Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Turpi i Qeverisë:I biri i Adem Jasharit jashtë FSK-së

    Murat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari nga Prekazi, në një intervistë për Bota Sot ka bërë të ditur ndër të tjera se, i biri i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulëzimi, tash për tash nuk është përfshirë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Duke folur në pjesën e fundit të kësaj interviste në vazhdime, Murati ka shpjeguar se burimet e të ardhurave të familjes Jashari janë kryekëput burime familjare.

    “Janë burime tërësisht familjare. Pushteti qendror nuk ka nxjerrë ndonjë ligj për këtë çështje, kurse ai lokal paguan 500-700 € në emër të shpenzimeve që bëhet për delegacione të ndryshme. Asgjë nuk është rregulluar ligjërisht. Babai im është në parapension dhe Bekimi në Aeroport… Lulëzimi deri tash ka qenë në TMK…”, ka thënë ai.

    I pyetur ndërkaq se ku është Lulëzimi tash, Murat Jashari ka thënë: “Për momentin Luli është pa punë, respektivisht nuk është inkuadruar në FSK…”

    Në insistimin e gazetarit për të treguar nëse nuk ka dashur apo nuk është zgjedhur në FSK Lulëzimi, Murati është përgjigjur: “Është një problem që nuk dihet ende se ç`ka ndodhur. Kishte disa bisedime ditëve të fundit, nuk e di si do të jetë nesër”.

    Në pyetjen se a do të thotë kjo se, edhe për djalin e Adem Jasharit ka dilema se mund të jetë në atë ushtri apo jo!!? Murat Jashari është shprehur:“Mund të thuhet kështu”

    Ndërkaq për vetvete, Murati ka thënë se ai personalisht përfaqëson familjen, kryesisht kryen punët e shtëpisë, pret delegacionet prej më të ndryshme… dhe vazhdon me doktoraturën.

    I pyetur ndërkaq, nëse ka të ardhura, Murat Jashari është përgjigjur: “Të ardhura nuk kam. Babai investon ende në mua... E falënderoj. Ndonëse nuk e ndiej veten mirë, pasi jam edhe baba i tre fëmijëve. Le të shohim si do të jetë e ardhmja. Ardhtë si shpirti Juaj!”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 09-03-2009 më 08:29

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Keta te pdk- nuk jane atedhetar

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    qy qy e more bala kur te bahet te merret me politok gjithkushi e pat kjo pun
    Merre me men qyre qka thot ky bali hapsi i kesaj teme urpi i Qeverisë biri i Adem Jasharit jashtë FSK-së

    Po ku din dhia qka eshte tagjie balo

    Kur dihej qe komisionin kryesishte e kan perbe te NATO-se
    te ministris se mbrojtjes te komanantin te FSK-se dhe mji perfaqsues i qeveris

    po ku koka fajtor qeveria more bal tregona
    plus Murat Jashari thot se nuk e din a su pranue a vet nuk ka desht Luli

    Pra Turpi bie mbi genjeshtarin hapsin e kesaj teme
    Citim Postuar më parë nga necky Lexo Postimin



    Në insistimin e gazetarit për të treguar nëse nuk ka dashur apo nuk është zgjedhur në FSK Lulëzimi, Murati është përgjigjur: “Është një problem që nuk dihet ende se ç`ka ndodhur. Kishte disa bisedime ditëve të fundit, nuk e di si do të jetë nesër”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3714

    Per disa qe thon se ka shpifje nga antaret e forumit

  5. #5
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    asnje nuk ka te drejt qe vetem prej emrit i takojn disa privilegje.

    ushtria nuk eshte shetitje ne bujqesi dhe po qe se nuk e ke idene jo i biri i heroit te jesh por edhe sternipi i skerderbeut.

    ka rregulla ushtria dhe nuk mund ti shkel asnje.

    mendimi im
    vari leshte

  6. #6
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Se pari anetare i nderuar nese nuk je i pajtimit eshte e drejte e jotja dhe kete nuk ta kontestoje aspak asnje here por duhet pasur disa gjera parasysh:
    1).Nese nuk je pajtimit jepe mendimin tende dhe krejt eshte ne rregulle
    2).Nese mendon qe nuk eshte e drejte Kjo qe kam ceke le te mbetet kjo tek une Hapesi i Temes
    3).Dhe me kryesorja eshte:Nuk eshte mire qe te perdoresh fjali fyese

    Me rrespekt Necky

  7. #7
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Nuk e konsideroj temen te pa vend.Shpresoj qe djali i Adem Jasharit do ta gjeji nje vend pune ne FSK,ose ne ndonje strukture tjeter shteterore,sipas arsimit qe ka,pa perjashtuar kontributin e babait te tia ne çlirimin e Kosoves.Nuk me shkon ndermend qe mund te lihet ne harrese kaq shpejt.T'ja leme kohes pastaj te flasim.Respekte

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Selami2006 Lexo Postimin
    http://www.telegrafi.com/?id=2&a=3714

    Per disa qe thon se ka shpifje nga antaret e forumit
    o bal une e di qe per momentin eshte jasht FKS-se por nuk eshte e vertet qe Qeveria eshte shkaktare ket e di dhe jam i sigurt 100%
    e ti dhe hapsi i temes keni genjye keq e jo Murati
    lexoje edhe njiher se qka thot Murati e jo qka thot hapsi i temes balit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    o bal une e di qe per momentin eshte jasht FKS-se por nuk eshte e vertet qe Qeveria eshte shkaktare ket e di dhe jam i sigurt 100%
    e ti dhe hapsi i temes keni genjye keq e jo Murati
    lexoje edhe njiher se qka thot Murati e jo qka thot hapsi i temes balit
    O tipi lexo nalt si e kam nikun
    Ndryshuar për herë të fundit nga Selami2006 : 09-03-2009 më 17:54

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    he idiotismi ska kufi qeveria po shkel me 2 kembet mbi gjakun e deshmorve te kombit ndrroj simbolet hymnin tash po e kerkon tadiqin me ja fal mekatet qe i ka ber edhe qa tjeter TMK-N E LERGOJ tash jemi pa ushtri pa dinitet kombetar
    familja jashari u trathtua nga debilat shqipfoles

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  2. De Lolis
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2004, 12:22
  3. Qeveria, kryqëzatë kundër qumështit jashtë monopolit
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2004, 19:17
  4. Plaku dhe Shteti
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-09-2002, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •