Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Tendencë grabitjeje të Nënës Terezë!

    Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar





    Kundër tendencave për grabitje te ikonës sonë, Nënës Terezë




    Me Ikonën tonë kombëtare Nënën Terezë, nuk duhet lejuar të luhet, të abuzohet, e, më së paku, ajo nuk mund të përvetësohet. Nëna Terezë nuk mund të shpallet vlerë e askujt, ngase ajo është vlerë e gjithë njerëzimit, por, mbi të gjitha, ajo është e gjakut dhe rrënjëve shqiptare, argument ky që s'do koment, ngase si i tillë është i mirëditur në gjithë globin, ku dihet e shkruhet për ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë. Këtë fakt ajo e ka vulosur me fjalët e saj, me dëshmitë e saj, me shkrimet dhe intervistat e saj, e mbi të gjitha, me vetë atë që është jeta e saj. Në këtë kontekst, ne komuniteti i shkrimtarëve, intelektualeve, artistëve shqiptar të kudo ndodhur, e vlerësojmë tejet fyese tendencën maqedonase për të nëpërkëmb identitetin e saj shqiptar, nëpërmjet lojës së ligë që po luhet me Shtëpinë përkujtimore në emër të nobelistës sonë, Nënës Terezë, ku thuhet se gjitha sendet dhe materialet që do të prezantohen, janë në gjuhën maqedonase. Ne jemi të indinjuar thellë me këtë akt jo civilizues dhe së këndejmi shprehim revoltën tonë kundruall kësaj tendence të marrë, e cila tendencë përpiqet të kulmon me ndërtimin e Kishës Ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë.


    Për ne nuk është asgjë e re tendenca qëllimkeqe, e cila vjen nga shteti maqedonas për të përvetësuar, ikonën tonë Nënën Terezë, nëpërmjet zhbërjes së gjurmëve e të rrënjëve të saj. Kjo përpjekje dashakeqe është në vazhdon e tendencave të herë pas hershme që shfaqin mendjet e marra, për të përvetësuar figurat tona madhore, shenjat e identifikimit nacional nga fqinjët tanë gllabërues. Rasti i përurimit të Shtëpisë Përkujtimore kushtuar humanistes dhe të lumes Nëna Terezë, dëshmon edhe njëherë sheshazi se shteti maqedonas me gjithë aparaturën e tij është vënë në shërbim të idesë së marrë, për të tjetërsuar identitetin e Nënës Terezë, nëpërmjet maqedonizimit të saj dhe zhdukjes së gjurmëve të saj shqiptare, në Shkup. Ky është një precedent alogjik, absurd, aspak human dhe shumë djallëzor, që më së paku ndihmon marrëdhëniet ndëretnike, në këto pjesë të trazuara të botës. E, mbi të gjitha kjo mënyrë e abuzuarit me këtë Shenjtëreshën tonë shqiptare, nuk i rri për shtati humanizmit, emrit dhe veprimtarisë së Nënës Terezë, e cila tërë jetën e saj ja ka kushtuar paqes, dashurisë dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve.




    Nënshkrues:


    Ali Podrimja (Kosovë)


    Dritoro Agolli (Albani)


    Antonë Nikë Berisha (Kosovë- Itali)


    Zef Skiro Di Maxho (Hora Arbëreshe, Itali)


    Pandili Çina (Albani)


    Xhevahir Spahiu (Albani)


    Fatos Arapi (Albani)


    Moikom Zeqo (Albani)

    Sadik Bejko (Albani)

    Ferit Ramadani ( Uskanë - ILIRIDE )

    Akil Koci (Kosovë-Angli)

    Ndue Ukaj (Kosovë)

    Luan Daka (Kosovë)

    Basri Çapririqi (Kosovë)

    Ibrahim Kadriu (Kosovë)

    Jeton Kelmendi (Kosovë)

    Sali Beqiraj (Kosovë)

    Agim Gjakova (Kosovë)

    Mazllum Seneja (Kosovë)

    Frrok Kristaj (Kosovë)

    Prend Buzhalen (Kosovë)

    Engjëll I. Berisha (Kosovë)

    Lekë Musolli (Kosovë)

    Rrok Berisha (Kosovë)

    Sarë Gjergji (Kosovë)

    Fehmi Ajvazi (Kosovë)

    Nikolle Kerhanaj (Kosovë)

    Labinot Berisha (Kosovë)

    Edita Kuci Ukaj (Kosovë)

    Fatime Ahmeti (Kosovë)

    Mikel Gojani (Kosovë)

    Besim Muhadri (Kosovë)

    Shaip Emerllahu (Maqedoni)
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2007
    Postime
    18
    Vetëm dy ditë para inaugurimit të shtëpisë së shenjtores Nëna Terezë në sheshin pranë Shtëpisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, pezmi për përvetësimin e figurave dhe vlerave të tyre ka prekur edhe një herë shqiptarët. Historianë, intelektualë, akademikë, qytetarë të gjitha shtresave, e kundërshtojë hapur aktin e “inaugurimit të zhbërjes së kulturës shqiptare nga sheshi i Shkupit”, sikurse e cilësojnë ata ndërtimin e shtëpisë së humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu në lokacionin e zgjedhur nga qeveria e Nikolla Gruevskit dhe jo në themelet e vërteta të shtëpisë së saj, që gjenden në sheshin kryesor, pranë Qendrës Tregtare të Qytetit (GTC). Lëvizja Qytetare “Zgjohu”- Shkup, është duke kërkuar forma për ta të protestuar kundër “politikës tendencioze maqedonase të përvetësimit të vlerave shqiptare”. “Do të gjejmë forma atraktive për të protestuar këtë akt me të cilin dëmtohet kultura, historia dhe trashëgimia e shqiptarëve të Shkupit”, pohon ai, ndërsa thotë se shtëpia te sheshi afër shtëpisë së ARM-së, mund të jetë gjithçka tjetër por jo shtëpi e Nënë Terezës. “Ajo mund të jetë kishë, qendër apo memorial kulture, mirëpo në asnjë rast nuk mund të jetë shtëpi e Nënë Terezës”, shprehet ai. I këtij qëndrimi është edhe drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, “Pjetër Bogdani” në Shkup (IPB), Ramiz Abdyli.
    “Instituti jonë shpreh shqetësimin e tij për shkak të mos respektimit të së drejtës themelore që shtëpia e Nënës sonë të madhe të ndërtohet në themelet e vërteta të shtëpisë ku ajo u lind dhe u edukua me kulturën dhe traditën shqiptare”, pohon Ramz Abdyli, drejtori i IPB-së. Më ardhjen e Abdylit, në krye të IPB-së, është hera e për që ky institucion ngre zërin kundër projekteve anti shqiptare sikurse është ndërtimi i shtëpisë së Nënë Terezës. Në kohën e qeverisjes së PDSH-së, IPB-në e kishte pllakosur heshtja. Tani, duket se heshtja ka mbërthyer BDI-në, e cila sa ishte në opozitë pat reaguar deri aty për “politikat antishqiptare të qeverisë Gruevski” sa alarmoi edhe Vatikanin. Të mërkurën ishte e pa mundur të marrësh një prononcim nga funksionarë dikur të zëshëm te BDI-së, kurse zëdhënësja Ermira Memeti nuk mund të prononcohej, pasi ishte e zënë me takime të tjera. Ndërkaq, kryetari i “Zgjohu”-t, i bën thirrje partisë shqiptare në pushtet, BDI-së, që të tregohet parimore për çështjen e shtëpisë së Nënë Terezës dhe të mos shkelën mbi qëndrimet e saja të para një viti. Ndërtimi i shtëpisë nisi në maj të 2007-ës, kur në qeveri ishte PDSH-ja dhe e cila akuzohet si fajtore kryesore nga ana e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM). “Fajtorë nuk janë vetëm maqedonasit. Fatkeqësisht, ky projekt anti human u përgatit në kohën e dy ish-ministrave shqiptarë të kulturës të cilët kanë përgjegjësinë historike për këtë akt”, pohon Skënder Asani, nënkryetari i SHHSHM-së. Për të premten, ai thotë se do të mbështesin “Zgjohu”-n në cilëndo formë që do të zgjedhin për ta protestuar tendencën e falsifikimit të themeleve të shtëpisë së Nënë Terezës.
    LAJM

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2007
    Postime
    18
    Projektet e kryeministrit Nikolla Gruevskit, për “shtrembërimin e historisë së shqiptarëve të Shkupit”, sikurse cilësohet ndërtimi i shtëpisë në Nënë Terezës kanë gjunjëzuar edhe partinë aktuale shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), njëjtë sikurse ndodhi me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), në kohën kur edhe u përgatit dhe u ndanë të hollat për këtë projekt. Të premten, në aktin e përurimit të shtëpisë së Nënë Terezës i pranishëm do të jetë edhe Abdulaqim Ademi, personi me postin më të lartë qeveritar, nga radhët e BDI-së, partisë e cila sa ishte në opozitë e quante “tendencë të hapur anti shqiptare të kryeministrit Gruevski”. Në përurimin e shtëpisë, pritet të marrin pjesë edhe deputetë të kësaj partie nëse do të rezulton i vërtetë paralajmërimi për marrjen të “vendimeve kolektive”. Deputeti Safet Neziri, që kur BDI ishte në opozitë ishte mjaft i zëshëm në kontestimet për vendimin me të cilin u dislokuan themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, tha se deputetët e BDI-së nuk kanë vendosur ende nëse do të marrin pjesë në përurimin e shtëpisë një vendin e kontestuar prej shqiptarëve. “Nuk kemi biseduar ende nëse deputetet e BDI-së do të marrin pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit”, tha Neziri. Projekti për dislokimin e shtëpisë së Nënë Terezës është kundërshtuar ashpër nga shoqëria civile si dhe nga partitë shqiptare, mirëpo vetëm kur janë në opozitë. Dje PDSH-ja dhe sot BDI-ja, si dy forca kryesore politike të shqiptarëve, po e lenë vetëm shoqërinë civile. Për hir të pushtetit, ata detyrohen të mos i kundërshtojnë projektet e kryeministrit të tyre edhe kur të njëjtat cenojnë rëndë integritetin e shqiptarëve. “Përurimi i një ndërtese të emërtuar Shtëpia e Nenës Terezës është vazhdimësi e tendencave të zhbërjes së elementit shqiptar nga qendra e Shkupit dhe një përpjekje për ta zhvendosur shtëpinë e Nënës Tereze, që t'i lihet hapësirë ndërtimit të kishës Ortodokse mu mbi themelet e shtëpisë së saj”, ka përsëritur edhe një herë zërin e protestës LQ “Zgjohu” – Shkup. Sipas kryetarit Atan Grubit, kjo strategji skandaloze që po zgjat gati tre vite, duhet kundërshtuar, sepse përndryshe do të na gjykon historia.
    LAJM

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2007
    Postime
    18
    Maqedonasit në formën më të pistë e kanë prishur një ditë e cila duhej të jetë e madhe për shqiptarët e Shkupit. Inaugurimi i shtëpisë së Nënës Terezë në vend që të festohet si një akt i madh për shqiptarët e Shkupit, është shndërruar në ditë revolte. Qindra shqiptarë të revoltuar nga shtrembërimi i egër i historisë së bashkëkombëses tonë më të famshme, në shenjë revolti e kanë lëshuar manifestimin e inaugurimit, të revoltuar nga fakti se shtëpia mauzole nuk është ndërtuar në lokacionin e vërtetë, por në vend tjetër. Edhe pse ishte i vogël numri i atyre që kishin ardhur të mbështesin Lëvizjen Qytetare “Zgjohu” në përpjekjen për të kontestuar deri në fund “projektin e përvetësimit të figurave dhe të zhbërjes së elementit shqiptarë nga qendra e Shkupit”, sikurse konsiderohet dislokimi i shtëpisë së Nënë Terezës, nga sheshi qendror në sheshin afër shtëpisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë, fundi i manifestimit dëshmoi se nuk është aspak më i madh edhe numri i atyre që kishin ardhur të duartrokasin realizimin e këtij projekti. Kur kryeministri Nikolla Gruevski morri fjalën në shesh nuk ishin më tepër se 100 persona, pasi protokolli i gjatë dhe i mërzitshëm i solemnitetit kishte humbur jo vetëm durimin e masës por edhe të personave të ftuar me protokoll. Të ftuarit e manifestimit mbushën plot e përplot lokalet aty pranë shtëpisë që po inaugurohej, ndërsa në mesin e atyre që nuk i përballuan bezdisjes ishin edhe kryetari aktual i Qytetit të Shkupit, Trifun Kostovski, kryetarja e Komunës Qendër, Violeta Allarova, si dhe funksionarë e ish-funksionarë të lartë të VMRO-së, të cilët për tre orë sa zgjati maratona e fjalimeve bënin xhiron nga manifestimi në kafiteri dhe anasjelltas.
    Inaugurimi i një projekti në emër të Nënë Terezës, nuk mbeti pa u keqpërdorur për pikë politike, as ditën e premte. Organizatorët e protokollit, nga na tjetër, ishin kujdesuar që në krah të kryeministrit Gruevski të vendosin profesorin Gjorgji Ivanov, kandidatin për president të partisë maqedonase në pushtet, VMRO-së, kurse deputetë të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së të kamuflojnë patriotizëm, duke u mbështjellë me flamurin shqiptarë, si në rastin e Zymrete Jakupit. Mirëpo, as flamuri në trupin e saj dhe as fjalimi në shqip i zëvendëskryeministrit Abdulaqim Ademit, nuk mjaftuan për të heshtur mllefin e shoqërisë civile, në mesin e të cilëve edhe drejtori dhe punonjës shkencor të Institutit Albanologjik në Shkup, apo edhe drejtorë shkollash. “Jemi mbledhur të protestojmë këtë dhunim flagrant të historisë dhe trashëgimisë shqiptare të qytetit të Shkupit”, tha Artan Sadiku, duke shtuar se shoqëria civile është e detyruar të protestojë në mënyrë të qetë, vetëm që të mos keqinterpretohet në sytë e masës dhe të ftuarve, nga shtete të tjera. Mbështetje protestës paqësore i kanë dhënë edhe Xhabir Deralla, kryetari i Organizatës joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Civil”. “Është një politikë skajshmërisht e pa shijshme dhe vulgare, kjo e dislokimit të shtëpisë së Nënë Terezës”, thotë ai, duke e quajtur “çunak” kryeministrin Gruevski. Ai, sipas Derrallës, shkaktoi një gabim të dhimbshëm e gjithsesi të qëllimshëm, vetëm për të krijuar terën që në themelet e shtëpisë në Nënë Terezës, të ndërton një kishë ortodokse, në të ardhmen. Edhe pse ka marrë pjesë në aktin e inaugurimit, përkrahje Lëvizjes qytetare “Zgjohu” i ka dhënë edhe zëvendës kryeministri Abdylaqim Ademi.



    -Hipokrizia politike
    Për të protestuar, kishte ardhur edhe Sueljman Rushiti, deputeti i partisë Demokracia e re, i cili ishte pjesë e kabinetit të qeverisë së Gruevskit pikërisht në kohën kur u soll vendimi dhe u përgatit projekti për ndërtimin e asaj shtëpie në atë vend.

    -Dhjetë gjuhë e amortizojnë shqipen
    Në tentimin për të treguar se “nuk mohojnë shqiptarësinë e Nënë Terezës” në objektin ku qeveria Gruevski ka “falsifikuar” vendndodhjen e shtëpisë, në pllakën mbishkrimore është përdorur edhe gjuha shqipe. Mirëpo, sipas LQ “Zgjohu” përdorimi i shqipes në një pllakë ku ndodhen edhe 10 gjuhë të tjera, nuk është tjerë vetëm se shprehje e dinakërisë, me të cilën qeveria amortizon elementin shqiptar edhe në këtë pikë. “Edhe aty ku e kanë përdor elementin shqiptar e kanë relativizuar, duke e barazuar me 10 gjuhë të tjera”, tha Artan Grubi, kryetari “Zgjohu”-t.

    -Urime nga ambasada amerikane
    Ambasada e SHBA përmes një deklarate për media uroi qytetarët e Maqedonisë për hapjen e ndërtesës përkujtimore për Nënën Terezë. “Ajo shërben si shembull për të gjithë ne për atë se çka mund të arrijë një person gjatë një jete të përkushtuar nevojave të të tjerëve. Kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, dhe me kuptim të posaçëm për shqiptarët, që janë pjesë e rëndësishme e fuqisë dhe pasurisë të këtij shteti”, theksohet në komunikatën e SHBA-ve.

    LAJM

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2007
    Postime
    18
    Shoqata qytetare "Zgjohu" bojkotoi përurimin për shkak të tendecës për të falsifikuar historinë dhe për të përvetësuar vlerat kombëtare shqiptare.

    Protesta para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terëyës e cila sot u përurua nga autoritet qeveritare. Një grup qytetarësh dhe intelektualësh vetëm pak minuat para përurimit të shtëpisë muze shprehën paknaqësin e tyre se autoritet kanë anashkaluar çdo elemnt i cili flet dhe dëshmon se Nënë Tereza është shqiptare. Protestuesit në shenjë revolte u larguan nga vendi ku duhej filluar ceremonija e përurimit të shtëpisë muze .
    "Jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të vlerave tona kombëtare. Sot këtu në mënyrë flagrante përurohet një shtëpi skandaloze që do të quhet shtëpia e Nënës Tereza për ti hapur rrugë ndërtimit të kishës ortodokse mbi themelet e vërteta të familjes bujare shqiptare Bojaxhiu, familjes e cila e dha nënën tonë të madhe, Nënën Terezë", tha Artan Grubi, kryetar i Lëvizjes Qytetare Zgjohu.
    "Une kujtoj se shtëpia e Nënë Terezës duhet të ndërtohet atje ku dhe ka lindur Nënë Tereza shqiptarja e madhe që na bënë nderë neve shqiptarëve të Shkupit. Është bërë një malverzim me prapavijë politike mbase shtëpia e Nënë Terezës e ka pasur vendin atje ku dhe ka lindur", thotë Ramiz Abdyli, drejtor i Instituti për trashëgimi kulturore.
    Për të zbutur revoltën e qytetarëve shqiptarë dhe organizatave joqeveritare , në ceremonin e përurimit të shtëpisë muze të Nënë Tereyës të pranishmëve iu drejtua në gjuhën shqipe zëvendës kryeministri Abdulhaqim Ademi.
    "Nënë Tereza, nëna e gjithë shqiptarëve, nëna e gjithë bashkë qytetarëve shqiptarë dhe nëna e gjithë popujve në botë është fytyra më e ndritur që e ka madhështuar qytetin tonë", thotë zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi .
    Ademi thotë se askush me asgjë nuk mund të kontestoj origjinën shqiptare të Nënë Terezës.
    "Une sot isha këtu për të nderruar Nënë Terezën, nënën e madhe shqiptare për të nderruar veprën e saj dhe pikërisht për të vërtetu dhe për të dëshmu se ajo ka qenë shqiptare une iu drejtova sot opinionit këtu edhe në gjuhën shqipe në emër të Qeverisë së Maqedonisë.Askush me asnjë objekt, me asnjë vepër tjetër nuk mund të kontestojë prejardhjen e saj shqiptare dhe origjinën e saj shqiptare dhe çfarë do që të ndodhë jo vetëm në Shkup por edhe në tërë botën ajo dihet botërisht se është shqiptare", shtoi Abdilaqim Ademi.
    Kanë reaguar edhe nga partia opozitare shqiptare Demokracia e Re.
    "Ajo që shihet këtu nuk është fare respekt për figurën e sajrespektivisht të paktën në panënë te cilën e shohim tek skena duhet të ishte deklarata e saj me rastin e marrjes së çmimit nobel ku ajo vetë tregonë se me gjak është shqiptare dhe me këtë rast nuk shohim asnjë shkronjë në gjuhën e saj amtare", tha deputeti i DR-së Sulejman Rushiti.
    Në shtëpinë muze të Nënës Terezë elementi i vetëm shqiptarë është pllakata në hyrje të shtëpisë e cila përveç se në gjuhën maqedonase është e shkruar edhe në atë shqipe dhe 8 gjuhë tjera botërore. Për tu theksuar është edhe fakti se me inicijativ të saj deputetja e BDI-së Zymrete Jakupi e mbuluar me flamur kombëtarë gjatë tërë ceremonisë qëndroi para shtëpisë së Nënës Terezë e cila me këtë akt ka dashur të demonstroj se e madhja Nënë Tereza është shqiptare.
    Valmir Kuçi
    ALSAT

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2007
    Postime
    18
    Inaugurimi i shtëpisë-muze të Nënës Terezës gjatë ditës së nesërme ka ngjallur mllef dhe nervozizëm tek shumë intelektual shqiptarë.

    Kryetari i Lëvizjes qytetare 'Zgjohu' Artan Grubi tha për ALSAT se përurimi i ndërtesës nesër, nga Qeveria e Maqedonisë është vazhdimësi e tendencës së zhbërjes së kulturës dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, në veçanti atyre të Shkupit.
    “Përurimi i një ndërtese që do të quhet shtëpia e Nënës Tereza është vetëm se një akt i qëllimshëm që të zhvendoset ndërtimi i shtëpisë nga qendra e Shkupit aty ku dhe e ka vendin dhe të zhvendoset pranë bustit të Nënës Tereza, pranë shtëpisë së Armatës dhe në vend të themeleve të shtëpisë së Nënës Tereza të ndërtohet kisha ortodokse me të hollat e taksa paguesve edhe shqiptarë edhe të tjerë që nuk i përkasin besimit ortodoks”, deklaroi Artan Grubi, kryetar i Lëvizjes qytetare ZGJOHU.
    Edhe historiani Skender Hasani thotë se inaugurimi i shtëpisë së Nënës Tereza në lokalitet ku nuk ka ekzistuar më parë dhe që nuk përmban asnjë element shqiptarë është fyese për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
    “Inaugurimi i shtëpisë muze të të madhes Nëna Tereza është në vazhdim të aktiviteteve ose projekteve për zhbërjen e etnokulturës shqiptare. Por unë kisha thënë që me këtë akt të nesërm përfundimisht zhbëhet ose hiqet elementi shqiptarë nga sheshi i Shkupit që është një akt jo human, jo civilizues dhe nuk e nderon figurën madhore të Nënë Terezës”, theksoi Hasani.
    Është mëse e qartë që tendencat e pushtetit, sipas historianëve, janë të përvetësojnë histori, por Nënë Tereza, është shqiptare, dhe ajo është deklaruar për këtë edhe gjatë kohës që ishte gjallë.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga Skupian Lexo Postimin
    Projektet e kryeministrit Nikolla Gruevskit, për “shtrembërimin e historisë së shqiptarëve të Shkupit”, sikurse cilësohet ndërtimi i shtëpisë në Nënë Terezës kanë gjunjëzuar edhe partinë aktuale shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), njëjtë sikurse ndodhi me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), në kohën kur edhe u përgatit dhe u ndanë të hollat për këtë projekt. Të premten, në aktin e përurimit të shtëpisë së Nënë Terezës i pranishëm do të jetë edhe Abdulaqim Ademi, personi me postin më të lartë qeveritar, nga radhët e BDI-së, partisë e cila sa ishte në opozitë e quante “tendencë të hapur anti shqiptare të kryeministrit Gruevski”. Në përurimin e shtëpisë, pritet të marrin pjesë edhe deputetë të kësaj partie nëse do të rezulton i vërtetë paralajmërimi për marrjen të “vendimeve kolektive”. Deputeti Safet Neziri, që kur BDI ishte në opozitë ishte mjaft i zëshëm në kontestimet për vendimin me të cilin u dislokuan themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, tha se deputetët e BDI-së nuk kanë vendosur ende nëse do të marrin pjesë në përurimin e shtëpisë një vendin e kontestuar prej shqiptarëve. “Nuk kemi biseduar ende nëse deputetet e BDI-së do të marrin pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit”, tha Neziri. Projekti për dislokimin e shtëpisë së Nënë Terezës është kundërshtuar ashpër nga shoqëria civile si dhe nga partitë shqiptare, mirëpo vetëm kur janë në opozitë. Dje PDSH-ja dhe sot BDI-ja, si dy forca kryesore politike të shqiptarëve, po e lenë vetëm shoqërinë civile. Për hir të pushtetit, ata detyrohen të mos i kundërshtojnë projektet e kryeministrit të tyre edhe kur të njëjtat cenojnë rëndë integritetin e shqiptarëve. “Përurimi i një ndërtese të emërtuar Shtëpia e Nenës Terezës është vazhdimësi e tendencave të zhbërjes së elementit shqiptar nga qendra e Shkupit dhe një përpjekje për ta zhvendosur shtëpinë e Nënës Tereze, që t'i lihet hapësirë ndërtimit të kishës Ortodokse mu mbi themelet e shtëpisë së saj”, ka përsëritur edhe një herë zërin e protestës LQ “Zgjohu” – Shkup. Sipas kryetarit Atan Grubit, kjo strategji skandaloze që po zgjat gati tre vite, duhet kundërshtuar, sepse përndryshe do të na gjykon historia.
    LAJM
    I nderuar Skupian

    Lëvizja QYTETARE "Zgjohu" është siç e sheh QYTETARE e jo Shqiptare, kot e ka të ngre zërin, nuk i dëgjohet askund, sepse janë vegla të BDI-s.

    Në IRJM mungon një lëvizje e pastër shqiptare, e cila nuk do të kishte asnjë karakter qytetar por ekskluzivisht shqiptar, kjo lloj lëvizjeje do të kryente punë, ndryshe s'ka gjë prej organizatave qytetare që udhëhiqen nga shqipfolës.
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse qosja nuk qenka ne ate listen lart?
    te jet qe nuk e kan njoftuar?
    nuk besoj..

    krejt ata ne liste jan miq te afert te qoses ..

    ku fle lepuri valle?

    pergezime per kte proteste ketyre intelektualeve qe mbrojne nen terezen nga bullgari xhahil..

    ..

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    XXXX

    Çdo një postim që provokon apo nxit urrejtje ndër shqiptare do të fshihet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Modesti : 03-02-2009 më 09:28

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2007
    Postime
    18
    Kisha e “Gruevskit” në raportin e Stejt Departmentit


    Projekti i qeverisë së Nikolla Gruevskit për të këmbyer vendin e shtëpisë së Nënë Terezës, nga sheshi kryesor i qytetit të Shkupit në një vend tjetër, me tendencën për të ndërtuar një kishës ortodokse në vend të saj nuk i ka shpëtuar as shtetit amerikan. Në Raportin vjetor të Stejt departamentit amerikan, për liritë e religjionit në Maqedoni, për vitin 2008 janë nënvizuar edhe protestat e shoqërisë civile, të organizua nga Lëvizja Qytetare “Zgjohu” – Shkup, është përmendur fillimi i punimeve për rikonstruimin e një xhamie në Tetovë, si dhe kundërshtimin i disa parlamentarëve dhe zyrtarëve të larët qeveritar për ndërtimin e kishave dhe xhamive me para të shtetit. “OJQ etnike shqiptare ZGJOHU! ka protestuar kundër ndërtimit të kishës në sheshin e qytetit duke theksuar se lokacioni i propozuar është vendi i shtëpisë së fëmijërisë së Nënës Terezw dhe, ka propozuar që një qendër memoriali të ndërtohet në atë vend”, qëndron në Raportin e vitit 2008 që shteti amerikan ka përgatitur për liritë e religjionit në Maqedoni Raporti, i cili përfshin periudhën deri 19 shtator 2008, jep edhe hollësi kohore. Deri në përfundim të raportit, thuhet aty, nuk kishte filluar ndërtimi i kishës, ndërsa tregohet se në Tetovë kishte filluar rikonstruimi i xhamisë. “Disa parlamentarë dhe zyrtarët të lartë të qeverisë kanë shprehur kundërshtimin e tyre që shteti të financojë ndërtimin e kishave dhe xhamive”, thuhet në njërin prej raporteve më të rëndësishme, që hartohen nga shteti më i fuqishëm në botë. Në kohën kur raporti është publikuar, Gruevski, ia kishte dalë që shtëpinë e Nënë Terezës ta dislokon në vend tjetër, që u përcoll edhe me protesta ditën e inaugurimit më 30 janar të këtij viti. “Ky është një dhunim flagrant i historisë, pasi synon zhdukjen dhe zhbërjen e elementit shqiptar nga qendra e Shkupit” ishte reagimi i shoqërisë civile shqiptare. Ndërkaq, LQ ”Zgjohu” reagoi edhe kundër Gjyqit Kushtetues të Maqedonisë, ku para dy javëve u refuzuar kërkesa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndërtimin e kishës ortodokse, që në sheshin kryesor, parën Qendrës Tregtare Qytetare “GTC”, pra pikërisht në vendin ku ndodhen themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, alias Gonxhe Bojazhiu. Manipulimi me themelet e shtëpisë së saj, konsiderohet si njëri prej akteve më të turpshme që qeveria e kryeministrit Gruevski, po bën në dëm të trashëgimisë kulturore dhe historisë së Nënë Terezës, njërës prej figurave më markante të popullit shqiptar dhe personalitetit më të madh që ka nxjerr ndonjëherë Shkupi, kryeqyteti i tanishëm i Maqedonisë dhe kryeqendra deri dje e vilajetit të Kosovës, respektivisht e dardanëve, fisit të lashtë ilir.
    Në raportin e Stejt departamentit amerikan, gjithashtu jepen informacione të përgjithshme për Maqedoninë. Vendi, thuhet se ka një popullsi prej 2.1 milion banorë, që kryesisht u përkasin dy konfeksioneve fetare: krishterimit dhe islamit “Nuk ka një korrelacion të përgjithshme midis etnitetit dhe përkatësisë fetare - shumica e besimtarëve ortodoksë janë etnikë maqedonase,dhe shumica e besimtarëve musliman janë shqiptarë etnikë. Përafërsisht 65 për qind e popullsisë është ortodokse maqedonase, dhe 32 për qind është myslimane. Grupe të tjera përfshijnë katolikët, protestantë prerje dhe çifutë”, thuhet në raport.

    http://www.lajmpress.com/index.php?f...aqlajm&id=4669

Tema të Ngjashme

  1. Nëna Tereze - "Shenjtëresha" e ditëve tona
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2010, 11:46
  2. Artistët shqiptarë kundër “grabitjes” së Nënës Terezë
    Nga Selami2006 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 18:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Nena Tereze ne letersine e sotme shqipe
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:17
  5. Fundi I Nje Endrre Shqiptare
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •