Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 57
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Fantazmat e fshehura…

    Qesh me friken e tim biri
    prej fantazmave
    qe fshihen ne dollap

    I them:
    -Jane femije te humbur
    qe duan te luajne.
    Ushtare te lodhur
    ne luftra yjesh.
    Mbreter me shpata te thyera
    dhe princesha qe presin te martohen
    Sapo te degjojne trokun e kalit te argjendte.

    Jane fshehur ne dollapin tend, shpirt
    derisa te kaloje stuhia
    dhe ne cepin e dritares te shkrepe
    nje mengjes bukurosh.

    Atehere do te shkojne ne pyll
    ku keshtjellat shemben e ngrihen
    si bregut te detit ne vere.

    Ndersa te qete ate e merr gjumi
    me thonjte kapur fort pas mishit tim,
    shoh Friken te shtrihet prane meje
    qe me gisht me tregon
    drejt pyllit te zi
    fantazmat e varura ne deget e pemeve...
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Dikeafajtore eshte gjithmone kenaqsi te lexoj krijimet e tua.
    Admiroj ty qe shkruan kaq bukur se vete as nje fjale nuk di te lidh

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hmm..e bukur poezia por e gabuar teoria..

    Cka po e ngarkon djalin me shpata e ushtar te lodhur nga lufta .. pra te parruar e qe duken si si bubi faja martaneshi.. ose si talibana kandahari..qe jo ate po dhe mua do me tmerronin..

    Nje miku im e ben ndryshe..
    Ai e merr djalin para se me fjet dhe e con tek dollapi dhe ja hap e i thot .. ja ktu te keqen babi ka vec rrobe.. po thot ai.. eja tani e ul koken e shiko posht krevatit.. cfar ka aty.. ka nje top thot djali e ca pupla dysheku a jorgani.. a trembesh ti nga rrobet e puplat.. i thot cunit.. jo thot ai gjith kenaqsi.. dhe pastaj shtrihet me te ne krevat e i tregon pralla me lepurusha..ketrusha ..me kal e qen e zogj..

    Mos e bej si PPSH-ja qe i tmerronte njerzit me idene se kudo ka gogola..pra armiq..
    Dikur qe thua ti Dikea..Kur shikonin ndonje udhetar me bluxhins e favorite ne Bulqiz a Librazhd e Gramsh.. menjihere kolkozianet vigjilente te Enverit qe merrnin 30 lek dita rroge.. shkonin tek operativi deges e raportonin se ..kan zbuluar nje agjent e shkeles kufiri apo diversant..

    Mos e mbush djalin me fantazi Kadarejane .. me mire thjesht e bukur.. ciu ciu mjau mjau.. dhe ham ham..e muuu beri lopa..

    qashtu..


    lol.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    NĖ MbretĖrinĖ E Atyre QĖ Nuk JanĖ...

    Nė mbretėrinė e njerėzve tė vdekur
    Atje ku shpirti nė fakt ėshtė i gjallė
    Mijėra princesha tė veja kam gjetur
    Dhe sonte pėr to seē ndjeva mallė…

    Mė vijnė ēdo mbrėmje vejushat bukuroshe
    Dhe futen si fantazmat nė dollapin tim
    Mėngjezeve gjej tė hedhur nė njė qoshe
    Kostumin e dhėndėrisė tė plakur nė trishtim…

    Dhe kėshtu numėroj netėt me fantazma
    Risjell nė kujtesė shokėt qė mė s’janė…
    Parakalojnė vejushat qė mbetėn pa orgazma
    Parakalojnė dhėndurėt nė varrezėn aty pranė.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    E pse e paskan fshire postimin e Liridones ? ( do te doja te mos ishte Shigjeta)
    Verejtja e saj ishte krejtesisht e drejte.Komente si ky i mesipermi (#3) jane vertete bezdises.

    Eshte bezdises sepse eshte i mbushur fund e krye me nje politizim te merzitshem e shterp. Aq sa te duket sikur e ka shkruar ndonje nga ata ishredaktoret e soc-realizmit. A thua se komentuesi eshte bashkautor i parrulles famoze “politika ne plan te pare” . Nese nuk i durohet pa folur le te veje andej nga ‘shtypi e politika’ e te grije sallate sa te doje. Ketu eshte forumi i letersise dhe nese e ka harruar dikush nga moderatoret duhet ta kujtoje.

    Nga ana tjeter eshte krejt alogjik. “ e bukur ..por e gabuar”?! E bukura e poezise eshte pikerisht tek ideja (apo tema nese doni) se nga figuracioni nuk ka ndonje gje te jashtezakonshme .Por komentuesi pasi e hedh poshte teresisht idene me ca argumenta blektorale ngrihet si pa te keq e na deklaron : poezia eshte e bukur (?!).
    Ne kete pike qe t’i kursej ndonjerit ndonje koment ( dhe qe te jem formalisht ne teme) po e sqaroj pak me teper:
    Nena e poezise preferon fantazmat ne vend te lopeve sepse nuk eshte nje nga te turmes; ajo pretendon te rrise nje femije me fantazi, me kurajo ,ajo do qe ai te krijoje identitet,te mos i trembet jetes qe do te jete e veshtire,ta shohe boten nga te gjitha kendet,te mos jete mendje e shpirtngushte.Prandaj i hap horizont,ia paraqet boten gjithe ngjyra, i flet per gjera te panjohura qe mendja e tij e vogel te filloje te punoje,te abstragoje,te fantazoje ,te krijoje lidhje te vetat ,origjinale.Dihet qe femija mendon ne menyre konkrete ( lopa, qe te nesermen do ta shohe ne oborr te shtepise,apo Tv, deri ne merzi) kurse i rrituri ka aftesine te mendoje ne menyre abstrakte.Kjo nene e kulturuar pra kerkon ta rrise te birin,ne te gjithe kuptimin e gjere qe ngerthen kjo fjale.
    Bile ajo guxon t’i tregoje te birit ate zone ku ajo vete ka akoma frike te shkoje.

    /shoh Friken te shtrihet prane meje
    qe me gisht me tregon
    drejt pyllit te zi
    fantazmat e varura ne deget e pemeve/

    Dhe kjo eshte thelbi i bukurise se kesaj poezie,origjinalja,e vecanta dhe njekohesisht talenti i Dikeas.Pjesa e pare e poezise ku emertohen fantazmat si femije te humbur, ushtare, mbreter,princesha ndonse e shkruar ne menyre origjinale prape se prape eshte e njohur si ide; por pjesa e fundit ,kur femija fle dhe nenen e mbetur zgjuar e tundon frika e fantazmave ,eshte krejt e vecante,origjinale ( nuk e kam pare asgjekundi me pare) ,aq e papritur dhe njerezore e filozofike njekohesisht.Mbetesh ne ate varg si ne nje kurth.Dhe kujtohesh se edhe ti vete ke frike; dhe kujtohesh se edhe ti vete do te doje qe femija yt te shkoje me larg se ti .
    Bile ,nisur nga keto vargje te fundit, do te guxoja te mendoja se protagonisti i vertete i kesaj poezie nuk eshte femija por vete i rrituri.
    Une nuk e di nese Dikea i ka menduar te gjitha keto qe shkruajta une ketu, por nepermjet poezise se saj ndjej se ajo i ka perjetuar dhe ne nje cast na i tha te gjitha.C’mund t’i them vecse : falemnderit.

    Kurse komentatori i #3 thote teori e gabuar.Bile guxon t’i sugjeroje metodat e edukimit “masiv” qe perdor nje miku i tij sikur te ishte i sigurte se qellimi i nenes se poezise eshte rritja e sukseseshme e nje lopcari,mu-u-u-u,ham-ham…,ne rastin me te mire e nje veterineri .( Meqe jemi ketu une do t’i sugjeroja qe t’i sugjeronte atij mikut te tij qe te lexoje perrallat e Andersenit nese nuk do qe te rrise nje koperativist te dalluar te zones malore). Dhe si per te mos na lene ne medyshje per thellesine e vet e mbyll komentin me sentencen : “ Mos e rrit djalin me fantazine kadarejane….” ??? Po me cfare valle? Me fantazine e ndonje bejtexhiu te preferuar ?!

    Si pra nuk paska te drejte Liridona?


    P.S. - S’kam thene gje tjeter me shume se ajo qe shkruajti Liridona me dy rreshta.Dhe eshte e pritshme qe edhe posti im te fshihet.Bile dij te them edhe argumentimin : ‘Jashte teme” sic e kam pesuar dhe here te tjera. Kesaj une s'kam c't'i bej vecse do te doja t'iu kujtoja moderatoreve se shpesh eshte me mire te lejosh nje konflikt se sa nje perbaltje qe po e ben kete forum perhere e me medioker.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    pelin ketu nuk jemi ne gjyq. Kur u hoqen postet (dhe nq se e ve re nuk u hoq vetem posti i Liridones) nuk tha njeri qe brari ka te drejte dhe Liridona nuk ka, sepse ne nuk jemi ketu te gjykojme njerzit, ashtu si dhe ju (vizitoret) nuk duhet te hyni ne nje teme me qellimin te gjykoni njeri tjetrin.

    Brari mund te jete i luajtur nga mendte, mund te jete politikan i keq, mund te jete cfare te duash ti, po ne fund te fundit dha mendimin e tij mbi poezine, nuk filloi te numeronte peline e Liridona. Mendim e dha mbi poezine e Dikeas e vetem ajo te ciles i drejtohet mund te ofendohet apo ta kuptoje. Ndersa Liridona hyn ne teme dhe thote mua nuk me pelqen si thote brari, po me pelqen si them une. Si rrjedhim gjithe tema ne vend qe te ishte letersi apo komente rreth poezise te dikeas, u be teme mbi komentet e brarit.

    Ti gjithashtu more gjithe kete mundim te shkruash ne forum vetem sepse Komente si ky i mesipermi (#3) jane vertete bezdises. Ti nq se ishe bezdisur kaq shume nga komentet e mesiperme shkruaje ate cfare te pelqente ne lidhje me poezine, qe mos bezdiseshe.


    Fiori


    p.s. postet nuk fshihen per qejf. Te lihet mesazhi yt dhe i imi tani, behet teme pyetje pergjigje dhe jo teme e Dikeas.

  7. #7
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    I kam lexuar thuajse te gjitha komentet, edhe ato qe s'jane me...nuk i kam keqkuptuar ...perkundrazi .ju lexoj te gjitheve me deshire
    brari ben pak shaka, gimi -kuzhinier fjalesh, pelini-kritik i mirefillte, fiori- pakez e ashper, liridona-good, good)
    I love all of you

    gjithe te mirat
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  8. #8
    Nuk mendoj se ka rendesi se kush i ka hequr postimet. Asnje nga moderatoret e ketij forumi nuk ka per qellim te vecoje per mire apo keq, anetar te caktuar. Postimet levizen per ta mbajtur drejtimin e temes brenda letersise. Eshte nje gje te diskutojme per krijimin dhe dicka tjeter te diskutojme komentet e krijimit. Ky forum na mbledh te gjitheve si dashamires te letersise, le te diskutojme per te dhe jo te gjykojme njeri tjetrin.
    Pershendetje
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Talking Te Gjitheve

    FIORI - JE SHUME E MIRE DHE E SAKTE. TE PERQAFOJ FORT.
    BRARI - TE KAM MIK, POR TE LUTEM MOS ME KEQKUPTO, POEZIA E DIKEAFJATORES ASHTE E PERKRYER. MUA ME KISH MARRE MALLI TA LEXOJA DHE TEK TRE STROFAT E MIJA SHKROVA SHPEJT E SHPEJT...MEGJITHSE BRENDA TYRE KA DHIMBJE KA FILOZOFI TE MIRĖFILLTE.

    DIKEAFAJTORE - MEQENSE ME KE SHKRUAR (ME SHAKA) DHE ME KE QUAJTUR GUZHINIER FJALESH, PO TE PERGJIGJEM ME VARGJE, ASHTU SI E SHOH UNE ME VEND PERGJIGJEN.

    ANTIFANTAZMAT....

    NĖSE HODHA DIKU NJA 12 VARGJE
    SE KUSH JANE FANTAZMAT PER MUA
    ME VJEN KEQ KOLEGE QE ME SHAVE
    BILE DHE GUZHINIER FJALESH ME THUA.

    MOS HANI JU LUTEM NGA MENYJA IME!
    AJO ESHTE E VERTETE E MUND QE TU HELMOJ!
    NGA SOFRA E POEZIS KAM MBLEDHUR DY THERRIME
    ME TO GJITHE JETEN TIME, PERPIQEM QE TE RROJ...

    TANI E DIJNE TE GJITHE SE NJERZIT SHUME I DUA
    PAS NENES DHE FEMIJEVE, POETET ADHUROJ!
    S'KA GJĖ SE GUZHINIER, DIKEA ME THOTĖ MUA
    SA KEQ QĖ VARGUN TIM AJO NUK E KUPTOJ.

    TANI MĖ LĖR TĖ SHPLODHEM KU DERGJEN TĖ VĖRTETĖT
    ATJE KU NUK KANĖ FRIKĖ INĒESTIN POETIK
    ATJE KU KANĖ FLET - HYRJE TĖ VLEFSHME VEĒ POETĖT
    ATJE KU BREKĖT E VARGUT, NUK MBAJN ASKURR LLASTIK!...

    DIKUSH, NĖ DIKTATURĖ, USHQEHEJ ME RACION
    SE ISHTE REALIZĖM QĖ QELBEJ FRYMĖ...ENVERI
    POETĖT FRIKACAKĖT QĖ HANIN ME TALLON
    ĒDO MUAJ PYESNIN SHITSIN: - A ERDHI SHOK SHEQERI

    KJO PYETJE E MJERUAR QĖ BĖHEJ NĖ ĒDO MUAJ
    "PO VAJI A KA ARDHUR, KAFEJA VALL KUR VJEN...?"
    NA BĖRI GUZHINIER TĖ FJALĖVE QĖ I VUAJ...
    KUR TREMBESHIM SI LEPUJ DHE LEHNIM SIKUR QEN!...

    Agim

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    ĖNDĖRRA E KEQE E NJĖ KUZHINIERI

    hedh biber dhe harron kripėn
    nė vend vere i hedh uthull
    e tundė corbėn dhe tundon zemrėn
    dhe veshtron ashtu pėrbri
    e veshtron plot madheshti
    sy e vetull murrėtyer
    se si vala vjen e rritet
    se si corba vjen e nxihet
    se si ėndėrra nis e fiket
    dhe
    orgazma e harruar
    as nė gjumė s'vjen kalėruar! (lol..)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-04-2004 mė 20:46

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fantazmat! Shpirti dhe mishėrimi nė njė trup tjetėr
    Nga White_Angel nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •