Kontributi i elitės intelektuale nė pavarėsimin e Kosovės
Jeta akademike e Esat Stavilecit "Kushtuar pavarėsisė sė Kosovės" ishte nė qendėr tė aktivitetit qė u organzua dje nė Qendrėn Kulturore tė Forcave tė Armatosura nga Forumi "Imazh dhe Media" nė bashkėpunim me Ministrinė e Jashtme. Nė kuadėr tė 1-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, Forumi "Imazh dhe Media", organizoi kėtė aktivitet promovues qė lidhet me veprimtarinė intelektuale dhe akademike tė z. Esat Stavileci, i cili ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare. Duke pėrshėndetur kėtė aktivitet, Ambasadori i Kosovės nė vendin tonė, Gazmend Pulaj, u ndal te akti i shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. "17 shkurti 2008 ėshtė njė ditė e madhe kombėtare, pasi Kuvendi i Kosovės materializoi aspiratėn shekullore tė popullit kosovar pėr liri dhe pavarėsi. Nė 17 shkurt u hapėn rrugė dhe shtigje tė reja pėr zhvillimin e Kosovės dhe integrimin mbarėkombėtar tė saj", tha zoti Pulaj. Duke vlerėsuar ndihmėn e Shqipėrisė nė kėtė proces, Ambasadori Pulaj vuri nė dukje se, "para dy vendeve tani dalin sfida dhe vėshtirėsi tė reja, ndaj dhe duhet qė tė vazhdohet pėrpara me njė bashkėpunim tė ngushtė, pjesė e tė cilit ėshtė edhe korridori shqiptar". Me kėtė rast u promovuan dy botimet e reja "Rrugėtimet dhe labirintet e Kosovės dhe tė shqiptarėve" dhe "Shteti, shqyrtime tė pėrgjithshme teorike, me vėshtrim rasti i Kosovės", tė akademikut Esat Stavileci. "Shteti, shqyrtime tė pėrgjithshme teorike, me vėshtrim rasti i Kosovės", u vlerėsua nga referuesit nė kėtė veprimtari promovuese si, "njė libėr teorik pėr shtetin dhe pėr tė parėn herė lexuesi merr nė dorė njė kontribut shqiptar". Nė kėtė libėr trajtohet si ka lindur shteti, kėndvėshtrime historike mbi shtetin dhe raportet e tij me demokracinė, si dhe proēesi i shtetformimit si njė proēes nė vazhdim nė Kosovė. Rakipi tha gjithashtu se, "vlera e kėtij libri qėndron tek fakti i proēesit tė ndėrtimit tė shtetit, i cili mbetet ende njė sfidė e pa fituar plotėsisht". "Si ka mundėsi tė ndodhė qė pas njė ndarjeje gjeo-politike tė njė shteti, njėra gjysmė e tij tė quhet komb dhe tjetra pakicė kombėtare"? Kjo ėshtė pyetja qė shtron Esat Stavileci nė librin e tij "Rrugėtimet dhe labirintet e Kosovės dhe tė shqiptarėve". Ky libėr u vlerėsua nga Pajazit Nushi si "njė vepėr dėshmish pėr Kosovėn para gjykatės dhe drejtėsisė". Nushi tha se, "32 libra tė botuar brenda 40 vjetėsh, janė njė nga treguesit mė tė rėndėsishėm tė veprimtarisė intelektuale dhe krijuese tė Stavilecit. Nė tė ėshtė trajtuar ēėshtja e Kosovės dhe e pavarėsisė sė saj nė aspektin historik, politik dhe juridik ndėrkombėtar". Akademiku Esat Stavileci tha pėr tė pranishmit se, Pavarėsia e Kosovės nuk mund tė festohet pa pėrmendur dhe vėshtirėsitė qė janė hasur, pasi udha ku ėshtė ecur nuk ka qenė e shtruar me lule. Ai theksoi se, "pėr tė bėrė bilancet e njė viti duhet tė kemi parasysh se prej kohės sė pranisė tė ndėrkombėtarėve nė Kosovė, Kosova kaloi nėpėr disa faza. Faza e parė, ėshtė ajo e intervenimit dhe vendosjes sė saj nė "shok-dhomė". Faza e dytė, ėshtė ajo e kurimit intensiv tė saj. Dhe e treta, ėshtė faza ku fillon gradualisht aktiviteti i saj vetiak". Pa hequr dorė nga kjo simbolikė, Stavileci theksoi se, "Kosova sėrisht ka nevojė pėr mjekėt derisa shqiptarėt tė bėhen njė". Qytetarėt e Shqipėrisė dhe Kosovės, siē thotė Prof. Stavileci, "duhet tė bėhen njė trup i vetėm, pasi ata janė tė bashkuar nėpėrmjet tre "Gj", gjakut, gjuhės dhe gjeografisė".
Esat Stavileci lindi mė 11 korrik 1942 nė Gjakovė, ku edhe pėrfundoi shkollėn fillore dhe atė tė mesme. U diplomua nė drejtėsi nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės mė 2 korrik 1965. Studimet pasuniversitare i pėrfundoi nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Zagrebit, ndėrsa studimet e sė drejtės sė krahasuar nė Fakultetin ndėrkombėtar tė Strasburgut nė Francė, ku mori Diplomėn e studimeve tė larta tė sė drejtės sė krahasuar, pasi kishte ndjekur katėr semestra universitare nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare nė Francė, Itali, Holandė dhe nė Venezuelė. Mbrojti me sukses doktoraturėn nė shkenca juridike nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Sarajevės nė vitin 1974. Esat Stavileci, ka ushtruar funksione tė rėndėsishme shoqėrore dhe shtetėrore, brenda dhe jashtė fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit Juridik, drejtor i Entit pėr Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistės shkencore "Pėrparimi", kryeredaktor i revistės "E drejta-Pravo", drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrės sė Shkencave juridiko-politike, ndėr themeluesit e "Vjetarit" tė Shoqatės sė Pavarur tė Juristėve tė Kosovės, dhe tė revistės sė parė juridike nė gjuhėn angleze nė Kosovė. Ėshtė laureat i Shpėrblimit tė Dhjetorit tė Kosovės pėr vitin 1978. Profesor ordinar ėshtė qė nga viti 1979. Ėshtė anėtar-korrespondent i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Ka botuar shumė artikuj, monografi e studime. Merret me probleme tė terminologjisė juridike. Ndėr to mund tė pėrmenden disa botime si "Kosova", "Nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės", "Pėrgjegjėsia politike e titullarėve publikė dhe vetėqeverisjes", "Theksime nga 1000 prononcime", etj.
Ita SEMI
rd
Krijoni Kontakt