Duhej te ishte arrestuar menjhere dhe mbajtur ne burg deri ne vendimin e gjykates
Duhet denuar nga 3-5 vjet burg per ngacmin seksual dhe tentative perdhunimi
Te lihet i lire se eshte i pafajshem
Te lihej ne pozicionin ku ishte sepse nuk ka bere ndonje gje te gabuar
Me Erdhi Keq Aty Te Opinioni Po Fliste Me Nje Ze Me Ta Kput Shpirtin
JO SEKS PARA MARTESE
Burgu eshte i egzagjeruar.. Si cdo mashkull tjeter ai ka tentuar qe ta fuse ne krevat kte vajzen, por jo ta perdhunoje! Ndaj dhe burgu ktu do ishte i tepert! Ok jam dakord qe ka abuzuar me postin qe kishte, po ta themi drejt cdo vajze e zgjuar nuk do kishte vajt ne shtepine e nje beqari ne oren 21.30 .. Aq me pak per te dorezuar nje CV! Ne ate ore vetem nje gje mund te dorezohet, edhe kjo gjeja nuk eshte aspak CV-ja!
Burgu apo sic thone disa qe te vrase veten.. pff jan gjera te egzagjeruara, o burra hajde ta vrasim sepse tentoi te fuste ne krevat nje femer! AI quhet flirtim, jo perdhunim. Ai derisa e ka ftuar ne shtepi ne oren 21.30, dihet qe per dicka e ka ftuar, edhe sigurisht jo per te marre CV.. Mos ta egzagjerojme kot tani, jo te vetvritet jo te hudhet nga pallati apo te burgoset. Pordhe me rigon.
There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.
Nese kerkesa per seks eshte nje "perfitim" ne kuptim te ketij neni, dhe nese neni poashtu sanksionon tentimin per te arritur kete premtim, atehere Ylli Pango ka kryer nje delikt dhe duhet te denohet. Se a duhet te burgoset, apo a mjafton nje gjobe ne leke, varet nga faktore si perseritja, intenziteti i lendimit e tjera, te cilat nuk i shoh te permbushura. Problem per denimin e Ylli Pangos mund te jete poashtu indemniteti dhe imuniteti i tij si funksionar i larte. Por te cilat mund te pezullohen nga Kuvendi.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 08-03-2009 mė 16:55
kjo nuk ishte hera e par e ministrit qe e beri ket pun ,kishte shum denoncime nga shum vajza ,un mendoj se nuk duhet ta gjykojn, mendoj se i mjafton kjo ,ai e ka gjykuar veten ,
Nuk mund te kerkosh nje njeriu te vrase veten, cfaredo te jete ky njeri. Te tilla gjera monstroze po ndodhin keto dite ne Shqiperi, qe shtyhet nje person te beje vetvrasje pas skandalit qe ndodhi. Ajo qe ndodhi ndodhi. Le te sherbeje si mesim i mire per kedo politikan. Pango u hoq si minister dhe le te hetohet nese ka bere gjera te tjera te paligjshme. Por nuk me pelqen gjithe kjo feste e shoqeruar me zhurmen e mprehjes se thikave per te bere kurban nje njeri qe me siguri s'eshte me i degjeneruari dhe me mekatari ne ate vend. C'te thuash, mjaftoi vetem nje video plot banalitet per te pare e kuptuar natyren kanibaleske te realitetit shqiptar![]()
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Si shkojne shqiptaret nga ekstremi ne ekstrem . Lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Pango dhe pangoizmi si fenomen zyrtar
Mentor Kikia
Ylli Pango ėshtė duke luajtur skenėn e fundit, tė asaj qė ai vetė e cilėsoi si telenovelėn e tij. Nė fakt, bėmat, apo dashuriēkat, e zotit Pango nuk do tė duhej tė na interesonin ne tė tjerėve, por derisa ato lidhen me karrigen e njė ministri, atėherė kjo telenovelė duhet tė shfaqet nė publik. Pėr ata qė e njohin pedagogun e psikologjisė, ato qė u shfaqėn nė ekranin e ‘Top Channel‘ nuk janė asgjė e re dhe e papritur, pasi Pango ka bėrė shumė mė shumė se kaq. Njė pėrpjekje e tij nė TV ‘Klan‘, tė enjten nė mbrėmje, pėr t‘u shfajėsuar, nuk bėri asgjė tjetėr veēse e thelloi skandalin edhe mė tej, duke e shpėnė edhe nė Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ai disa vite mė parė e kishte "ndihmuar" vajzėn pėr ta futur nė shkollė. Studentėt dhe pedagogėt e kėtij fakulteti e dinė shumė mirė se ēfarė duhet tė paguash te Pango pėr t‘u futur nė shkollė apo pėr tė marrė provimet. Duke e lėnė mėnjanė faktin se edhe pse ka njė konkurs pėr t‘u futur nė shkollė, ėshtė dekani Pango ai qė vendos do tė hysh apo jo, edhe pse ka njė konkurs pėr t‘u futur nė punė, sėrish ėshtė ministri Pango ai qė vendos, do tė donim ta trajtonim pangoizmin si fenomen nė Shqipėri. Themi pangoinzmin, pasi Pango nuk ėshtė i vetmi qė e bėn kėtė punė. Absolutisht, nė ēdo institucion, femrat tė paktėn vihen pėrballė presionit pėr t‘iu nėnshtruar epsheve mashkullore tė shefave. Nė shumė institucione ka femra qė i kanė marrė vendet e punės, duke futur nė CV edhe paraqitjen e tyre tė jashtme, edhe gatishmėrinė pėr tė qenė e disponueshme seksualisht, apo siē thoshte Pango, e guximshme pėr tė ēarė nė jetė. Pango e pagoi dhe do ta paguajė kėtė kusur, pasi ai me sa duket e mbushi kupėn dhe po paguan hakėn edhe tė ndonjė studenteje krejt tė pafajshme moralisht, qė ka qenė e detyruar t‘i nėnshtrohet atij pėr tė marrė diplomėn.
Ndėrsa tė gjithė ishin pėrfshirė nė diskutimet rreth skandalit Pango, njė kolegia jonė tregoi pėr njė shoqen e saj qė ishte nė kėrkim tė njė pune, pasi ishte diplomuar pėr Ekonomi vitin qė shkoi. Ndėrsa ndiqte njoftimet e gazetave, bie nė kontaktet me kėrkesėn e njė kompanie private qė kėrkonte asistente. Me CV-nė nė dorė ajo paraqitet, pasi kishte kontaktuar mė parė nė telefon dhe pronari i kompanisė, qė e kishte marrė nė pyetje, mė shumė se pėr kurset e kualifikimit dhe gjuhėt e huaja, kishte qenė i interesuar nėse vajza kishte apo jo pasaportė, si dhe kishte apo jo pengesa pėr tė udhėtuar jashtė vendit me shefin. Njoftimet pėr vende pune shpesh shoqėrohen edhe me kushtin qė kandidatja (ēuditėrisht kur flitet pėr sekretare e asistente kėrkohen gjithmonė femra) tė jetė e pashme, e lirė, pa angazhime dhe e gatshme tė udhėtojė jashtė vendit. Me kėsi njoftimesh, kėta horra nuk kėrkojnė tė punėsojnė nėpunėse nė sipėrmarrjet e tyre, por dashnore me pagesė.
Pangoizmi si fenomen ėshtė i pėrhapur kudo, nė institucione shtetėrore, nė sipėrmarrje private, nė universitete, nė shkolla e autoshkolla e madje edhe nė byrektoret ku vihen njoftime "Kėrkohet shitėse nė moshė tė re". Pėrtej abuzimit seksual, qė ėshtė kriminal, ai ėshtė i dėmshėm edhe nė shumė drejtime tė tjera. Sė pari, ai ėshtė i dėnueshėm si shkelje e tė drejtave tė njeriut, ėshtė tregues flagrant i dhunės mbi femrėn, tė cilės i kėrkohet tė shesė trupin pėr tė pėrfituar vendin e punės, apo pėr tė marrė provimin. Kujtojmė se pak vite mė parė, njė pedagog nė Universitetin Elbasanit u rrah publikisht nė auditor nga vėllai i njė studenteje, vetėm e vetėm se i bėnte presion asaj pėr tė pasur raporte intime nė kėmbim tė notės kaluese. Por, Pangoizmi ėshtė i dėmshėm edhe pėr faktin se, falė tij, administrata mbushet jo me nėpunėse tė afta e tė zonja, por me femra seksi e tė paafta. Ashtu siē ka vajza qė mbeten jashtė institucioneve, sepse nuk pranojnė t‘u dorėzohen si pre shefave tė tyre, ka plot tė tjera qė nuk e kanė pėr gjė, qė paaftėsinė ta kompensojnė me prostituimin modern, nė pėrfitim tė vendit tė punės apo favoreve tė tjera.
Ja pse skandali "Pango" nuk duhet trajtuar thjesht si skandali i Ylli Pangos. Ish-ministri i Kulturės ėshtė thjesht pėrfaqėsuesi tipik i kėsaj ushtrie maskarenjsh. Duhet tė kuptohemi, secili ėshtė i lirė tė bėjė ē‘tė dojė me jetėn e tij, qoftė burrė apo grua. Zoti Pango apo kushdo tjetėr, zyrtar, biznesmen, artist a ēfarėdo qoftė, mund tė ketė njė harem me femra dhe femrat mund tė kenė njė harem me meshkuj dhe askush nuk ka pse t‘i paragjykojė. Por kur kėto raporte kushtėzohen me tė drejtėn e punėsimit apo njė shėrbimi ēfarėdo, atėherė skandali i Pangos nuk duhet tė trajtohet mė si njė gallatė, me tė cilėn fshati ynė i madh do tė gajaset sė qeshuri derisa tė dalė skandali tjetėr. Tė enjten nė Kuvend, Jozefina Topalli, mė shumė se si Kryetare apo politikane, reagimi plot mllef si grua dhe si nėnė, qė u trembet kėtyre maskarenjve pėr fatin e vajzės sė saj. Ndaj ky rast duhet tė shndėrrohet nė flamur tė lėvizjeve ligjore pėr tė denoncuar funksionarėt tutorė, kudo qė janė. Shteti dhe shoqėria duhet tė krijojnė shtratin ligjor dhe infrastrukturėn e nevojshme, duke i nxitur viktimat t‘i denoncojnė nė mėnyrė konspirative dhe publike kėto abuzime.
"Shqip"
Krijoni Kontakt