Nuk jam përgjegjës për situatën e krijuar, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Hashim Thaci një ditë pas prezantimit të vëllait të Heroit legjendar Adem Jashari në ceremoninë përkujtimore të vdekjes së tij me slloganin “Bac nuk qenka kry” të cilin Bekim Jashari
e ka përdorur në shenjë proteste për shkak të mosleijimit të Forca e Sigurisë së Kosovës për të bërë homazhe para varreve të familjes Jashari ashtu siç kanë bërë tradicionalisht pjesëtarët e ish Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.
“Ne po e ndërtojmë shtetin tonë të ri. Unë dua të besoj se edhe komandanti i FSK-së, z. Sylejman Selimi, edhe ministri i mbrojtjes, Mujota, edhe komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Presidenti Sejdiu do të deklarohen rreth kësaj çështjeje”, u shpreh Hashim Thaçi.Kryeministër i Kosovës.
Por nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Avni Arifi, e quan të papërgjegjshëm vendimin e organizatorëve për të mos ndjekur traditën e parakalimeve ushtarake në ditët e përkujtimit të viktimave të familjes Jashari.
“Si duket ka ekzistuar një gatishmëri dhe përgatitje nga FSK për ta ruajtur atë traditë që ka ekzistuar më herët, mirëpo ajo në momentin e fundit ajo është anuluar. Është e çuditshme pse ëshët anuluar aq më parë kur kjo është organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. Është një papërgjegjësi totale. Ndoshta i bashkangjitemi asaj thënies “Bac, ende nuk është kry.
Cdo vit,manifestimi përkujtimor “Epopeja e UÇK-së” është zhvilluar me paralakalimin e pjesëtarëve të ish Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe me homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Prekaz.Manifestimi treditor mbyllet mbreme në Prekaz me atë që quhet “Nata e Zjarreve”, u shpreh Avni Arifi.Anëtar i Kryesisë/ AAK.
ShqipMedia.com
Krijoni Kontakt