Te gjithe e pame turpin e madh qe Ylli Pango na hodhi mbi imazhin e Shqiperise.
A duhet qe ai te behet nje shembull edhe per maniaket e tjere seksuale qe na kane mbushur shoqerine tone?
Duhej te ishte arrestuar menjhere dhe mbajtur ne burg deri ne vendimin e gjykates
Duhet denuar nga 3-5 vjet burg per ngacmin seksual dhe tentative perdhunimi
Te lihet i lire se eshte i pafajshem
Te lihej ne pozicionin ku ishte sepse nuk ka bere ndonje gje te gabuar
Te gjithe e pame turpin e madh qe Ylli Pango na hodhi mbi imazhin e Shqiperise.
A duhet qe ai te behet nje shembull edhe per maniaket e tjere seksuale qe na kane mbushur shoqerine tone?
TIRANĖ- Prokuroria e Pėrgjithshme pėrveē hetimit pėr skandalin seksual ndaj ish-Ministri i Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve Ylli Pango ka filluar verifikimin edhe nė lidhje me drejtimin dhe tė ardhurat qė siguroheshin nga "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike" e drejtuar nga "mbesa" e tij. Ky fakt bėhet i ditur nga burimet zyrtare pranė institucionit qendror tė akuzės, tė cilėt shtuan se nga bisedat e ish-ministrit Pango me vajzėn qė kėrkonte punė nga zyrtari i lartė shtetėror, ėshtė evidentuar edhe roli i tij nė drejtimin e Instituti Shqiptar tė Studimeve Sociale dhe Psikologjike. Institut tė cilin e "drejton", sipas deputetit Pango, mbesa e tij me dokumente. Realisht nga bisedat e regjistruara dukej se Pango ishte drejtuesi i kėsaj OJF-je, qė sipas prokurorisė ėshtė gjykuar shkelje e ligjit pėr "Parandalimin e Konfliktit tė Interesave nė Ushtrimin e Funksioneve Publike", tė miratuar nė prill tė 2005 nga Kuvendi. "Nga verifikimi i kryer deri mė tani tė bisedave tė regjistruara mes ish-ministrit Ylli Pango dhe gazetares qė "kėrkonte" punė nga zyrtari i lartė i shtetit, janė evidentuar disa pohime tė vetė deputetit Pango nė lidhje me drejtimin e OJF-sė sė tij me emrin "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". Gjatė bisedės me vajzėn, tė cilės pėr vendin e punės ish-ministri Pango i kėrkonte favore intime, ėshtė vėnė re se deputeti me siglėn e mbesės sė tij, ka pohuar se ka pėrfituar projekte tė ndryshme. Hetuesit dyshojnė se duke shfrytėzuar postin e Ministrit tė Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve Pangio tė ketė pėrfituar nga ministritė e ndryshme nė vend dhe nga BE-ja, fonde tė larta pėr projektet qė organizata e tij i ka pėrgatitur"- thanė burimet e akuzės. Kėto fonde, sipas prokurorisė, dyshohet se janė siguruar falė ndėrhyrjeve qė vetė ish-ministri Pango ka pasur tek kėto institucionet shtetėrore apo tė huaja, pėr vjeljen e donacioneve tė ndryshme nga projektet qė pėrgatiste instituti i tij. Sipas bisedės sė regjistruar, hetuesit kanė gjykyar se dukej qartė se ish-ministri Pango i premtonte "punėkėrkueses" kundrejt intimitetit njė vend punė nė institutin qė mbesa e tij e drejtonte dhe nė Ministri, duke ia rezervuar kėto dy punėt vetėm tė besuarave tė tij qė i punėsonte nė tė dy dikasteret ku ai drejtonte. Vetė Pango ka pretenduar se nuk ka kėrkuar favore intime nga vajza, qė kishte shkuar tė dorėzonte CV-nė. "Ideja ishte tė ishe kėshilltarja ime, me rrogė shumė tė mirė, sepse do tė ishe e kabinetit...Unė kam njė Institut dhe po tė kishe ardhur, do tė tė kisha treguar disa gjėra shumė interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime tė Institutit, botime ku unė kam pasur tė aktivizuar pedagogė dhe studentė tė fakultetit... dhe ky Institut ka qenė shumė i fuqishėm, ka marrė edhe projekte 100 mijė, 200 mijė euro, 500 mijė euro tė Komunitetit Evropian, UNDP... dhe gjithmonė ka pasur nevojė pėr njerėz....Dhe ē'kam bėrė? Kam kombinuar qė njerėzit mė tė besuar t'i kem dhe nė ministri, t'i kem edhe nė Institut. Meqė unė jam nė ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them qė janė ca gjėra qė me dash keq... prandaj doja tė flisja nė konfidencė. Institutin ia kam kaluar mbesės sime, qė ta komandojė ajo si emėr, por ndėrkohė kėta njerėz vazhdojnė punojnė dhe marrin projekte..."-i thoshte vajzės ish-Ministri Pango nė regjistrimin e bėrė nga emisioni 'Fisk-Fare". Pra, duket qartė se ministri, ndėrsa ka pranuar pronėsinė "de facto" mbi njė institut tė regjistruar nė emėr tė mbesės, ka shkelur ligjin pėr konfliktin e interesave. Pėrveē shkeljes sė kėtij ligji qė ėshtė laksative ish-Ministri Pango, sipas prokurorisė, ka konsumuar edhe veprėn penale tė "Korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėror ose i tė zgjedhurve vendorė". Kjo vepėr penale, sipas akuzės, ėshtė kryer nė tėrheqjen e fondacioneve tė ndryshme nga OJF-ja e drejtuar nga mbesa e tij, duke shfrytėzuar postin pėr pėrfitimin e kėtyre fondeve. Gjithashtu, institucioni i akuzės, konfirmon se do tė verifikoj tė gjithat ardhurat e fituara nga ish-ministri Pango nga kjo OJF dhe qė nuk janė deklaruar nė Inspektoratin e Deklarimeve tė Pasurisė.
PJESĖ NGA REGJISTIRMI
"Ideja ishte tė ishe kėshilltarja ime, me rrogė shumė tė mirė, sepse do tė ishe e kabinetit. Plus, meqenėse ministrat shkojnė e vijnė, konjukturat ndryshojnė, unė nuk kam ndėrmend tė ndryshoj, por pėr ēdo rast lėviz andej, nė ndonjė ministri tjetėr... nesėr, pasnesėr... Kuptohet, pas zgjedhjeve, se nė kėto zgjedhje deri nė shtator, ne kėtu jemi. Unė kam njė Institut dhe po tė kishe ardhur, do tė tė kisha treguar disa gjėra shumė interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime tė Institutit, botime ku unė kam pasur tė aktivizuar pedagogė dhe studentė tė fakultetit... dhe ky Institut ka qenė shumė i fuqishėm, ka marrė edhe projekte 100 mijė, 200 mijė euro, 500 mijė euro tė Komunitetit Evropian, UNDP... dhe gjithmonė ka pasur nevojė pėr njerėz. Njėrėn prej kėtyre qė ka punuar nė Institut, unė e kam drejtoreshė kėtu, edhe e kam nga mė tė mirat... Ėshtė S.K., ėshtė edhe njė djalė qė merret me projektet qė njihet si Nardi. Dhe ē'kam bėrė? Kam kombinuar qė njerėzit mė tė besuar t'i kem dhe nė ministri, t'i kem edhe nė Institut. Meqė unė jam nė ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them qė janė ca gjėra qė me dash keq... prandaj doja tė flisja nė konfidencė. Institutin ia kam kaluar mbesės sime, qė ta komandojė ajo si emėr, por ndėrkohė kėta njerėz vazhdojnė punojnė dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti nė kėtė ekip, e para kėtu e mbaje variantin, e dyta siguroje edhe njė tė ardhur tjetėr atje, qė ishte goxha, ndėrkohė qė isha edhe unė nė plotėsimin e stafit"-i thoshte ish-ministri Pango vajzės, qė kėrkonte njė punė....
LIGJI PĖR KONFLIKTIN E INTERESAVE
Neni 27
"Kufizimet pėr anėtarin e Kėshillit tė Ministrave dhe zėvendėsministrin"
Kryeministri, Zėvendėskryeministri, ministri dhe zėvendėsministri:
a) nuk mund tė jenė drejtues ose anėtarė tė organeve drejtuese nė organizata fitimprurėse dhe jofitimprurėse, sindikata ose organizata profesionale dhe ēdo organizate tjetėr, pėrjashtuar organizatat politike dhe shtetėrore, si dhe nė rastet kur njė pozicion i tillė diktohet pėr shkak tė funksionit;
b) nuk mund tė ushtrojnė veprimtari private, qė krijon tė ardhura nė formėn e personit fizik tregtar, ortakėri personash fizikė tregtarė tė ēdo forme, si dhe profesione tė lira tė avokatisė, noterisė, ekspertit tė licencuar, si dhe tė konsulentit, agjentit a pėrfaqėsuesit tė organizatave tė pėrcaktuara nė shkronjėn "a" tė kėtij neni, si dhe nuk mund tė jenė tė punėsuar, me kohė tė plotė, nė njė detyrė tjetėr;
c) nuk mund tė zotėrojnė nė mėnyrė aktive aksione ose pjesė tė kapitalit tė njė shoqėrie tregtare, pavarėsisht nga fusha e veprimtarisė sė saj.
Neni 28
Kufizimet pėr deputetin
Deputeti:
a) nuk mund tė jetė drejtues ose anėtar i organeve drejtuese tė organizatave fitimprurėse;
b) nuk mund tė ushtrojė veprimtari private, qė krijon tė ardhura nė formėn e personit fizik tregtar, ortakėri personash fizikė tregtarė tė ēdo forme, profesione tė lira tė avokatisė, noterisė, ekspertit tė licencuar, si dhe tė konsulentit, agjentit a pėrfaqėsuesit tė organizatave tė pėrcaktuara nė shkronjėn "a" tė kėtij neni dhe nuk mund tė jetė i punėsuar, me kohė tė plotė, nė njė detyrė tjetėr;
c) nuk mund tė zotėrojė, nė mėnyrė aktive, asnjė aksion ose pjesė nė kapital tė njė shoqėrie tregtare, nėse ajo rezulton me pozitė dominuese nė treg.
AKUZA PENALE
Neni 260
Korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėtor ose i tė zgjedhurve vendorė.
Kėrkimi ose marrja drejtėpėrdrejtė ose tėrthorazi i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt ose njė premtimi tė tillė, per vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt nga funksionari i lartė shtetėror ose i zgjedhuri vendor, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga 4 - 12 vjet dhe me gjobė nga 1 000.000 - 5.000.000 lekė.
Pasuria
Pango nuk ka deklaruar Institutin
Deklarimi i pasurisė sė ish- ministrit tė Kulturės Ylli Pango pėr vitin 2007, nuk ka tė referuar Insitutin e Studimeve Sociale dhe Psikologjike. Nė formularin e plotėsuar me 11 shkurt tė vitit tė kaluar nga ish- ministri vihet re se ai ka deklaruar tė ardhura 2.5 milionė lekė tė reja e cila ėshtė paga e tij si ministėr i i Kulturės Turizmit Rinisė dhe Sporteve. Kjo tregohet nė faqen e tretė tė formularit tė deklarimit tė pasurisė sė Pangos. Po aty shėnohet se ai ka pasur 750 mijė lekė tė reja tė ardhura nga shitja e librave tė tij. Po nė tė njėjtin deklarim, nė faqen e dytė, ish- ministri ka plotėsuar si pasuri tė tij 2 milionė lekė tė reja gjendje kesh, si pjesė e kursimeve tė tij tė fituara nga tė ardhurat e tij nga paga e tij si ministėr i Kulturės, shitja e librave Psikoterapi dhe Psikologji Sociale. Deklarimi mban firmėn e ish- ministrit nė tri fqet e tij i plotėsuar me datėn 11 shkurt tė vitit tė kaluar. Kjo deklaratė pasurie pėrmban tė ardhurat e fituara prej tij gjatė vitit 2007 ndėrsa nė tė pasqyrohet edhe koha e fillimit tė punės sė tij si Ministėr i Turizmit Kulturės Rinisė dhe Sporteve. Nė asnjė pėr prej paqyrave tė deklaratės sė firmosur nga ish- Ministri Pango nuk vihet re deklarimi se ai tė ishte drejtues i njė Instituti tė Studimeve Sociale dhe Psikologjike Shqiptare, apo tė kishte tė ardhura prej tij. Deklarata e pasurisė e ish- ministrit, pritet tė merret nga organi i akuzės nė cilėsinė e provės shkresore e cila do tė verifikojė tė ardhurat e ish- ministrit tashmė i marrė nėn hetim nga Prokuroria e Pėrgjithshme.
Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit
Nuk qėndron problemi nė se duhet ndėshkuar Ylli Pango.Problemi ėshtė mė i gjėrė.Ēdo shoqėri ėshtė e kapur nga ky fenomen.Ne pėrballemi me njė rast dhe natyrisht qė duhet ndėshkuar.Po tė investigohet,ky fenomen ėshtė shumė i pėrhapur pėr shkak tė kushteve tė kėqia financiare.Ėshtė i pėrhapur nė tė gjitha shkallėt.Vetėm zhdukja e papunėsisė e zvogėlon kėtė fenomen.Pavarėsia financiare.Pastaj ka tė bėjė edhe mentaliteti i ēdokush njėrit prej neve ose atyre.Por ēdo gjė varet nga femra.Ajo qė ka moral,nuk pranon asnjė lloj kompromisi nė kėmbim tė nderit tė saj.Mashkulli,dihet qė ėshtė nė kėrkim tė seksit sepse nė Shqipėri nuk ėshtė kryer 'revolucioni seksual',pra shqyen akoma sytė pas njė kofshe qė del pak nga fustani.
Te lihet i lire ne pozicionin ku ishte sepse nuk ka bere asgje kaq te rende.
Burg sepse hedhi dy llafe ngacmuese nje femre?
Ku qendron "tentativa per perdhunim" dhe "ngacmimi seksual" se une pashe videon lexova dhe transkriptimin por nuk i pashe.
Pango mund te jete edhe kurvar i madh, dhe eshte, por gjithe kjo zhurme e madhe nuk me duket ne perpjestim te drejte me rendesine e aktit te kryer.
U shkarkua si minister, kaq mjafton.
Dhe mos ngrini zerin kot "na prishi imazhin e shqiperise", nuk na prishet imazhi neve nga nje minister qefli, imazhi na eshte prishur me kohe nga Nano dhe Berisha dhe nga mafia qe drejton vendin, kjo eshte per turp, por asnje nuk indinjohet dhe ta ngreje zerin, kapeni pas ndonje vogelsire si puna pangos dhe perfitoni per te treguar "indinjimin" tuaj.
Ne fakt ne i kemi te zgjidhura te gjitha problemet, ne fakt drejtorat, ministrat, dhe e gjithe administrata shteterore e private ne shqiperi jane te paster si kokaina, me moral te larte dhe kulture te gjere, kur papritur doli delja e zeze, nje minister qe tundohet nga nje femer,
diēka e tille tronditi zemrat e pastra dhe te drejta te qeverise, mediave dhe popullit te thjeshte fshatunar shqiptar,
ta kryqezojme, ta kryqezojme....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 08-03-2009 mė 06:52
Ngacmim seksual xfiles nuk eshte vetem kur behet penetrim, ngacmimi mund te jete dhe verbal!
Pastaj, pse na duhet qe te kemi neper poste maniake, te semure, thyes te ligjeve e rrugace kur ka plot njerez qe jane me moral e i zbatojne ligjet?
Pse te vetmet lajme per Shqiperine duhet te jene perdhunime, tentativa perdhunimesh, maniake seksuale, pedofile, vetevrasje etj?
sa per lajmet per perdhunime, pedofili dhe manjak seksuale.
mire e ke ti,
por ata perdhuniesit nga 3-5 vjet burg marrin, ndersa po te jete per moral do duhej te ishin ekzekutuar me pushkatim, ose me mire varje ne litar sepse edhe plumbi do ishte harxhim i tepert per ta.
Por mos ngaterro hedhjen e ndonje llafi per te joshur nje vajze me tentative perdhunimi ose ngacmim seksual.
heres tjeter qe do kem te beje me nje vajze qe me pelqen, do kem kujdes te mos i hedh ndonje llaf provokues se mos me denoncon per abuzim seksual.
ja pergjigja e sakte,
po bejme te gjithe sikur kemi dale sot nga veza, sikur seksi ne kembim te punes eshte diēka e re,
kudo ekziston , qe ne koen e xhaxhit apo me tutje akoma.
Ne fakt shohim anen tjeter te medaljes, se njerzit duan pune te lehta, te marra me mik, por e dime qe miku do pjesen e vet, pse me pare, ose me favore, ose ne mungese te atyre me siper, me nje favor shume personal.
Atehere nese duam te jemi kaq te perpikte ne moral, pse nuk themi qe ashtu si kerkimi i seksit per pune eshte i gabuar, po ashtu edhe te perpiqesh te gjesh pune ne ministri duke futur mikun eshte e gabuar, pra eshte korrupsion.
Je i zoti , nuk ke nevoje per mik,
po qe se ke nevoje per mik, miku e ka hallall ****** tende sepse ne kete bote, ose do ja fusim ose do na e fusin.
Krijoni Kontakt