Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar

    Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar

    Zëri i Amerikës
    08-03-2009


    Presidenti amerikan Barak Obama thotë se SHBA nuk po e fitojnë luftën në Afganistan dhe se ai është i hapur ndaj idesë për të komunikuar me elementët e moderuar të talebanëve.
    Në një intervistë dhënë gazetës “ The New York Times”, zoti Obama thotë se pajtimi mund të jetë një nismë e rëndësishme, ndërsa SHBA rishikojnë strategjinë e re në Afganistan.

    Por Presidenti tha se situata është shumë më e ndërlikuar në Afganistan se sa në Irak, ku udhëheqësit ushtarakë kërkuan komunikimin me ata që konsideroheshin fondamentalistë islamikë, të “cilët ishin të armiqësuar për shkak të taktikave të Al Kaidës”.

    Zoti Obama tha se Afganistani është një rajon që historikisht nuk ka patur një qeveri të fortë, që ta kontrollojë të gjithë vendin, ku fiset e ndryshme kanë gëzuar pavarësi për të vepruar, gjë që e bën komunikimin me ta edhe më të vështirë.

    Presidenti amerikan kohët e fundit miratoi dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afgnaistan, për të luftuar me forcat talebane.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kush quhen talebanet e moderuar
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Akoma spo e fitojne luften e shpallur me Afganistanin keto?Tani kerkojne ndermjetesim nice try.Sa paradokse ka kjo jete.Disfata e rradhes,pas Rusise.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    E perse duhet te shihet si nje paradoks, ne te kundert cila do ishte zgjidhja? Vdekje ,shkaterrim deri sa lufta "te fitohej" ................... ?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    E perse duhet te shihet si nje paradoks, ne te kundert cila do ishte zgjidhja? Vdekje ,shkaterrim deri sa lufta "te fitohej" ................... ?
    Pyetjen duhet tja drejtosh nismetareve te ketyre luftrave.Paradoksi nuk qendron aty.Mbasi u be kasaphane kerkohet te biet ne konsensus? Dicka nuk shkon

    Veshtiresia qendron sepse duke qene fise kokeforte ne ate qe besojne e kerkojne nuk mund te behet gili vili kollaj me interesat e tyre.Plus qe kontrollojne dhe shume territore qe i njohin shume mire.

  6. #6
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar
    gjithmon te hapur keni qen , edhe ateher kur u jepnit miliarda Al Kaedes ( Bin Ladenit) dhe Sadam Huseinit , njeher i perdoret kunder Rusis e Iranit , pastaj i perdoret kunder vetvetes .
    E ka kap padrejtesia ket tok .
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  7. #7

    Afganistani mirëpret sinjalet e administrates Obama

    Afganistani mirëpret sinjalet e administrates Obama

    Paula Ulfson
    Zëri i Amerikës
    08-03-2009


    Afganistani po mirëpret sinjalet e administratës Obama për një pajtim të mundshëm me elementë të moderuar të talebanit. Presidenti afgan, Hamid Karzai tha sot se komentet e zotit Obama mbi talebanët janë pozitive, pasi siç tha ai ripajtimi me talebanët është rruga që Afganistani të fitojë paqe dhe stabilitet. Duke folur me të përditshmen amerikane, "The New York Times" zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë të hapura ndaj mundësisë së vendosjes së kontakteve me elementë të moderuar të talebanëve në Afganistan dhe Pakistan. Presidenti e krahasoi këtë mundësi me arritjet amerikane në Irak, ku pala amerikane u shtriu dorën fondamentalistëve islamikë, të cilët ishin të pakënaqur me taktikat e ekstremistëve, si sulmet terroriste të Al Kaidës në Irak. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Paula Wolfson, na dërgoi këtë raport nga Shtëpia e Bardhë.

    Presidenti gjendet në mes të procesit të shqyrtimit të detajuar të politikës amerikane për Afganistanin dhe ai ka lënë të kuptohet se pajtimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në strategjinë e tij të re.

    Gjatë një interviste dhënë të përditshmes amerikane, "The New York Times" zoti Obama e kishin pyetur në se ai do të konsideronte mundësinë e vendosjes së kontakteve me elementë të moderuar të Talebanit, në mënyrë të ngjashme, si me taktikën e sukseshme të ushtrisë amerikane të përdorur në Irak.

    Zoti Obama tha se kjo gjë mund të jetë e mundshme, duke nënvizuar se programi i vendosjes së kontakteve me elementët fondamentalistë në Irak ndihmoi në ndryshimit e drejtimit të luftës atje.

    Ai i dha këto komente gjatë udhëtimit të tij me aeroplanin presidencial, Air Force One, të cilat u regjistruan nga një gazetar i revistës “Times”.

    “Në se flet me gjeneralin Petraeus, unë mendoj se ai do të thoshte se pjesë e arritjeve amerikane në Irak ishte kur pala amerikane u shtriu dorën fondamentalistëve islamikë, të cilët ishin të pakënaqur me taktikat e ekstremistëve, si sulmet terroriste të Al Kaedës në Irak.”

    Presidenti Obama tha se mund të ketë mundësi të ngjashme në Afganistan dhe në rajonet fisnore në Pakistan, përgjatë kufirit afgan. Por ai nënvizoi se situata në Afganistan është shumë më e komplikuar se ajo në Irak.

    “Atje është një rajon me më pak qeverisje, me një histori pavarësie të madhe mes fiseve. Këto fise janë të shumta dhe shpesh ato operojnë me synime të ndërsjella, kështu që për të kuptuar këto ndërlidhje do të jetë më shumë se një sfidë.”

    Komentet e zotit Obama u mirëpriten nga Presidenti afgan, Hamid Karzai, i cili ka kohë që ka përkrahur pajtimin me elementë të moderuar të Talebanit. Por zoti Karzai, nënvizoi se nuk mund të ketë dialog me elementet e Talebanit të cilat përkrahin al-Kaidën.

    Dhuna në Afganistan është në normën më të lartë që nga largimi i Talebanit në fund të vitit 2001. Presidenti Obama lajmëroi muajin e kaluar se 17,000 trupa amerikane shtesë do të dërgohen në Afganistan.

    Kur zoti Obama u pyet nga gazetari i “New York Times”, ne se Shtetet e Bashkuara po e fitojnë luftën në Afganistan, ai ju përgjigj “Jo”, duke shtuar se trupat amerikane janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme në një situatë shumë të vështirë. Ai tha se kushtet janë përkeqësuar që nga viti i kaluar, pasi Talebani ka shfaqur më tepër guxim dhe qeveria afgane ende nuk ka arritur të fitojë besimin e njerëzve.

  8. #8

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Flash news

    Talebanet i urojne "Mireseardhjen" trupave shtese ne Afganistan

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga La_Lune Lexo Postimin
    Flash news

    Talebanet i urojne "Mireseardhjen" trupave shtese ne Afganistan
    Po a? Mire se i gjejne dhe le t'i pershendesin me Selam Alejkum

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    18-09-2007
    Postime
    175
    spo miret vesht u bo lamsh dinjaja,se mos paguhet al kaeda nga amerika?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •