strugudic.

    Pėrgjegjėsi i paraleleve shqipe nė shkollėn periferike, Nehat Hasani, tregon se tanimė janė duke u grumbulluar dokumentet e gjashtėvjeēarėve shqiptarė, por se testimi do tė kryhet nė shkollėn qendrore, atje ku mėsimi ndiqet nė maqedonisht.
    "Arsimtarėt shqiptarė deri nė fund tė muajit maj grumbullojnė dokumentacionet e fėmijėve nėpėr fshatra, ndėrsa tė njėjtat mė pas dorėzohen nė shkollėn qendrore 'Marko Cepenkov' nė Zelenikov, pasi nė shkollėn tonė, nuk kemi pedagog", thotė Hasani. Megjithėse gjashtėvjeēarėt shqiptarė asnjė fjalė nuk e dinė maqedonisht, Hasani shpreson se gjithēka do tė kalojė mirė.

    "Ėshtė procedurė e rėndė, sepse fėmijėt e kėtyre fshatrave nuk kanė njohuri tė maqedonishtes. Arsimtari qė starton klasėn e parė obligohet gjatė testimit fėmijėve t'u pėrkthej testin nė sy tė pedagoges", sqaron Hasani, duke pėrmendur praninė e frikės frikės sė nxėnėsve, por edhe prindėrve lidhur me testimin nė maqedonisht. Nė maqedonisht, teste pėr gjashtėvjeēarėt shqiptarė do tė ketė edhe nė shumė shkolla tjera tė fshatrave malor, ku mungojnė pedagogėt shqiptarė.

    Ndryshe, regjistrimi i gjashtėvjeēarėve nė klasė tė parė filloi edhe nėpėr shkollat fillore tė Shkupit. Nė shkollėn fillore "26 korriku", nė Shkup, gjatė ditės regjistrohen rreth 20 fėmijė nė klasė tė parė. Drejtori i kėsaj shkolle, Halit Sejdiu, njofton se ēdo ditė paraqiten nxėnės tė grupmoshės 6 vjeēare, ndėrsa edhe nė vitin shkollor 2009/2010, nė kėtė shkollė pritet tė startojnė tetė paralele me nxėnės tė klasės sė parė. "Pėr dallim nga vitit paraprake, sivjet si duket ėshtė ngritur vetėdijesimi i prindėrve, sepse filluan me kohė ti regjistrojnė fėmijėt. Lagja e Vizbegut ėshtė me popullatė tė ardhur nga Tanusha, Breza, Malina, dhe pėr atė qėllim nuk kemi pasqyrė tė qartė sa nxėnės duhet tė regjistrohen", shprehet Sejdiu. Edhe nė shkollat fillore "Liman Kaba", nė fshatin Luboten, shkolla fillore "7 marsi", nė Shkup, "25 maji", nė Hasanbeg informojnė se ēdo ditė bėhet regjistrimi i fėmijėve gjashtėvjeēar.

    *************************************************
    ASHAM nuk zgjedh asnjė akademik shqiptarė

    27/05/2009 16:58:30

    Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė (ASHAM) ka zgjedhur sot 24 anėtarė tė rregullt dhe tė jashtėm, prej tė cilėve nuk ka figuruar asnjė kandidat shqiptarė.


    Pėr anėtarė tė rregullt janė zgjedhur prof.dr Vitmor Mitevski, prof.dr Vera Bitrakova-Grozdanova, prof.dr. Goce Petrevski, prof.dr Leonid Grēev dhe tė tjerė. Ndėrsa si anėtarė tė jashtėm janė zgjedhur prof. Predrag Matvejeviē, akademik Oleksej Semjonviē, akad. Robert Badenter, prof.dr Sllobodan Peroviē dhe emra tė tjerė tė akademikėve tė huaj.

    ASHAM njofto ise ishin bėrė 32 propozime pėr zgjedhjen e anėtarėve tė rregullt dhe 15 propozime pėr anėtarė tė jashtėm. Deri tani vetėm dy personalitete tė jetės shkencore dhe letrare shqiptare janė anėtarė tė ASHAM. (INA)

    ************************************************** *******

    Bllokohet pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė administratėn shtetėrore

    27/05/2009 13:50:21



    Pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė administratėn shtetėrore vazhdon tė ngecė dhe deri tani nuk janė realizuar punėsimet e parapara sipas Marrėveshjes sė Ohrit.



    Shqetėsimi ėshtė paraqitur nga opozita shqiptare, e cila ka alarmuar se Qeveria aktuale qė nga fillimi i saj ka ngecur me procesin e pėrfaqėsimin adekuat tė shqiptarėve dhe komuniteteve tė tjera nė institucionet shtetėrore.

    PDSH nėpėrmjet njė reagimi ka shpalosur tė dhėnat e saj lidhur me vazhdimin e procesit tė pėrfaqėsimit. “Jo vetėm qė ėshtė bllokuar pėrfaqėsimi, por me masat e reja qeveritare pėr pėrballimin e krizės njė numėr i madh i shqiptarėve tė punėsuar me kontrata tė pėrkohshme pune janė larguar nga puna apo pas skadimit tė kėtyre kontratave pritet tė largohen. Opinioni duhet tė ketė tė qartė se ēfarė po ndodhė me kėtė qeveri e cila po ēon vendin dhe shqiptarėt drejt regresit”, bėjnė tė ditur nga selia e PDSH-sė.

    Nga ana tjetėr, sekretariati pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit ka pėrjashtuar zėrat se nuk do tė ketė punėsime tė reja tė shqiptarėve gjatė kėtij viti. Kabineti i zėvendėskryeministrit pėr Marrėveshjen e Ohrit, Abdylaqim Ademi ka theksuar se nuk janė shkurtuar mjetet pėr punėsime tė reja qė janė pjesė e planit tė pėrfaqėsimit tė pjestarėve tė bashkėsive etnike.

    Sipas planit tė pėrfaqėsimit tė paraparė me Marrėveshjen e Ohrit,shqiptarėt duhet tė jenė tė pėrfaqėsuar nė institucionet shtetėrore me 26 pėr qind, ndėrsa edhe pėrkundėr kalimit tė 8 viteve nga firmosja e marrėveshes, pėrfaqėsimi ka arritur deri nė 17 pėr qind.

    ************************************************** *********

    Vetėm 2, 6 pėr qind mjekė shqiptarė

    Anila Limani


    Pėrfshirja e shqiptarėve nėpėr institucionet shtetėrore vazhdon tė mbetet skandaloze. Ende ka institucione ku punojnė mė pak se pesė pėr qind shqiptarė. Nė Shtėpinė e Shėndetit nė Shkup punojnė vetėm tetė mjekė shqiptarė dhe rreth 300 mjekė tė tjerė. Ky institucion shėndetėsor ėshtė mė i madhi nė Maqedoni me 1. 310 tė punėsuar, prej tė cilėve vetėm 65 janė shqiptarė. Qė ironia tė jetė mė e madhe pjesėn dėrmuese tė kėtyre tė punėsuarve shqiptarė (42) e pėrbėjnė vozitės, pastrues e rojtarė, ndėrsa mjekė janė vetėm tetė, ndėrkaq qė punojnė dhe 15 infermierė. Nėse llogaritet pėrqindja e tė punėsuarve shqiptarė nė kėtė institucion, ata pėrbėjė vetėm pesė pėr qind tė numrit tė pėrgjithshėm tė tė punėsuarve dhe 2, 6 pėr qind tė numrit tė mjekėve.

    Migjen Selmani, drejtori ekonomist i kėtij institucioni thotė se kanė bėrė kėrkesė nė Ministrinė e Shėndetėsisė pėr tė punėsuar edhe 50 shqiptarė, mirėpo vendimi i Qeverisė pėr tė ndėrprerė punėsimet ia ka shuar optimizmin. “Kemi bėrė kėrkesė nė ministri pėr rreth 50 punėsime. Presim pėrgjigje, edhe pse s’jemi shumė optimistė pėr shkak tė ndalesave qė ka bėrė qeveria pėr punėsimet e kėtij viti”, thotė Selmani. Ai sqaron se njė ndėr problemet me tė cilat ballafaqohet ky institucion ėshtė edhe kuadri i vjetėr qė e pėrbėn atė. “Ballafaqohemi me kuadėr tė vjetėr tė cilėt ēdo ditė dalin nė pension, ndaj kemi bėrė edhe njė kėrkesė tjetėr nė ministri pėr plotėsimin e vendeve tė punės tė 15 personave qė kanė dal nė pension qė nga fillimi i kėtij viti”, thotė ai duke shtuar se ėshtė tepėr e nevojshme qė personi qė ka dalė nė pension tė zėvendėsohet. “Meqė nė kėtė institucion ka shumė pak shqiptarė, besoj se zėvendėsimet do tė bėhen me shqiptarė. Rreth 80 deri nė 90 pėr qind shfrytėzues tė kėtyre shėrbimeve p.sh. nė poliklinikėn e Bit Pazarit janė shqiptarė, ndėrsa ata qė i ofrojnė shėrbimet janė maqedonas”, tha Selmani.

    Nėn ingerencat e Shtėpisė sė Shėndetit tė Shkupit janė 67 ambulanca, nėntė poliklinika mė tė mėdha dhe Ndihma e Shpejtė. Nė kuadėr tė shtėpisė sė shėndetit funksionon rengen diagnostika, mjekėsia interne, oftomologjia, ORL, sėmundjet e lėkurės, laboratorėt dhe ndihma e shpejtė. Ndėrkaq, koncesionerėt shqiptar mund tė numėrohen me gishta. Prej 900 mjekėve koncesionerė vetėm gjashtė janė shqiptarė.

    ************************************************** ******************

    Asnjė kompjuterė pėr studentėt e USHT-sė nė Kumanovė

    Laura PAPRANIKU


    Trajtim tė barabartė brenda tė njėjtit institucion, kėrkojnė studentėt e
    Fakultetit tė Administratės sė Biznesit (FAB) nė Kumanovė, qė janė pjesė e Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT). FAB i themeluar vitin e kaluar me bekimin e Parlamentit, sipas studentėve pėrballet me mungesa tė shumta nė mjetet e punės dhe nuk trajtohet si duhet nga USHT-ja, Qeveria dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH). Shqetėsimin e tyre e mbėshtesin edhe profesorėt, tė cilėt tregojnė se mungojnė gjėrat elementare tė punės, kurse nė USHT, pranojnė se nuk janė siguruar kushtet e nevojshme pėr funksionimin e FAB-it.

    “Krejt ēfarė ka qenė nė mundėsitė tona, kemi bėrė”, thonė nė USHT, duke shtuar se pėrveē pajisjes sė objektit me banka karrige dhe kompjuterė pėr punėt administrative, USHT ka paguar edhe qiranė (1 mijė e 500 euro nė muaj) edhe pse ky ėshtė detyrim i MASH-it. “Kėrkojmė qė Rektorati i USHT-sė tė ndryshojė qasjen dhe trajtimin ndaj nesh”, thonė studentėt e FAB-it, duke kujtuar se edhe ata janė pjesė e USHT-sė dhe se tė gjitha pagesat, i bėjnė nė xhirollogarinė e USHT-sė. “Prandaj, kėrkojmė qė USHT-ja tė na konsideron edhe neve si studentė tė kėtij Universiteti dhe tė na trajton nė mėnyrėn e duhur”, shkruajnė studentėt. Ata, shprehen tė revoltuar pasi “udhėheqėsia e deritanishme e USHT-sė, Qeveria aktuale dhe MASH nuk na trajtojnė mirėfilli” kurse kėtė e argumentojnė me mungesėn e kushteve pėr studim.

    Nė dy programet studimore tė FAB-it, nė administratėn e biznesit - semestrin e parė dhe administratėn publike - semestrin e dytė, kemi lėndėn e informatikės. Mirėpo, viti akademik mbaroi dhe neve nuk kem ende asnjė njė kompjuter, thonė studentėt. Sigurimi kompjuterėve dhe mjeteve tė tjera tė punės sikurse vėrejnė ato ėshtė parakusht pėr mėsim cilėsor. Pra, bazuar nė kėrkesat e ekonomisė sė tregut, kompjuterėt nuk janė tė domosdoshmėri vetėm pėr lėndėn e teknologjisė informatike por edhe pėr lėndė tjera shkencore. Nė USHT, presin qė situatat tė ndryshojnė pėr tė mirė, pasi para njė jave kishin filluar tė lėvizin gjėrat nė drejtim tė qirasė. Deri nė muajin maj, nė xhirollogarinė e USHT-sė nuk ishte derdhur asnjė mjet pėr pagesėn e qirasė sė FAB-it nė Kumanovė edhe pse pėr fillimin me punė nė atij fakulteti, Qeveria, respektivisht MASH-kishte marrė pėrsipėr tė paguajė kėto shpenzime, bashkė me ato tė mirėmbajtjes dhe rrogave tė punėsuarve. Ato, shtresojnė tė zgjidhet kjo ēėshtje ashtu sikurse presin qė Parlamenti tė miraton vendimin e qeverisė pėr kthimin ne 10 milion denarėve, tė USHT-sė, duke rikthyer kėshtu buxhetin nė gjendjen e tij tė pėrparshme prej 50 milion denarė pėr pjesėn e investime kapitale.

    ************************************************** ********
    Harrohet punėsimi i shqiptarėve nė “Niko Nestor”
    Laura PAPRANIKU


    Po bėhen dy muaj e gjysmė nga Marrėveshja e Strugės, kur tre ēereku i Qeverisė sė Nikolla Gruevskit kishte shkuar atje qė t’i bindin shqiptarėt tė pranojnė mėsimin nė turne etnike dhe Marrėveshja nuk ka lėvizur vendit sa u takon shqiptarėve. Pėr ndėrtimin e dy shkollave tė reja, tė cilat qenė premtuar nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės (MASH) thonė se janė duke punuar nė kėtė drejtim dhe se procesi ėshtė nė fazėn e tenderimit. Mirėpo, pėr punėsimin e gjashtė shqiptarėve nė shėrbimet pedagogjike administrative tė shkollės sė mesme “Niko Nestor” dhe pėr kthimin e raportit tė pėrparshėm tė kėshillit tė shkollės: gjashtė anėtarė shqiptarėve dhe pesė maqedonas, nuk ėshtė bėrė asgjė. “U dėrmova sė shkruari shkresa zėvendėskryeministrit Abdylaqim Ademit dhe zėvendėsministres sė Arsimit, Lindita Qazimit por asgjė deri tani”, thotė Xhemi Ajredini, pėrgjegjės pėr arsimin nė komunėn e Strugės.

    Marrėveshja pėr mėsimin nė turne etnike nė “Niko Nestor” qė u nėnshkrua mė 1 mars, ka mbetur nė vend, thotė Ajredini, ndėrsa zėvendėsministrja Qazimi, premton se problemi do tė zgjidhet shumė shpejtė, pasi “pėr Strugėn ėshtė i interesuar edhe vetė kryeministri Gruevski”, pohon ajo. Qazimi, bėri tė ditur se ditė mė parė kėrkesat pėr punėsimin e gjashtė shqiptarėve nė “Niko Nestor” i janė pėrcjellė Ministrisė sė Financave, prej ku duhet tė merret pėlqimi.
    “Meqė kjo kėrkesė ėshtė pjesė e njė marrėveshje pjesė e sė cilės ėshtė Qeveria, nuk ka si tė bėhet problem nga ministri i Financave”, tha Qazimi, kurse Ajredini, pėrgjegjėsi arsimor i Strugės, tha se i ėshtė premtuar nga zėvendėsministrja qė kjo ēėshtje tė mbyllet tė martėn e javės qė vjen.

    Nė takimin e njė marsit, ku merrnin pjesė dy zėvendėskryeministrat, Zoran Stavrevski dhe Abdylaqim Ademi si dhe katėr ministra, nė mesin e tė cilėve edhe ministri i Arsimit dhe Shkencės, Pero Stojanovski dhe zėvendėsja e tij Lindita Qazimi, u vendos qė nė “Niko Nestor” tė punėsohet nga njė zėvendėsdrejtor, pedagog, psikolog dhe njė pėrkthyes, si dhe dy kujdestarė shqiptarė. Mėsimi nė turne tė pastra etnike, qė me insistim ishte kėrkuar nga maqedonasit, u vendos qė tė mbahet nga 11 marsi deri mė 10 qershor, nė pėrfundim tė vitit shkollor. Marrėveshja e Strugės, u arrit vetėm 20 ditė para zgjedhjeve tė lokale dhe presidenciale, qė u mbajtėn nė Maqedoni. Nė shkollėn e mesme profesionale “Niko Nestor” numri i nxėnėsve shqiptarė ėshtė dy herė mė i madh se i maqedonasve. Me ndarjen e shkollės nė vitin 2004 nė gjimnaz (qė mori emrin “Ibrahim Temo”) dhe shkolla profesionale (qė mbajti emrin “Niko Nestor”), kjo e fundit mbeti pa asnjė shqiptarė nė pjesėn pedagogjike dhe administrative tė shkollės. Nė gjimnazin “Ibrahim Temo”, maqedonasit kanė dy vende zėvendėsdrejtori, nga katėr sa numėrohen gjithsej, kurse shqiptarėt edhe kėtu kryesojnė me numėr nxėnėsish.

    “Ibrahim Temo” ka 900 nxėnės shqiptarė dhe 400 maqedonas, turq dhe tė tjerė, kurse “Niko Nestor” ka 970 nxėnės shqiptarė, 500 maqedonas dhe 250 tė tjerė. Ka pesė vjet, qė kjo shkollė administrohet vetėm prej maqedonasit, ndėrsa secilin vit gjeneron nga njė krizė tė karakterit etnik.

    ************************************************** **************

    Pėr projektet shqiptare, 2 pėr qind

    Zejnulla VESELI

    Shkup, 26 maj - Me rishikimin e buxhetit, sėrish Qeveria parasheh mjete financiare prej 600 milionė denarė pėr ndėrtimin e teleferikut deri te “Kryqi i Mileniumit” nė Vodno, pėr rikonstruimin dhe adaptimin e vilės nė Vodno dhe pėr kompleksin e vilave nė Ohėr do tė harxhojė 180 milionė denarė. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pėr ndėrtimin e tribunės sė stadiumit tė qytetit “Vardar” do tė harxhojė 915 milionė denarė, ndėrsa Agjencia pėr ndėrtimin dhe rikonstruimin e rrugėve do tė harxhojė mbi 4 miliardė denarė. Kėto janė dikasteret, tė cilat nga 400 milionė euro investime kapitale, do tė pėrfitojnė mė shumė fonde me rishikimin e buxhetit pėr vitin 2009. Derisa pėr kėto projekte, Ministria e Financave saktė parasheh sa mjete do t’ju ndahen ministrive qė do tė udhėheqin me kėto fonde, pėr dikasteret qė udhėhiqen nga ministrat shqiptarė, nuk parasheh shifėr tė saktė se sa para nga investimet kapitale do tė harxhohen pėr ndėrtimin e projekteve nė vendbanimet shqiptare.

    Me rishikimin e buxhetit pėr 2009, Ministrisė sė Pushtetit Lokal i shkurtohen mjete financiare nė vlerė prej 34 milionė euro si dhe 2 milionė euro mė pak do tė merr Agjencia shtetėrore pėr rrugė. Kėto janė dy dikasteret, nga tė cilat komunat shqiptare mund tė tėrheqin mjete financiare pėr ndėrtimin e infrastrukturės rrugore nėpėr komunat shqiptare.

    Sa rishikimi i buxhetit mund tė jetė realist ose mė saktė sa pėr qind nga 400 milionė euro pėr investime kapitale do tė shkojnė pėr projektet shqiptare, nga Ministria e Financave informuan se pėr pėrfundimin e punėve tė filluara nė disa komuna janė paraparė 300 milionė denarė. Nga kėto mjete, 85 milionė do tė shkojnė pėr komunat shqiptare. E shndėrruar kjo nė pėrqindje, do tė thotė se vetėm 2 pėr qind nga totali i rishikimit tė buxhetit pėr vitin 2009 do tė shkojnė pėr projekte shqiptare.

    Ndėrkaq, sa i pėrket shumės reale tė parave pėr projektet kapitale pėr rajonet shqiptare, siē janė ndėrtimi dhe rikonstruimi i rrugėve, ndėrtimi i objekteve shkollore, ndėrtimi i ujėsjellėsve dhe kanalizimeve apo ndėrtimin e Zonės sė lirė ekonomike nė Tetovė, nga Ministria e Financave thonė se pėr kėtė duhet t’i pyetni ministrat shqiptarė, sepse ata duhet tė dinė saktė sa para kanė kėrkuar nga buxheti pėr realizmin projekteve kapitale nė vendbanimet shqiptare.

    Nė buxhetin e vitit 2009 janė paraparė mbi 4 miliardė denarė pėr Agjencinė pėr ndėrtimin e rrugėve shtetėrore, ku parashihet ndėrtimi i rrugės Radovish-Strumicė, Kuklish-Bansko, ski qendra Kozhuf, qarkorja e Ohrit, rruga anėsore pėr Manastir korsi e tretė pėr nė Pletvar si dhe rruga Tetovė-Jazhincė. Edhe kėtu nuk parashihet shifra e saktė se sa para do tė harxhohen pėr rrugėn Tetovė-Jazhincė dhe aspak nuk parashihen mjete financiare pėr ndėrtimin e rrugės magjistrale Shkup-Bllacė.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #28
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Dmth ti ose ai gazetari qe ka shkruar kte artikull, pretendoni qe dikush ta lexoje?

    lol,jeni name fare.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Qeveria po e fut arsimin shqip nė “kontejner”

    Edhe ky vit shkollor po fillon me shumė probleme dhe tė pazgjidhura, nė arsimin e mesėm dhe ate fillor nė gjuhėn shqipe. Por, pėrveē kėsaj po shfaqen hapur tendenca institucionale pėr ndarje nė arsim dhe kjo po ndodhė nė Kumanovė, Strugė, Shkup dhe qytete tė tjera
    Qeverisja aktuale nė mėnyrė tė hapur po promovon politikėn e ndarjes apo segreguese, sidomos me vendimin pėr tė refuzuar hapjen e paraleleve shtesė nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė “Panēe Karagjozov” nė Shkup, ndėrsa nėpėrmjet kėtij refuzimi lejohet qė tė njejtat paralele tė hapen nė gjimnazin “Zef Lush Marku”. Refuzimi pėr t`u zgjeruar shqiptarėt nė shkollėn e mjekėsisė tregon sipas arsimtarėve shqiptarė se me kėtė tentohet qė tė largohen edhe ato paralele shqipe nga kjo shkollė.

    Arsimi shqip sipas udhėheqėsve tė shumė shkollave tė mesme po pėrballet me mungesė tė objekteve dhe ambienteve mėsimore, pėr shkak tė numrit tė shtuar tė nxėnėsve, ndėrsa Qeveria aktuale nė mungesė tė njė plani strategjik pėr ndėrtimin e objekteve shkollore, krijon kaos duke i dėrguar nxėnėsit shqiptarė nėpėr objekte tė braktisura fabrikash, nėpėr kontejnerė dhe ndėrtesa tė boshatisura, qė improvizohen si shkolla. Njė gjendje e tillė e rėndė gati pėr nėntė vite po ndodhė me nxėnėsit e shkollave tė mesme tė Kumanovės, tė cilėt po vijojnė shkollimin nė kushte mizore, nėpėr objekte tė tilla, qė nuk mund tė konsiderohen shkolla.

    Kryetari i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė (LASH) nė Kumanovė e Likovė, Etem Xheladini thekson se arsimi i mesėm shqip ėshtė nė gjendje tė mjerueshme, ndėrsa nuk dėgjohet zėri i tyre pėr tė pėrmisuar kėtė gjendje.

    “Kemi njė realitet tė hidhur, pa objekte tė posaēme shkollore dhe mėsohet me improvizime pėr nėntė vite. Drejtorėt e shkollave tė mesme nė Kumanovė janė maqedonas, tė cilėt aspak nuk interesohen pėr kushtet e nxėnėsve shqiptarė, ndėrsa pėrgjegjėsit shqiptarė pėr paralelet shqipe nuk i pėrfill askush. Edhe departamenti i arsimit nė Kumanovė ėshtė kryekėput antishqiptar, pėr shkak se ai udhėhiqet nga njėfarė Mile Stojmenoviē, i cili njihet kundėr arsimit shqip. Nė kėtė departament me keqardhje themi se nuk ka asnjė shqiptarė”, thekson Xheladini.

    Sipas tij, ėshtė njė kaos i pėrgjithshėm nė shkollat e mesme shqipe dhe nuk dijmė pėr momentin se si do tė dilet nga kjo gjendje e rėndė.

    Ish-rektori i Universitetit tė Tetovės dhe njė nga veprimtarėt e dalluar tė arsimit shqip, prof.dr. Fadil Sulejmani vlerėson se qėllimisht qarqet e pushtetit maqedonas pengojnė avancimin e arsimit, shkencės dhe kulturės shqiptare.

    “Problemet janė mė tė mėdha se sa duken nė fakt. Shqiptarėt diskriminohen nė mėnyrė Kushtetuese, sepse nuk jemi tė barabarė me maqedonasit dhe nuk investohet nė mėnyrė tė barabartė. Nuk ngriten objekte mėsimorė pėr shqiptarėt dhe projekte tė tjera qė na bėjnė shumė inferiorė.

    “Maqedonasve i pengon dukshmėria shqiptare dhe prandaj duan tė pengojnė progresin shqiptarė nė tė gjitha sferat . Nė kokat e maqedonasve ka njė bindje se Maqedonia ėshtė vendi i tyre dhe se aty nuk mund ta shohin shqiptarin qoftė edhe si punėtor fizik, bujk dhe jo mė si njeri institucional ose tė shkolluar. Nuk mund tė arrihet asnjė pėrmirėsim, por duhet tė kėrkohet njė ēlirim nga ligjet diskriminuese dhe krejt mė pastaj duhet tė kėrkohen edhe forma tė tjera tė zgjidhjeve urgjente”, ka theksuar ish-rektori i USHT-sė, Fadil Sulejmani.

    Sė fundi edhe komuna e Tetovės po pėrballet me injorimin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sidomos rreth meremetimit tė disa shkollave dhe pajisjes sė tyre me mjete dhe inventar tė nevojshėm. Departamenti i Arsimit tė kėsaj komune ka apeluar qė kjo ministri tė pėrmbush kushtet sidomos pėr shkollėn fillore tė Drenovecit, ku kėrkohet ndėrhyrje urgjente pėr pajisjen e saj me mjete themelore pėr vijimin e procesit mėsimor. (INA)

    ***********************************************

    Agjentė serbė nėpėr Maqedoni

    Nė mesin e agjentėve serbė ėshtė edhe ish-zėvendėshefi i Shėrbimit sekret serb, Milorad Braēanoviē gjatė periudhės sė regjimit tė Sllobodan Millosheviēit, i cili shpeshherė ėshtė parė nė Shkup dhe kryen detyrėn e njė zbulimsi nė ambasadėn serbe.

    Njė numėr i madh i agjentėve serb janė tė strehuar nėpėr Maqedoni dhe aktivitetet e tyre i realizojnė nė forma tė ndryshme, nėpėrmjet pėrfaqėsive tė bizneseve, diplomatė dhe nėn petkun e kamuflimeve tė tjera. Pėr praninė e agjentėve serb, kryesisht nga ata qė kishin vepruar gjatė regjimit tė kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviē janė alarmuar edhe pėrfaqėsuesit tė disa ambasadave perendimore nė Shkup.

    “Prania e tyre ėshtė tejet me njė mision tė caktuar qė ka pėr qėllim vetėm destabilizimin. Kjo konsiston edhe me disa deklarata qė vijnė nga koluare zyrtare tė Beogradit pėr tė krijuar njė situatė destabilizuese dhe pėr tė goditur imazhin e shqiptarėve”, ka theksuar njė diplomatė perendimor ekskluzivisht pėr gazetėn “24 orė”, duke apeluar qė kjo ēėshtje tė ngritet edhe nė nivel tė politikave.

    Nė mision zyrtar nė Maqedoni ėshtė edhe ish-zėvendėsshefi i shėrbimit sekret serb BIA, Milorad Bradanoviē, nė cilėsinė e njė zyrtar pėr ēėshtje sigurie nė ambasadėn serbe nė Shkup. Ai ėshtė njė nga figurat mė tė afėrta me klanin e njerėzve tė ish-kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviē, tė cilėt operacionalizuan aktivitete tė ndryshme nė luftėn nė Kosovė.

    Derisa Bradanoviē kryen misionin e tij nė Shkup, ai nė Beograd nga gjykatat akuzohet pėr krim tė organizuar, i dyshuar pėr vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliē dhe veprime tė tjera kriminale dhe tė dhunės nė Kosovė, sepse gjatė kėsaj periudhe ai ishte nė krye tė detyrės sė shėrbimit sekret BIA nė Serbi.

    Deklarata ndėrlidhet me lansimin e lajmeve tė ndryshme nga media tė Beogradit, ku si qėllim ėshtė krijimi i njė klime destabilizimi nė Maqedoni, por edhe nė Luginėn e Preshevės. Nė tė njejtėn vijė ishte edhe deklarata e fundit e presidentit serb Boris Tadiē, i cili ka nėnvizuar se “ekstremistėt shqiptarė tentojnė tė destabilizojnė Maqedoninė”.

    Deri tani nuk ėshtė ngritur asnjė nismė pėr tė shqyrtuar kėto elemente destruktive qė janė tė pranishme nė Maqedoni dhe qė paraqesin rrezik pėr vendin.

    ******************************************

    Maqedonia e shurdhėr pėr “Rrugėn e Arbėrit”

    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/859.html

    *******************************************
    Gruevski kėrkoi para nga Beogradi pėr ta penguar Kosovėn

    27/08/2009


    Ish-Ministri i Punėve tė Jashtme, Lubomir Frēkovski thotė se nuk ekziston as edhe njė pengesė juridike qė do tė pengonte dhe prolongonte vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me Kosovėn.

    Sipas pas tij, shtyrja e vendosjes sė marrėdhėnie diplomatike me Prishtinėn bėhet pėr arsye politike dhe qėllimeve tjera pėr tė pėrfituar nga Beogradi.

    “Ekipi i Qeverisė sė Maqedonisė nė vizitėn e fundit nė Beograd, kėrkoi para dhe investime nga Serbia, kurse kusht pėr kėto investime ėshtė tė mos i zhvillojnė marrėdhėniet me Kosovėn. Ky ėshtė njė moment politik nė tė cilin duhet tė vlerėsohet pėrse kjo Qeveri e bėnė kėtė. Ēėshtja e dyta ėshtė se sipas tė gjitha gjasave presin ndonjė balancė me demarkacionin e kufirit”, theksoi Frēkovski.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Mėsime nė bodrum pėr nxėnėsit shqiptar

    "Nuk kemi objekt adekuatė pėr zhvillim normal tė mėsimit. Kėtė vit tė ri shkollor janė pranuar numėr i madh i nxėnėsve tė cilėt nuk kemi ku ti vendosim. Mundėsia e vetme ėshtė disa paralele tė vendosen nė bodrumin e ish-Kombinatit Bujqėsor tė Kumanovės", thotė pėr agjencinė e lajmeve INA pėrgjegjėsi i paraleleve tė ndara shqipe tė gjimnazit "Goce Dellēev" nė Kumanovė, Sami Latifi


    Edhe ky shtator arsimin e mesėm nė gjuhėn shqipe nė Kumanovė e gjeti nė kushte tė rėnda dhe tė mjerueshme.Nxėnėsit shqiptar edhe kėtė vit shkollor, laboratorėt e fizikės, kimisė dhe sallat sportive vetėm munden t`i ėndėrrojnė. Ndėrsa disa prej tyre do tė fillojnė mėsimin nė bodrume dhe kontejnerė. Duke parė kėto kushte mizore, nuk po pėrjashtohet mundėsia qė tė fillojė bojkoti i mėsimit dhe greva e prindėrve, nxėnėsve dhe profesorėve, pėr tė kėrkuar ndėrhyrje urgjente nga ministria e Arsimit dhe Shkencės.

    Gati se gjashtė vite nxėnėsit e gjimnazit po ndjekin mėsimin nė objektin e ish-Kombinatit Bujqėsor tė Kumanovės, i cili ėshtė pėrshtatur nė ambient shkolle.

    Profesorėt dhe nxėnėsit shqiptarė nuk pajtohen me realitetin e zymtė, ata kėrkojnė nga Qeveria tė ndaloj metodat diskriminuese dhe segregative ndaj arsimit shqip nė Maqedoni.

    "Vėshtirėsitė edhe mė tutje janė permanente, sepse nė kėtė objekt bujqėsor nuk ka kushte mėsimi dhe se nxėnėsit dita ditės po humbin shpresat si gjimnazistė", thekson maturanti Albiani.

    "Mendojė se duhet tė kemi kabinete tė posaēme pėr tė mbajtur orėt nė disa lėndė profesionale. Gjithashtu ėshtė njė mosorganizim i madh ku shumė paralele janė tė ndara nė drejtime tė ndryshme dhe mezi funksionojnė", thekson ai.

    Pėrgjegjėsi i paraleleve tė ndara nė gjuhėn shqipe nė Kumanovė, Sami Latifi thotė se kushtet mėsimore nuk janė konform standardeve normale. "Ne nuk kemi salla sportive, e le mė laboratorė tė fizikės apo kimisė. Kushtet janė shumė tė vėshtira. Nuk kemi objekt adekuatė pėr zhvillim normal tė mėsimit. Kėtė vit tė ri shkollor janė pranuar numėr i madh i nxėnėsve tė cilėt nuk kemi ku ti vendosim. Mundėsia e vetme ėshtė disa paralele tė vendosen nė bodrumin e ish-Kombinatit Bujqėsor tė Kumanovės", deklaroi Latifi.

    Kryetari i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė "Naim Frashėri", Kumanovė, Etem Xheladini thotė se nxėnėsit shqiptarė nė shkollat e mesme tė Kumanovės edhe kėtė vitė shkollor do tė fillojnė nė kushte tė mjerueshme, pa salla, laboratore, objekte adekuate etj. Ai thekson se Qeveria e Maqedonisė nuk ka bėrė as edhe njė investim tė vetėm pėr tė pėrmirėsuar nė shkollat e mesme shqipe nė kėtė qytet. Nė njė gjendje tė tillė nxėnėsit e shkollave tė mesme nė Kumanovė vazhdojnė do tė vazhdojnė edhe kėtė vit tė vijojnė mėsimet duke qenė tė vetdijshmė pėr pasojat tė cilat vijnė nga kushtet tė cilat nuk u ofrohen standardeve normale.


    Drejtoria shlyen shqiptarėt


    Nga ana tjetėr, gjimnazi "Goce Dellēev" ku mėsojnė nxėnėsit maqedonas disponon me kushtet mė moderne pėr mėsim. Diskriminimi i hapur qė bėn drejtoria e kėsaj shkolle e udhėhequr nga drejtori Lubisha Arsiq, vėrehet edhe tek faqja e internetit tė kėsaj shkolle http://www.gdku.edu.mk/index.php, ku aspak nuk janė evidentuar se ka paralele shqip, stafi i profesorėve apo ndonjė element shqiptar. Siē dihet, paralelet e ndara shqipe funksionojnė dhe udhėhiqen nga drejtoria e kėtij gjimnazi, por pėrgjegjės pėr paralelet shqipe caktohet njė profesorė shqiptarė, pa asnjė kompetencė juridike. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 03:29
  2. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •