Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 77 prej 77
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Diskriminimi etnik nė Maqedoni po vazhdon

    04/12/2012

    Dr. FATMIR HASANI





    Njė sentencė tingėllon shumė bukur: “Tė gjithė personat janė tė barabartė para ligjit dhe kanė tė drejtė pa asnjė diskriminim tė mbrohen nė mėnyrė tė barabartė nga ligji. Ligji duhet tė ndalojė ēdo diskriminim dhe tė garantojė pėr tė gjithė personat mbrojtje tė barabartė dhe efektive kundėr diskriminimit nė ēfarėdo baze si: race, ngjyre, gjinie, gjuhe, feje, mendimi politik, tė origjinės kombėtare ose sociale, tė pronės, apo rrethanave tė tjera". Pastaj, radhiten fjalėt tjera se: "Tė drejtat dhe liritė e parashikuara (...) duhet t’i gėzojnė pa diskriminim tė gjithė...” Dhe, kėto Rregulla kundėr diskriminimit janė tė regjistruara pothuajse nė tė gjitha dokumentet pėr tė drejtat e njeriut (kushtetutėn, ligjin dhe aktet ndėrkombėtare).

    Nė kontekstin e nevojės sonė pėr ta arritur kėtė qėllim, pra, pėr ndalimin e diskriminimit nė tė gjitha sferat e jetės, nė Maqedoni, nuk janė krijuar mekanizma pėr njė mbrojtje efikase nga diskriminimi, veēanėrisht ajo qė ndodh nė praktikė, si nga institucionet e qeverisjes, gjyqėsori, etj., ėshtė shqetėsuese, pasi qė ēdo ditė ballafaqohemi me veprime diskriminuese, ku viktimat e diskriminimit janė shqiptarėt. Diskriminimi ėshtė i shumėllojshėm, por zakonisht godet nė kėto terma: pabarazi nė trajtim dhe diferencim nė baza nacionale.

    Gjuha e urrejtjes pėrshkruan aktin se sa janė tė diskriminuar shqiptarėt nė institucionet publike dhe jopublike. Megjithatė, edhe pse shpesh mund tė dėgjohet nė diskursin publik se nuk ka pabarazi, duke u munduar qė trajtimi i pabarabartė tė arsyetohet me pėrfaqėsimin politik tė shqiptarėve, megjithatė diskriminimi ėshtė i pranishėm gjithkund.

    Ėshtė e njohur se diskriminimi mund tė marrė forma tė ndryshme, ndonjėherė ėshtė i fshehur, qė manifestohet si njė shkelje nė njė shumėllojshmėri tė ligjit apo autoriteteve tė tjera dhe shpesh diskriminimi etnik ėshtė objekt i interpretimeve tė ndryshme apo edhe tė kundėrta nga ana e gjykatave dhe organeve tė tjera shtetėrore, etj.

    E fillojmė nga dallimi qė ėshtė reflektuar zakonisht nė kufizimin, pėrjashtimin ose preferencėn, pėr shembull, nėse pronari i njė pishine publike (nė kėtė rast shteti), nuk lejon shqiptarėt pėr tė hyrė nė pishinė pasi u pengon gjuha e folur shqipe. Kjo ka ndodhur nė Shkup, nė vazhdimėsi, por sidomos pas luftės sė vitit 2001 nė Maqedoni.

    Kufizimi ekziston edhe kur njė pėrfaqėsues i shtetit, ose autoritet lokal (ministri, kryetari i bashkisė, etj), nė ministri, nė qeverisje lokale, etj.), i punėsojnė dhe vendosin nė pozita mė tė larta vetėm personat qė janė tė pėrkatėsisė maqedonase, pavarėsisht kualifikimeve. Kjo, zakonisht ndodh nė dikasterin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Mbrojtjes, Financave dhe Punėve tė Jashtme. Diskriminimi pėr shkak tė origjinės kombėtare, si dhe ēdo rrethanė tjetėr ka pėr qėllim apo efekt rrezikimin e ushtrimit nė mėnyrė tė barabartė tė tė drejtave dhe lirive nė tė gjitha sferat e jetės publike.

    Edhe pse ndalimi i diskriminimit vlen pėr tė gjitha organet publike, si dhe pėr tė gjithė personat fizikė ose juridikė, nė tė dy sektorėt - publik dhe privat, nė tė gjitha sferat, veēanėrisht nė punėsim, arsimim, trajnim, strehim, kujdes shėndetėsor, mbrojtje sociale, nė kryerjen e aktiviteteve ekonomike dhe shėrbimet publike, kjo gjė nuk respektohet.

    Diskriminimi nė Maqedoni pėrbėn njė dallim, apo trajtim tė pabarabartė ndaj shqiptarėve qė vjen nga institucionet publike (shtetėrore) nė rend tė parė, pastaj edhe nga sektori privat. Kur ne pėrkujtojmė organet publike se kanė obligim pėr tė respektuar parimin e barazisė dhe natyrėn e detyrave qė kanė si tė adresuar nė detyrime, ata bėhen edhe mė agresivė dhe nė kėtė rast ndėshkimet ndaj shqiptarėve janė edhe mė tė rrepta dhe mė me pasoja.

    Tė gjithė janė tė detyruar tė respektojnė parimin e barazisė etnike. Askush nuk ka tė drejtė tė ushtrojė diskriminim. Kėshtu, bartėsit e detyrimit ligjor duhet qė tė pėrmbahen nga ushtrimi i diskriminimit etnik ndaj shqiptarėve. Shqiptarėt janė tė diskriminuar gjithkund: nė tė gjitha bizneset, organizatat, institucionet, agjencitė qeveritare dhe autoritetet tjera publike. Ndalimi i diskriminimit nuk vlen njėlloj pėr tė gjithė. Shqiptarėt ballafaqohen me gjuhėn e urrejtjes edhe nė median maqedonase, shpesh tė subvencionuar nga shteti. Pėr shembull, redaktorėt dhe gazetarėt botojnė artikuj nė tė cilat pėrfshihet urrejtja ndaj shqiptarėve. Shqiptarėt fyhen nga mesazhet ose simbolet me pėrmbajtje diskriminuese nėpėr hapėsirat publike, apo demolimi i varrezave, etj.

    Lirisht mund tė them se nė Maqedoni janė evidente dy forma themelore tė diskriminimit: i drejtpėrdrejtė (direkt) dhe ai indirekt. Diskriminimi i drejtpėrdrejtė ka tė bėjė me shkeljen formale tė parimit tė barazisė, si diskriminim i qėllimshėm qė shkel tė drejtėn e trajtimit tė barabartė dhe ku viktima tė diskriminimit janė shqiptarėt. Nė rastet e shumta ekstreme, qėllimi i kėtij diskriminimi tė drejtpėrdrejtė apo i segregacionit ėshtė moslejimi i shqiptarėve qė t’i gėzojnė tiparet pozitive si shoqėri e barabartė nė shtetin multietnik. Natyra e kėtij diskriminimi pėrbėhet nga njė veprim i dukshėm i institucioneve, tė cilat nuk e fshehin aktin e tyre diskriminues tė procedurės. Pėrkundrazi, ato shpesh do tė mbrojnė publikisht aktin e dallimit nė mes tė individėve tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike, duke pėrmendur nevojėn “pėr tė mbrojtur” qytetarėt e pėrkatėsisė etnike maqedonase si njė e drejtė e tyre "legjitime" nė pėrputhje me interesat “mė tė larta" tė kauzės kombėtare maqedonase. Mjedisi ynė i jetesės ėshtė i mbushur me shembuj tė kėtij lloji tė trajtimit diskriminues tė shqiptarėve. Trajtimet antiligjore tė policisė maqedonase, tė cilėt haptazi shprehin mos durimin etnik, justifikohen me gjoja “mosrespektimin e rendit dhe ligjit” e deri tek akuzat pėr gjoja “veprimtari terroriste”. Kėtu, mjafton te pėrmendim “rastin e Sopotit”, “Monstra” etj., ku pas kurrfarė provash ligjore shqiptaret ishin viktima te njė brutaliteti policor.

    Nuk janė tė pakta edhe format indirekte (tė tėrthorta) tė diskriminimit tė shqiptarėve, tė cilat manifestohen nė mėnyra tė ndryshme. Shpesh, nė dukje janė neutrale dhe nė praktikėn e institucioneve ku bartės tė funksionit janė maqedonasit zbatohen "fshehurazi", duke pamundėsuar njerėzit pėr t’i shijuar disa tė drejta.

    Si shembull i njė forme indirekte pėrmes tė ashtuquajturave “kritere neutrale” mund tė jetė fakti qė lidhet me pėrparimin e oficerėve tė policisė nė shėrbim dhe nė armatėn maqedonase. Prandaj, lufta kundėr diskriminimit me mjete juridike presupozon, mbi tė gjitha, konceptin e saktė tė formave dhe rasteve tė diskriminimit. Pra, ndalimi i diskriminimit duhet tė pėrfshijė futjen e koncepteve tė reja nė sistemin juridik.

    http://lajmpress.com/opinion/16924.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Pastrim etnik 2 km larg Shkupit (VIDEO)

    Tentim per pastrim etnik 2 kilometra afer Shkupit. Keshtu e pershkruajne prishjen e shtepive te tyre dy familjet shqiptare nga fshati Inxihkove ne komunen e Gazi Babės.



    Misin Saiti dhe Muadin Saiti thone se shkak pėr prishjes e shtėpive ėshtė sepse ata i pėrkasin nacionalitetit shqiptar, sespe sipas tyre ata posedojnė leje pėr ndertimin e shtėpive, njofton MTV.

    Prishja e dy shtėpive ka ndodhur nė oret e hershme tė mėngjesit tė sotėm, dhe sipas tyre ata nuk janė njoftuar mė parė.

    Dėmi material pėr keto familje arrin shifrėn e 30 mijė eurove dhe sipas pronarėce tė shtėpisė ankesa e tyre do tė arrijė deri nė Gjykatėn pėr tė drejeta e njeriut nė Strazburg.

    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shqiptarėt tė padėshirueshėm nė Veles

    11/12/2012

    Shqiptarėt janė tė padėshiruar nė qytetin e Velesit. Familja tetė anėtare Ahmedi, qė jeton nė Veles, pėrballet me maltretime, fyerje dhe kėrcime pėr jetėn e tyre nga fqinjėt e tij. Kryefamiljari Musli Ahmedi tha pėr ALSAT M se ata pėr ēdo ditė fyejnė siē shprehet nėnėn shqiptare, bėrtasin ‘dhoma gazi pėr shqiptarėt’ e kėrcėnohen se do t’i presin e t’i djegin me benzinė. Nė maj tė kėtij viti dy fqinjėt e parė duke shfrytėzuar mungesėn time thotė Ahmedi kishin tentuar tė hyjnė nė shtėpi pėr ti sulmuar fėmijėt. Gjithė kėtė skenė njėri prej fėmijėve ka arritur edhe ta fotografojė. Musli Ahmedi tha se pėr kėtė problem i ka njoftuar policinė, por sipas tij ligji nė Veles nuk vlen pėr tė gjithė njėsoj, ndėrsa policia, edhe pse i njeh sulmuesit, i mbron ata dhe nuk merr masa ndaj tyre.

    “Zoran Spirka dhe Krste Brzakov thonė do tu vrasim, do tu presim, shqiptarėt nuk na duhen kėtu, shqiptarėt na kanė ardhur nė shtėpi. Sa i ka tė drejtat ai si maqedonas edhe unė dua ti kem ato tė drejta si shqiptarė. Vijnė policia thotė mbylle derėn mos dil pėrjashta, ku tė shkoj unė, vetėm me vdes me bo varrin me hy gjallė nė varr, me ēka me i rrit unė 8 anėtarė, nuk shkon nė punė askush. Meta mbyll besoni s’kam ku tė dal, unė tė dal ti lė fėmijėt nuk mundem, ose gruaja do tė shkojė tė bėjė Pazar, ose unė, njėri duhet me mbet nė shtėpi, fėmijėt nuk mund tė rrinė vetėm. Policia thotė nuk kanė fug asgjė as bombė asgjė, kur tė fugin diēka atėherė e shohim, ku ėshtė ai ligj, vetėm nė Veles? Nėse mė vdes ndonjė fėmijė mua? Ata i mban shteti edhe bėjnė kėshtu, se mos ti mbaje shteti nuk bėjnė asgjė”, tha Musli Ahmedi, banor i Velesit

    Ai tha se disa herė ka qenė edhe nė polici pėr tė ngritur padi ndaj fqinjėve tė tyre, por nga atje e kanė dėrguar nė gjyq, ndėrsa gjyqi nė polici, e kėshtu familja Ahmeti ka bredh labirinteve tė institucioneve tė cilat assesi ti dalin nė ndihmė.

    “Nuk ka asnjė ditė qė ai nuk shan nėnėn shqiptare edhe me bėrtit ‘Smrt za Shiptari’, ‘Gasna Komora’, ku ėshtė ky ligj, e lėshon atė kėngėn ‘Smrt za shiptari’, hajde kėnga nuk mė intereson, por beso se deri kėtu mė ka ardhur, a mė besoni. Ata i mbajnė policia dhe kanė krah, unė nuk kam asnjė krah, erdh shqiptari, polic shqiptari thotė mos shaj gjakun shqiptar se unė jam shqiptar, i thotė ‘Shto me boli’, paramendo policit shqiptar i thotė. Pėrse fėmijėt e mi tė jetojnė jetėn me trauma, pėr ēka? Mos tė flenė fėmijėt natėn, nuk ėshtė gjynah pėr kėtė fėmijė tė vijnė 2 tė natės tė bėrtasin ata uaa shqiptari, ku e kanė ata atė tė drejtė?, tha Musli Ahmedi, banor i Velesit

    Familja tetė anėtarėshe Ahmedi jeton e ngujuar nė Veles. Musli Ahmeti kėrkon tė respektohet ligji, kėrkon ndihmė nga institucionet qė ti sigurojnė jetėn atij dhe anėtarėve tjerė tė familjes. Ai tha se pėr kėtė rast janė tė njoftuar edhe partitė politike shqiptare, por deri tani askush nga to nuk ėshtė marrė me kėtė familje. Shkėlzen Aqifi
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Gazi baba “shkel” shqiptarėt

    18 dhjetor:

    Bekim BUĒI

    Komuna e Gazi Babės vazhdon me politikėn diskriminuese sa i pėrket investimeve nė vendbanimet shqiptare. Tė gjitha investimet qė realizon kjo komunė shkojnė kryesisht nė vendbanimet me popullatė maqedonase, pėrderisa vendbanimet shqiptarė janė lėnė nė margjina dhe mėshirėn e kohės. Kėshilltarėt shqiptarė nė kėtė komuna janė shumė tė revoltuar nga qasja e kreut tė kėsaj komune Toni Trajkovski i cili vjen nga radhėt e VMRO-DPMNE-sė. Ata thonė se kryetari i kėsaj komune ka shkelur tė gjitha marrėveshjet kur ėshtė nė pyetje ndarja e mjeteve buxhetore pėr rindėrtime nė vendbanimet me popullatė shqiptare.

    Tė neglizhuar me dekada tė tėra

    Pjesa ku jetojnė shqiptarėt ėshtė shumė pak e zhvilluar se sa pjesa urbane dhe rurale ku jetojnė maqedonasit. Qytetarėt shqiptarė tė kėsaj komune vuajnė me dekada nga neglizhenca dhe mungesa e investimeve. Kėto zona ballafaqohen me njė sėrė sfidash: varfėria nė rritje, papunėsia e lartė, infrastruktura jo-adekuate, arsimimi i pakėnaqur derisa shumica e shėrbimeve sociale janė rrėnuar. Kėshilltarėt shqiptarė thonė se nuk mund tė heshtin ngaqė nė lagjet dhe fshatrat ku jeton komuniteti maqedonas po investohet ēdo ditė: nė infrastrukturorė, arsim, ēėshtje sociale, ndihmė pėr familjarėt e ‘branitellave’ dhe profile tė ndryshme tė nevojtarėve. Burhan Sadiku kėshilltar nė Komunėn e Gazi Babės thotė se numri njė i komunės i ka anashkaluar tė gjitha kėrkesat e tyre duke filluar nga punėsimet nė administratė deri tek investimet. “Kėrkesat tona nuk janė realizuar. Kemi kėrkuar rritjen e numrit tė tė punėsuarve shqiptarė nė administratė, por ky numėr ka ngelur nė katėr persona. Pastaj kėrkuam rindėrtimin e objektit tė Bashkėsisė Lokale nė Hasanbeg, investime tė cilat duhet tė bėhen nė objektet shkollore, por asgjė nga kjo. Tė gjitha kėto kėrkesa nuk janė marrė parasysh nga kryetari i Komunės sė Gazi Babės”, thotė kėshilltari Burhan Sadiku. Ai thekson se nuk konsultohen nga ana e komunės dhe si rezultat i kėsaj disa herė kanė bojkotuar mbledhjet e Kėshillit komunal. “Ne dy kėshilltarėt shqiptarė do tė jemi kundėr miratimit tė Buxhetit pėr vitin 2013 i cili nuk parasheh mjete pėr investime nė vendbanimet shqiptare, pėrderisa investimet nė vendbanimet tjera pėrreth me popullatė maqedonase rrjedhin”, shtoi Sadiku. Sipas kėshilltarėve shqiptarė zbatimi i njė strategjie tė unifikuar shqiptare nė nivel lokal do tė kontribuojė pėr zhvillim dhe sigurim mė tė shpejtė dhe mė kualitativ tė procesit edukativo-arsimor, tė avancuar pėr tė gjithė nxėnėsit dhe si i tillė do tė mundėsojė realizim mė tė suksesshėm tė evoluimit integral. Komuna e Gazi Babės vite me radhė shkel ligjin dhe tė drejtat pėr arsim qė nxėnėsit e komunitetit shqiptarė dhe tė komuniteteve tjera jo maqedonase duke mos i plotėsuar tė gjitha kushtet pėr tė pasur njė mėsim kualitativ dhe mė cilėsor siē i gėzojnė nxėnėsit e komunitetit maqedonase. Nė vendbanimet shqiptare kemi klasa tė stėrmbushura me nxėnės, pa ngrohje qendrore (nė fshatin Straēincė, shkolla e vjetėr nė Hasanbeg) si dhe dyer, dritare, banka tė thyera qė tė ēojnė tė mendosh se pėr nxėnėsit shqiptarė dielli nuk ngroh, ndėrsa ora ėshtė ndalur.

    Asnjė projekt nė vendbanimet shqiptare

    Ata rikujtojnė se mė shumė se 7 projekte janė realizuar pėr vitin 2010 vetėm nėpėr shkollat ku mėsojnė fėmijėt maqedonas. Nė vitin 2011 mė shumė se 11 aktivitete shkollore janė realizuar nėpėr shkollat maqedonase me financim tė komunės. Sipas tyre, politika diskriminuese e kryetarit tė komunės sė Gazi Babės, Toni Trajkovski ka marrė hov tė madh qė s’ka tė ndalur. Mjaft i revoltuar nga sjellja e kryetarit tė Komunės sė Gazi Babės, Toni Trajkovski ėshtė edhe kėshilltari Miftar Kadriu i cili akuzon kreun e kėsaj komune se i ka shkelur tė gjitha marrėveshjet pėr investime nė vendbanimet shqiptare. Ai akuzon kreun e kėsaj komune se rrėnon shtėpitė e shqiptarėve pėr tė rritur rejtingun tek elektorati i vet nė prag tė zgjedhjeve lokale. “Qė nga fillimi kryetari Trajkovski ka shkelur marrėveshjet me ne kėshilltarėt shqiptarė. Nga 53 mbledhje sa ka organizuar tash pėr herė tė parė na ka ftuar nė koordinim, por ne do ta bojkotojmė kėtė koordinim. Tre shtėpi tė shqiptarėve janė rrėnuar, ndėrsa nuk i sheh shtėpitė e maqedonasve qė janė pa dokumente. Ai kėtė e bėn qėllimisht, tash kur afrohen zgjedhjet, pėr ta fituar edhe njė mandat”, thotė kėshilltari Miftar Kadriu.

    Pėr Hasanbegun, Straēincėn dhe vendet tjera ku dominojnė shqiptarėt gjithmonė thuhet se s’ka mjete pėr t’u financuar projekte tė infrastrukturės. Mė 22 korrik 2009 nė lagjen e Ēentos nė oborrin e kishės ‘Shen Arhangel’ u ndėrtua ujėsjellėsi (kishė e ndėrtuar nė tokėn e shqiptarit qė u uzurpua me forcė). Gjatė vitit 2010 nga gjithsej 17 projekte infrastrukturore asnjė nuk ėshtė realizuar nė vendbanimet shqiptare. Gjithashtu nė vitin 2011 nga gjithsej 9 projekte infrastrukturore asfaltime, sanime si dhe rregullime tė rrugėve nuk ėshtė realizuar asnjė nė vendbanimet shqiptare. Prej fillimit tė vitit 2012 e deri mė sot komuna e Gazi Babės nga gjithsej 5 projekte qė janė realizuar nė pjesėt ku jetojnė maqedonasit kurse asnjė nuk ėshtė realizuar nė pjesėn ku jetojnė shqiptarėt. Dje kryetari i Komunės sė Gazi Babės Toni Trajkovski ishte i pakapshėm pėr t’iu pėrgjigjur kėtyre akuzave qė vijnė nga kėshilltarėt shqiptarė. Nga regjistrimi i fundit i popullatės nė Maqedoni tė vitit 2002 del se nė komunėn e Gazi Babės jetojnė gjithsej 72.617 banorė. Nga ky numėr i pėrgjithshėm maqedonas janė 73,3 pėr qind, shqiptarė 17,3 pėr qind, serbė 2,9 pėr qind, romė 2,9 pėr qind, turq 0,8 pėr qind, vllahė 0,3 pėr qind dhe tė tjerė 1,3 pėr qind. Nga 27 kėshilltarė sa numėron Kėshilli i komunės sė Gazi Babės vetėm dy janė shqiptarė tė cilėt vijnė nga radhėt e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI). Nė mandatin e mėparshėm nė Kėshillin komunal kishte 5 kėshilltarė shqiptarė. Kjo ulje drastike e numrit tė kėshilltarėve shqiptarė ėshtė si rezultat i daljes sė vogėl tė votuesve shqiptarė nė zgjedhjet e fundit lokale nė vitin 2009.

    http://zhurnal.mk/content/?id=121219111327
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Pėr: DOSJE: DISKRIMINIMI i SHQIPTARVE NE IRJM - FAKTE

    Shqiptarėt e harruar tė Zelenikovės

    Shkup, 26 dhjetor- Nė pjesėn e Maqedonisė ekziston njė komunė nė tė cilėn banorėt shqiptarė tė saj janė harruar nga autoritetet.

    Tė harruar dhe tė papunėsuar nė komunėn ku ata pėrbėjnė rreth njė tė katėrtėn e popullatės, edhe pse ata kanė degėt e partive tė tyre politike.Nė Zelenikovė ėshtė harruar edhe Marrėveshja e Ohrit.

    Zelenikova ka rreth 5000 banorė, prej tyre rreth 1200 shqiptarė, apo rreth 25 pėr qind. Mirėpo kėto shifra nuk janė reflektuar nė punėsimin e tyre nė administratėn komunale, edhe pse Marrėveshja e Ohrit (MO) ndėr shtyllat e pėrmbajtjes e ka punėsimin proporcional nė sektorin publik, pra nė kėtė rast edhe nė Administratėn komunale tė Zelenikovės.

    Atje punėsimi ėshtė fjalė e panjohur pėr shqiptarėt.Bashkėbiseduesit nga kjo komunė, thonė pėr Zhurnal Plus se janė gjithsej 11 tė punėsuar nė administratėn e komunės, por asnjė prej tyre nuk ėshtė shqiptarė.Nė Zelenikovė ka vetėm dy anėtarė shqiptarė tė Kėshillit Komunal.

    Dhe kjo ėshtė e tėra. Por kėto poste janė politike. Dhe arsyetimet pse nuk po bėhen punėsime nė administratėn komunale janė qesharake sa nuk ka mė.Shqiptarėve tė kėsaj komune u thuhet se “ėshtė bllokuar xhirollogaria e komunės” dhe prandaj nuk po mund tė bėhen punėsime pėr shqiptarėt.

    “Nė Kėshillin e Komunės anėtarė janė dy shqiptarė, kurse nė administratėn e komunės janė tė punėsuar gjithsej njėmbėdhjetė persona, qė tė gjithė maqedonas, duke llogaritur edhe kryetarin e Komunės (v.j. Vele Gruevski nga VMRO-DPMNE),” thotė bashkėbiseduesi i “Zhurnal plus” nga komuna e Zelenikovės.

    ================================================== =============

    PDSH: Projekt – buxheti 2013 antishqiptarė


    Deputetėt e PDSH-sė janė tė pranishėm nė sallėn ku ėshtė procedurė tė votimit projekt –buxheti pėr 2013.

    Pas fjalės sė ministrit tė Financave, Zoran Stavrevski qė arsyetoi buxhetin 2013, fjalėn e pati deputeti i PDSH-sė, Bekim Fazliu, i cili shpalosi qėndrimet e partisė sė tij kundėr projekt – buxhetit 2013.

    Deputeti Fazliu theksoi se nė Maqedoni sot u suspendua gjithēka, suspendua demokracia dhe se sipas tij, kjo qeveri ka marrė dhunshėm institucionet.

    “Projekt –buxheti i Qeverisė problemin kryesor e ka se ai ėshtė plotėsisht antishqiptarė. Kjo projekt – buxhet paraqet vjedhjen pasurinė dhe pronėn e shqiptarėve. Shqiptarėt kanė kontribuar me mbi 1 miliardė euro nė mbushjen e buxhetit, qė kur ėshtė kjo maxhorancė, shqiptarėt katėr vite me radhė i japin ēdo vit nga 1 miliardė euro dhe kur harxhohen kėto para, ato as qė shkojnė tek shqiptarėt”, theksoi Fazliu.

    Sipas tij, ky projekt –buxhet gjithmonė ka pasur mbėshtetje edhe nga partia shqiptare nė pushtet BDI.

    “Nėse vizitoni vendbanimet shqiptare nga Likova nė Strugė, megjithatė pėr fat tė keq kemi njė diskriminim tė shqiptarėve. Kemi shembullin e Likovės, ku janė dy penda pėr nevojat e Kumanovės, por banorėt e kėsaj komune nuk kanė ujė. Kemi edhe Rashēen e Shkupit, Strugės dhe kėtu po merrė pjesė edhe BDI, e cila po vjedh shqiptarėt”, deklaroi Fazliu, duke kėrkuar nga deputetėt e BDI-sė tė deklarohen se pėrse i japin mbėshtetje kėtij buxheti antishqiptar dhe lejojnė partnerin e tyre VMRO-DPMNE qė me paratė e shqiptarėve tė bėjnė politikė nacionaliste. (INA)

    ================================================== ===========================

    Qeveria i dhuron autobus dykatėsh Ohrit, e harron Strugėn

    Shkup, 22 dhjetor - Me vendim tė qeverisė sė Maqedonisė komunės sė Ohrit i ndahet njė autobus i hapur dykatėsh. “Konsiderojmė se njė dhuratė e tillė do tė jetė nė shėrbim tė madh pėr Ohrin si qytet turistik, pasi ėshtė evidente se si njė qytet turistik, do tė ketė autobusin e vet pėr tė parė nė mėnyrė panoramike qytetin”, thuhet nė deklaratėn e koordinatorit tė kėshillit tė grupit tė VMRO-DPMNE nė Ohėr, Dejan Panovski.

    Por, pėrkundėr Ohrit njė autobus i tillė nuk ėshtė paraparė pėr qytetin tjetėr turistik, Strugėn. Nga qeveria nuk kanė dhėnė asnjė sqarim se kur ky qytet do tė fitojė njė autobus me tė cilin turistėt do tė kenė mundėsi tė shohin bukuritė natyrore tė Strugės.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Pėr: DOSJE: DISKRIMINIMI i SHQIPTARVE NE IRJM - FAKTE

    Nuk mund te jene te verteta keto qe keni sjelle sepse Nuh Muha thote qe shqiptaret e Maqedonise kane "tere" shtetin maqedon ne dore ,kontrollojne ekonomine ,shendetesine etj etj

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: DOSJE: DISKRIMINIMI i SHQIPTARVE NE IRJM - FAKTE


Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 03:29
  2. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •