Udhėtim nėpėr kohė
Nga: Bujar OSMANI
"Nuk pajtohem me atė qė e thua, por do ta mbroj deri nė vdekje tė drejtėn tėnde pėr ta thėnė", thotė Evelyn Hall. Po filloj kėtė kolumnė, tė parėn timen pėr kėtė gazetė, me kėtė thėnie tė famshme, qė shėrben si maksimė nė tė cilėn bazohen tė gjitha parimet e mia mbi lirinė e fjalės, qė s'do mend se mė kanė shėrbyer dhe vazhdojnė tė mė prijnė edhe nė veprimtarinė time politike. Ia fillova kėshtu pėr t'i pėrkufizuar konstantat nė politike ashtu si i shoh unė dhe besoj, sa pėr ta pasur me lehtė tė diskutoj pėr variablat e debatit politik, atėherė kur ato janė tė defokusuara, tė distorzuara dhe humbin kuptimin e fenomeneve pikėrisht nga qasja e shtrembėruar. Nė fakt, tashmė njė kohė mė tė gjatė nė kampin politik shqiptar vlerėsimi i zhvillimeve shoqėrore e politike shihet me dioptrinė e njė interesi politik ditor, tė diktuar nga pak njerėz, qė mundohen tė ndikojnė mbi perceptimin e qytetarėve pėr fenomenet politike, me qėllim tė krijimit tė iluzionit tė tipit "nga drunjtė nuk e shohim malin".
Tashmė, nė vendin tonė ėshtė bėrė traditė nga disa "analistė" a opinionistė qė, sa herė qė ngrihen nė krah tė majtė ose kur bie shi, pėr kėtė ta akuzojnė partinė nė pushtet, koalicionin qeveritare, "vasalėt", "ata qė rrinė nė pushtet pėr shkak tė tenderave" dhe, kėshtu duke i fryrė, mizėn e bėjnė buall, sa arrijnė tė kėrkojnė qė "BDI-ja tė dalė nga Qeveria" duke rėnė nė gracken frojdiane se "nėse nuk na trajtojnė si duhet, ne duhet tė dalim, tė ikim se qeveria e vendi i takon dikuj tjetėr". Dhe, njėmend dikush, qė ka problem me perceptimin, vėrtet u beson atyre dhe fillon tė mendojė se vėrtet kaq keq jemi, se ka ndodhur hataja e madhe, mbase me vetėdije, nė fakt pėrpiqen ta mbulojnė diellin, qė pėr ata qė kanė sy, t'i nxjerrė sytė. Pėr tė pasur njė pasqyrė mė tė ēiltėr nė vlerėsimin e tė arriturave politike tė shqiptarėve dhe aktivizmin politik te BDI, por pa dashur ta ekzagjeroj dhe idealizoj gjendjen, do tė orvatem t'ju prij nėpėr njė "udhėtim nėpėr kohė", duke u ndalur vetėm nė dy stacione: dhjetė vjet para dhe dhjetė vjet pas (2001-2011). Po supozojmė se ngjitemi nė njė "timemachine" dhe kthehemi para vitit 2001. Po ndalemi nė qendėr tė Shkupit, nė njė familje shqiptare, qė ka kaluar tė zinjtė e ullirit, qė nga shpėrbėrja e Jugosllavisė dhe problemet e tranzicionit, pėr tė arritur nė ditėt tona.
Para vitit 2001
Ėshtė kjo njė familje qė jeton me njė rrogė tė kryefamiljarit. Ai, duke qenė krejt i pashkollė, punon nė ndėrtimtari. I shkreti i ka katėr fėmijė. Por, pėr fėmijėn e katėrt nuk i japin shtesa fėmijėrore, sepse aq e kanė kufizuar. Dy djemtė e mėdhenj, qė kanė pėrfunduar shkollėn fillore, janė pėrpjekur tė shkojnė nė shkollė tė mesme, por meqė s'kanė arritur tė hynė nė gjimnaz, sepse aty rėndom hynin fėmijėt e elitės, janė orientuar nė shkolla profesionale. U qėlloi atyre tė hynė nė shkollė pikėrisht nė kohėn e paraleleve tė pėrziera. E meqė ata nuk e dinin mirė maqedonishten, i humbėn nga dy vjet vajtje-ardhje nga shkolla, disa herė i kishin rrahur shokėt e tyre, sepse ishin "shiptari", qė mė nė fund tė dorėzoheshin - ta braktisnin shkollėn. Tash ata janė punėtorė krahu nė Bit Pazar, me ēka e mbajnė familjen e tyre. Megjithėse nuk marrin vesh shumė nga politika, e dinė fare mirė se nuk bėn me thėnė "Kosova Republikė", nuk bėn me e vizatu askund flamurin kombėtar shqiptar, ėshtė e ndaluar me pėrmend Shqipėrinė dhe Skėnderbeun, madje as nuk bėn me lėnė emėr Skender. Kjo familje vazhdon ta vuajė se pse edhe ata nuk u shpėrngulėn nė Turqi. Sė paku ekonomikisht do tė kishim shpėtuar, mendojnė ata. Natyrisht, ata nuk kanė asnjė shpresė pėr shkollim mė cilėsor tė fėmijėve tė tyre, janė tė sigurt se as fėmijėt e tyre nuk do tė arrijnė tė bėjnė shkollė tė mesme, se edhe ata mė sė shumti qė munden, mund tė punojnė si punėtorė ndėrtimtarie ose hapės kanalesh...
Ata, megjithėse maqedonishten janė tė detyruar ta dinė, asnjėherė s'arrijnė ta mėsojnė si duhet, shqipen e flasin me aq shumė sllavizma, sa madje konsiderojnė se nuk ka kurrfarė perspektive tė dihet mirė shqipja. Madje, shumė herė mendojnė se fėmijė mė tė suksesshėm bėhen ata qė mėsojnė nė shkollė maqedonisht. Ata e dinė fare mirė se me "shtetin nuk ka lojė". Prandaj, pėr ata, sukses i madh ėshtė nėse e njeh njė polic dhe njė mjek, qė tė tė gjenden pėr "zor vakti". Ndėrkaq nė heshtje, pa e dėgjuar as veten mirė, flasin se nė Kosovė po bėheshkan pėrpjekje pėr liri nga serbi, por duke qenė tė bindur se krejt ajo ėshtė e kotė, sepse aq shqiptarė janė vrarė dhe asgjė nuk ėshtė arritur, e heshtin kėtė muhabet tė bindur se nuk ka gjė prej kėsaj pune. Kjo gjendje, sipas tyre, patjetėr do tė vazhdojė kėshtu.
Pas vitit 2001
Tashmė nė jetė kanė ardhur fėmijėt e atyre dy djemve tė pashpresė para 2001-shit. Shkollėn fillore e kanė pėrfunduar nė gjuhėn shqipe. Pastaj, disa prej tyre kanė pėrfunduar gjimnazin dhe mjekėsinė, disa kanė qenė nėpėr shkolla profesionale, po ashtu nė gjuhėn shqipe dhe nė Shkup. Janė regjistruar Universitetin Shtetėror tė Tetovės nė qendėr te Shkupit, dhe, disa kanė pėrfunduar, e disa janė kah fundi. Ata qė kanė pėrfunduar, sot punojnė nėpėr ministri e drejtori tė ndryshme. Ecin lirshėm pa viza me pasaporta tė shkruara edhe nė shqip. Ata flasin shqip ngado qė shkojnė, madje i tallin nėpunėsit qė nuk dinė shqip. Dokumentet personale tė tyre janė shqip. Tabelat e rrugėve nėpėr qytetin e tyre janė shqip. Nėpėr institucionet qendrore dhe lokale, shqipja ėshtė gjuhė zyrtare. Deputetėt dhe ministrat e tyre flasin shqip nė Qeveri e nė Parlament. Ligjet pėrkthehen shqip. Televizione e radio shqip ka me bollėk. Gazeta shqipe sa tė duash. Libra shqip, pa kufi. Teatėr shqip, film shqip, muzikė shqip. Policė shqiptarė nė ēdo anė, mjekė tė rinj shqiptarė nėpėr klinikat e Shkupit qė me buzėqeshje i presin pacientėt, tė cilėt kanė edhe faltore aty pranė spitalit.
Pėr ata nuk ėshtė fare problem pėrdorimi i flamurit kombėtar: ai valon para institucioneve tė tyre, siē valėvitej me krenari nė sheshin "Skėnderbeu" tė Shkupit para pak kohėsh kur shqiptarėt festonin pavarėsinė e Kosovės dhe brohorisnin "Oh sa mirė me qenė shqiptar!". Kėshtu nėse, hipotetikisht (me kėtė makinė kohe), njė shqiptar qė ka dalė nga Maqedonia nė atė kohė dhe, pa marrė asnjė informacion pėr asgjė qė ka ndodhur kėtu, vjen sot nė Maqedoni, kjo do tė ishte befasi nė trajtė ėndrre. Thjesht e pabesueshme. Pėr njė dekadė - njė botė krejt tjetėr. Pėr fund: qė tė mos duket se po flas pėr njė botė idilike dhe pa asnjė problem, do ta pėrfundoj kėtė kolumnė duke pohuar se natyrisht, ka kėtu edhe njė varg gjėrash qė ende duhet riparuar, e qė janė dėshmi se ka ende pėr t'u bėrė. Por, e vėrteta e madhe pėr tė gjithė qė arrijnė t'i shohin gjėrat nė perspektivė mė tė gjatė kohore, ėshtė se pas 2001-shit, gjendja e shqiptarėve ka ndryshuar pėr qindra shkallė mė mirė. Dhe, e vėrteta edhe mė e madhe se kjo ėshtė se tė gjitha kėto shkojnė duke u pėrmirėsuar ende. Ashtu qė pas dhjetė viteve tė ardhshme, kėto tė dhėna (nėse i vazhdojmė me kėtė ritėm) do tė jenė ku e ku mė tė favorshme. Natyrisht kėtė mund ta shohin vetėm ata qė nuk dėshirojnė ta shikojnė pasqyrėn duke e ngjitur hundėn mbi xham, sepse ashtu pėrveē hundės, nuk shihet asgjė tjetėr.
(KOHA)
http://www.koha.mk/kolumna/8572.html
Krijoni Kontakt