Vriten dy ushtarė britanikė
Ky ishte sulmi i parė mbi trupat britanike qė prej 12 vjetėsh
Dy ushtarė britanikė u vranė nė njė sulm tė armatosur mbi njė bazė ushtarake nė Irlandėn e Veriut.
Kryeministri britanik, Gordon Brown, e dėnoi ashpėr sulmin ku u plagosėn rėndė katėr persona tė tjerė.
Zoti Brown tha se nuk duhej lejuar qė ky sulm tė nxirrte nga binarėt procesin e paqes.
Ai tha se ky proces ėshtė pėrkrahur gjerėsisht nga populli i Irlandės sė Veriut.
Ky ėshtė sulmi i parė vdekjeprurės mbi ushtarėt britanikė qė shėrbejnė nė Irlandėn e Veriut qė prej 12 vjetėsh.
Asnjė grup nuk e ka marrė pėrsipėr kryerjen e sulmit.
Tė premten shefi i policisė nė Irlandėn e Veriut, Sir Hugh Orde, paralajmėroi pėr rrezikun e lartė tė dhunės nga grupe tė pakėnaqura brenda radhėve tė republikanėve.
Kėto grupe janė kundėr marrėveshjes pėr ndarjen e pushtetit mes protestantėve dhe katolikėve nė Irlandėn e Veriut.
Partia mė e madhe republikane nė Irlandėn e Veriut, Sinn Fein, tha se sulmi i fundit ishte njė hap i gabuar dhe kundėrproduktiv.
Sinn Fein-i, qė kėrkon bashkimin e Irlandės sė Veriut me Republikėn e Irlandės, tha se sulme tė tilla nuk gėzonin pėrkrahje dhe dėmtonin strategjinė e kėsaj partie pėr t'i dhėnė fund sundimit britanik nė Irlandėn e Veriut me mjete demokratike.
Sin Feini, i cili nė tė kaluarėn pat mbėshtetur fushatėn e dhunshme tė IRA-s, thotė se tani mbėshtet pėrpjekjet e policisė pėr tė arrestuar ata qė janė pėrfshirė nė kėtė sulm.
Procesi i paqes
Procesi i paqes nė Irlandėn e Veriut shpesh merret si shembull suksesi pėr rajone tė tjera nė botė, duke u paraqitur si njė model.
Qė prej nėnshkrimit tė marrėveshjes sė paqes nė vitin 1998, nė Irlandėn e Veriut janė bėrė pėrparime tė dukshme, pėrfshirė edhe krijimin e njė administrate ku janė tė pėrfaqėsuara dy komunitetet kryesore, protestantėt dhe katolikėt.
Pas arritjes sė marrėveshjes sė paqes, grupet kryesore paraushtarake e pranuan armėpushimin, ndėrsa trupat britanike hoqėn dorė nga veprimet e tyre operacionale.
Megjithė kėto arritje, ky proces shpesh ka ecur me ritme shumė tė ngadalta dhe pėr shkak tė situatės sė brishtė ka ekzistuar shqetėsimi se procesi i paqes mund tė mbetet nė vendnumėro.
Pėrpjekjet qė janė bėrė pėr tė inkurajuar frymėn e pajtimit mes dy komuniteteve nė Irlandėn e Veriut, nuk kanė dhėnė rezultat dhe nė disa raste kanė ngjallur jo pak debat.
Ende ka mosmarrėveshje mes politikanėve republikanė qė duan shkėputjen nga Britania e Madhe dhe atyre unionistė qė janė pėr vazhdimin e lidhjeve me Londrėn.
Njėra nga ēėshtjet mė tė mprehta ėshtė kalimi i ēėshtjes sė sigurisė nė Irlandėn e Veriut nga qeveria britanike nė strukturat lokale tė kėsaj province.
Besohet se sulmi i fundit ėshtė nė kuadrin e pėrpjekjeve tė grupeve tė pakėnaqura nė radhėt e republikanėve pėr ta minuar procesin e paqes nė Irlandėn e Veriut.
Ndonėse ende nuk dihet shkalla e rrezikut qė i kanoset procesit tė paqes, nuk ka dyshim qė ai pėrbėn njė sfidė tė fortė pėr qeverinė britanike dhe atė irlandeze si dhe pėr vetė lidershipin politik nė Irlandėn e Veriut.
bbc
Krijoni Kontakt