Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Dekalogu i Pavaresise

    Dekalogu i Pavarėsisė

    Nga Arbėn Xhaferri

    Kriza e thellė mė se 20 -vjeēare, filluar nga 1981 e ka shtyrė popullin shqiptar qė dhunshėm mbeti jashtė shtetit amė tė merret me ēėshtje dhe situata tė skajshme, tė pėrballet me kriza qė dėrrmojnė, jo vetėm emocionet, por edhe tė gjitha projektet individuale, familjare dhe kombėtare. Kjo krizė, kjo situatė e jashtėzakonshme, ky dimension i jetesės nė kushte tė emergjencės ka zgjatur shumė. Tė pėrfshirė nga kriza e thellė, nga dhimbjet qė ajo shkakton, fatalisht tė lidhur me abnormalitete tė shumėllojshme tė shkaktuara qėllimisht nga tė tjerėt, shqiptarėt as qė mbėrrijnė tė kundrojnė nga distanca fatin e tyre, katandisjen qė s' ka tė sosur. Deri mė tani nuk ėshtė bėrė asnjė analizė pėr koston e krizės, tė asaj pjese qė nuk shihet. Dimė sa na kanė vrarė, sa mijėra vjet na kanė dėnuar me burg, sa shtėpi janė djegur, sa punėtorė janė pushuar nga puna, por nuk dimė sa kushton mohimi i sė drejtės njė populli qė tė ketė jetė normale, zhvillim tė papenguar.

    Kriza shqiptare nė hapėsirat ish- jugosllave nuk ka vetėm anėn tragjike, qė ėshtė rrėqethėse, qė vėrehet, por e ka edhe atė anė tė heshtur ngulfatėse, qė pėr pasojė ka pėrtharjen e pakompensueshme tė potencialeve tė njė kombi. Pjesė e kėsaj shkarjeje nga jeta normale janė karrierat e ndėrprera, projektet e parealizuara, shkapėrderdhja e njė populli nė tėrė rruzullin tokėsor, ndėrprerja e krijimtarisė, e produktivitetit shoqėror, ngecja nė vendosjen e standardeve, tė shtetit ligjor etj. Sa ėshtė kostoja e kėsaj krize, shkaktimit tė qėllimtė tė saj, tė ngrirjes sė energjive krijuese, prodhuese, tė njė populli tė tėrė mbetet tė analizohet, nė mos nė rrafshin socio-ekonomik, atėherė gjithsesi nė atė politik.
    Kėto qė thuhen pra, i takojnė vetėm njė pjese tė vuajtjeve tė popullit shqiptar jashtė shtetit amė qė forcėrisht ėshtė detyruar tė jetojė nėn sundimin sllav qė nga mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore. Kjo pjesėz e ngulfatjes, presionit sistematik qė pėrdorej ndaj shqiptarėve tė ish- Jugosllavisė i takon vetėm mbamendjes sė gjeneratės mė tė re qė do tė jetė bartėse e proceseve nė tė ardhmen.

    Kohėt e fundit ky popull i shumėvuajtur sistematikisht, vazhdimisht, qėllimisht dhe me intensitet tė papushuar, tash kur pandehet se ka ardhur fundi i kalvarit, ėshtė i ballafaquar me dy lloj kushtėzimesh tė reja pėr t'u liruar nga zgjedha, kanosja, frika, kushtėzime qė kanė tė bėjnė me statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Kushtėzimi i parė shfaqet paksa nė formė kanosėse, standarde e pastaj statusi, ndėrkaq kushtėzimi i dytė nxit hapjen e dialogut nė mes Beogradit dhe Prishtinės. Pala shqiptare duke mos ditur kah t'ia mbajė gjen njė formulė kompromisi duke afirmuar tezat qė kėto dy procese duhet zhvilluar paralelisht.

    Mirėpo, nuk ėshtė me rėndėsi gjithaq pėrmbajtja kushtėzimeve, e cila edhe ashtu nuk ėshtė pėrkufizuar, se sa motivi i tyre. Imagjinoni njė situatė kur dikush duhet ta kthejė borxhin e kushtėzon atė me kėrkesa tė ndryshme. Ky lloj i kushtėzimit, nga njėra anė nuk ėshtė i drejtė dhe nga ana tjetėr paralajmėron pėrcaktimin pėr zvarritje tė kėtij procesi.
    Sado qė duket arrogante, madje edhe lamentuese, megjithatė duhet thėnė se borxhi ndaj shqiptarėve ėshtė krijuar qė nė Kongresin e Berlinit, ka vazhduar nė atė tė Londrės, dhe ėshtė shumėfishuar nė konferencat ku ėshtė vendosur pėr modalitetet e shkapėrderdhjes sė Jugosllavisė. Dikush vendosi qė ne tė ndahemi nga trungu kombėtar, dikush me dekada toleroi dhunėn mbi ne, shpėrnguljet tona masive, margjinalizimin tonė ekstrem nė shoqėri dhe tė gjitha ato forma tė trysnisė, tė ngulfatjes qė i pėrthanin potencialet tona kombėtare.
    Kur dikush kushtėzon, ėshtė e qartė se synon tė ndalojė njė proces, aq mė parė nėse kushti ėshtė absurd. Kushtėzimi i zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės ėshtė absurd nė tri rrafshe:
    Sė pari, nuk dihet pėr cilat standarde bėhet fjalė, as afati pėr zbatimin e tyre. Pėrmenden standardet e Rezolutės 1244 qė ėshtė kontradiktore me qėllimin e kosovarėve: pavarėsia e Kosovės. Siē dihet kosovarėt kėrkojnė, madje u bėnė shkrumb e hi pėr kėtė, pavarėsi ndėrkaq Rezoluta nė fjalė pėrmban norma tė papėrputhshme me aspiratėn kosovare, si bie fjala trajtimi i Kosovės si pjesė e Jugosllavisė, ose kthimin e forcave jugosllave tė sigurisė nė Kosovė. Pra del se, nėse pėrmbushen standardet realizohet qėllimi, apirata serbe e jo ajo kosovare, pra del se shqiptarėt nė mėnyrė tė marrė duhet tė punojnė pėr aspiratat serbe. Vetė, z. Shtajner ka dhėnė njė nomenklaturė tjetėr standardesh qė pasqyron njė apsurd tjetėr: ato standarde, qė assesi nuk i refuzojnė kosovarėt ka kompetenca t' i pėrmbushė administrata e tij;
    Sė dyti, kosovarėt asnjėherė nuk kanė refuzuar miratimin e standardeve qė imponohen nga komuniteti ndėrkombėtar. Tė gjithė kėto standarde tashmė janė pėrfshirė nė Kornizėn kushtetuese kosovare. Nė tė parashikohen tė drejta absolutisht mė cilėsore pėr minoritetet, veēmas pėr serbėt, nėse ato krahasohen me tė drejtat e shqiptarėve qė ata i fituan me Marrėveshjen e Ohrit. Faktori ndėrkombėtar tė gjitha kėto tė drejta i sanksionoi pa mėdyshje dhe i zbaton pa zvarritje. Me to pėrcaktohen kuotat e deputetėve, gjykatėsve, policėve, pėrdorimi i pasegreguar i gjuhės serbe etj. Imagjinoni ē'ėndėrr e purpurt do tė ishte pėr shqiptarėt e Maqedonisė sikur komuniteti ndėrkombėtar do t'ia impononte Maqedonisė respektimin e standardeve kosovare nė Maqedoni. Ose t' i japim hov imagjinatės: ēfarė ekzaltimi kolektiv dhe sa mirėnjohės do tė ishim sikur njė komision i ngjashėm si ai i Badenterit apo vetė Kofi Anani do tė kumtonte lajmin pėr njohje ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės, pikėrisht ashtu si ndodhi me njėsitė e tjera konstituive tė ish- federatės jugosllave. Me gjasė dikush nuk do qė t' i dalldisė shqiptarėt me oferta idilike, por i vė ata nė sprova kalitėse.

    Kėto standarde pra, duke filluar nga garantimi i drejtave tė njeriut e deri te pasqyrimi i multietnicitetit nė institucionet kosovare, pa as mė tė voglin reagim dhe rezistencė tė faktorit tė gjithėmbarshėm shqiptar, janė ngėrthyer nė konceptin e shtetit, nė Kornizėn kushtetuese dhe dita- ditės zbatohen nė forma mė tė drejtpėrdrejta, pėrmes dekreteve tė pėrfaqėsuesit tė OKB-sė. Sė kėndejmi shtrohet pyetja cilat janė ato standarde qė kanė mbetur pa u plotėsuar dhe nėse ka tė tilla a thua pas implementimit tė tyre do tė njihet pavarėsia e Kosovės?

    Sė treti, ēfarė kushtėzimesh iu bėnė Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės, Maqedonisė apo Serbisė dhe Malit tė Zi kur faktori ndėrkombėtar ua njohu tė drejtėn pėr pavarėsi. Ēfarė ishte pozita juridike dhe faktike e shqiptarėve tė Maqedonisė kur faktori ndėrkombėtar ia njohu asaj tė drejtėn pėr pavarėsi? Ose, a ėshtė nė gjendje Kosova, pėr shkak tė stadit tė zhvillimit, tė inkoherencave juridike e tė tjera t' i pėrmbushė objektivisht kėto standarde

    Pra, kushtėzimi nuk ėshtė njė mekanizėm praktik qė synon transformimin e shoqėrisė kosovare qė ata fare nuk e kontestojnė, por njė preteks retorik qė zvarrit vendimin pėr t'ia njohur tė drejtėn e njė populli pėr vetėvendosje. Absolutisht mė produktive do tė ishte qasja qė sė pari t’u njihej e drejta pėr vetėvendosje tė gjitha njėsive konstituive tė ish- federatės, e pastaj dhėnia e asistencės sė fuqishme, qoftė edhe nė formė tė njė protektorati rigjid pėr zbatimin e standardeve perėndimore nė shtetet e reja. Po tė veprohej nė kėtė mėnyrė me Kosovėn, atėherė shqiptarėt gjithsesi do tė ishin mė tolerantė dhe mė kooperues me faktorin ndėrkombėtar, por edhe me faktorin serb nė zgjidhjen e problemeve tė hapura. Kėrkesa pėr implementim tė standardeve pa e qartėsuar statusin final tė Kosovės, objektivisht nxit huti dhe frustracione masive, hap dyshime nė shumė drejtime. Vonesa e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės tashmė ėshtė bėrė shkaktare e shumė proceseve degjeneruese.

    Kėrkesa e dytė, po aq absurde pėr hapje tė dialogut nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės ėshtė poashtu nė funksion tė zvarritjes sė vendimit pėr zgjidhjen definitive tė statusit tė Kosovės. Nėse hapet ky dilaog atėherė objektivisht do tė legjitimohet Jo-ja e madhe serbe kundėr pavarėsisė sė Kosovės, do tė amnistohej fajėsia shekullore serbe qė me projekte reale, konkrete kanė synuar zhdukjen, shfarosjen e shqiptarėve, projekte kėto tė hartuara nė vazhdimėsi nga institucionet mė tė larta shkencore dhe shtetėrore. Nė kėtė dilaog do tė konstatoheshin pozitat e kundėrta tė dyja palėve, do tė relativizoheshin tė drejtat, ndėrkaq faktori ndėrkombėtar do tė kėrkonte kompromisin. Nuk do shumė mend qė tė konstatohet se kompromisi do tė bėhej nė dėm tė shqiptarėve, me ēka serbėt do tė riktheheshin nė skenė, tė lehtėsuar nga fajėsia me kėrkesa gjithnjė mė lodhėse.

    Dihet mirėfilli se shqiptarėt mė se njė dekadė ofruan dialog pėr ēfarėdo statusi tė Kosovės, duke filluar prej Peticionit tė 215 intelektualėve qė kėrkonin tė ruhet statusi i Krahinės Autonome tė vitit 1974, vazhduar me ofertėn pėr krijim tė njė republike nė kuadėr tė federatės jugosllave e pėrfunduar nė Konferencėn e Rambujesė. Tė gjitha kėto oferta, pala serbe me arrogancė i refuzoi, ngaqė nuk e kishin qėllim dialogun, kompromisin, por shfarosjen e shqiptarėve. Kundėr kėtij argumenti sot pėrdoret fakti i ndėrrimit tė pushtetit nė Serbi, zėvendėsimi i qeverisė diktatoriale tė Milosheviēit me njė qeveri demokratike. Por, ky ndėrrim konjuktural i personelit, nuk e ndryshoi fare politikėn hegjemoniste dhe ekspansioniste tė Beogradit ndaj Kosovės. Mė se njė shekull serbėt, duke filluar nga Garashėnini, Cvijiēi, Ēubrilloviēi, Andriēi, obrenoviēėt e karagjorgjeviēėt e deri te Milosheviēi, Shesheli, Koshtunica e Ēoviqi kėrkojnė tė njėjtėn gjė: Kosovėn nėn Serbi ose serbizimin e Kosovės. Kėtė nuk a arritėn pėr njė shekull, pėrkundėr dėmeve tė shkaktuara nga presioni sistematik dhe i dokumentuar. A thua vallė duhet t'u jepet shans edhe pėr njė shekull tė ardhshėm?

    Janė njė varg argumentesh tė forta qė flasin nė tė mirė tė idesė sė pavarėsisė sė Kosovės. Do t'i pėrmendim vetėm disa:
    1. Jugosllavia ishte sajuar mbi bazat e njė kontrate tė lidhur mes tetė njėsive federale, qoftė nė Konferencėn e Jajcės, apo nė vazhdimin e saj nė Prizren mė 1945. Pjesė e kėsaj kontrate ishte edhe Kosova;
    2. Jugosllavia u shthur pėr shkak tė ndėrrimeve tė njėanshme tė kontratės nga faktori serb dhe nė situata tė tilla, rėndom tėrhiqen hiset. Nė Konferencėn e Prizrenit, Kosova u pyet formalisht a do tė jetė pjesė e Jugosllavisė dhe natyrisht, tani kur nuk ekziston ajo mė, duhet tė pyetet ku dėshiron tė shkojė;
    3. Kosova historikisht gjithmonė ka qenė entitet i veēantė, administrativ dhe kulturor qė nga koha e antikės dhe deri nė ditėt e sotme;
    4. Nė periudhėn e Jugosllavisė sė dytė u pėrcaktuan kufijtė e Kosovės, madje nė dėm tė saj, kėshtu qė me rastin e pavarėsisė sė saj nuk mund tė pėrmendet argumenti i ndėrrimit tė kufijve, ashtu si nuk u pėrmend nė rastin e pavarėsisė sė entiteteve tė tjera konstituive tė ish- federatės jugosllave;
    5. Struktura etnike e popullatės ėshtė homogjene, ku mė se 90% e popullatės janė shqiptarė.Ky popull ka origjinė, gjuhė dhe kulturė tjetėr nga sllavėt dhe me referendum ėshtė pėrcaktuar pėr shkėputje. Referendumi i vitit 1992 ka presedencėn e vet nė Konferencėn e Bunjajt ku u vendos pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė. Nga aspekti gjeografik Kosova ėshtė homogjene me hapėsirat e tjera shqiptare;
    6. Nė Kosovė ka filluar historia e pėrpjekjeve shqiptare pėr krijim tė shtetit modern shqiptar si bie fjala Lidhja e Prizrenit, ndėrkaq nė kėtė hapėsirė nuk ėshtė zhvilluar asnjė projekt me rėndėsi historike pėr serbėt pėr krijimin e shtetit modern serb;
    7. Me pavarėsinė e Kosovės, vendoset drejtėsia, stabilizohet ajo vetė, por edhe Serbia dhe i gjithė rajoni dhe e kundėrta, me rianeksimin e Kosovės nga Serbia vendoset padrejtėsia, dhunohet njė realitet, sfidohet lufta dhe destabilizohet rajoni;
    8. Nuk ka asnjė argument gjeo-politik kundėr pavarėsisė sė Kosovės, ngaqė ajo mėton tė jetė pjesė aktive e proceseve demokratike, si dhe pjesė pėrbėrėse e Unionit Evropian dhe NATO-s;
    9. Po kėshtu nuk ka asnjė argument gjeo-strategjik qė mund tė pėrdoret edhe nga vetė pala serbe kundėr pavarėsisė sė Kosovės,meqė ajo nuk pengon fare komunikimin serb me Malin e zi dhe Detin Adriatik, si dhe me Maqedoninė, Greqinė dhe Detin Egje;
    10. Mbajtja me dhunė e Kosovės nė kuadėr tė Serbisė kundėr vullnetit tė popullatės shumicė paraqet shkak lufte, qė jo vetėm do ta destabilizojė rajonin, por do tė ketė nė rend tė parė pasoja tė rėnda ekonomike. Serbia nuk ka kapacitete ekonomike pėr njė fushatė tė re pėr aneksim tė Kosovės. Me pavarėsimin e saj serbėt lirohen nga njė barrė e rėndė ekonomike, ndėrkaq shqiptarėt fitojnė njė nxitje pėr zhvillin mė tė hovshėm ekonomik qė do tė ndikojė nė transformimin ekonomik tė tėrė rajonit .

    Kėto janė realitete qė nuk mund tė zhbėhen me asnjė retorikė politike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Pasqyra e shtypit tė Koosvės


    Agim Zogaj / Prishtinė


    "Kryeministri i Kosovės i gatshėm tė bisedojė me Zoran Gjingjiqin, nėse pajtohen instituicionet dhe politikanėt e vendit. Presidenca dhe Kuvendi kundėr bisedimeve Rexhepi - Gjingjiq pa prezencėn ndėrkombėtare". Ėshtė ky kryetitulli i madh hapės i gazetės"Koha Ditore" e cila nė vijim vė nė dukje se:" Kryeministrin i Serbisė, Gjingjiq, nė deklaratat e dhėna kohėve tė fundit, i ka bėrė thirrje Prishtinės pėr bisedime tė drejtperdrejta me Beogradin rreth statusit final tė Kosovės, madje duke pėrmendur si datė tė mundshme tė kėtyre bisedimeve fundin e janarit". Ndėrkohė, nėnvizon nė vijim gazeta " Para disa ditėve ai madje ka dhėnė deklaratėn nė tė cilėn ka pėrmendur mundėsinė e pavarėsimit tė Kosovės nėse ndryshojnė kufijtė rajonal, vetėm pėr ta korigjuar kėtė deklaratė ditė mė vonė". Kyeministri Bajram Rexhepi ka pėrshendetur faktin qė nė gjithė kėtė, nė Beograd ambicjet pėr Kosovėn e pavarur tash mė shihen si realitet. Por, ai ka mbetur i pėrmbajtur rreth mundėsive tė bisedimeve tė drejtpėrdrejta midis tij dhe Gjingjiqit.

    "Koha Ditore" mė tej aspostrofon se:" Muhamet Hamiti zėdhėnės i presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova dhe Ramush Tahiri, kėshilltar politik i kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, i kanė deklaruar gazetės nė fjalė se bisedimet e drejtpėrdrejta me Beogradin nuk vijnė nė konsiderim". Hamiti citohet tė ketė thėnė se :" Biseidime pėr statusin e Kosovės mund tė ketė vetėm nė nivelin ndėrkombėtar, ndėrsa vendimin pėr kėtė mund ta marrė vetė populli i Kosovės nėpėrmjet referendumit". Ramush Tahiri, ndėrkaq poashtu ka potencuar se:" Bisedime tė drejtperdrejta nuk ka. Ato nuk mund tė bėhen pa prezencėn ndėrkombėtare, nė veēanti ne kėrkojmė pjesėmarrje dominante tė palės amerikane".

    Gazeta "Bota Sot" gjithnjė nė temėn e bisedimeve pėr Kosovėn citon Fatmir Sejdiun, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės i cili ka deklaruar se:" Nuk ka subjekte qė mund tė negociojnė pėr ēėshtjen e Kosovės jashtė vullnetit tė popullit tė Kosovės".
    -----------------------------
    ---------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Lufta mediatike kundėr pavarėsisė sė Kosovės
    Nga sekret nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 19:17
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2005, 10:47
  4. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •