Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 77
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Rritet fobia ndaj shqiptarėve nė Maqedoni



    Mungesa e precizimit tė ligjeve tė posaēme qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen e statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, tejmase po mban nė qendėr tė vėmendjes fobinė, e cila aplikohet nė ēdo sferė shoqėrore dhe institucionale, por edhe nė jetėn private.

    Shumica e institucioneve tė Maqedonisė nuk praktikojnė gjuhėn shqipe, por edhe refuzojnė aplikimin e saj, njė situatė qė shfaqė dozėn e pranueshmėrisė sė albanofobisė. Praktikimi ndodhė nė tabela treguese, faqe interneti, panoa dhe materiale tė ndryshme propagandistike e deri tek treguesit e rrugėve, ku nė njė fshat me maqedonas nė perendim tė Maqedonisė, mbishkrimi nė shqip ėshtė shlyer. Nė institucionet komunale vazhdon tė jetė nė rritje e sipėr fobia ndaj ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt,andaj shpeshherė praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kėrkesave me arsyetimin se nuk janė nė gjuhėn zyrtare. Kėto dėshmohen nga shumė dėshmitarė qė janė viktima tė fobisė institucionale.

    Ekspertė dhe njohės tė zhvillimeve politike nė Maqedoni vlerėsojnė se shkalla e albanofobisė nė vend ėshtė nė rritje e sipėr. Sipas tyre, po krijohet paragjykim pėr shqiptarėt dhe ēėshtjet qė i pėrkasin atyre nė pėrgjithėsi.

    Analisti, Jeton Shasivari nė njė deklaratė pėr agjencinė e lajmeve INA pranon se ky fenomen destruktivė ėshtė i pranishėm nė Maqedoni.

    “Mendoj se kjo ka tė bėjė me rėnien diskrete tė vlerėsimit tė Marrėveshjes sė Ohrit e cila trajtohet si njė dokument i thjeshtė pėr punėsime tė shqiptarėve nėpėr institucionet e ndryshme, edhe ata si shifra e jo si pika, nga ana tjetėr askush nuk mban llogari pėr demolimin e frymės multietnike dhe multikulturore nėpėr institucionet e shtetit. Kjo frymė assesi nuk arrin tė nikoqirizohet sepse maqedonasit ende konsiderohen si mė tė privilegjuarit dhe mė tė barabartė prej tė tjerėve mendoj se kjo marrėveshje ėshtė jo efikase dhe multinacionale ku bllokohet nga politika maqedonase”, thekson analisti dhe ligjėruesi universitar pranė UEJL-sė nė Tetovė, Jeton Shasivari.

    Nė tė njejtėn vijė ėshtė edhe ligjėruesi universitar Osman Kadriu, i cili pohon se albanofobia ėshtė e pranishme edhe nė nivel institucional.

    “Kjo ėshtė si rezultat i mospranimit tė kėrkesave tė tė drejtave tė shqiptarėve qė janė nė Maqedoni. Kėshtu qė kemi tė bėjmė me njė lloj averzioni ndaj asaj se ēka ėshtė e drejtė dhe si duhet tė realizohet. Institucionet e Maqedonisė deri tash pėr shumė ēėshtje nuk e kanė parashtruar dhe nuk e kanė garantuar tė drejtėn e shqiptarėve nė formė institucionale”, ka theksuar Kadriu, duke shtuar se urgjentisht duhet tė shmanget fobia institucionale dhe injorimi dhe tė merret pėrgjegjėsi pėr zhvillime tė barabarta dhe respektim tė ndėrsjelltė.

    Sipas tij, derisa nė Maqedoni nuk krijohen kushte dhe tė realizohen kėrkesat e shqiptarėve pėr tė drejtat e plota tė tyre pėr barabarėsi me maqedonasit, gjithmonė do tė ekziston fobia ndaj shqiptarėve.

    “Kjo ka qenė edhe ne sistemin nje partiak edhe tash nuk ka ndryshuar nė sistemin e ri demokratik”, ka theksuar profesori universitar Osman Kadriu.

    Hulumtimet e opinionit publik thonė se ky fenomen mund tė marrė forma racizmi dhe diskriminimi qė ndikojnė nė dhunimin e tė drejtave tė njeriut dhe kėrcėnojnė direkt kohezionin social. Ekspertė dhe njohės tė zhvillimeve politike nė Maqedoni vlerėsojnė se shkalla e albanofobisė nė vend ėshtė nė rritje e sipėr.Ne Maqedoni mėsohet se krijimi i ndjenjave antishqiptare behet me pėrkrahjen e haptė apo tė fshehtė tė disa partive maqedonase qė janė pjesėmarrėse nė Qeverisjen aktuale.

    ************************************************** ***************

    Qeveria skenarė ogurzi pėr Strugėn


    Ēka po pėrgatitet pėr Strugėn dhe cilat janė skenaret e radhės tė Qeverisė aktuale, kėto janė pyetjet e pėrsėritura tė qytetarėve shqiptarė tė Strugės, tė cilėt janė tė revoltuar dhe kundėrshtojnė hapur planin qeveritar pėr ndėrtimin e shkollės sė mesme pėr nxėnėsit shqiptarė nė fshatin Veleshtė

    Projekti i fundit qeveritar pėr ndėrtimin e shkollės sė mesme nė Veleshtė tė Strugės, pėr tė cilėn u ndanė me urgjencė njė milion euro nga buxheti qeveritar, ėshtė njė nga planet e fshehta qeveritare tė pritura nga partia maqedonase nė pushtet. Struganėt theksojnė se me kėtė plan qeveria synon qė tė realizojė qėllimet pėrfundimtare qė Strugėn ta kthejė nė kufijt e vjetėr, duke i hequr komunėn e Veleshtės.

    “Po duken qartė qėllimet e tij dhe strategjitė sekrete qė kohė mė parė ishin shpalosur edhe nė fushatat e fundit zgjedhore se Struga do tė kthehet nė kufijt e vjetėr”, theksojnė pėr agjencinė INA, struganė e veleshtarė, duke mos e mbėshtetur planin e ndėrtimit tė shkollės sė mesme nė Veleshtė, por duke kėrkuar qė njė shkollė e tillė tė ndėrtohet nė Strugė. Por kundėr kėtij skenari janė deklaruar tė gjithė kėshilltarėt dhe pėrfaqėsuesit komunal shqiptarė, por sipas tyre, ky skenarė ėshtė njė marrėveshje politike mes krerėve tė lartė politik tė VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė.

    Kėshilli nismėtar pėr bllokimin e kėtij projekti ka tubuar tė gjithė banorėt shqiptarė tė Veleshtės, por edhe tė Strugės, tė cilėt janė tė tmerruar qė me kėtė vendim qeveritar tė ēohen nxėnėsit shqiptarė tė mėsojnė nė shkolla rurale tė mesme dhe jo aty nė qendėr tė qytetit tė Strugės. Bashkėsia lokale e Veleshtės ka dalur hapur kundėr kėtij projekti, duke refuzuar ndėrtimin e shkollės. Por nė tė njėjtin zė janė edhe kėshilltarėt komunal si nga PDSH-ja, ashtu edhe nga BDI.

    Xheladin Kica, kėshilltar i PDSH-sė ka theksuar se plani ėshtė destruktiv pėr ndėrtimin e kėsaj shkolle tė mesme nė zonė rurale, gjegjėsisht nė fshatin e tyre dhe jo siē shpjegon ai tė ndėrtohet shkollė apo tė arrihet zgjidhje pėr njė objekt nė qytetin e Strugės. “Kėtė plan e kemi hedhur poshtė kategorikisht, sepse Qeveria nė bashkėpunim me komunėn kanė rėnė nė ujdi pėr kėtė plan tė dėmshėm pėr shqiptarėt, duke i ēuar nxėnėsit shqiptarė tė mėsojnė shkollė tė mesme nė zona rurale. Raste tė tilla nuk ka askund. Pse nuk shkojnė maqedonasit le tė ndėrtojnė me miliona euro shkolla nė fshatrat e tyre, nuk jemi kundėr. Por dihet se kjo ka qėllime qė nxėnėsit shqiptarė tė largohen nga shkollat aktuale amė nė qytet”, thekson Xheladin Kica.

    I tė njėjtit mendim ėshtė edhe kėshilltari i BDI-sė, Pėllumb Qyra, i cili thekson se ai mbėshtet ēdo kėrkesė dhe qėndrim tė banorėve shqiptarė, sepse ai ėshtė i zgjedhuri i tyre. “Unė jam me vlerėsimin e pėrgjithshėm qė del nga qytetarėt e mi dhe nuk heqi dorė nga ato kėrkesa. Mbetemi pėr ta shqyrtu situatėn”, ka theksuar Qyra, i cili ėshtė pjesė e grupit tė iniciativės qytetare pėr tė kundėrshtuar projektin. Derisa po vazhdojnė kėto debate, Qeveria ka ndarė mjetet, por edhe ėshtė shpallur njė kompani fituese e tenderit, por sipas banorėve tė Veleshtės asnjėherė nuk do tė lejohet ndėrtimi i kėsaj shkolle.

    ************************************************** *********

    600 administratorė shqiptar kėmbėkryq nėpėr shtėpi


    Shumica prej administratorėve shtetėror tė pranuar gjatė kėtij viti po qėndrojnė nėpėr shtėpitė e tyre, pėr shkak tė mos sistemimit nėpėr vendet e tyre tė punės nėpėr institucionet shtetėrore.

    Kjo bėhet e ditur nga burime brenda sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Qeverisė, ku ekskluzivisht pėr agjencinė “INA” konfirmohen faktet se gati tė gjithė administratorėt e pranuar gjatė kėtij viti nuk janė tė sistemuar nėpėr vendet e punės.
    Edhe anėtarė tė BDI-sė, qė janė pranuar si terkut partiak konfirmojnė pėr gazetėn se kanė ngelur nė shtėpi dhe se nuk dijnė se ku do tė sistematizohen nėpėr vende tė punės. Tė gjithė kėta kandidatė tė pranuar posedojnė vendimet pėr punė dhe se rrogat pėr ēdo muaj mbėrrijnė nė kontot e tyre. Nė dikasteret qė drejtohen nga VMRO-DPMNE dhe partitė e tjera nuk pranohen administratorėt shqiptarė, me arsyetimin tė mbingarkesės sė administratės sė tyre. Dy javė mė parė nga Ministria e Kulturės u larguan disa administratorė tė rinj, edhe ate me urdhėr tė zėvendėsministrit, Dragan Nedelkoviē.

    Nga kabineti i zėvendėskryeministrit Abdilaqim Ademi pohojnė se po bėhet procesi i sistematizimit dhe se brenda njė periudhe tė shkurtėr, tė gjithė kandidatėt e pranuar do tė vendosen nė vendet e punės nėpėr ministri e institucione tjera. Zėdhėnėsi i Qeverisė, Shefik Duraku ka theksuar se ėshtė nė procedurė zgjidhja e problemit tė sistematizimit tė administratorėve tė pranuar.

    “Momentalisht sekretariatit pėr Marrėveshjen e Ohrit ka kėrkuar prej tė gjitha institucioneve shtetėrore qė tė informojnė se sa vende pune kanė nė dispozicion dhe pas kėsaj do tė fillojė sistemimi i administratorėve tė rinj, varėsisht nga profesionet e tyre qė i kanė”, ka theksuar Duraku, duke shtuar se nga muaji i ardhshėm do tė hapet konkursi i ri pėr pranimin e kandidatėve tė tjerė nė administratė.

    Sipas sekretariatit pėr Marrėveshjen e Ohrit, gjatė vitit 2009 janė pranuar 600 nėpunės shtetėror, ndėrsa ėshtė paralajmėruar se deri nė fund tė vitit tė pranohen edhe 300-400 administratorė tė tjerė

    ************************************************** **************

    Mėsim nėn qiell tė hapur


    Mėsojnė tė shkruajnė dhe tė shumėzojnė nėn qiell tė hapur. Nxėnėsit shqiptar tė fshatit Trapiēndol nė Kėrēovė nė mungesė tė shkollės mėsojnė nė natyrė, nėn qiell tė hapur.
    Afėrsisht para pesė muajve gjysma e kulmit tė shkollės kanė rėnė nė klasė. Muret nė klasa janė krisur dhe ēarė, kurse edhe pjesa tjetėr e kulmit rrezikon tė bie. Pėr kėtė rast ėshtė informuar Ministria e Arsimit tė Maqedonisė e cila pasi ka analizuar situatėn ka ndėrprerė mėsimin, shkaku i kushteve tė vėshtira dhe rrezikut qė pjesa tjetėr e tavanit dhe kulmit tė bie mbi kokat e nxėnėsve. “Pėr fat tė keq ky nuk ėshtė mėsim, ne kemi improvizuar diēka, as nuk pranohet, as qė duam tė pranohet. Kjo ėshtė vetėm sa pėr tė mos i lėnė pa mėsim nxėnėsit”, thekson Shefqet Ramadani, arsimtar nė kėtė shkollė. Prindėrit e nxėnėsve kėrkojnė nga Ministria e Arsimit ta rinovojnė shkollėn ose tė ndėrtojnė njė tė re. Ata ankohen se edhe pas pesė muajve Qeveria e Maqedonisė nuk ka marrė ndonjė iniciativė pėr tė siguruar mėsim normal pėr nxėnėsit shqiptar.

    ************************************************** **

    Ministria e Arsimit kundėr kėrkesave tė nxėnėsve shqiptarė


    Ministria e Arsimit dhe Shkencės hapur ėshtė deklaruar se nuk do tė pėrfillė kėrkesat e prindėrve shqiptarė pėr t`i regjistruar fėmijėt e tyre nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė “Nikolla Shtejn” nė Tetovė. Rreth 180 nxėnės shqiptarė tė rajonit tė Tetovės edhe pėrkundėr suksesit tė shkėlqyeshėm kanė ngelur nė rrugė dhe tė paregjistruar. Pėr shkak tė kėsaj gjendje prindėrit e tyre janė hedhur nė protesta para shkollės, duke kėrkuar zgjidhje urgjente pėr hapjen e paraleleve shtesė. Mirėpo, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Nikolla Todorov, por edhe zėvendėsja e tij, Lindita Qazimi u deklaruan tė prerė se nuk do tė ketė paralele shtesė dhe nuk do tė pėrfillen kėrkesat e prindėrve shqiptarė, tė cilėt kanė paralajmėruar vazhdimin e protestave, edhe para Qeverisė. Zėvendėsministrja e Arsimit, Lindita Qazimi theksoi se nė shkollėn e mjekėsisė nuk ka probleme, por sipas saj, po tentohet tė krijohen probleme.

    “Nuk besojė se 180 nxėnės kanė ngelur tė paregjistruar. Tė gjithė shkollat kanė kriteriumet e veta dhe njė numėr i nxėnėsve pa dashur tė ofendojė dhe nėnēmojė janė nga ata nxėnės qė ndoshta nuk e kanė plotėsuar kriterin qė ėshtė paraparė nga shkolla e mesme e mjekėsisė. Ata mund tė regjistrohen nė shkolla tjera, ku ka plotė vende tė lira”, ka theksuar zėvendėsministrja Qazimi.

    Edhe ministri i Arsimit, Nikolla Todorov ka theksuar se rasti mė i fundit nė mjekėsinė e Tetovės ėshtė i motivuar. “Nuk e di se nga janė tė motivuar qė nė kėtė mėnyrė tė shprehin revoltėn e tyre. Paralelet nuk mund tė hapet me kėrkesė tė njė individi sepse ka njė procedurė.Kėrkesa nga pushteti lokal parashtrohet nė qeveri dhe pastaj nė koordinim me Ministrinė e Arsimit, pėrgjigja i kthehet pushtetit lokal”, ka theksuar ministri Todorov. Por nga ana tjetėr, sektori pėr arsim i komunės sė Tetovės, thekson se ka parashtruar kėrkesėn pėr hapjen e paraleleve shtesė nė mjekėsi. Krerėt e lartė tė arsimit dje kanė marrė pjesė nė ceremoninė e lėshimit tė shkollės fillore nė Drenovec tė Tetovės, ku ishin tė pranishėm edhe zėvendėskryeministri Abdylaqim Ademi dhe ministri i Ekonomisė, Fatmir Besimi.

    ************************************************** ***********

    Iljazi: Qeveria po shkatėrron arsimin shqip



    Partia Demokratike Shqiptare nė njė konferencė pėr shtyp deklaroi se Qeveria e Maqedonisė synon ta shkatėrroj arsimin shqip nė Republikėn e Maqedonisė.
    “I tėrė opinioni i gjerė ėshtė dėshmitar se Qeveria e R.Maqedonisė, e veēmas BDI-ja ėshtė tejet e interesuar pėr tė shkatėrruar arsimin shqip nė Maqedoni. E gjithė kjo argumentohet me paralelet shqipe nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Shkup, me situatėn e shkollės nė Idrizovė, me getoizimin e arsimit shqip nė Strugė, me kantierėt nė Kumanovė dhe tani zullumi ka filluar edhe nė Tetovė. Nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Tetovė, qėllimisht mbyllen 5 paralele nė gjuhėn shqipe, ndėrsa nė anėn tjetėr paralelet nė gjuhėn maqedonase nuk preken fare”, theksoi deputetja e PDSH-sė, Sadije Iljazi.

    Ajo theksoi se po ashtu qeveria e R.Maqedonisė jep pėrgjigje negative pėr hapjen e 3 paraleleve tė reja nė gjuhėn shqipe po nė kėtė shkollė.

    “Situatė e njėjtė ėshtė edhe nė shkollat tjera nė Tetovė. Kjo Qeveri pėrveē pėrurimeve nuk di gjė tjetėr, por edhe kjo nė Tetovė nuk u eci pėr dore. Shkolla e cila u pėrurua nė Drenovec, qė nga ajo dite nuk u hap mė. Ata menduan se tetovarėt dhe gjithė shqiptarėt do t’ju besojnė kėsaj gėnjeshtre”, theksoi Iljazi.

    PDSH i apelon BDI-sė qė ti mbajė duart larg nga arsimi shqip nė Maqedoni.

    “Ne do ta mbrojmė me ēdo kusht arsimimin e gjeneratave tė reja nė gjuhėn tonė shqipe. Publikisht pyesim BDI-nė kur do tė bėhet partnere e vėrtet e koalicionit qeveritar, pasi qė serviliteti i saj ėshtė bėrė i padurueshėm pėr shqiptarėt”, theksoi deputetja e PDSH-sė.

    ************************************************** ******

    Promovohet enciklopedia maqedonase, reagojnė historianėt shqiptarė


    Kryetari i Shoqatės sė Historianėve nė Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar se Enciklopedia Maqedonase ėshtė nė vazhdėn e projekteve fashizoide qė i pėrgatit Bllazhe Ristevski me bashkėpunėtorė nė krye me Pasko Kuzmanin


    Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė (ASHAM) nė praninė edhe tė kryeministrit Nikolla Gruevski dje ka promovuar Enciklopedinė tė ashtuquajtur “Maqedonase” dhe jo tė “Maqedonisė”, ku pėrmblidhen fakte kryesisht qė kanė tė bėjnė ēėshtjen sllavomaqedonase dhe duke mos pėrfshirė asnjė elementė tė rėndėsishėm shqiptarė. Nė prezantimin e kėsaj vepre, kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov ka theksuar se kjo enciklopedi nxjerrė nė shesh fatin e kombit dhe popullit maqedonas dhe rrugėtimin e tij. Me fjalime tė tyre rreth kėsaj vepre janė paraqitur edhe akademikėt Vllado Kambovski dhe Gane Todorovski.

    Kryetari i Shoqatės sė Historianėve nė Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar se kjo enciklopedi ėshtė nė vazhdėn e projekteve fashizoide qė i pėrgatit Bllazhe Ristevski me bashkėpunėtorė nė krye me Pasko Kuzmanin.

    ”Ky projekt ėshtė nė vazhdėn e projekteve tė mėparshme antishqiptare dhe pėr kėtė ēėshtje si shoqatė do tė ngrejmė zėrin dhe do tė hedhim poshtė kėtė projekt tė tillė qė ėshtė kryekėput maqedonas”, ka theksuar historiani Dervishi.

    Sipas tij, pėrderisa nuk merr pjesė asnjė historian shqiptarė nė pėrpilimin dhe pėrgatitjen e saj kjo nėnkupton se ėshtė krejtėsisht antishqipare. ”Kjo enciklopedi qėllimin kryesor e ka qė shqiptarėt t’i pėrjashtojė nga antikiteti deri nė shekullin 17 dhe tė dėshmojė se kinse shqiptarėt janė tė ardhur “, ka theksuar kryetari i shoqatės sė historianėve, prof.dr. Nebi Dervishi, duke paralajmėruar qė ėshtė momenti i fundit pėr njė Enciklopedi paralele tė shqiptarėve.

    Edhe historiani prof.dr. Vebi Xhemaili ka theksuar se kėto punime shkencore janė tendencioze kundėr autoktonisė sė shqiptarėve dhe vlerave tė mirėfillta tė trungut shqiptar. “Pėr ne shqiptarėt ėshtė e papranueshme kjo enciklopedi e tyre e shkruar nė mėnyrė tendencioze. Prandaj, nė anėn tjetėr, shqiptarėt dhe brezi i ri asnjėherė nuk do ta pėrdor kėtė dokument dekstruktiv dhe tė rrezikshėm pėr tė ardhmen”, ka theksuar ligjėruesi universitar nė USHT, Vebi Xhemaili.

    ************************************************** *

    Pėrralla e sallės sė Sllupēanit


    Nazmije Kamberi - MURATI

    Kumanovė, 16 shtator - Punimet nė sallėn sportive tė fshatit Sllupēan ende nuk kanė pėrfunduar. Pėr kėtė shkak ende nuk ėshtė bėrė edhe inaugurimi pasi afatet e dhėna pėr pėrfundimin e plotė tė punimeve shtyhen, duke e hedhur fajin institucional herė te njėra e herė tė pala tjetėr. Pėrfaqėsuesit e shkollės thonė se ka njė kohė tė gjatė qė nuk ėshtė prekur punė me dorė nga ana e punėtorėve, kurse e gjithė salla ka mbetur nė njė status quo, edhe pse nevoja ėshtė mjaft e madhe, sidomos tash kur edhe fillon tė sezoni i vjeshtės dhe moti i ftohtė.

    "Ėshtė dashur madje gjatė muajve tė verės tė punohet diēka kur nxėnėsit nuk kanė qenė nė shkollė. Ka mbi 2 muaj qė nuk ėshtė punuar asgjė, asnjė punė nuk ka lėvizur. Edhe pse sipas planit salla ėshtė me standarde tė larta moderne, por nuk besoj qė njė plani i plotė do tė realizohet. E mira e gjithė kėsaj ėshtė se deri tash ka arritur salla tė mbulohet, gjė qė na jep shpresė se tė paktėn nxėnėsit do tė strehohen brenda gjatė orėve tė Edukatės fizike" thotė Nehat Jahiu, zėvendėsdrejtor nė shkollėn fillore "Faik Konica" nė Sllupēan.

    Sallat sportive tė cilat janė pjesė e projektit tė Qeverisė nė mbarė vendin janė nėn kompetencė tė Agjencisė pėr Rini dhe Sport. Ndėrkaq, kėta tė fundit thonė se problemet apo vėshtirėsitė qė kanė hasur deri mė tash gjatė procesit nuk janė tė natyrės sė financimit, por thjesht disa probleme qė hasen mes njerėzve gjatė punės nė kėto salla.

    "Ėshtė e vėrtetė se punimet kanė ngecur nė sallėn sportive tė Sllupēanit, por kjo ėshtė bėrė pėr shkak tė njė problemi mes punėtorėve, qė e ka ngadalėsuar procesin. Ne do tė mbajmė njė takim me drejtorin e Agjencionit dhe kryetarit tė Komunės sė Likovės Sadulla Durakun, qė tė shohim se cilėt janė ata qė pengojnė punėn dhe sa mė shpejtė tė bėhet inaugurimi", thotė Fevzi Mani, zėvendės drejtor i Agjencionit pėr Rini dhe Sport.

    Sipas Manit ngecjet e punimeve nėpėr sallat sportive tek vendbanimet shqiptare qėndron te firmat e ndėrtimit. Nga ana tjetėr, realizatorėt e punimeve pėr kėto salla nėpėr vendbanimet shqiptare gjithmonė janė ankuar pėr mjetet financiare qė nuk ndahen me kohė. Ndėrkaq, zv. drejtori Mani potencon faktin se edhe salla sportive nė Zherovjan ėshtė gati, megjithatė pritet njė kohė e lirė pėr pėrfaqėsuesit qeveritare qė tė vendoset nė agjendėn e tyre ditorė pėr tė bėrė inaugurimin solemn. Realizator i ndėrtimit tė disa sallave sportive nė vendbanimet shqiptare ėshtė ndėrmarrja "Vigan" nga Struga.

    ************************************************** ***************

    Libra shqip me shkronja cirilike


    Laura PAPRANIKU

    Shkup, 16 shtator - Fraza tė tėra dhe teste tė plota nė gjuhėn maqedonase i gjen tė shkruara nė librat shkollore nė gjuhėn shqipe. Kjo ėshtė "moda" mė e fundit e sakatimit tė teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe, ndėrsa maqedonishtja me alfabetin e saj cirilik po kapėrdihet pa u vėrejtur nga kompetentėt. Libra, tė kėtillė tė cilėt po ēorodisin shqipen e teksteve shkollore, po shpėrndahen pa asnjė problem nėpėr shkolla dhe qė aty u imponohen pėr mėsim nxėnėsve shqiptarė.

    "Makedonski"qė nė kopertina

    Shtėpia botuese maqedonase, si "Tabernakulla", "Albi" apo Makedonska iskra, me tė madhe po e imponojnė maqedonishten dhe ciriliken nėpėr tekste shkollore. Tė gjitha shkollat shqiptare, pa pėrjashtim janė shfrytėzuese tė ndonjėrės prej librave tė kėtyre shtėpive, nė tė cilat i gjen me mijėra "margaritarė" tė zhvleftėsimit tė shqipes dhe alfabetit tė saj latin dhe mbivlerėsimit tė maqedonishtes dhe cirilikes. Edhe atė kjo tendencė po bėhet aq hapur, sa nė librat shqip tė kėtyre shtėpive botuese maqedonishtja servohet qė nė kopertinat e teksteve. Tė shkruara me cirilikė "Tabernakulla", "Albi" dhe emėrtimi i ndonjė shtėpie tė ngjashme, nisin e bėjnė kėrdinė edhe brenda teksteve shkollore. Me pretekstin e ilustrimit, aty gjen tė shkruar mė tepėr maqedonisht se sa shqip, sikurse ėshtė rasti me Kulturėn qytetare, pėr klasat VIII. Nė disa fletė tė kėtij libri, botuese e sė cilės ėshtė "Makedonska iskra", ndodhėn qė e numėruar nė rreshta dhe e pėrpjesėtuar nė hapėsirė, tė ketė mė shumė tekst maqedonisht se sa shqip, edhe pse teksti shkollor u dedikohet nxėnėsve shqiptarė. Librin "Kultura qytetare" sivjet do ta shfrytėzojnė 90 pėr qind tė shkollave shqiptare. Nėpėr komuna, prej ku bėhet distribuomi i librave, thonė se nuk ėshtė shėnuar asnjė rast qė ndonjė shkollė tė ketė kthyer mbrapsht librat e Makedonska iskra, ndėrsa shkollat nuk ia kanė idenė se ēfarė "malli" po u servohet nė rastin konkret. Kėshtu, nė Komunė e Ēairit, nė pėrjashtim tė shkollės fillore "7 Marsi', tė gjitha shkollat e tjera e kanė nė program atė libėr. Arsimtarėt qė do tė mbajnė kulturėn qytetare, thonė se ai ėshtė teksti i vetėm shkollor pėr kėtė lėndė.

    "Lavdi Shėn Kirilit"

    Nė kėtė mėnyrė edhe kur do tė edukohen pėr rolin e medias nė shoqėri, shqiptarėve u nxirren para syve vetėm gazetat maqedonase, ndėrsa kur pėr ilustrim u jepet njė tekst gazete, "Makedonska iskra" ėshtė kujdesur qė nė konotacionin negativ tė fokuson shqiptarėt. I kėtillė ėshtė rasti me shkrimin "Tetova dhe Gostivari tė pa pėrgatitura pėr zgjedhje" qė shėrben nė librin shkollor si ilustrim pėrmes njė faksimile qė tėrheqė vėmendjen. Po tė analizohet ana vizuale e librave, nuk ka dyshim se ato kanė krijuar njė Maqedoni ekskluzivisht tė maqedonase dhe kishave. Nė njėsinė e trashėgimisė kulturore ėshtė vetėm njė xhami dhe vetėm njė pasues i vetėm pėr trashėgiminė kulturore islame, edhe pse gjysma e popullatės i takon kėtij konfeksioni. Ndėrsa nė trashėgiminė kishtare ėshtė shkuar aq larg, sa nxėnėsve u imponohet mitizimi i misionarėve kishtarė. "Lavdi Shėn Kirilit filozof" qėndron poshtė fotografisė, e shoqėruar me vargjet "tė jetė bekuar goja jote/ Kiril, baba i bekuar, nga ajo nė gojėn time/ u derdh ėmbėlsira shpirtėrore". Tekste me kėsi lloj pėrmbajtjes gjen nė Kulturėn qytetare tė SHB "Iskra maqedonase", faqja 51. Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr mungesė autorėve dhe botuesve shqiptarė, nė konkursin pėr botimin e tekstit nga lėnda e kulturės qytetare, kanė lejuar pėrkthimin e kėtij libri nga maqedonishtja nė shqip. Mirėpo, askush nuk ėshtė kujdesur, qė tė paktėn ilustrimet teksteve tė korrespondojnė me nevojat e nxėnėsve, tė cilėve u dedikohet. Mbishkrimi pėr Kushtetutėn e Republikės sė Maqedonisė shuam mirė mund tė qėndron edhe nė shqip, pasi ėshtė i pėrkthyer dhe si i tillė shtetet dhe nė gjuhėn shqipe.

    "Razmislli" nė "makedonski"

    Duke mos mbajtur llogari pėr nxėnėsit shqiptarė, apo pėr t'ua ēoroditur gjuhėn dhe pėrfytyrimin mbi vetveten, kur u mėsohet pėr rolin e medias nė shoqėri ilustrimi u bėhet vetėm me gazeta maqedonase.
    Edhe kur poshtė fotografive vendoset legjenda shpjeguese e fotografive (me tekste dhe shkronja tė mėdha cirilike) shqipja nisė tė flet "makedonēe". Shembull pėr kėtė ėshtė Historia e klasave V tė "Tabernakullit", ku nė shqip shkruhet "Nezavisna Makedonija", apo "Makedonija". Arsimtarėt thonė se janė tė detyruar ti kapėrcejnė rastet e kėtilla. "Ashtu ėshtė kur librat ti bėjnė tė tjerėt", thotė njė arsimtar nė shkollėn "Penko". Nė librin e Historisė qė ai duhet ta ligjėrojė me nxėnėsit e klasave tė pesta, jo vetėm qė nė vend tė fotografisė sė Bajo Topullit ėshtė vendosur fotografia e Konstantin Kristoforidhit, por nė pjesėn "Mendo dhe pėrgjigju" vendin e ka zėnė fjali "Razmislli i odgovori". Nė SHB "Prosvetno dello", vulėn e tė cilės e mban libri nė fjalė i historisė, arsyetohen se "duhet tė jetė ndonjė gabim teknik", mirėpo pėr njė shtėpi me 50 vjet pėrvojė nė botim teksteve dhe qė nuk ėshtė shėruar ende sa duhet prej manisė pėr tė pėrdorur toponiminė maqedonase nė libra shqip, ėshtė pak vėshtirė tė bėhet nė "gabime tė pa qėllimshme".
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Diskriminimi nė shifra

    Laura PAPRANIKU

    Shkup, 28 shtator - Prindėrit shqiptarė tė shkollės fillore "Panajot Gjinovski" nė Shkup, kanė vendosur t'i japin fund politikės diskriminuese dhe standardeve tė dyfishta qė pėrdor kjo shkollė nė dėm tė nxėnėsve shqiptarė. Kėta tė fundit ngulfaten nė paralele me nga 38, 40 deri edhe 41 nxėnės nė klasė, kurse pėr nxėnėsit maqedonas formohen paralele me nga 15 nxėnės nė klasė. Tė hėnėn prindėrit shqiptarė edhe zyrtarisht kėrkuan tė takohen me pėrfaqėsuesit e Komunės sė Butelit, ku graviton ajo shkollė, ndėrsa shkollėn nuk e vizituan as inspektoret komunal tė arsimit, sikurse u ishte premtuar tė premten dhe presin qė deri tė mėrkurėn tė korrigjohet kjo politikė diskriminuese dhe anti ligjor. Nė tė kundėrtėn, do tė ketė radikalizim tė situatės dhe marrja ė hapave tjera, si bojkotimi i mėsim apo bllokimi i tėrėsishėm i shkollės, sikurse paralajmėron Gėzim Ahmeti, nga Kėshilli iniciues i prindėrve.
    "Po qe se deri tė mėrkurėn nuk marrim pėrgjigje pozitive pėr zgjidhjen e problemit, neve do tė jemi tė detyruar qė marrim hapa mė radikale, pra bojkotim tė mėsimit e ndoshta edhe bllokim tė shkollės, pasi kjo problematik duhet tė arrijė deri nė veshėt e atyre qė duhet ta zgjidhi", pohon Ahmeti, babai i tre fėmijėve, qė tė gjithė nxėnės nė "Panajot Ginovki". Fėmija mė i vogėl i tij, nė klasė tė parė, ėshtė i detyruar qė tė ndajė bankėn jo vetėm me njė bashkėmoshatar, po me dy tė tjerė. Meqė nė klasė ka 41 nxėnės dhe mungojnė hapėsirat, mėsuesja ėshtė e detyruar t'i ulėn nga tri nxėnės nė bankė. Ahmeti, thotė se ky problem ėshtė lėnė qėllimisht pa u zgjidhur dhe se nė shkollė janė tri kabinete tė cilat nuk shfrytėzohen fare.

    Shqetėsimin e prindėrve e mbėshtesin edhe arsimtarėt e kėsaj shkolle, tė cilėt thonė se me 40 nxėnės nė klasė nuk mund tė garantohet as suksesi nė mėsime. Arsimtari Salajdin Hamiti thotė se ky problem po ngrihet vazhdimisht pesė viteve e fundit nė Kėshillin e shkollės, ku ai ėshtė anėtarė prej para tetė viteve. "Kemi dėrguar kėrkesa nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės dhe nė Komunėn e Butelit pesė vite mė radhė, mirėpo na kthejnė pėrgjigje se nuk ka vend apo nuk ka tė holla", tregon Hamiti, kurse i vlerėson si tė pabaza ato arsyetime. "Sipas ligjeve tė arsimit, shkollat paguhen nė bazė tė nxėnėsve dhe nuk ėshtė e drejtė qė pėr dikė tė sigurohet klasa me 15 nxėnės dhe tė tjerėt tė ngulfaten nė klasa me 41 nxėnės", pohon ai. Shkolla numėron 367 nxėnės maqedonas me 20 paralele, kurse pėr shqiptarė tė cilėt numėrohen 341 nxėnės funksionojnė vetėm 13 paralele, pra shtatė paralele mė pak. Hamiti, gjithashtu e sensibilizon edhe mungesėn e personelit teknik dhe personelit pedagogjik shqiptar nė kėtė shkollė. "Nė administratėn e shkollės prej te drejtori deri te pastruesi mė i fundit tė gjithė janė maqedonas", deklaron ai, ndėrsa kėrkon qė edhe kėtu tė reflekton pak fryma e Marrėveshjes sė Ohrit. Pranimi i nxėnėsve nė klasė tė parė bėhet prej pedagogėve maqedonas, vėrejnė prindėrit paradoksin e radhės nė kėtė shkollė tė Butelit. Mirėpo, kėshilltarėt shqiptarė nė Komunėn e Butelit thonė se ky nuk ėshtė problem i vetėm i nxėnėsve shqiptarė nė kėtė komunė. Probleme tė kėtilla ka nė :"Zhivko Bgrajkovki", "Penko" dhe "Liman Kaba", pohon Veton Ibrahimi, kėshilltar i BDI-sė. Ibrahimi shkakun e problemit e sheh tek kryetari i komunės, Pero Llatinovski, kuadėr i VMRO-sė dhe pėrgjegjėsja pėr arsimi, Vesna Gazhovska. "Ata nuk japin leje pėr formimin e paraleleve tjera dhe mė e keqja qėndron nė atė se votat e shqiptarėve pėrēahen nė Kėshill". Dy votat e Partisė Demokracia e Re, sipas tij, shkojnė nė favor tė Llatinosvkit, kurse "DR-ja edhe pse opozitė nė Qeveri, funksionon si pozitė nė Komunėn e Butelit", thotė Ibrahimi. Kėshilli Komunal i Butelit numėron 19 anėtarė, prej tė cilėve 10 tė VMRO-sė, 4 tė LSDM-sė, 3 tė BDI-sė dhe 2 tė DR-sė.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Qeveria ngulfat komunikimin nė shqip 09/10/2009 20:58:10

    Zėdhėnėsi i Qeverisė, Shefik Duraku mungesėn e gjuhė shqipe e shef si gjoja ēėshtje teknike. Shqiptarėt hallexhinjė shfaqin problemet me komunikimin me Qeverinė

    Asnjė dokument, kėrkesė apo informatė zyrtare shqiptarėt deri tani nuk kanė arritur qė publikisht apo privatisht ta marrin nė gjuhėn shqipe nga Qeveria e Maqedonisė, edhe pse kjo e drejtė mundėsohet me ligj, qė buron nga obligimet e Marrėveshjes sė Ohrit.

    Qytetarėt qė probleme, nevojė apo kėrkesa nė Qeveri vazhdojnė tė detyrohen t`i bėjnė kėrkesat dhe lutjet nė gjuhėn maqedonase, sepse njė sugjerim tė tillė e marrin edhe nga zyrtarė dhe nėnpunės shqiptarė nė Qeveri.

    ”Kam pasur problem nė komisionin e shkallės sė dytė tė Qeverisė, dhe ankesėn mė thanė ta bėjė nė maqedonisht, sepse mė mirė. Ose nėse do tė ishte nė shqip,as qė do tė pėrfillej dhe zvarritet” thekson Idriz M, nga Kumanova, i cili thekson se ka pasur komunikim me Qeverinė, por kryesisht nė gjuhėn maqedonase zyrtare.

    Ai thekson se nuk mund tė sigurojė informata dhe tė njihet me aktivitetet, njoftime dhe shpalljet qeveritare, pėr shkak se edhe burimet e informimit apo faqja e internetit tė Qeverisė, vazhdon tė jetė vetėm nė gjuhėn maqedonase. Zėdhėnėsi i Qeverisė, Shefik Duraku pėr agjencinė e lajmeve INA ka theksuar se mungesa e aplikimit te gjuhės shqipe, bėhet per ēėshtje teknike.

    ”Problemi ėshtė teknik dhe nuk kemi pasur ndonjė shqiptarė qė tė azhuronte faqen e Qeverisė dhe tė mirėmbajė versionin shqip. Me konkurset e reja qė kemi pranuar kuadro, do t`i punėsojmė disa qė tė merren me kėto ēėshtje pėr azhurnimin e faqes”, ka theksuar zėdhėnėsi Duraku. Ekspertėt pėr ēėshtje juridike theksojnė se Qeveria me kėtė shkelė tė drejtėn e pėrdorimit tė gjuhės shqipe, por disa herė kjo nevojė ka hasur nė veshė tė shurdhėr. (INA)
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Policia na trishtoi


    Nazmije Kamberi-MURATI

    Kumanovė, 9 tetor - Britmė, ulėrimė, trishtim, maltretim dhe tollovi nėpėr shtėpitė e pesė vėllezėrve Sallahi nga Opaja e Kumanovės ka shkaktuar policia maqedonase gjatė bastisjes, nėn dyshimin se kanė qėlluar mbi policėt kufitarė nė fshatin Bellanoc. Ndėrkaq, policia njoftoi se dyshohet se pesė vėllezėrit Sallahu kanė qenė tė involvuar nė incidentin e ndodhur nė orėt e vona tė enjten e kaluar nė fshatin Bellanocė. Megjithatė njė ditė pas incidentit, policia me autorizim tė gjykatės, ka kontrolluar pesė shtėpitė e personave tė dyshuar. Edhe kundrejt dyshimeve, nė policia kanė informuar se padi penale pėr armėmbajtje pa leje do tė ngrihet vetėm kundėr personit Sali Sallahu. Ndėrkaq, vėllezėrit ndjehen tė pafajshėm dhe akuzojnė pushtetin pėr aksionin policorė nė mėngjesin e hershėm tė 4 tetorit.

    Jemi tė pa fajshėm

    "Fėmijėt tanė nė mėnyrė egėrsisht janė maltretuar dhe janė traumatizuar nga ajo pamje, tė cilėt pasi kishin rėnė nė gjumė, janė zgjuar dhe janė mbikėqyrur nga policėt me maska. Gjatė tėrė kohės i kanė drejtuar automatikėt drejt fėmijėve dhe grave tona. Kjo ėshtė jashtė ēdo tė drejte njerėzore pasi qė ne nuk kemi bėrė asgjė dhe jemi tė pafajshėm. Nė shtėpinė tonė nuk ėshtė gjetur asgjė. Unė kam qenė duke fjetur dhe aty rreth orės 1 e 30 pas mesnate kam dėgjuar britmat e policėve me qentė, tė cilėt hynė edhe brenda nėpėr dhoma. Nuk e di ēfarė tė them..., kjo nuk durohet assesi", thotė Bajram Sallahi, njėri nga vėllezėrit nė shtėpinė e tė cilit nuk ėshtė gjetur asgjė. Ai thotė se atė natė ka qenė gjatė tėrė kohės nė shtėpi, dhe ai bashkė mė vėllezėrit janė lidhur dhe janė shtrirė pėr toke, pėrderisa gratė dhe fėmijėt kanė qenė nėn tytėn e pushkėve automatike tė policėve.

    Pas bastisjes, pesė vėllezėrit Sallahi janė dėrguar nė stacionin policorė dhe janė lėshuar pas tre ditėve. Bajram Sallahi ka kritikon pushtetin lokal dhe atė qendror, pasi si[ thotė, askush nga subjektet nuk u ka dalė nė mbrojtje.
    "Nuk e di a ka ndonjė shqiptarė qė ka njė funksion, e qė ne e kemi votuar dhe tė vijė tė na vizitojė. Tė dėgjojė trishtimin qė ne kemi pėrballuar sė bashku me fėmijėt tanė. Mbi 400 policė me maska, mund tė them se kanė qenė nė shtėpitė e tona. Ne nuk jemi kriminelė tė trajtohemi nė atė mėnyrė, shteti duhet tė jetė i njejtė pėr tė gjithė. I kam thėnė se edhe po tė gėrryejnė ndėr tokė, nuk do tė mund tė gjejnė asgjė, pasi qė s'kam ēka tė fsheh. Definitivisht nuk kemi asgjė, as kryetar komune, as liderė partiak pėr tė na mbrojtur, nuk kemi as ku tė ankohemi", rrėfen Bajrami, i cili gjatė bisedės disa herė shfrynte nga kjo gjendje qė nuk ka zgjidhje. Ai mendon se ndoshta shpėrngulja e familjes do tė ishte alternativa mė e mirė pėr tė mos u keqtrajtuar.

    Fėmijėt nė trajtim mjekėsor

    Pėrveē grave, tė cilat duke fjetur nėpėr dhomat e tyre janė kontrolluar duke mos u respektuar intimiteti i tyre, viktimė tė bastisjes kanė qenė edhe fėmijėt e pesė vėllezėrve Sallahu nga Opaja. Iljasau 12 vjeēarė, djali i Bajramit, tregon qė ėshtė kapur nga njė polic dhe ėshtė shtrirė. "Mė shtrėngoi fort dhe kisha dhimbje nė krah. Polici mbante automatikun drejt mua dhe mė tha duke bėrtitur 'lezhi'(shtrihu) disa herė. Jam trishtuar, sepse kur kanė ardhur policėt, unė kam qenė duke fjetur dhe pash shumė policė me maska dhe pushkė nė krah", thotė ai. Edhe Nazlija, motra e tij, e cila ėshtė mė e madhe se ai, rrėfen pėr keqtrajtimin qė policėt i kanė bėrė. "Kisha frikė mos ti ndodh babit diēka, pasi e pashė me duar lidhur dhe tė shtrirė nė tokė, fillova tė qaj, nėnėn nuk e kisha afėr, nuk mundem as tė qetėsohem dhe nuk duroj tė rri nė shtėpi mė vetė nėse nuk i kam prindėrit kėtu", sqaron Nazlija. Prindėrit thonė se i kanė dėrguar nė mjek fėmijėt pėr kontrollim mjekėsor, pasi qė sipas tyre, nga ajo ditė ndjehen tė frikėsuar dhe tė traumatizuar.

    Tė pa sigurt nė vendin e tyre

    Duke pasur parasysh qė familja e Bajram Sallahit edhe nė vitin 2005 janė maltretuar nga policia pėr shkak tė njė konflikti qė kanė pasur, ata thonė se ndoshta do tė detyrohen qė tė lėshojnė vendin dhe tė shpėrngulen nga kėtu. "Unė nuk kam lidhje me rastin e Bellanocės, ne jemi me origjinė nga ai fshat, megjithatė un nuk kam as pronė, as tokė atje, ne mbi 70 vjet jemi tėrhequr nga ai fshat i origjinės. Nuk ka ligj qė na mbron, le tė vijė le tė sheh Ali Ahmeti si na maltretojnė, na bastisin e ne i kemi votuar ata, ne kemi qenė shkaktarė qė ai tė jetė nė pushtet sot, turp pėr tė gjithė liderėt partiak. As kryetari i komunės, Sadullah Durakau, nuk ėshtė interesuar, bile as qė interesuar dikush tė qaj dertin dhe hallin tonė. Pėrfundimisht ndoshta mė e udhės ėshtė tė shpėrngulemi nga kėtu" rrėfen i revoltuar Bajrami. Gruaja e tij, Mevlude Sallahi, nėnė e tre fėmijėve, shpreson qė kjo tė jetė bastisja e fundit dhe apelon qė fėmijėt e tyre tė lihen tė qetė dhe tė mos keqpėrdoren. Mevludja sqaron qė qentė policorė kanė nuhatur gjithēka nėpėr shtėpi. Katėr telefonat celularė tė familjes Sallahi janė marrė nga policia dhe nuk janė kthyer ende. Pesė shtėpitė e vėllezėrve Sallahi janė bastisur kinse kanė qenė tė tė involvuar nė rastin e fundit nė fshatin Bellanoc, nė tė cilėn drejt automjetit policorė ėshtė shtyrė me pushkė automatike. Nė kėtė incident tre pjesėtarė policor kanė kaluar pa ndonjė lėndim dhe u shkaktua dėm material.
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  5. #35




    Tre musketaret nga Shqiperia qe "ndihmojne" ēeshtjen shqiptare ne FYROM .
    Ndrysho Firmėn

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anėtarėsuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar mė parė nga Explorer Lexo Postimin
    Maksim Velo
    Fatos Lubonja
    Piro Misha

    Tre musketaret nga Shqiperia qe "ndihmojne" ēeshtjen shqiptare ne FYROM .

    Kėto 3 ishin maskarenj jo musketarė! Me siguri me origjinė sllave janė, pa dyshim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Modesti : 12-10-2009 mė 07:34
    Ēdo njeri do tė pėrgjigjet para Zotit

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shtėpisė sė Alfabetit iu vu dryni

    Evis HALILI

    Shkup, 9 tetor - Projekti pėr shndėrrimin e Shtėpisė sė Alfabetit nė muze mbeti njė ėndėrr. Gati njė vit pas inaugurimit dhe kremtimit tė 100 vjetorit tė datės historike, objekti i trukuar ka mbetur nė tė njėjtat faza restauruese, ndėrsa pėr adoptimin e ambienteve tė brendshme nė muzeum, as qė bėhet fjalė. Vendasit pohojnė se gjendja ėshtė e mjerueshme. Si pasojė e punimeve tė kryera me sforcim dhe me ritme tė pėrshpejtuara, disa prej dritareve dhe dyerve nuk mbyllen, tubacionet e ujėrave tė zeza janė bllokuar duke nxjerrė jashtė funksionit nevojtoret. Shtėpia, pas rikonstruktimit u kthye nė njė ngrehinė gati- gati funksionale, por pėrveē selive tė dy partive, degėve tė PDSH-sė dhe DR-sė, si edhe shoqatės "Kongresi i Bashkimit", nė asnjė prej kthinave nuk ėshtė ngritur qoftė edhe njė stendė me premisė pėr t'i shėrbyer njė muzeu.
    Nga instancat pėrgjegjėse, pėrgjigjet janė kontradiktore dhe konfuze. Enti i Qytetit, qė ka marrė pėrsipėr realizimin e projektit restaurues, pohon se do tė vijojnė me fazat e ngecura prej njė viti. Por nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Monumenteve, thonė se pa u zgjidhur kontesti pronėsor nuk mund tė pretendohet pėr muze. Pėr kėtė shkak, stagnimit tė punimeve, edhe buxheti i akorduar pėr kėtė vit, u tėrhoq. Asnjė pėrgjigje nuk ka as edhe nga kabineti i zėvendėskryeministrit pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, Abdylaqim Ademi, i cili personalisht u angazhua njė vit mė parė duke premtuar restaurimin total dhe krijimin e njė muzeu.

    Pėrveē heqjes dorė nga Shtėpia, dikasteret e kulturės kanė pritur me indiferentizėm edhe ēdo lloj projekti dedikuar objektit. Fėrgim Demiri, kreu i shoqatės "Kongresi i Bashkimit", prej disa muajsh po troket nė zyra tė ndryshme pėr tė kėrkuar realizimin e njė projekti, i cili do tė grumbullonte ato eksponatė qė i mungojnė godinės. Pasi i kanė detektuar familjet qė disponojnė objekte tė rrallė, Demiri, thotė se mund tė mblidhen shumė tė tilla me tė cilat do tė kompletohej muzeu i premtuar. Shandanė me qirinj, karrige, tavolina, veshje tė kohės, si edhe shumė aksesorė tė tjerė, pėrfshirė edhe shumė dokumente tė vjetra e dorėshkrime tė kohės. "Fatkeqėsisht kemi hasur nė njė indiferencė totale, qoftė nga Ministria e Kulturės, apo edhe nga Enti Restaurues i Qytetit. Ky projekt do tė realizonte atė qė u premtua njė vit mė parė nė inaugurim, krijimin e njė muzeu. Po pėrpiqemi tė bėjmė atė qė faktikisht duhet tė jetė - kjo shtėpi tė jetė njė muze dhe jo njė objekt pa vlerė", thotė Demiri.

    Ky projekt me ambicie mė tė mėdha, do tė luajė edhe rolin e njė qendre muzeale pėr rajonin e Pellagonisė dhe Prespės, duke arkivuar atė pjesė tė trashėgimisė historiko-kulturore tė zonės. Deri tani iniciativės i janė pėrgjigjur me donime modeste komuna e Manastirit dhe Gostivarit.

    *****************************************

    "Maqedonasit me 8 nxėnės nė klasa, shqiptarėt me 38

    12/10/2009

    Pėr formimin e njė paralele nuk vlejnė kriteret e njėjta ligjore pėr maqedonasit dhe shqiptarėt. Njė gjė e tillė po ndodh nė shkollėn fillore "Marko Cepenkov" nė komunėn e Zelenikovės, nė shkollėn fillore "Toli Zordomus" nė Kumanovė, ku numri i shqiptarėve ėshtė mė tepėr sesa ėshtė e lejuar me ligj kurse maqedonasit janė tė ndarė nė 3-4 paralele me nja 10 nxėnės. Njė gjė e tillė ndodhė edhe nė dhjetėra shkolla tė tjera ku mėsojnė nxėnėsit maqedonas. Ndėrkaq, pėr formimin e paraleles sė farmacisė nė gjuhėn shqipe nė Shkup vlen e kundėrta. Nuk lejohet nga drejtoria e shkollės sė mesme "Maria Kiri" tė hapet paralelja nėse nuk grumbullohen 24 nxėnės ashtu siē kėrkon ligji. Nga Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptar tė Maqedonisė (LASH) thonė qė ky fenomen ka kohė qė ėshtė prezent dhe nėse duam tė hymė nė BE duhet ti ketė standarde tė barabarta. " Ky fenomen ka kohė qė ėshtė prezent, ligji respektohet vetėm atėherė kur iu konvenon maqedonasve. Kėto problem nuk kanė fund, nė shkolla tė ndryshme bėhen kėsi lloj shkelje ligjesh dhe kėshtu nuk shkon mė. Duhet ngritur zėrin dhe duhet kėrkuar tė drejtat tona. Kėto ndodhin vetėm e vetėm qė tė pakėsohen arsimtarėt shqiptar", tha kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta.

    Ai sqaron se kėtė javė ndodhi problem me shkollėn fillore "Panajod Ginovski", ku shqiptarėt i kanė grumbulluar nga 38 nxėnės nė njė klasė, vetėm e vetėm qė tė mos punėsojnė arsimtarė shqiptar. Edhe pėrgjegjėsi i shkollės fillore "Marko Cepenkov" nė komunėn e Zelenikovės, Nehat Hasani thotė se ligji qė vlen pėr shqiptarėt nuk vlen pėr maqedonasit "Nė kėtė shkollė nxėnėsit janė ndarė nė mėnyrė tė parregullt dhe joligjore, pasi qė me ligj pėr njė paralele kėrkohen 24 nxėnės. Nga ana jonė ky ligj respektohet por nga ana e maqedonasve aspak, pasi qė ata janė tė ndarė nga 7 nxėnės nė 4 paralele. Kjo ndodh me tė vetmin qėllim, qė tė punėsohen sa mė shumė arsimtar maqedonas kurse arsimtarėt shqiptarė vetėm shikojnė se si t’i pakėsojnė", tha Hasani. Megjithatė kryetari i LASH-it, Dardhishtės ėshtė optimist, pasi pak kohė mė parė u nėnshkrua edhe kontrata me ministrin e arsimit Nikolla Todorov pėr depolitizim tė arsimit. "Shpresojmė qė ky problem tė zgjidhet dhe njė herė e pėrgjithmonė tė pėrfundojnė padrejtėsitė ndaj shqiptarėve", thotė Dardhishta. /Natyra GRUBI/"
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Libri i gjeografisė, si enciklopedia

    14/10/2009


    Shqiptarėt kanė emigruar nė Maqedoni para 230 viteve dhe se shqiptarėt janė krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve.

    Kėshtu shkruan nė librin e gjeografisė sė vitit tė dytė gjimnaz nė faqen 104. Kontroverse nuk ėshtė vetėm enciklopedia maqedonase, por edhe tekstet shkollore me tė cilat shėrbehen nxėnėsit e shkollave tė mesme. Profesorėt shqiptar tė gjeografisė ankohen pėr tė pavėrtetat shkencore qė shkruhen nė tekstet e gjeografisė. Azbi Ademi, profesori i gjeografisė nė gjimnazin e Tetovės, tha se ky tekst ėshtė bojkotuar mė 2004 nė mbledhjen e profesorėve shqiptarė tė lėndės sė gjeografisė.

    "Kur e pamė kėtė libėr vendosėm qė mos tė pėrkthehet nė gjuhėn shqipe pa u bėrė njėherė korrigjimi rrėnjėsor i njėsive mėsimore sidomos te pjesa me kufijtė shtetėrorė, toponimet qė janė pėrdorur nė gjuhėn sllave si dhe strukturėn etnike tė popullsisė nė Maqedoni, po ky tekst prapė se prapė u botua dhe tani pėrveē gabimeve tė njėsive mėsimore tani ai ka edhe gabime gjuhėsore", tha Ademi. Edhe profesorėt e gjimnazit "Zef Lush Marku" nė Shkup, thonė se ky libėr ėshtė stėrmbushur me tė pavėrteta.

    "Ky libėr ėshtė ashtu siē thonė shkrimtarėt e tij tė cilėt janė maqedonas dhe nuk ka asnjė shqiptar nė mesin e tyre dhe e kanė shkruar ashtu siē ju ka marr mendja atyre. Ėshtė skandaloze pjesa nė tė cilėn thuhet se shqiptarėt kanė emigruar nė Maqedoni para 230 viteve dhe se shqiptarėt janė krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve, kjo ėshtė diēka joshkencore dhe fyese pėr popullin shqiptar por pasi qė nuk kemi material tjetėr duhet ligjėruar nga ky libėr", thonė ata. Autorė tė kėtij teksti shkollor janė Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla V. Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski. Ėshtė botuar nga shtėpia botuese "Prosvetno dello".

    Profesorėt e Zef Lushit dhe ata tė gjimnazit tė Tetovės i bėjnė thirrje tė gjithė mėsimdhėnėsve shqiptarė tė bojkotojnė librat jo shkencor tė "Prosvetno dellos", pasi ato janė tė mbushura me mashtrime dhe gėnjeshtra.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Adem Jashari i pengon ministrave maqedonas

    14/10/2009 20:21:46


    Drejtori i shkollės fillore “Skenderbeu” nė Haraēinė, Ibrahim Ajvazi ka theksuar se ministrave maqedonas i ka penguar fotografia e heroit kombėtar Adem Jashari, tė cilėn e mbante nė zyrėn e tij. Drejtori i kėsaj shkolle ka theksuar se skandali ka ndodhur nė ditėn e vizitės sė fundit tė ministrit tė Arsimit, Nikolla Todorov dhe atij tė Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski nė shkollėn fillore tė kėsaj komune, tė shoqėruar edhe nga evroambasadori Ervan Fuere. “Sapo kanė hasur fotografinė, ministri i Transportit ka kėrkuar heqjen e saj, por pas kėsaj atij i sqarova se ky ėshtė hero kombėtar i shqiptarėve pas Skenderbeut”, ka theksuar drejtori Ajvazi nė pronocimin e tij, duke shtuar se tė njejtin mendim ka pasur edhe ministri i Transportit, Mile Janakievski.

    Drejtori i kėsaj shkolle, Ibrahim Ajvazi ka theksuar se asnjėherė nuk do ta heq nga zyra e tij, fotografinė e komandantit legjendar tė U]K-sė ,Adem Jashari. Mirėpo, kjo shkollė ėshtė nė pritje edhe tė ndonjė vendimi zyrtar nga Ministria e Arsimit.(INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Diskriminimi nė arsimin e tė ashtuquajturės Maqedoni
    http://lajmpress.com/opinion/1744.html

    *****

    500 familje shqiptare disa ditė pa rrymė

    Fitim KRYEZIU

    Shkup, 19 tetor - 500 familje shqiptare nga lagja Serava tė Shkup qė nga dita e premte nuk kanė rrymė. Pjesėtarėt e kėtyre familjeve tė hėnėn duke bllokuar disa akse rrugore tė qytetit, kanė shpreh revoltin e tyre pėr shkak tė mungesės (ndėrprerjes) sė rrymės elektrike. "Thjeshtė jemi tė befasuar edhe nga organet shtetėrore edhe nga Komuna e Ēairit, por edhe nga e tėrė qeveria. Si ka mundėsi qė me ditė tė tėra tė jemi pa rrymė dhe askush tė mos mbajė pėrgjegjėsi pėr ne. Me kėtė lagje dikush po eksperimenton. 500 familje janė bėrė viktimė e njė mosmarrėveshje ndėrmjet tė disa individėve dhe EVN. Dhe tash e gjithė lagja ėshtė pa energji elektrike", thonė qytetarėt e revoltuar.

    Nė orėn 9 tė mėngjesit tė ditės sė hėnė Kėshilli i grupit protestues, i pėrfaqėsuar nga Ajvaz Avdiu, kėrkuan ndihmė nga deputeti i zonės nga radhėt e BDI-sė, Nazif Bushi, i cili i priti te selia e kėsaj partie. "I dėgjova hallet e kėtyre personave dhe ne si BDI nuk kemi kurrfarė kompetenca pėr shkak se kompania EVN ėshtė pronė private. Por, megjithatė ne do tė bėjmė tė pamundurėn qė ta gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt dhe t'ju lėshohet energjia elektrike e pastaj tė pastrohen tė gjitha mosmarrėveshjet", tha Nazif Bushi, deputet i BDI-sė. Pas bllokimit tė aksit rrugor nė Bit Pazar, protestat u shpėrngulėn te udhėkryqi pranė Qendra tregtare "Mavrova".

    Sipas Nehat Ukshinit, ndėrprerja e energjisė elektrike nuk ka tė bėjė pėr shkak tė mospagesės e as pėr shkak tė vendosjeve sė orėmatėsve tė rinj nga ana e EVN-sė, por thjeshtė me kėtė lagje po bėhen eksperimente. Gjithashtu nuk paraqet problem as pagesa.

    Nė vendin e ngjarjes ishte edhe OSBE, e cila u njoftua me natyrėn e pakėnaqėsisė sė kėtyre qytetarėve. Kėshilli organizativ e ka informuar me hallet e tyre edhe Komunėn e Ēairit, Avokatin e Popullit, Qeverinė, OSBE etj, por deri mė tani nuk kanė marrė pėrgjigje nga askush. Dhe, nėse nė ditėt nė vazhdim nuk pėrmirėsohet situata, atėherė Kėshilli i organizimit tė protestave paralajmėron se pakėnaqėsia do tė radikalizohet edhe mė shumė.

    ****

    Marrėveshja qė debelldehasit i la pa 24 ha tokė

    Njė mjegull e dendur kishte mbuluar fshatin Debelldeh, tė cilit me ratifikimin e marrėveshjes sė demarkacionit Kosovė-Maqedoni, iu kanė shkėputur 24 hektarė tokė. Banorėt thonė se ata jetojnė nė kėtė tokė denbabaden. Banorėt e Debelldehut ndihen tė shokuar nga vendimi i Qeverisė dhe Parlamentit dhe shprehen se tanimė jeta e tyre ėshtė bėrė edhe mė e vėshtirė, pasi qė njė pjesė e madhe e tokės sė tyre "iu fal "palės maqedonase.

    Kurrė s'pajtohemi me kėtė marrėveshje

    Nė hyrje tė fshatit takuam Tefik Ajetin, banor i fshatit, i cili pėr "Kosova Sot" tha se ndihet shumė i dėmtuar, pasi qė atij iu janė marrė 3.5 hektarė tokė. "Qė nga paslufta ne s'kemi qasje atje dhe arat dhe livadhet tona i kanė mbuluar therrat dhe drunjtė. Tregon me gisht se kufijtė me Maqedoninė janė larg atje, afėr Malinės, por se si ėshtė bėrė marrėveshja, thotė se nuk e di. "Ėshtė dėm i madh qė kjo tokė na u mor neve. Me kėtė marrėveshje ne kurrė nuk pajtohemi, e as qė jemi pajtuar qė toka jonė t'i falet Maqedonisė". Ajeti shpjegon se krejt ushqimin e bagėtisė e kanė marrė nė ato livadhe, qė u janė marrė me njė marrėveshje ndėrmjet dy shteteve. Kjo na ka detyruar qė sot tė mos mund tė mbajmė mė shumė se njė lopė nė fshat, sepse s'kemi mė kullosa. Ai thotė se para lufte mbante 10 krerė bagėti dhe me ato mbante familjen 14-anėtarėshe. Nga toka e minuar Ajeti thotė se nuk kanė mundur tė mbjellim as patatet. I brengosur Ajeti shprehet se ėshtė papunėsi e madhe nė kėtė fshat. "Vetėm unė jam i punėsuar nė familjen dhe unė kujdesem pėr 14 anėtarėt, por tash e kam problem se si do ta ushqejė familjen", shprehet ai i mllefosur.

    Paralajmėrojnė grevė urie dhe protesta

    Nga ana tjetėr, anėtari i Komisionit shtetėror pėr shėnimin e vijės kufitare mes Maqedonisė dhe Kosovės pėr kėtė fshat, dhe njėherazi kryetari i fshatit, Zymri Ilazi, vlerėson se vendimi Qeverisė sė Kosovės ėshtė tejet i ngutshėm. Shprehet se komisioni ka punuar qe dy vjet dhe si komision nuk janė pajtuar qė vendi Kodra e Furrės" tė mbetet nė anėn tjetėr tė kufirit, "Kėtu vendosi politikja pa pyetur banorėt e kėtij fshati. Ne aspak nuk jemi tė kėnaqur me kėtė marrėveshje demarkacioni dhe vendim tė Parlamentit tė Kosovės", shprehet ai. Ilzai ėshtė i bindur se nuk i ka takuar Qeverisė ta marrė kėtė pėrgjegjėsi. "Shumė mirė e kuptoj interesin shtetėror, por nuk ka tė drejtė askush qė tokėn private t'ia dhurojė dikujt tjetėr, pėr hir tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike", tregon ai i brengosur. Ilazi shprehet: "Ne do tė shkojmė me metodat tona, me grevė urie, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė kemi edhe metoda ekstreme, tė cilat s'i dėshirojmė as vetė. "Mund tė ketė edhe ekcese se kėtu nuk kemi tė bėjmė me definim tė kufijve, por me hapje tė konfliktit. Jemi pėr njė marrėveshje fer qė kėnaq tė gjitha palėt dhe jo tė shfrytėzohen pronat private pėr interesa tė tjera", thotė ai. Paralajmėron metoda tė cilat thotė se banorėt do t'i ēojnė deri nė fund.

    Institucionet na tradhtuan

    Zymri Ilazi thotė se kėtė tokė e kanė mbrojtur nga Serbia e UNMIK-u, por tash i kanė tradhtuar institucionet. "Habitem se si ka guxuar Qeveria e Kosovės tė marrė kėtė vendim kur kemi kadastrėn shekuj me radhė se kėto prona janė tė banorėve tė Debelldehut dhe t'ia dhurojė Maqedonisė. Vėrtet kjo s'do koment", shprehet ai. Vendi " Kodra e furrės" ėshtė zemra e bostanit, ėshtė pika mė strategjike nė mes tri shteteve, ku shumė mirė shihet Kosova Lindore, Maqedonia dhe tėrė Kosova dhe kėtė pretendim e kishte Maqedonia dhe ia arriti qėllimit. Shemsedin Murseli, nėnkryetar i fshatit, nė emėr tė fshatit, ndihet shumė i preokupuar nga kjo marrėveshje, pasi qė mendimi i fshatit ėshtė anashkaluar. "Ne haptazi i kemi thėnė kryeministrit Thaēi se kjo punė nuk bėhet. Ai na ka thėnė se marrėveshja ėshtė e kryer, dhe na ka premtuar se ne kemi tė drejtė tė punojmė tokat tona dhe tė qėndrojmė nė to, por nuk kemi besim. Maqedonasit gjatė luftės na kanė gjuajtur me armė", thotė ai. "Kemi kėrkuar dėmshpėrblim pėr 10 vjet qė ne s'kemi pasur qasje tė tokat tona, por pėrveē premtimeve s'kemi pasur asgjė tjetėr", shprehet ai. Murseli thotė se qė nga nesėr do tė konsultohet me banorėt se ēfarė hapash do tė ndėrmarrin, tė hyjnė nė grevė urie apo forma tė ndryshme tė protestės.

    Banorėt ndihen tė anashkaluar

    Fshatarėt janė tejet tė prekur thellė, ata janė tė revoltuar dhe ndihen tė anashkaluar. Edhe xha Misin Feratin, 64 vjeēar, e kishte kapur sikleti dhe kishte dalė tė dėgjonte se si po bėhen pazarllėqe me tokat tona. "Nė qoftė se nuk i kemi ato toka, s'na mbetet asgjė neve. I kemi mbrojtur edhe nė situata mė tė vėshtira , sepse ato janė tokat tona, ėshtė djersa jonė. Ankesat tona kanė shkuar edhe nė Kombet e Bashkuara, por kot", tregon xha Misini. Ai mendon se maqedonasit e kanė mashtruar kryeministrin Thaēi. 'Kodara e Furrės i nevojitet Maqedonisė se nuk e ka hallin tek tokat punohen apo s'punohen ato. Krejt lufta ėshtė bėrė pėr atė pikė", thotė ai. Shpjegon se nė ato livadhe kam qėndruar mė shumė se 20 vjet nė stane me bagėti, kurse sot nuk guxon tė dalė nė tokat e tij". Shikon me inat vijėn kufitare tė vendosur mes dy shteteve. (kosova-sot)

    *******

    Tetė vite nga zhdukja e shqiptarėve nė Maqedoni

    20/10/2009


    Qeveria e Maqedonisė dhe Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) si parti shqiptare nė pushtet vazhdon tė heshtė rastin e tė zhdukurėve shqiptarė gjatė konfliktit tė vitit 2001.

    Nė listėn e tė zhdukurėve janė gjashtė shqiptarėt: Hajredin Halimi, Sulltan Memeti, vėllezėrit Ibrahim dhe Zeqirija Veliu, Islam Veliu dhe Ruzhdi Veliu, ky i fundit vėllai i deputetit aktual tė BDI-sė, Fazli Veliu.

    Edhe pas shumė viteve ēėshtja e tė zhdukurėve shqiptarė po vazhdon tė heshtet, ndėrsa ėshtė mbyllur edhe dosja e Komisionit pėr tė zhdukurit dhe rrėmbyerit, qė deri nė vitin 2004 u bėnė disa pėrpjekje nė drejtimin e ish-diplomatėve perendimor. Nė raportin e kėtij komisioni tė publikuar atėkohė theksohej se njė pjesė e tė zhdukurve shqiptarė janė arrestuar dhe marrė nė biseda informative nga forcat policore, ndėrsa mė pas kanė humbur gjurmėt e tyre.

    Njė dėshmi e fortė pėr hetimet pėr gjetjen e tė zhdukurėve ishte pikėrisht rasti i zhdukjes sė Ruzhdi Veliut, vėllait tė deputetit tė BDI-sė, vetura e tė cilit ishte gjetur pranė stacionit tė policisė nė Manastir.

    Deputeti i BDI-sė, Fazli Veliu thekson se mėgjithė kėrkesave pėr tė vijuar hetimet edhe me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, gjithēka sipas tij ka ngelur e heshtur. Ai ka theksuar se tė zhdukurit shqiptarė janė vrarė dhe gjurmėt e tyre janė zhdukur pėrgjithmonė.

    “Unė kėrkojė qė tė ndėrmirren masa dhe tė niset me hetimin e rasteve tė tė zhdukurėve shqiptarė dhe njė thirrje tė tillė i`a dedikojė edhe bashkėsisė ndėrkombėtare”, ka theksuar Veliu. Institucionet hetimore tė Maqedonisė deri tani nuk kanė konkluduar asnjė tė dhėnė lidhur me zhdukjen e shqiptarėve nė vitin 2001
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2008, 03:29
  2. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •