Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Varfëria, rritet numri i femrave që prostituojnë


    Qendra "Aksion Plus", pohon se kriza ekonomike po rrit numrin e prostitutave. Raporti i USAID: "Tashmë janë edhe të arsimuara"



    Varfëri dhe prostitucion. Është pikërisht kriza ekonomike që po çon në rritjen e numrit të femrave, që, në këmbim të seksit, përfitojnë para për të siguruar mbijetesën. Ky është një fenomen që po vihet re gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Fatkeqësia e këtij realiteti qëndron në faktin se vetë të afërmit i nxisin këto viktima të prostituojnë. Këtë e pohon për gazetën mjeku i qendrës së "Aksion Plus", Kahreman Harxhi, i cili pret çdo ditë në këtë qendër jo vetëm përdorues droge, por edhe punonjëse seksi. Ndërsa në raportin e fundit të USAID-it për viktimat e trafikimit, bëhet e ditur se, tashmë, kësaj rruge i janë futur edhe femrat e arsimuara.


    Varfëria
    "Kriza ekonomike po reflektohet në një mënyrë shumë të ashpër. Po ndikon në rritjen e numrit të prostitutave dhe këtë e vëmë re çdo ditë e më shumë gjatë punës sonë të përditshme",- pohon Kahreman Harxhi, duke shtuar se kjo kategori nuk shikon asnjë rrugë tjetër për të siguruar mbijetesën. Ndërkohë, ai pohon se shumë nga përdoruesit e drogave, në pamundësi për të gjetur të ardhura për të marrë drogë, ofrojnë shërbim seksi. Ndërsa në raportin e fundit të USAID-it për viktimat e trafikimit, thuhet se 27 për qind e femrave janë bërë viktima të trafikimit, për arsye të kushteve të vështira ekonomike dhe, 30 për qind e tyre kanë rënë pre e trafikimit në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.


    Arsimimi
    Nëse të dhënat e studimeve apo raporteve të mëparshme, të përgatitura nga organizma të ndryshëm qeveritarë e joqeveritarë, tregojnë se niveli i ulët arsimor i viktimave është një ndër faktorët më të rëndësishëm që krijon rritje të cenueshmërisë nga dukuria e të rënit pre e trafikimit, raporti i fundit i USAID-it, tregon të kundërtën. "Pothuajse një e dyta e viktimave të trafikimit e kanë kryer arsimin e detyrueshëm 8-vjeçar, duke e lënë shkollën në moshën 14 vjeç. Ndërsa 18 për qind e tyre e kishin mbaruar shkollën e mesme",- bëhet e ditur në raport, duke u theksuar se janë shënuar raste edhe me viktima që e kanë mbaruar universitetin.


    Raporti i fundit i USAID-it, për viktimat e trafikimit: "Vetëm 4 % e tyre janë rrëmbyer me dhunë"

    USAID: Në 58 % të rasteve, viktimat trafikohen nga të afërmit



    Fenomeni i prostitucionit po bëhet akoma më tronditës, pasi trafikantët e tyre, tashmë janë vetë të afërmit e tyre. Raporti i fundit i USAID-it për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, bën të ditur se 58 për qind e viktimave të trafikimit që u është dhënë ndihmë në strehëzat përkatëse, rrëfejnë se ishin rekrutuar nga dikush që e njihnin. "Këtu përfshihen bashkëshortët, të fejuarit, fqinjët, ose të afërm të tjerë të viktimës. 30 për qind e tyre janë rekrutuar nga të panjohurit dhe vetëm 4 për qind janë rrëmbyer me dhunë",- bëhet e ditur në raportin e fundit të USAID-it, duke u shtuar se kërkimi i një jete më të mirë në vendet e tjera, kryesisht për punë, si edhe niveli më i ulët ekonomik, janë dy faktorët shtytës më kryesorë, që nxisin cenueshmërinë e viktimave të trafikimit. Po sipas këtij raporti, fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe pothuajse asnjë rast mbi moshën 30 vjeç, janë grupmosha më dominuese e trafikimit. Në raport bëhet e ditur se kjo grupmoshë është më e preferuar për trafikantët, për faktin se sjell më shumë fitime dhe është më e lehtë të bien pre e trafikantëve. Ndërsa, sa i takon gjendjes civile, më shumë se një e dyta, sipas raportit, janë të pamartuara. "Ka një korrelacion të ngushtë midis pjesës 35 për qind të viktimave që janë të martuara ose të shkurorëzuara, dhe pjesës 36 për qind të po të këtyre grave dhe vajzave, që janë tërhequr për të rënë në trafikim, përmes premtimeve të rreme për marrëdhënie dashurie",- thuhet në raport.


    Qahi: Trafikimi i femrave, tashmë brenda kufijve


    Mund t'u them se, tashmë, po vihet re trafikimi brenda territorit të vendit, dhe kjo ka disa arsye. Këtë e ka pohuar në një intervistë për "Shekulli"-n, pak kohë më parë, drejtori i Qendrës Kombëtare të Viktimave të Trafikimit, Xheladin Qahi, i cili ka theksuar se kjo lidhet me disa arsye dhe, e para është mundësia që ky treg ka për të frekuentuar këto viktima. Arsyeja e dytë, sipas tij, është vështirësimi i kalimit të kufijve në mënyrë të paligjshme jashtë vendit, për t'i tregtuar ato. Arsyeja e tjetër është se ka shumë prej tyre që vijnë nga zona shumë të varfra, pa një bazë ekonomike dhe, shpresa se në qytetet e mëdha do të vijnë dhe do të gjejnë parajsën, i dërgon drejt kësaj rruge, duke u bërë viktima të trafikimit. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona rurale dhe gjendja ekonomik e tyre është mizerabël. "Në përgjithësi, janë vajza që kanë vetëm njërin prind dhe janë të papuna. As vetë nuk kanë mundësi të punësohen në vendet e tyre. Për një jetë më të mirë, kërkojnë ndihmë tek dikush. Fillimisht vijnë për një punë më të mirë në Tiranë ose Durrës dhe fillojnë, kryesisht, punë si kameriere, pastaj i plotësojnë me shërbime shtesë, që është prostitucioni",- pohon Qahi.

    • "Kriza ekonomike po reflektohet në një mënyrë shumë të ashpër. Po ndikon në rritjen e numrit të prostitutave dhe këtë e vëmë re çdo ditë e më shumë, gjatë punës sonë të përditshme"

    • "Pothuajse një e dyta e viktimave të trafikimit, e kanë kryer arsimin e detyrueshëm 8-vjeçar, duke e lënë shkollën në moshën 14 vjeç. Ndërsa 18 për qind e tyre, e kishin mbaruar shkollën e mesme"

    • 60 për qind e viktimave të trafikimit janë rekrutuar nga dikush që e njihnin, sipas raportit të USAID-it

    • 4 për qind e viktimave të trafikimit janë rekrutuar nëpërmjet rrëmbimit, sipas raportit të USAID-it



    Eglantina Bardhi

    Shekulli Online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Cudi si nuk po e ndjen krizen kjo Kategori.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Krizen po e ndjejne klientet e tyre qe skane leke ti japin

  4. #4
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    kjo esht pun djerse ska kriz ktu Santo lol
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  5. #5
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    C`duhet bere qe te luftohet varferia e se paku te mos marrin rrugen e prostitucionit ato femra qe nuk kane deshire e megjithate detyrohen nga rrethanat dhe nevoja njerezore per mbijetese, t`i hyjne kesaj rruge.
    Them se mund te behet dicka, si nga qeveria ashtu edhe nga shoqeria shqiptare.
    Qeveria duhet te perpiqet me shume te ndihmoje familjet ne nevoje e me te ardhura te pakta duke derguar atje nje shumice fondesh te buxhetit. Kjo duhet bere duke percaktuar nje dysheme te ardhurash per fryme e cila duhet te jete e pranueshme dhe te rritet cdo vit.
    Nuk them te jepen asistenca te larta pa punuar, por niveli me i ulet i nje familjeje duhet te jete i tille qe te kaperceje kufirin e mbijeteses. Kjo sidomos ne familjet me shume femije, gje qe sidomos eshte e theksuar ne fshatra.
    Por kjo kerkon qe fondet e buxhetit te mos perqendrohen te gjitha ne ndertim rrugesh, etj.
    P.sh. Rruga Durres-Kukes qe kushton rreth 800 milion euro, mund te zgjatej pak afati i perfundimit te saj, mund te mos behej me 4 korsi e te shkonin gjithato fonde, te cilat mund te perdoreshin per uljen e varferise ne vend.
    Pra, faktori me i rendesishem sot per uljen e varferise jane politikat qeveritare.

    (te lumte Perla per temen qe ke hapur)

  6. #6
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    P.sh. Rruga Durres-Kukes qe kushton rreth 800 milion euro, mund te zgjatej pak afati i perfundimit te saj, mund te mos behej me 4 korsi e te shkonin gjithato fonde, te cilat mund te perdoreshin per uljen e varferise ne vend.
    Pra, faktori me i rendesishem sot per uljen e varferise jane politikat qeveritare.

    (te lumte Perla per temen qe ke hapur)
    U përdorën pra për të ulur varfërinë në gjysmën e Shqipërisë të quajtur Veri, i rrit vlerën dhe perspektivën asaj zone të harruar nga shteti veçanërisht ai komunisto-socialist. Kshuqë ti tajare e llatosit, mos hidh baltë në çdo cep të forumit për këtë rrugë, në fund të fundit taksa paguajnë të gjithë, qoftë veri qoftë jug, siç u bënë rrugë andej nga jugu do bëhet rrugë edhe në veri. Ec tashi shko ke mëma helenik.
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #7
    Kriza ekonomike vetem prostit nuk ka prek si duket .
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    Po e perseris edhe njehere qendrimin tim se nuk jam per perqendrimin e fondeve buxhetore vetem ne rruge, pavaresisht se ku ndertohen ne jug apo veri. Jam per nje perdorim te balancuar te fondeve buxhetore duke i dhene prioritet financimit te shtresave te varfra te popullsise.
    Jane arritur rezultate ne rritjen e pensioneve, etj., por kjo nuk eshte e mjafte. Mund te pergjysmohej fondi per rruget dhe te shtyhej afati i perdorimit te tyre dhe te kalonin fondet per te ulur varferine ekstreme ne disa rajone te vendit, e te mos detyrohen vajzat e reja te prostituojne per te siguruar buken e gojes.
    (Jack Watson, me ate revole shko tremb kalamajte e lagjes)

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po pse nuk e shtyte ju ate ndertimin e Katedrales?

    Rruga qe permend ti do e shfrytezoje nje popull i tere, dy shtete dhe te te gjitha besimeve. Katedralja vetem janullatisteve u duhet.
    Me ane te rruges ulen kostot e transporteve, ulen cmimet e mallrave, rritet fitimi, rriten investimet, rritet punezenia...dalin shume familje nga varferia.
    Ke nxorri nga varferia ngritja e katedrales?
    -

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-03-2009
    Vendndodhja
    tu pi pi pi. DoLLi Qe Paraqet Rrezik.. RaKi_BMW@hotmail.com
    Postime
    374
    gjynahe .............................

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Për ‘inferioritetin’ e femrave
    Nga Jimmi_1978 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 09:46
  3. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  4. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •